Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 4
  1. #1
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    29-11-2010
    Postime
    16,205

    Lundrim Paēuku

    Lundrim Paēuku, sė shpejti me albumin e tij tė parė

    Mars 2021 - Dorina Ajdini


    Lundrim Paēuku ėshtė artist nga Dibra, i cili studioi pėr Biznes Administrativ. Me muzikė filloi tė merret nė njė moshė shumė tė vogėl. Lundrimi u rrit me njė frymė muzikore tė mirėfilltė shqiptare dhe tė huaj. I rritur nė njė familje ku muzika ka qenė gjithmonė prezente, duke pasur si simbol perballė tė madhin Bashkim Paēuku. Por, mbi tė gjitha, duke dėgjuar zėrin e babait tė tij, i cili po ashtu ka kėnduar dhe ka njė vokal tė rrallė. Nuk kishte se si tė ndodhte ndryshe, ideja dhe dėshira pėr tė kėnduar u rritėn gjithmonė e mė shumė brenda tij, shkruan Portalb.

    “Si natyrė jam tip i ndrojtur, megjithatė guximtar brenda arsyes. E kisha provuar tė kėndoja mes miqve, por kurrė pėrball njė publiku. Shijen e tė qenurit pėrballė publikut e kam provuar shumė vonė, kur si student frekuentoja karaoket e profesorit dhe mikut tim Guximtar Rushani, i cili edhe ma dha mundėsinė ta provoja ndjenjėn e tingujve tė ndėrthurur me peshėn e asaj qė ėshtė mė e rėndėsishme pėr artistėt – publiku. Deri diku fillova tė besoj pak a shumė nė cilėsinė time, megjithatė isha skeptik qė mund ta bindja veten se mund tė isha kėngėtar. Pėr ta provuar dhe sfiduar veten, vendosa tė bėhesha pjesė e produksionit ” The Voice of Albania 1″ nė Top Channel. Falė ndihmės dhe trajnimit tė profesorit tim tė nderuar dhe mikut tim tė afėrt sot, Sidrit Bejleri, arrita tė isha finalist, duke bėrė krenar qytetin tim tė lindjes, familjen time, por, sigurisht, duke ndjerė pėrkrahjen dhe mbėshtetjen e qindra mijėra shqiptarėve.” tha Lundrimi.

    Pėr artistėt e muzikės live, ke arritur nė karrierė atėherė kur rregullisht pėlqehesh dhe kėrkohesh nė treg. Lundrimi tha qė ai do tė pėrpiqet gjithmonė qė karrirera e tij tė jetė e lidhur me buzėqeshjen, kėnaqėsinė dhe duartrokitjet e publikut. Pėr tė, ky do jetė gjithmonė kulmi!

    “Jam duke punuar nė albumin tim tė parė bashkė me dy miqtė dhe bashkėpuntorėt e mi mė tė afėrt gjatė gjithė karrierės sime, mjeshtrin e fizarmonikės Shpend Telqiun dhe profesorin Besfort Muēa. Kėto ditė do tė filloj me incizimin e vokalit nė njė nga studiot mė tė mira nė Kosovė, “ShpetaSound” e mikut tonė Shpejtim Gashi, album nė tė cilin do tė marrin pjesė disa nga muzikantėt mė tė mirė nė skenė. Bėhet fjalė pėr kėngė tė cilat janė tė degjuara mė parė, por, do t’i risjellim nė njė version shumė tė bukur akustik. Jam i bindur qė do t’ju pėlqejė. Po ashtu, shumė shpejt do ta kem njė singėl timin, i cili po punohet nga duart e njė producenti shumė tė njohur shqiptar dhe besoj qė do tė pėrfundojė nė muajt e ardhshėm.” u shpreh Paēuku.

    Protestat e pronarėve tė restoranteve pėr kundėr kufizimeve tė vendosura nga ana e Qeverisė po vazhdojnė. Muzikantėt, punėtorėt dhe pronarėt e lokaleve kėrkojnė qė tė hiqet ndalesa pėr punė dhe tė punojnė sipas protokolleve tė caktuara. Po si e sheh kėtė situate Lundrimi? A ėshtė edhe ai mbėshtetės i protestave?

    “Sigurisht qė i mbėshtes, madje i mbėshtes fuqishėm. Nėse flasim shpirtėrisht, e kam thėnė e stėrthėnė se muzika nuk vret, ajo shėron dhe sot mė shumė se kurrė njerėzit kanė nevojė pėr muzikė. Ekonomikisht, tė gjithė e dimė se sa qytetet shqiptare janė tė lidhur me ahengjet, dasmat. Industri e cila gjeneron rreth 700 milionė euro tė ardhura dhe rrit remitencat. Kjo sigurisht qė nuk dėmton vetėm artistėt, por, tė gjithė zinxhirin e kėsaj industrie. Mund tė flasim edhe nga ana shėndetėsore. Mė thoni, ē’kupim ka nėse lokalet janė tė tejmbushura ēdo ditė, por nuk lejohet muzika?! Nuk vret muzika, ėshtė virusi ai qė vret. Mė thoni, ku qėndron dallimi ndėrmjet muzikės dhe tubimeve politike qė tejmbushin ambientet me militantė?! Nuk vret muzika, nėse vrasin grubullimet, kjo duhet tė vlejė pėr tė gjithė.” tha Paēuku.

    Mesazhi qė Lundrimi pėrcolli pėr tė gjithė artistėt e rinj ėshtė:

    “Do t’i inkurajoja dhe do tė doja tė mos demoralizohen nė rrugėn e vėshtirė drejt suksesit. Nėse ke dėshirė, me sakrificė dhe pėrkushtim, jam i sigurt qė do t’ia dalėsh. Rruga e muzikės ėshtė e tejmbushur me oscilacione, por, ėshtė jashtėzakonisht e bukur, tė mbush me krenari, ndjenjė dhe dashuri. Mos e harrojnė kurrė se ėshtė shumė e bukur tė ndjehesh dhe tė jesh artist!” e pėrmbylli Lundrim Paēuku.


    https://portalb.mk/732920-lundrim-pa...te-pare-video/
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga sirena_adria : 28-10-2021 mė 10:08

  2. #2
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    29-11-2010
    Postime
    16,205

    Pėr: Lundrim Paēuku



    Lundrim Paēuku - Sofra Tironse, Jam Dibran ( Grupi Extra )

  3. #3
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    29-11-2010
    Postime
    16,205

    Pėr: Lundrim Paēuku



    Audicionet e fshehura - Episodi 1 - Lundrim Pacuku - The Voice of Albania - Sezoni 1

    2011 - 2012


    https://en.wikipedia.org/wiki/The_Voice_of_Albania

  4. #4
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    29-11-2010
    Postime
    16,205

    Pėr: Lundrim Paēuku

    BRAVO FIFI & LUNDRIM !



    Betejat - Episodi 1 - Lundrim VS Filloreta, Skuadra Sidrit Bejleri - The Voice of Albania - Sezoni 1

    2011 - 2012


    https://en.wikipedia.org/wiki/The_Voice_of_Albania

Tema tė Ngjashme

  1. Bashkim Paēuku
    Nga shigjeta nė forumin Muzika shqiptare
    Pėrgjigje: 6
    Postimi i Fundit: 28-10-2021, 11:02

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •