Close
Faqja 4 prej 4 FillimFillim ... 234
Duke shfaqur rezultatin 61 deri 78 prej 78
  1. #61
    . Maska e elda
    Anëtarësuar
    02-05-2002
    Vendndodhja
    turqi
    Postime
    569
    Jeta.

    Te kuptoj kur shkruan qe per ate njeri ke ndjenja dhe se ai per ty eshte gjithçka dhe ka te gjitha ato cilesi qe do te doje qe ti kishte bashkshorti yt,degjo ti ndoshta je edhe me e madhe se ne dhe ke edhe me shume pervoje nga jeta por si mendon ti qe per nje dashuri apo flirt ia vlen qe te shkaterrosh familjen tende dhe aq me teper jeten e nje femije te pafajshem vetem e vetem ne ndjekjen e nje aventure??
    Ti mendon se ai njeri ty do te bente te lumtur????
    Po femija jot ....lumturia e tij nuk ka rendesi per ty??
    Jeta realiteti eshte krejt ndryshe ...............
    Si nje mikja jote(ndonese nuk me njeh)dua te te jap nje keshille dhe gjithashtu dua te te bej nje lutje..E di te gjithe jemi te terhequr nga misteret ndoshta edhe zhgenjejme veteveten ndonjehere ,ushqejme iluzione te kota,te pavlera...
    Kurre mos mendo qe kjo dashuri do te sjelle lumturine ,perkundrazi kjo dashuri ndoshta eshte ajo e cila do te shkaterroje jeten ,familjen te cilen njeriu nuk e nderton lehte...
    Te lutem hiq dore Jeta......

  2. #62
    100%...Shqiptare Maska e Monica
    Anëtarësuar
    24-05-2003
    Vendndodhja
    New York, USA
    Postime
    39
    Jeta me vjen mire qe e paske hedhur hapin e madh dhe i ke thene fund asaj shoqerie, je kthyer ne jeten e perditshme dhe te bukur familjare....me burrin dhe femijen/jet

    Thjesht nje koment....
    Koha ben te sajen, jeto me te tashmen dhe kurre me te djeshmen...

    Pac fat!
    The best and most beautiful things in the world cant be seen or even touched, They must be felt with the heart!

  3. #63
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    15-08-2003
    Vendndodhja
    Angli
    Postime
    47
    Lol, e para e punes, me vjen per te qeshur me te shumtet prej jush. Njerezit “modern”, por kjo jeta nuk me duket ne terezi mua hic. Jo ‘se ka lene burrin’, ‘jo nuk e do ajo ate cunin’ etje etj. Po ku ka me keq se aq sa donte te bente? Ajo aq sa mundej e ka bere. Ka rene ne dashuri me ate cunin, me tej nuk mundet te bej se nuk e ka afer. Pra kjo e ka tradhetuar burrin e saj aq sa ka pasur mundesi.

    Kisha vetem nje pyetje per ta bere me te qarte edhe per te tjeret dhe per t’i ndihmuar at ate bejne gjykimin e situates. Jeta, pse nuk e ke shtuar aty se ju gjithashtu keni shkembyer foto???

    Sic e shikon e bej fakt te kryer qe ju keni kembyer foto. Dhe per kte ve doren ne zjarr. Mos guxo te thuash jo. Ti nuk e meriton kte vemendje nga te gjithe ne ne radhe te pare.

    Ti ktu nuk erdhe per mendimin tone por per aprovim per ate qe doje te beje. Nese doje mendim ti ja kerkoje ate burrit tend i cili do te efektohet ne radhe te pare nga veprimet e tua.

    U fute ne chat, ok. Vazhdo bisedo, nuk ka nanje gje te keqe me kte. Por njeriu nuk bie ne dashuri brenda nates, kur e ke se si po shkonte muhabeti, hapje krahun. Por ti nuk pate forcen e karakterit ta beje kte gje dhe ishe teper e gatshme te haroje babain e femise tende dhe te krijoje vend ne zemer per dike tjeter. Nese punet me burrin nuk te shkojne mire atehere zgjidhi problemet nje nga nje. Mendohu nje here nese do te kalosh jeten me burrin tend dhe haroje kte tjetrin per nje moment. Zije se nuk ekziston. Nese ti nuk je e lumtur me burrin tend atehere ndahu. Nuk po sugjeroj te besh dicka qe eshte kundra deshires tende. Jam kundra mendimit qe te rrish me dike per hir te familjes, mendoj se vjen vete ne radhe te pare. Por me sa kuptoj, kjo nuk eshte ceshtja jote. Ti doje te mbaje dy kunguj nen sqetulla. Dhe po te ishit afer do doje ti mbaje ne vend tjeter. Dhe sic te kane thene parafolesit. Kjo gje ka per te ndodhur prape e prape.

    Une ne chat futem shpesh, dhe 9/10 te rasteve tallem me femrat, dhe ajo qe me cudit eshte se sa shpejt genjehen kto femra, dhe jane ato te parat qe japin e-mailin e tyre dhe te kerkojne foton. Ti Jeta, e fut veten ne kategorine e ktyre adoleshenteve?

    Edhe ai tjetri qe te kuptonte aq mire, pa mendohu cik, sa njeri i mire mund te jet dikush qe eshte i gatshem te prish nje familje? Se personalisht nuk do te guxoja ta mendoja te beja dicka te tille. Fajin nuk e ke ti, se ti je mendjelehte dhe aq di e aq ben, nese e pranon qe je mendjelehte e fluturon me presh ne ***** atehere nuk ke faj. Ndryshe, nese e konsideron veten si individ me llogjike - mblidh trute e kokes se t’paskan marre malet.

    Ne pozicionin tend nuk vij dot pasi nuk jam femer. Po te isha burri jot, nuk e lejoja veten te bija aq poshte duke te lene ty te bije ne kto dilemma dhe te drejtoheshe neper forume. Te thoshja ‘dale se te ndihmoj une te besh zgjidhjen e duhur’. Merr cik robat, te hypja ne makine, te coj tek shpia e tyt’ati e i thoshja ktij te fundit, merre vajzen e mbaje vete. Dhe do te lija ty te shpjegoje si e pse.

    Nejse, shpresoj dhe te uroj fat ne te ardhmen. Shkurt desha te te thoshja; mos e prish lumturine e burrit e te familjes tende. Por nese duhet te kembesh lumturine tende qe te harish ate te burrit atehere shko per tenden.

    Une jam prishur dy here me te dashuren time deri ne piken ku do ndaheshim. Net e dyja rastet ika per pushime per nje jave. Kjo na jep te dyve kohe te kthjellohemi dhe te kuptojme se si do jemi pa njeri tjetrin.

    Kte mendoj se duhet te besh. Ke per ta ndier mungesen e burrit.
    be good

  4. #64
    i/e regjistruar Maska e luiza_2003
    Anëtarësuar
    15-02-2003
    Postime
    33

    Thumbs down

    Akrobat shume me vrull ishe shprehur ketu, po kujdes kur tallesh me ato femrat , se bota rrotullohet si pune e rrotes , dhe te gjitha keto do te ndodhin ty donje dite.Mendo mire se c'flet.
    I speak the truth,not so much as i would,but as much as I dare:and I dare a little more, as I grow older.

  5. #65
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    15-08-2003
    Vendndodhja
    Angli
    Postime
    47
    mir'
    be good

  6. #66
    ~@~ROZ@F@~@~ Maska e DhArMa
    Anëtarësuar
    01-06-2003
    Vendndodhja
    22031
    Postime
    98
    Postuar më parë nga jetaaa
    Flm te gjithve per mendimet e keshillat tuaja i vlersoj jashte mase
    e me vjen mire qe pothuaj te gjithe ju e vlersoni familjen shume
    pasi eshte gjeja me e rendsishme ne jete,po do sygjeroja ato qe nuk e kane hedhur ate hap akoma te mendohen mire perpara se te bejne dicka te tille e sidomos ate te moshes se re e mos te mendojne se dashuria per nje njeri mund te linde pasi te lidhesh ose te martohesh me te si rasti im.
    Jeta me vjen keq per ty qe ndodhesh ne nje situate te tille, ke thene fjale me vend. Shumica e femrave shqiptare ndodhen ne martesa te ketilla, jane martuar te reja, me shkusi, me ane te familjes, nuk e kane provuar kurre dashurine.
    Kjo jet eshte shume e gjate ta kalosh me nje njeri qe nuk ta don zemra, edhe nuk ka asnje justifikim ne bote qe nje person te jete ne nje martese pa dashuri. Ato qe thone duhet te rrish me tet shoq vetem per hir te fmive, eshte dicka absurde, sepse po nuk qene te lumtur prinderit nuk ka si te jete fmija i lumtur.

  7. #67
    ~@~ROZ@F@~@~ Maska e DhArMa
    Anëtarësuar
    01-06-2003
    Vendndodhja
    22031
    Postime
    98
    Jane me fat ato qe e kuptojne kete gje shpejt pa pase fmi, edhe ato qe kane mundesi te zgjedhin ne jete bashkeshortin/en e tyre ashtu sic ja don zemra.

    Ps: ketyre "njoftjeve" te chatit sikur i ka ik koha
    Whoever said money can't buy happiness simply didn't know where to go shopping!

  8. #68
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    15-08-2003
    Vendndodhja
    Angli
    Postime
    47
    "Jeta me vjen keq per ty qe ndodhesh ne nje situate te tille, ke thene fjale me vend. Shumica e femrave shqiptare ndodhen ne martesa te ketilla, jane martuar te reja, me shkusi, me ane te familjes, nuk e kane provuar kurre dashurine.
    Kjo jet eshte shume e gjate ta kalosh me nje njeri qe nuk ta don zemra, edhe nuk ka asnje justifikim ne bote qe nje person te jete ne nje martese pa dashuri. Ato qe thone duhet te rrish me tet shoq vetem per hir te fmive, eshte dicka absurde, sepse po nuk qene te lumtur prinderit nuk ka si te jete fmija i lumtur. "

    Ksaj po qe i them qarje halli dhe koment shume ngushellues. Sinqerisht, kjo qe ke thene hariti thelle e preku mua e jo me Jeten. Nderkohe qe e lexova u mundova ta imagjinoj se si do te tingellonte po ta kishe thene me goje, dhe nje ze shume qetesues me erdhi ne mendje.
    be good

  9. #69
    i/e regjistruar Maska e Zanë Kosove
    Anëtarësuar
    04-01-2003
    Postime
    157

    O bo bo.. . te martuarit jashe kohe ...!!! sa keq e gabim ju qe akoma do i nenshtrohe

    MOS I TAKO ASKUJT DHE MOS E LIDH ASKEND PËR VETE

    Prandaj mos u frikoni. Droja juaj është me vend: çka mendoni për atë kur dashuria shkon, por çka do të vje në vend të saj është pafundësia, infiniti. Do të jeni në gjendje të duani pa u kyçur emocionalisht. Do të jeni në gjendje të duani shumë persona, ngase të duash vetëm një person është ta mbash veten të varfër. Një person mund t'ju jep vetëm një sasi të caktuar të dashurisë, por të duash shumë persona? Do të magjepseni kur secili person ju jepë një ndjenjë të re, këngë të re, ekstazë të re. Njerëzit nuk duhet të jenë posesiv. Posesiviteti e shkatërron dashurinë, dhe poashtu nuk duhet të jenë pronë e dikuj, ngase edhe ajo e shkatërron dashurinë tuaj.
    Gjithë krijesat njerëzore meritojnë të duhen. Nuk është nevoja të lidhesh vetëm për një person gjith jetën. Kjo është njëra nga arsyet se pse gjithë njerëzit nëpër botë duken aq të mërzitur. Pse smund të qeshin? Pse smund të vallëzojnë? Ngase janë të lidhur me zingjirë të padukshëm: martesa, familja, burri, gruaja, fëmijët. Janë të mbushur me shumë detyra të gjitha llojeve, obligime, sakrifica. Dhe ti kërkon nga ata të buzëqeshen apo të qeshen dhe të vallëzojnë dhe të argëtohen. Kërkon diçka të pamundur. Bëje dashurinë e njerëzve të lirë, bëji njerëzit jo-posesivë. Këtë mund ta bëjë secili vetëm nëse përmes meditimit zbulon të qenurit e vet. Këtu nuk ka asgjë çka të ushtrohet.
    Unë nuk them, "Sonte shko te ndonjë grua tjetër vetëm sa për të ushtruar." Nuk do të fitosh asgjë, përkundrazi do ta humbësh gruan tënde. Dhe në mëngjes do të dukesh si teveqel. Nuk është fjala për praksë këtu, por është çështja e të zbuluarit se ti je, të qenurit tënd. Me këtë zbulim të të qenurit përcjell kualitetin e dashurisë së përzemërt impresionale. Dhe ti thjesht dashuron. Dhe ajo zgjerohet. Së pari është krijesa njerëzore, pastaj së shpejti kafshët, zogjët, drunjët, malet, yjet. Vje dita kur gjithë ekzistenca është dashuria, loçka jote. Ky është potenciali ynë. Dhe çdokush që nuk e relizon këtë, është duke e shpenzuar kot jetën e vet.
    Po, duhesh t'i humbasësh disa gjëra, por ato janë të pavlefshme. Në anën tjetër do të përfiton aq shumë sa që kurrë më nuk do të mendosh se çka ke humbur. Dashuria e pastër e përzemërt dhe impresionale, që mund të depërtojë në të qenurit e secilit - është rezultat i meditativitetit, heshtjes, qetësisë, i zhytjes thellë përbrenda ekzistencës sate. Thjesht, po përpiqem t'ju bind juve. Mos u frikësoni të humbni atë që e keni.

    Osho, Nga vdekja në pavdekësi
    God grant me the serenity to accept the things I cannot change; The courage to change the things I can;
    and the wisdom to know the difference.

  10. #70
    i/e regjistruar Maska e luiza_2003
    Anëtarësuar
    15-02-2003
    Postime
    33

    Thumbs down

    Nuk e kuptoj , pse akoma kjo teme, eshte ne vazhdim .Jeta e ka mbyllur me kohe kete teme , kurse te tjeret po mundohen akoma te japin mendimet e tyre.
    I speak the truth,not so much as i would,but as much as I dare:and I dare a little more, as I grow older.

  11. #71
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    21-11-2002
    Postime
    90
    ore si perfundoi kjo istoria e Jetes. Me shkruani se u bera kuriz, a e beri me ate cunin e chat-it apo jo. Si ju duk ?
    Po vdes nga kurioziteti ta marr vesh.
    Po ju qeket te gjithe pa perjashtim nga nje cike Jeta,
    se nuk kishit per te diskutuar kaq gjate e me seriozitet

  12. #72
    i/e regjistruar Maska e Rialda
    Anëtarësuar
    07-06-2003
    Vendndodhja
    Diku neper bote
    Postime
    12
    Sa te sinqerte dhe te ndershem dukeni ketu ne forum ju o njerez nuk ma merr mendja se do jeni keshtu edhe ne realitet ...eshte lehte ti gjykoni te tjeret nepermjet forumit... Jeta kerkoi mendimin tuaj nga ju dhe jo fjale te teperta dhe ofenduese....
    Mgjth Jeta une te uroj nje fat te mire dhe nje jete sa me te lumtur me familjen tende.
    Rialda

    :^qershi

  13. #73
    thjesht Maska e blerin
    Anëtarësuar
    19-11-2002
    Vendndodhja
    mes njerezve...
    Postime
    11
    miredita jeta. urime qe ke gjetur nje bashkshort kaq te mire dhe llogjik. te keshilloj te mos besh veprime qe do te pa matura. lexova disa nga pergjigjet e antareve dhe besoj se gjendja nuk eshte kaq tragjike sa thuhet... do desha te beja disa pyetje jeta. burri jot a futet ne chat dhe te bisedoje me ndonje tjeter? a e vure ndonjehere veten tende ne vendin e burrit tend te ndjesh ashtu si ndjen ai? dhe ne fund. e pyete ndonjehere ate djalin nga chati deri ku do te vazhdoje dhe si ka menduar qe do perfundoje kjo histori? mire do besh ta pyesesh ate djalin se cfare do bente ai n.q.s ishte na vendin tend. TAKE CARE
    So__

  14. #74
    ga ga Maska e bunny
    Anëtarësuar
    09-06-2003
    Vendndodhja
    U.K
    Postime
    935
    ne radhe te pare me vjen keq lalo....:-(....por mund te them dicka qe pyet 100 vete edhe bej si te duash vete...
    une kam shume shoqe qe jne ne lidhje te gjata me pertneret e tyre...(jo te martuara)edhe ato bile nganjehere kur dalim neper clube ndjehet sikur te provojne buzet e dikujt tjeteri..si do ishte...
    dmth mbase eshte thjeshte ajo kenaqesia jote...qe degjoshe fjalet e dikujt tjeteri...
    un thjeshte mund te them qe ti edhe burri juaj mund ti jepni nje zgjidhje...mundohuni te beni shume gjera bashke te kaloni kohe sa em te kendeshme...nga te gjitha anet e marteses...qe ti mos te ndjehesh vetem nga burri juaj.pasi thjeshte fakti qe ti ke ikur ne chat ne radhe te pare ka qene fakti qe burri do kete qene ne pune edhe ti thjeshte je merzitur...ose kalim kohe si shume te tjere....
    if its worth fighting for,do so,remember u do have a baby too....
    muaqqq pucii all
    ps.wish u best of luck hun...degjo zemren..mos rri ne nje lidhje ku nuk je e lumtur... :-(
    How can she fall, if there is no one there to catch her

  15. #75
    jeto i lire ose vdis Maska e shahisti
    Anëtarësuar
    28-09-2003
    Vendndodhja
    usa
    Postime
    122
    pershendetje JETAAA une do te thosha po sikure ne vendin tende te ishte buri jote dhe pasi te tregonte dicka dhe me pas ta mbante te fshehur muhabetin me ate vajze te chatit a do te vinte mire ty sigurishte qe jo .Do te fillonte nje sherri madhe qe nuk i dihej ku do perfundonte,cdo gje do merte greminen.Dhe si shpjegohet qe e martuar te del koha per chat dhe per lidhje qe ty te bejne konfuze edhe si kure mes teje dhe burit tende te ishte nje shtrese e trashe prej akulli ti duhet ta gjeje menyren per ta shkrire kete akull.Keshtu te gjithe sote jane oratore nga goja por kjo nuk do te thote te shkrateroshe gjen me te shtrenjte familjen.Epra sikure kete kohe qe harxhoje ne chat ta harxhoje me familjen me burin dhe femijen nuk do te hapej kjo teme<< po te hashe buke ben therime po te jetosh ben dhe gabime>>por eshte mire kur keto gabime kapen pa filluar shiu dhe ler chatin ne internet kur ke chatin me te mire ne familje.nje tjeter fjale thote ,<>> me beso nuk dua te ofendoje.Si nje dhe njeqinde fjalet e shumta jan fukaralleke pra te uroj nje jete te mire familjare me respekt shahisti
    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura  
    Nuk ka me qorre nga ai qe nuk do te shohi me syte e tija[/FONT][/COLOR]

  16. #76
    i/e regjistruar Maska e Shmeki
    Anëtarësuar
    19-06-2003
    Vendndodhja
    Suedi
    Postime
    175
    Jeta,te lutem tregom qfarë ke bërë ti,a,dhe si je larguarë nga Ai?

    me nderime shmeki i ingjes....
    Shkenca na e premton të vertetën...por ajo kurrë nuk na e premton as paqen as fatin!

  17. #77
    Moderator Maska e benseven11
    Anëtarësuar
    10-09-2002
    Vendndodhja
    new jersey-usa
    Postime
    13,816
    kisha edhe une ca pyetje per Jeten
    pasi nuk kemi tabllone e plote te situates
    Nuk na ke thene ketu
    Si te trajton burri? A keni probleme si raport
    burre grua?
    A ke shkembyer fotografi me ate "shokun" e chatit
    A e perdor chatin edhe burri juaj si ju?
    A te ka treguar burri ndonje histori te ngjashme si kjo qe i ke treguar ti atij?
    Sa kohe rri cdo dite ne chat?
    dhe pyetja e fundit
    A i keni shprehur dashurine njeri tjetrit ne chat?
    ≈♥♠♣♦≈ovguide.com/movies

  18. #78
    in bocca al lupo Maska e Leila
    Anëtarësuar
    25-04-2003
    Postime
    2,556
    Me që problemi u zgjodh, & me dëshirën e nismetares, tema mbyllet.
    -Ekzekutuesja.
    trendafila manushaqe
    ne dyshek te zoterise tate
    me dhe besen e me ke
    dhe shega me s'me nxe

Faqja 4 prej 4 FillimFillim ... 234

Tema të Ngjashme

  1. Dosja e krimit politik në Kosovë
    Nga kosovar në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 295
    Postimi i Fundit: 09-10-2012, 15:05
  2. Numri i shqiptarëve në Beograd
    Nga Faik në forumin Arkeologji/antropologji
    Përgjigje: 4
    Postimi i Fundit: 18-01-2006, 06:47
  3. Artet e Bukura të Shqipërisë
    Nga [A-SHKODRANI] në forumin Arti shqiptar
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 29-11-2005, 15:59
  4. LDK-ja nën terrorin e pol-potistave
    Nga Brari në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 17
    Postimi i Fundit: 07-01-2004, 14:00

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •