Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 7
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979

    Vetëvendosje pësoi debakël në zgjedhjet lokale e 17 tetorit 2021

    Nga 50% me ra në 23% për gjashtë muaj, ky është debakël politik”,


    Gazeta Express
    18/10/2021 21:22


    Haradinaj: Vetëvendosje pësoi debakël në zgjedhjet e 17 tetorit

    Kryetari i AAK’së Ramush Haradinaj ka folur për rezultatin e zgjedhjeve lokale që u mbajtën dje në vend. Ai tha se Vetëvendosje e Albin Kurtit ka pësuar debakël.

    Haradinaj u shpreh se për gjashtë muaj, Vetëvendosje me në krye Albin Kurti pësoi rënie nga 50% në 23%



    Bëni këtë para gjumit, dhe shikoni si tkurret barku juaj
    “Subjekti politik Vetëvendosje në garë nacionale e garë komunale asnjëherë s’ka pasur kaq diferencë të votave. Edhe në kohërat kur (Kurti) thotë se kemi qenë të dytët ose të tretët dallimi i votës në mes të asaj nacionale dhe komunale s’ka qenë kaq i madh”, theksoi Haradinaj.

    “Kjo është rënie e pastër”, thotë Haradinaj.


    “Ne jemi duke folur për 30 për qind më pak. Partia politike e 50.2 ka rënë në 23. Nuk mendoj se kjo ka të bëjë veç me listë, ose me problemet komunale. Kjo ka të bëjë me qasjen e kryeministrit Kurti dhe Vetëvendosjes, një qasje që është zhgënjyese për shumë qytetarë”, theksoi ai në emisionin “Rubikon’ në Klan Kosova.

    “Përgjegjësia është e shefit të partisë, Kurtit”, tha ai.

    “Ka mund mi humb 10 për qind, ka qenë qasje mashtruese, ka kritikuar për 20 vjet punësimet familjare dhe e ka bërë si ka ardhur në pushtet”, shtoi ai.

    Haradinaj ka komentuar deklarimet e sotme të kryeministrit Albin Kurti, liderit të Vetëvendosjes.

    ”Shiko ai duhet me thanë diçka. Po mos kofsh në lëkurën e tij tash.
    Nga 50% me ra në 23% për gjashtë muaj, ky është debakël politik”, tha Haradinaj.
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979

    Për: Vetëvendosje pësoi debakël në zgjedhjet lokale e 17 tetorit 2021

    Valon Syla: Ky është fillimi i humbjes së Albin Kurtit

    Gazetari Valon Syla e ka quajtur “humbje të dyfishtë” dhe “fillim i humbjes së Albin Kurtit” rezultatin e zgjedhjeve të djeshme.

    “Në zgjedhjet e djeshme Albin Kurti ka humb dyfish, ose dyfish më pak vota se para një viti’, tha Syla.




    “Me fillimin e humbjes së Albin Kurtit si një mit i ri dhe i fundit ndoshta në shoqërinë kosovare mendoj se do të përfundojë dhe do të kryhet tranzicioni shoqëror demokratik e politik si shoqëri”, sqaroi ai në Pressing.

    “Me humbjen përfundimtare të Albin Kurtit, i cili është ende që qeveri dhe i ka numrat 50.3, por është fillimi i humbjes së tij dhe është si të themi fillimi i fundit të tranzicionit të kësaj shoqërie. Unë mendoj se ky është një lajm i mirë, në gjuhën e thjeshtë, nënkupton se kandidatë si Bulliqi, Bahtiri…këto janë zgjedhjet e fundit që partitë politike kanë me i ofru”, theksoi Syla.
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979

    Për: Vetëvendosje pësoi debakël në zgjedhjet lokale e 17 tetorit 2021

    Kadaj-Bujupi: LDK dhe PDK u kthyen fuqishëm, VV pësoi debakël

    Opinionistja Donika Kadaj-Bujupi ka komentuar rezultatin e zgjedhjeve komunale të 17 tetorit. Në emisionin Pressing në T7, Kadaj-Bujupi tha se PDK e LDK kanë arsye për të festuar derisa partia në pushtet VV ka pësuar debakël.

    “Realisht unë mendoj se partitë tradicionale janë rikthyer fuqishëm, domethënë LDK’ja dhe PDK’ja. Sidomos PDK’ja në Prishtinë që është kryeqendra dhe ka qenë dobët përgjatë viteve. Është rikthyer në një moment që ndoshta në nivelin më të ulët të përkrahjes ndoshta që nga 14 shkurti’, tha Kadaj-Bujupi.





    “Kanë hapësirë edhe me festuar edhe me qenë të kënaqur”, thotë Kadaj-Bujupi.

    “LDK ka performuar mirë dhe besoj se këtu kanë luajt rol votat e listës Guxo të cilat janë njerëz që janë ndjerë të braktisur në momentin që Osmani është bërë presidente”, theksoi ajo.


    “Sa i përket Vetëvendosjes unë besoj se është një debakël të cilin nëse e pranojnë më herët dhe reflektojnë në kuptimin më pozitiv të dhënies së mesazhit dhe nuk vazhdojnë me arrogancë, do të jetë më mirë”, tha Kadaj-Bujupi.
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979

    Për: Vetëvendosje pësoi debakël në zgjedhjet lokale e 17 tetorit 2021

    Gara për kuvendet komunale: PDK-ja e para, LDK-ja e dyta, AAK-ja e treta, LV-ja e katërta
    18 tetor13:43
    Partia Demokratike e Kosovës (PDK) sipas rezultateve të publikuara në webfaqen e KQZ-së del të jetë partia e parë sa i përket garës kuvendet komunale.

    Kjo parti ka dalë e para në nëntë komuna në garën për kuvendet komunale, raporton “Epoka e re”.
    Pas PDK-së, LDK-ja renditet e dyta, e cila ka dalë fituese në shtatë komunë në garën për kuvendet komunale.


    Kurse AAK-ja ka dalë fituese si e para në gjashtë komuna, ndërsa Lëvizja Vetëvendosje ka dalë e para për asamble komunale në vetëm tri komuna.

    Kjo është renditja e partive politike në komunat me shumicë shqiptare:

    Deçan
    AAK: 63.87 për qind
    LDK: 20. 80 për qind
    LV: 10.96 për qind
    PDK: 2.90 për qind


    Gjakovë
    AAK: 29. 88 për qind
    LV: 29. 12 për qind
    PDK: 12.93 për qind
    LDK: 11.55 për qind
    PShDK: 10. 83 për qind
    Nisma: 3.75 për qind

    Drenas
    PDK: 44.94 për qind
    DD: 24.73 për qind
    LV: 16 65 për qind
    GPD: 5. 50 për qind
    AAK: 3.81 për qind
    LDK: 1.60 për qind
    Nisma: 1.20 për qind

    Gjilan
    LDK: 39.34 për qind
    LV: 28.92 për qind
    PDK: 13.42 për qind
    AAK: 6.95 për qind
    AKR: 3.22 për qind

    Dragash
    PDK: 33.23 për qind
    LDK: 26.12 për qind
    LV: 16.35 për qind

    Istog
    LDK: 39.73 për qind
    AAK: 25.81 për qind
    LV: 19.21 për qind
    PDK: 9.99 për qind


    Kaçanik
    PDK: 43.98 për qind
    LV: 30.20 për qind
    LDK: 16.34 për qind
    AAK: 6.61 për qind
    Nisma: 2.88 për qind

    Klinë
    AAK: 39.70 për qind
    PDK: 25.14 për qind
    LDK: 21.66 për qind
    LV: 11.18 për qind

    Fushë Kosovë
    LDK: 37.24 për qind
    LV: 22.54 për qind


    Kamenicë
    LV: 23.11 për qind
    PSD: 20.10 për qind
    LDK: 15.15 për qind
    AAK: 15.14 për qind
    PDK: 13.41 për qind

    Mitrovicë
    PDK: 39.79 për qind
    LV: 30.59 për qind
    LDK: 16.41 për qind

    Lipjan
    LDK: 49.06 për qind
    PDK: 21.34 për qind
    LV: 19.42 për qind

    Obiliq
    IQO: 45.65 për qind
    LV: 19.73 për qind
    LDK: 10.87 për qind
    LB: 9.27 për qind
    AAK: 4.96 për qind
    LS: 4.39 për qind
    PDK: 3.74 për qind
    AKR: 1.39 për qind

    Rahovec
    AAK: 40.65 për qind
    LV: 22.25 për qind
    LDK : 18.63 për qind
    PDK: 17.10 për qind

    Pejë
    LDK: 43.33 për qind
    AAK: 18.91 për qind
    LV: 18.65 për qind
    PDK: 12.88 për qind

    Podujevë
    LDK: 38.49 për qind
    LV: 37.40 për qind
    PDK: 11.24 për qind
    AAK: 7.60 për qind

    Prishtinë
    LV: 34.22 për qind
    LDK: 26.57 për qind
    PDK: 18.40 për qind
    AAK: 10.36 për qind
    AKR: 5.51 për qind

    Prizren
    LV: 28.59 për qind
    PDK: 25.83 për qind
    LDK: 15.71 për qind
    AAK: 6.25 për qind
    Nisma: 6.02 për qind

    Skenderaj:
    PDK: 54.07 për qind
    Ideal: 31.20 për qind
    LV: 5.05 për qind

    Shtime
    PDK: 43.14 për qind
    LV: 36.00 për qind
    LDK: 10.82 për qind

    Suharekë
    AAK: 39.63 për qind
    LDK: 28.14 për qind
    PDK: 14.03 për qind
    LV: 12.25 për qind

    Ferizaj
    PDK: 42.79 për qind
    LV: 21 68 për qind
    LDK: 11.44 për qind
    AAK: 9.93 për qind

    Viti
    LDK: 40.40 për qind
    LV: 27.62 për qind
    PDK: 26.15 për qind

    Vushtrri
    PDK: 31.43 për qind
    LDK: 30.80 për qind
    LV: 24.98 për qind

    Malishevë
    Nisma: 33.69 për qind
    PDK: 27.46 për qind
    LDK: 17.90 për qind
    LV: 15.84 për qind

    Junik
    AAK: 43.38 për qind
    LDK: 34.08 për qind
    LV: 19.41 për qind
    PDK: 3.13 për qind

    Hani i Elezit
    PDK: 35.22 për qind
    LDK: 21.80 për qind
    AAK: 21.60 për qind
    LV: 21.38 për qind
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979

    Për: Vetëvendosje pësoi debakël në zgjedhjet lokale e 17 tetorit 2021

    21:22 / 19.10.2021
    ÇITAKU: PDK KA SHËNUAR NJË MOMENT RILINDJEJE DHE RIKTHIMI
    Nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku, po e vlerëson rikthim dhe rilindje të këtij subjekti, rezultatin e zgjedhjeve lokale të 17 tetorit në mbarë vendin.

    Çitaku tha se ndjehet krenare me fushatën që realizuan kandidatët që u kanë ofruar si opsion qytetarëve, duke përmendur me theks të veçantë angazhimin e Uran Ismailit për komunën e Prishtinës, fushatë për të cilën pohon se pati efekt edhe në shumë komuna të tjera.

    ”Ne kemi pranuar këtë rezultat me shumë përulësi, pa arrogancë dhe pa vetëkënaqësi. Besojmë që PDK ka shënuar një moment rikthimi, falë para së gjithash kandidaturave kompetente që ne u kemi vënë qytetarëve të Kosovës si opsion në këto zgjedhje”.

    ”PDK nuk e ka nënvlerësuar, nuk e ka nënçmuar qytetarin e Kosovës. Jemi munduar që të përzgjedhim kandidatët më të mirë, dhe jemi munduar që garën t’ua lëmë atyre. Kjo ka qenë garë për zgjedhje lokale, kjo ka qenë platforma e kandidatëve tanë”.

    ”Ne si kryesi e PDK-së jemi munduar që të jemi të pranishëm, por jo në qendër të vëmendjes. Kjo nuk është strategji, por kështu duhet të jetë, sepse unë nuk do të jem kryetare as e Mitrovicës, as e Ferizajit, as e Skënderajit dhe as e Prizrenit. Do të jenë kandidatët tanë, dhe atyre duhet dhënë besimi, ata do të qeverisin me komunat. Ne jemi munduar t’i mbështesim me aq sa kemi mundur, mirëpo përfundimisht skenën, platformën, ua kemi lënë atyre, dhe shumica prej tyre kanë bërë një punë të shkëlqyer”.

    ”Këtu dua të flas posaçërisht për Uran Ismailin, kanë bërë një punë të jashtëzakonshme, pavarësisht se nuk kanë pasur rezultatin që ne kemi pritë. Kanë bërë një fushatë të jashtëzakonshme, Urani i ka dhënë shumë ngjyrë, shumë shpresë, ka hapë shumë dimenzione të reja, ka thy shumë paragjykime, bëri një fushatë shumë pozitive. Është rezultati më i mirë në nivelin lokal që ka shënuar PDK dhe jo vetëm kaq. Unë isha në terren anë e kënd Kosovës dhe fushata që ka prodhuar Urani nëpër Prishtinë, ka prodhuar efekt pozitiv në terë Kosovën. Unë kudo që kam shku më kanë thënë ‘’Hajde ma gjallë, ma gjallë!’’, pra ka dhënë një frymë të re, pa asnjë ngarkesë, pa asnjë paragjykim, pa urrejtje është mundu ta japë ofertën më të mirë për Prishtinën, Uranit i kanë shkëlqy sytë, ai Prishtinën e don pa kushte”, tha ajo në KlanKosova.

    ”Dhe unë jam shumë krenare me punën e shkëlqyeshme që ka bërë ai, sigurisht që kemi pasë edhe kandidatë tjerë që kanë bërë punë shumë të mirë. Megjithatë PDK ka shënuar një moment rilindjeje dhe rikthimi”.
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  6. #6
    i/e regjistruar Maska e SERAFIM DILO
    Anëtarësuar
    06-01-2008
    Postime
    7,508

    Për: Vetëvendosje pësoi debakël në zgjedhjet lokale e 17 tetorit 2021


  7. #7
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979

    Për: Vetëvendosje pësoi debakël në zgjedhjet lokale e 17 tetorit 2021




    Pse humbi Albin Kurti?
    18 tetor15:51
    Nga: Baton Haxhiu


    Lëvizja Vetëvendosje, nga 50.28% më 14 shkurt, ka rënë në 25.7% më 17 tetor. Nga 438 mijë e 335 vota më 14 shkurt, ka rënë në 205 mijë e 804 vota.

    Si mund të humbasësh afro 250 mijë vota brenda gjashtë muajsh?



    Tregimi ndër shqiptarë se çdo çudi zgjat jo më shumë se tri ditë dhe pastaj kalohet në një tjetër ngjarje çuditëse, për ta harruar atë të para tri ditëve, duke dashur kështu të shpjegohet mbamendja kohëshkurtër, mund të mos jetë aq i vërtetë sa e ka edhe famën.

    Në Kosovë, qytetarët kanë treguar se mbajnë mend pak më shumë e pak më gjatë se veç tri ditë. Zgjedhjet e fundit tregojnë se memoria e tyre punoi fort kur u afruan pranë kutive të votimit.

    Historia, tashmë mbi 20-vjeçare e demokracisë kosovare, nuk kujton një tjetër rast kur një parti përgjysmohet në vetëm gjashtë muaj dhe dorëzon elektoratin për mbi 50 për qind.


    Lëvizja Vetëvendosje, nga 50.28% më 14 shkurt, ka rënë në 25.7% më 17 tetor. Nga 438 mijë e 335 vota më 14 shkurt, ka rënë në 205 mijë e 804 vota.

    Si mund të humbasësh afro 250 mijë vota brenda gjashtë muajsh?

    Arsyet janë të shumta, por adresa shpjeguese është një – Albin Kurti.

    Studimet tregojnë se partitë populiste, siç është Lëvizja Vetëvendosje, kur vijnë në pushtet ndryshojnë shumë. Ato i largohen radikalitetit të opozitës dhe moderohen brenda strukturës shtetërore. Por, ndryshimi i Lëvizjes Vetëvendosje në kaq pak kohë nuk është moderim, është tjetërsim.

    Disa video të publikuara të Albin Kurtit në vitin 2011 e 2016, kur fliste për aksionet e policisë në Veri si opozitar, dhe ato çfarë thoshte tani, mund të kenë çuditur edhe besimtarët më të mëdhenj të tij.


    Derisa në vitin 2011 tregonte në Parlamentin e Kosovës se si dorëzimi i kufirit nën përkujdesjen e KFOR-it ishte heqje dorë nga pavarësia, në vitin 2021 ai kërkoi negocim në Bruksel që kufiri t’i dorëzohet KFOR-it.

    Derisa në vitin 2011 vetënegocimin për Veriun e konsideronte dorëzim, në vitin 2021 ai doli në konferencë duke treguar se si ata donin negociata në Bruksel, por po refuzonte Serbia.



    Situata e fundit në Veri, e shkaktuar nga vetë Kurti, për hesapet e veta, e tregoi atë ashtu siç nuk e kishin menduar, sidomos mbështetësit. Ai mbase befasoi edhe veten me situatën e sikletshme në të cilën u gjend.

    Një përshkrim i figurës së tij në dy konferenca të rralla për Veriun, shpalosin atë që disa njerëz të afërt të tij, privatisht, e thoshin. Kurti u frikësua dhe frika e tij reflektoi. Atë e tradhtoi qëndrimi dhe mimika, derisa vetë tradhtoi qëndrimet e dikurshme. “Shko në Bruksel dhe prano ç’të japin”, i kishte thënë Kurti Besnik Bislimit.

    Një studimi më të përgjithshëm për të arritur në një përfundim më konkret do t’i nevojitet kohë më shumë, por rezultati i mbrëmshëm ofron hapësirë edhe vetëm një ditë prapa, për të dhënë disa nga arsyet e rrëzimit të Vetëvendosjes në këtë 17 tetor:

    Populli i Kosovës, më 14 shkurt në zgjedhje të përgjithshme, bëri një prerje radikale me tri partitë që udhëhiqnin Kosovën për 20 vjet. Albini pati mundësinë e rrallë të shpaloste një plan konkret për sfidat, të cilat e prisnin Kosovën në muajt e vitet në vijim. Një qeveri, e udhëhequr nga VV dhe Albin Kurti, nuk diti dot t’i adresonte ato, dhe nuk bëri asgjë.

    Asnjë plan konkret për dialogun, asnjë plan konkret për Veriun e Kosovës, asnjë plan konkret për bashkimin kombëtar, ideal ky mbi bazën e të cilit u themelua dhe u rrit VV. Asnjë plan konkret për çkapjen e shtetit, i cili ka qenë slogani kryesor i VV gjatë gjithë kohës sa ka qenë në opozitë dhe, në emër të të cilës, ka udhëhequr protesta të dhunshme në mënyrë të vazhdueshme dhe ka orkestruar një fushatë të tërë të lincimit publik.

    Albin Kurti, i cili nuk ka pranuar asnjë simbol të shtetësisë së Kosovës deri në këtë moment brenda institucioneve, lë për të nënkuptuar se të njëjtat do t’i pranojë vetëm pas marrjes së detyrës së tij si kryeministër i vendit.

    Në zgjedhjet e kaluara, faktor i rëndësishëm ishte edhe Vjosa Osmani. Ajo formoi një listë zgjedhore pak para zgjedhjeve, mori votat që deshi dhe, më pas, u zhduk në rolin e parëndësishëm të presidentes. Disa video të fundit tregonin sesi strukturat e sapoformuara të Listës Guxo, menjëherë pas zgjedhjeve kishin thirrur Osmanin e deputetët e tjerë për t’i uruar, por askush nuk ua kishte hapur telefonin.

    Në politikën e jashtme, krejt çka është arritur, janë gabimet e ministres Donika Gërvalla në statuset e saj të çoroditur. Për 20 vjet, kritika se si Kosova nuk di të bëjë politikë të jashtme dhe, më pas, u lihet në dorë i gjithë përfaqësimi i Kosovës dy njerëzve: Bisnik Bislimit dhe Donika Gërvallës.

    Ndërsa në anën tjetër, Albin Kurti pranon simbolet, rrezikon sigurinë e qytetarëve me intervenime në kohë fushate. Kthen frikën e luftës në Kosovë ku plagët janë të freskëta. Ktheu fuqinë e Serbisë në arenën ndërkombëtare dhe rrezikoi shtetësinë e Kosovës, me kushtin që ai të jetë kryeministri i saj.

    Mobilizimi i forcave ushtarake serbe, rritja e gjendjes së gatishmërisë në nivel luftarak, lëvizja drejt kufirit me Kosovën dhe pozicionimi i trupave ushtarake serbe në afërsi të kufirit, futja në përdorim e aviacionit luftarak serb si paralajmërim, janë gjëra që vetëm një javë më parë pakkush do t’i imagjinonte, lëre më t’i besonte! Dhe, sikur të gjitha këto të mos mjaftonin, Ambasadori Botsan Hartchenko, njeriu i afërt i Putinit në Beograd, përkrah ministrit serb të Mbrojtjes, vizitoi trupat luftarake serbe të pozicionuara afër kufirit me Kosovën. Mesazhi i vizitës së tij nuk kishte nevojë për përkthyes! Situatë kjo e krijuar nga Kurti, me të drejtë sepse respektonte një afat, por më pas zmbrapsje totale dhe urgjencë për rikthim në dialog. Në dialogun që aq shumë e kritikonte.

    Instaloi frikën në Mitrovicë e Kosovë dhe ktheu imazhet e luftës, duke ofruar trupa serbe në kufi. Vendosi kriteret e intervenimit të panevojshëm, duke i dhënë arsye Serbisë ta pushtojë Veriun me lehtësinë e padurueshme.



    Poshtëroi njësitet speciale të Kosovës duke i tërhequr nga Veriu, duke i shndërruar ato në polici të zakonshme dhe duke ua humbur fuqinë. Kjo ishte, dhe u pa hapur, fuqia e pafuqishme e Albin Kurtit! Dhe, njolloi si politikanët e së kaluarës së para luftës, njëri në veçanti, çështjen e Veriut dhe serbëve të Kosovës e shndërroi nga një çështje politike, në çështje të luftës kundër krimit në Veri.

    Krejt çka kishte premtuar për 12 vjet se: a) nuk do të bisedonte me Serbinë dhe Vuçiçin; b) nuk do të merrte pjesë në dialog; c) do ta merrte Veriun pa kushte; ç) nuk do të bisedonte për asociacionin dhe korrigjimin; d) do ta ofronte Kosovën me Shqipërinë; e) do të ruante marrëdhëniet me Amerikën dhe ë) nuk do të hynte në konflikt me Serbinë dhe nuk do t’i jepte shkas për të hyrë me forcë në Kosovë, ai bëri të kundërtën.

    Albini ka rrezikuar me dashje, dhe vetëm për zgjedhje lokale dhe për votën e tij, sigurinë e qytetarëve të Mitrovicës dhe Kosovës me dy intervenime me njësinë speciale. Ai ktheu frikën e luftës dhe krejt çka Kosova kishte arritur në arenën ndërkombëtare për 20 vite i humbi për më pak se gjashtë muaj.

    Nëse politikanët e pushtetit në Kosovë gabuan për 20 vjet, ardhja në pushtet e Kurtit tregoi se ai nga opozita mashtroi për 20 vjet. Dha një opsion politik, i cili nuk ekzistonte. Me narracione abstrakte krijoi një iluzion te populli se gjithçka është e thjeshtë, situata nuk është e komplikuar dhe ata po humbasin parajsën se nuk po e zgjedhin atë për t’i qeverisur.

    Kurti nuk doli për t’i komentuar rezultatet zgjedhore si lider partie, por për më tepër nuk ka dalë as ta komentojë procesin zgjedhor, meqë i takon si kryeministër.

    Por, ky duhet të jetë politikani Kurti. Pushteti e ka veshur me fuqi, por e ka zhveshur nga miti që kishte krijuar për veten. Me të përfundon edhe epoka e politikanëve në Kosovë, që duan pushtet për të ardhmen, duke u thirrur në të kaluarën.

    Nga 17 tetori, jo më. E kaluara nuk shërben. Madje, e kundërta. Duke ia nxjerrë kontradiktat, e kaluara e tij e ka ndëshkuar Kurtin, duke ia rrënuar rrëfimin për profetin politik. /Albanianpost.com
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

Tema të Ngjashme

  1. Incidentet ne zgjedhjet lokale
    Nga Duke_Of_Arberia në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 65
    Postimi i Fundit: 22-06-2015, 11:03
  2. Vetëvendosje nuk i njeh zgjedhjet
    Nga The_Capital në forumin Aktualitete shoqërore
    Përgjigje: 29
    Postimi i Fundit: 25-12-2010, 06:05
  3. Veton Surroi zgjedh te konkurroje ne zgjedhjet e tetorit
    Nga dodoni në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 15
    Postimi i Fundit: 29-07-2004, 10:13
  4. Qeveria shqiptare mban peng zgjedhjet e tetorit
    Nga Albo në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 9
    Postimi i Fundit: 10-10-2003, 00:01
  5. The Economist: PS, disfatë të thellë në zgjedhjet e tetorit
    Nga Albo në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 18
    Postimi i Fundit: 19-09-2003, 22:11

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •