Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 1
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e Akuamarini
    Anëtarësuar
    19-02-2015
    Postime
    2,565

    A e zhdukën Aristidh Kolën? Subt. Eng - Gjurmë Shqiptare

    A e zhdukën Aristidh Kolën? Subt. Eng - Gjurmë Shqiptare
    Shtator
    25, 2021

    Top Channel Albania

    Qe prej viteve 80, nje arvanitas i quajtur Aristidh Kola, u shfaq gjithmone e me fort ne arenen publike ne Greqi…

    Aristidh Kola[1] ishte historian, publicist, dhe jurist. Ishte kryetar i Lidhjes së Arvanitëve.
    Jeta
    Ai lindi në Kaskaveli të Thivës ne Greqinë Qendrore, zonë e cila banohet kryesisht nga arvanitas. Aristidhi, si edhe mijëra e mijëra bashkëkombas të tij, u edukuan me frymën e dashurisë për traditat e të parëve, që trashëgoi kjo pjesë e popullatës shumëkombëshe e Greqisë së sotme.

    Aristidh Kola studioi për jurisprudencë në Athinë dhe pas mbarimit të universitetit, për shumë kohë iu përkushtua traditave kombëtare të arvanitasve në Greqi. Vepra e tij kryesore, “Arvanitasit dhe origjina e grekëve”, bëri një jehonë të gjerë në botën arvanitase; njohu 9 botime brenda dhjetë vjetëve. Kola botoi revistën “Besa”, si dhe revistën tjetër “Arvanon”. Këto revista pasqyronin jetën dhe traditat e botës arvanitase.

    Kontribute
    Aristidhi bashkëpunoi me të gjitha rrethet e diasporës shqiptare në Botë. Ai mbante lidhje dhe bashkëpunoi me arbëreshët e Italisë, me shqiptarët e Amerikës, me intelektualë të Kosovës, të Turqisë dhe atyre të Shqipërisë. Ai ishte lidhur edhe me arbëreshët e Korsikës. A. Kola u bë i njohur në Greqi sidomos për përkrahjen morale që i dha luftës së UÇK-së duke u shfaqur në disa emisione televizive. Kjo shkaktoi reagimin e disa grupeve proserbe, me të cilat u ndesh në rrugë gjyqësore.

    Miku i madh i të gjithë shqiptarëve
    I qeshur dhe i dashur, Aristidhi [2] ishte mik i të gjithë emigrantëve shqiptarë në Greqi. Në zyrat e shoqatës arvanitase “Marko Boçari”, organizoheshin aktivitete politiko-kulturore për Shqipërinë, si dhe për personalitete të rëndësishme arvanitase të Greqisë.

    Aristidh Kola ka bërë një punë këmbëngulëse për afirmimin e identitetit arvanitas në Greqi. Ai nisi hartimin e fjalorit arvanitas, vepër të cilën nuk arriti ta përfundonte. A. Kola vdiq në vitin 2000 pas një sëmundjeje të rëndë (leucemi në gjak).

    Veprimtaria
    Arvanitasit dhe prejardhja e grekëve, 1983.
    Gjuha e Perëndive, 1989.
    Deklarata e Bashkimit Arvanitas. Fjalori Korrigjues i Fjalëve arvanite
    Fjalori Korrigjues i Fjalëve arvanite
    Fjalori Krahasues i Gjuhës Shqipe
    Greqia në Kurthin e Serbëve të Milosheviçit
    Kënga e Mercenarëve, prejardhja e grekëve
    Mithi dhe e Vërteta
    Varrimi i Tretë i Marko Boçarit
    Shih edhe
    Aristidh Kola - esé nga Kolec Traboini 2014
    E vërteta përvëluese e Aristidh Kolës - libër me esé nga K. Traboini]]
    https://sq.wikipedia.org/wiki/Aristidh_Kola
    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura  
    Ndryshuar për herë të fundit nga Akuamarini : 25-09-2021 më 16:45

Tema të Ngjashme

  1. Si u zhdukën shqiptarët e Kosturit në Greqi? - Gjurmë Shqiptare
    Nga Akuamarini në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 18-04-2021, 09:32
  2. Gjurmë Shqiptare - Si po zhduken shqiptarët e Tivarit...?!
    Nga Akuamarini në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 08-02-2020, 17:41
  3. Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 29-12-2019, 14:41
  4. Kë shqetëson nderimi për Aristidh Kolën
    Nga DYDRINAS në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 05-01-2016, 15:21
  5. "Aristidh Kolën e vranë shërbimet sekrete greke"
    Nga ALBA në forumin Elita kombëtare
    Përgjigje: 19
    Postimi i Fundit: 28-09-2009, 18:51

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •