Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 1
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e Akuamarini
    Anëtarësuar
    19-02-2015
    Postime
    2,565

    Ekzekutohet ish-polici në Laç, në 2020-n i kishin bërë atentat edhe të birit



    Një ngjarje e rëndë u raportua ditën e sotme, ku u ekzekutua me armë zjarri një ish punonjës Policie.

    Kjo është fotoja e ish-oficerit të Policisë, Xhelal Reçi, i cili mbeti i vrarë mëngjesin e ditës së sotme, pranë biznesit të tij në momentin që po bëhej gati të fillonte punën.

    Reçi u qëllua për vdekje nga persona ende të paidentifikuar të cilët i zunë pritë përballë dyqanit të tij në Laç, në momentin që ai doli nga mjeti i tij tip “Benz”, për t’u drejtuar drejt dyqanit të tij.
    Një 60-vjeçar është ekzekutuar mëngjesin e sotëm në Laç, rreth orës 07:23 ,në afërsi të një banke.
    Viktima është Xhelal Reçi, 60 vjeç, ish-polic, i cili raportohet se është ekzekutuar pranë bizneseve të tij.
    Reçi zotëron një butik dhe një bar kafe në Laç. Por ky nuk është atentati i parë që bëhet ndaj familjes Reçi.
    Në shtator të 2020, djali i Xhelalit, Besniku, i shpëtoi një atentati të mirëorganizuar.
    Policia njoftonte për rastin e atentatit në 2020 se “në lagjen ‘’Xhenjo’’Lezhë, në rrugën Lezhë-Shëngjin, dy persona të paidentifikuar, të cilët lëviznin me një motorçikletë dhe skafanda në kokë, kanë qëlluar më armë zjarri pistoletë 3 herë, në drejtim të automjetit tip Mercedes Benz C Class me ngjyrë gri me targa AA 811 AB, me të cilin po lëvizte shtetasi Besnik Xhelal Reçi, i datëlindjes 31.08.1985, banues në Gjorme Kurbin, sëbashku me familjen e tij, bashkëshorten dhe 2 djemtë e mitur.
    Në cilesinë e provës materiale u bllokua një gëzhojë me përmasa 9x19mm dhe një kapsollë detonatore e pagropëzuar si dhe një fishek i pagropëzuar“.
    Ndërkohë policia njofton se pas vrasjes është rrethuar zona, si dhe janë ngritur pika kontrolli, ndërsa njofton se në Milot, Kurbin është gjetur i djegur një automjet i cili dyshohet se është i autorëve.
    Në ndihmë të Policisë lokale janë nisur grupe të FNSH-së dhe një grup i posaçëm hetimor për të bërë të mundur zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve.
    Ndryshuar për herë të fundit nga Akuamarini : 01-11-2021 më 08:14

Tema të Ngjashme

  1. Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 20-04-2021, 05:11
  2. Përgjigje: 45
    Postimi i Fundit: 12-01-2015, 16:08
  3. Tiranë, dy vajza kallëzim të rremë në polici: Na përdhunuan
    Nga Xhuxhumaku në forumin Problematika shqiptare
    Përgjigje: 8
    Postimi i Fundit: 09-03-2014, 14:21
  4. Tiranë, qëllohet me armë nga kolegu, vdes polici
    Nga {A_N_G_E_L_69} në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 5
    Postimi i Fundit: 12-01-2012, 11:58
  5. Tiranë, vret veten polici i pushuar nga puna
    Nga no name në forumin Aktualitete shoqërore
    Përgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 26-04-2007, 02:03

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •