Close
Faqja 2 prej 4 FillimFillim 1234 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 21 deri 40 prej 78
  1. #21
    Larguar Maska e cunimartum
    Anëtarësuar
    07-06-2002
    Vendndodhja
    Canada
    Postime
    678
    Di ne rradhe te pare s'ndruhem se s'kam pse. Jane pikerisht keto mangesira qe ti po permend qe krijohen duke ndejtur dhe chattuar me te tjere kur ke burrin tat te cilin mund ta puthesh dhe ta perkedhelish sa te duash, te kalosh c'do sekonde c'do min. te mundur me ate qe te do zemra me ate qe do ta duash perjete sepse prandaj martohesh ndryshe kot qe je martuar
    Fen e ke krejt personale. MEMEDHEUN E KEMI TE PERBASHKET.

  2. #22
    mbushem me pafundesi.. Maska e ABIGAIL
    Anëtarësuar
    10-12-2002
    Vendndodhja
    Athine
    Postime
    785
    Pershendetje Jeta!

    Shpresoj qe gjendja jote shpirterore te jete me mire pas gjithe ketyre mendimeve.

    Nuk dua qe te jem e ashper me ty, por dua ti them hapur disa gjera.

    Une te kuptoj shume mire se si ndihesh.
    Por dua te them dicka tjeter qe e ka vertetuar jeta. Njeriu i sotshem, dashuron deri sa vdese.

    E ke menduar ndonjehere se neser apo pasneser do te njihesh me nje tjeter ndoshta ne Chat, ndoshta diku tjeter, dhe mos ta duash kete djalin qe ke njohur?

    Asnjehere mos thuaj kurre per ndonje gje!!!

    E ke menduar mire, qe te lesh burrin tend per nje ndjenje? Po femijet? E ke menduar ndonjehere se sa gjyrme te thella do te leri ne jeten e femijeve te tu ndarja jote me burrin tend?

    E po ta them une se shumica e femijeve sot vuajne pasojat e ndarjeve te prinderve te tyre dhe mund te lene gjurme ne gjithe jeten e tyre.

    Pse do tu mohosh femijeve te tu ngrohtesine e babait te tyre? Ti sot je e dashuruar dhe ne nje pozicion te veshtire dhe nuk mund ta kuptosh dot kete gje.

    A e di se sa vajza kane shkaterruar martesat e tyre duke u nisur thjesht nga nje ndjenje?

    A ja vlen qe te prishesh familjen tende per kete gje?

    A je ti e sigurte se ky djali te do ne te vertete?

    Po sikur neser, pasneser te ftohet dashuria juaj, dhe te ndaheni, cfare do te ngelet ty? Dhe mos thuaj jo, sepse nuk i dihet, sepse ti vete, po vendos burrin tend menjane, po ftohet dashuria qe ke per burrin tend?

    Pa mendohu mire, se vajzat jane shume mendjelehta dhe e prishin shpejt nje familje, per nje ndjenje, ndoshta burrat mund ti tradhetojne grate e tyre, por ne darke shkojne tek gruaja e tyre dhe tek femijet, nuk i braktisin kaq lehte sa vajzat... (shumica e vajzave, jo te gjitha, te mos me keqkuptojne vajzat).

    Une do te thosha qe te MOS E PRISHJE MARTESEN TENDE.

    Ja ulu njehere kembekryq kur i thone ne gjuhen popullore, dhe leri menjane ndjenjat, dhe lejo llogjiken qe te punoje, dhe mos u udhehiq nga ndjenjat, sepse kur mbizoterojne ndjenjat llogjika humbet.

    Sinqerisht lutju Zotit qe te ndihmoje, ta harrosh me mire ate djale, sepse ja vlen qe te besh kete sakrifice per burrin dhe femijet e tu, dhe per te mos u prishur martesa jote. Sepse martesa eshte gje e shenjte ne syte e Zotit.
    Ate zgjodhe, ate more, apo ai te ra ne pjese, duaje dhe respektoje, dhe behu nje nene e mire per femijet e tu, ashtu sic i ka hije nje vajze te dlire!

    Miqesisht Abigail!
    Ndryshuar për herë të fundit nga ABIGAIL : 02-05-2003 më 07:25
    Dituria prehet në zemrën e atij që ka mend, por ajo që është në zemrën e budallenjve merret vesh.

  3. #23
    *Forever* Maska e malli
    Anëtarësuar
    24-09-2002
    Vendndodhja
    Antwerpen
    Postime
    668
    Nuk e di, por kur ndjen per nje person nga ana e chatit kjo spara ndodh me çdo njeri , Burrit tend i mungojn disa gjera qe ty duhet te bej te lumtur , sepse jam e sigurt nuk ndjen per nje njeri aq kollaj dhe pikerisht kur je e martuar.
    Ky eshte mendimi im
    **Gezimi , lumturia, deshperimi dhe loti im varet nga ti.

  4. #24
    instinkt i vetembrojtjes!
    Anëtarësuar
    24-05-2002
    Vendndodhja
    ne bahcen e shtepise time
    Postime
    351
    Pse shkoni ju te gjithe tek prishja e famijes? Jetaa nuk ka thene asgjekundi qe nuk e dashuron burrin e vet (perkundrazi), po keshtu ajo nuk ka thene qe e dashuron ate djalin qe ka njohur ne chat dhe me sa lexova une (sepse nuk e di cka ajo ne mendje) ajo nuk ka ndermend te ndahet ndonjehere nga burri.

    Pastaj, si e gjykoni ju jeten e nje gruaje me femije? Qe ajo duhet te jete skllave e femijeve te saj dhe vetem per mbarevajtjen e tyre te mendoje dhe ajo vete si njeri mos ekzistoje me? Dashuria qe i jepet nje mashkulli (ose nje femre), nuk merr aspak pjese nga dashuria qe ka prindi per femijen. Jane te vecanta.

    Kjo qe po i ndodh asaj (nuk e gjykoj fare nese e ka njohur ne chat apo ne realitet, per mua eshte njesoj), patjeter qe vjen nga nje lloj mangesie dhe boshlleku qe ka midis ciftit. Keto jane gjera qe ndodhin ne jeten bashkshortore dhe qe kalohen. Boshlleqet vijne per shume areye, tensioni i punes, problemet ekonomike, femija (qe eshte nje preokupim me vete) te gjitha keto e zbehin pak ngrohtesine qe marrdhenia ka pasur ne fillim dhe lene shteg per rreze te tjera te ngrohta qe mund te vijne nga jashte.

    Po e perseris qe kjo nuk do te thote aspak ndarje.
    Sa per rastin konkret, Jetaa ka fatin e madh qe burri i saj nuk eshte tip anadollaku dhe konservatori si disa parashkrues ketu. Une mendoj qe ajo nese do ia thote atij, jo direkt, por indirekt dhe me takt, ai do e kuptoje qe dicka i mungon gruas se tij dhe do perpiqet qe tia plotesoje nese e dashuron vertet.

    Po edhe nese nuk ia thote, perseri une mendoj qe kjo ndjenja do shuhet me kalimin e kohes. Do konsumohet. Per mendimin tim eshte pozitiv fakti qe ata te dy jane njohur ne internet dhe jane larg njeri tjetrit dhe kjo qe i lidh eshte thjesht shpirterore sepse po te hynin ne mes dhe marrdhenie fizike atehere gjerat do veshtiresoheshin se tepermi.

    jetaa, me shume respekt per sinqeritetin tend....
    Ji Vetvetja!

  5. #25
    SPHINX
    Anëtarësuar
    17-04-2003
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    835
    Postuar më parë nga jetaaa
    I/
    Para ca muajve kam njohur nje cun ne chat e si chati te gjithe ju e dine biseda te nxjerr ne bisede po kemi kriju lidhje njeri me tjetrin mund te them me shume se shok si ai per mua, edhe une per ate pra kena ndjenja per njeri tjetrin po problemi qendron se une jam e martuar e kam edhe femije .
    ...po nuk i kam treguar se vazhdoj akoma te mbaj lidhje me te flasin ne tel ose me e_mail e di edhe vete se mbase gabim bej po e ndjej te nevojshme te flas me te sikur gjej vetveten tek ai.
    Pres pergjigjet tuaja
    me respekt jeta
    Jeta ta ka lene te nenkuptohet o shpirt i fshehur qe ajo e dashuron ate bandillin, nje njeri qe e ke me shume se shok, dhe qe nuk ke lidhje familjore cfare e ke po mos e kesh te dashur. Sa per burrin qe e levdon shume bravo qe nuk eshte konservator e anadollak po Jeta po e genjen dhe po e nxjerr leshko; d.m.th burri del leshko modern ose liberal.
    Ti thua mire ben me Jeta qe genjen, vazhdo te genjesh deri sa te dale ne shesh. E verteta eshte si puna e diellit nuk zihet me shoshe dhe heret a vone do dale, dhe mund ta leri burri Jetan meqe e ka genjyer pa pasur nevoje Jeta per ta lene burrin. Mgjse mund te jete pak e cuditshme po ta kishte vetem shok kete mikun; burri mund dhe ta linte te fliste me te po ajo e ka me shume se shok d.m.th te dashur prandaj nuk e le dot; po kjo kurrsesi nuk e ndal Jeten te flase me ate djalin. Pastaj po qe se kishte vetem shok pyetje ne krye nga Jeta do te ishte: "Burri im eshte xheloz dhe nuk me lejon te flas me meshkuj te tjere qofshin kete dhe ne chat, do qe une te kem vetem shoqe dhe jo shoke?"
    Kete pyetje mund te na e sqaroje vete Jeta ne menyre te sinqerte po te kete kohe. Kjo eshte pyetje per Jeten:
    "Cfare e ke ate djalin te dashur??? apo ne nje qenie ne mes te SHOkut dhe te DASHurit, te njohur si SHODASH???" po te duash mund te pergjigjesh po te duash jo.
    po ne kete rruge ku je futur do kesh fatin e Anas dhe Bovarise
    Ndryshuar për herë të fundit nga Isomer937 : 02-05-2003 më 13:18

  6. #26
    Nje gje s'kuptoj une: Ti ke burre, ke familje (femije???), mundesisht duhet te kesh edhe nje pune qe mban familjen dhe ke blere dhe kompjuterin...Ku e gjen kohen qe futesh dhe bie ne dashuri me nje njeri ne chat??? Dhe me c'mendje shkon dhe bisedon me nje njeri ne chat (me synim te lidhesh me dike) kur ke burrin ne krah? Do te ti falja ndienjat qe ke krijuar per nje njeri tjeter (pervec burrit tend) nqs do i kishe keto per nje njeri qe jeton afer teje, por jo nje njeri qe e them me plot gojen nuk e njef. Burri tend nuk eshte as modern as liberal: o eshte leshko, ose nuk can koken per ty (dhe ka dhe ai ndonje "virtual" friend) !

  7. #27
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    14-03-2003
    Vendndodhja
    Albanistan
    Postime
    146
    Nuska gjithe piket e mudshme. Bravo! Me pelqeve.

  8. #28
    i/e larguar
    Anëtarësuar
    15-02-2003
    Vendndodhja
    UK
    Postime
    514
    Cdo njeri ka nevoje per FLIRT pasi kjo e mban gjalle njeriun edhe e ben qe te ndihet mire.
    Flirti duhet te jete ne mase te caktuar( u referohem personave pasionante te "ndershem").
    Tani lexova shkrimin tuaj. Pozicioni ne te cilen ndodhesh ka ardhur pasi ti vete ke dashur.
    Si duhet te dalesh nga ai pozicion.

    ---
    Kur te jesh vetem nje dite perpara pasqyres dil edhe flit. Fliti vetes pyete se cfare donte ai person qe shikon edhe pergjigja qe do te marresh eshte zgjidhja. Harroje moralin.

    Nese do mendimin tim do te te thonja qe merre jeten ashtu sikurse te vije mos e kompliko e mos e ngaterro.

    DAJAKU- edhe te tere moralistat--Cfare do te zgjidhnit PARTNERIN tuaj qe do tju tradhetonte fizikisht apo PARTNERIN qe do te MASTURBONTE duke enderruar DIKE TJETER...

    Nderimet e mia

  9. #29
    Kundrarrymes, nje njeri i martuar me femije nuk ulet para kompjuterit te flirt, nuk eshte normale. Mund te flirtesh me dike ne nje bar, club, shkolle apo atje ku punon...biseda ne chat nuk eshte flirt. Nuk hyn fare morali ketu! Nje qe s'e mban veten per te moralshem (ne kete rast qe po diskutojme) per cfare e mban? Per tejet te modernizuar? Si thua ti ? ajo e ka diskutuar me burrin, dhe burri "i shkrete" i ka thene: "Oh zemra, c'te ka gjetur? Po s'ka gje vazhdo flirt me ate se une jam shume dakort, te gjithe kemi nevoje per flirt" ???? Tani, Jetaaa nuk e di une, po me shume se flirt ka nevoje per ndonje si tip "aventure" dhe pozita ne te cilen ndodhet kaq i lejon, pra gjetjen e nje "dashurie" ne chat. Jetaaa largohu nga interneti ndonje dite, shpenzo me shume kohe me bashkeshortin dhe me femijet. Perderisa ai eshte kaq "liberal" sa eshte shume ne rregull me "flirtimin" tend ne chat, besoj se eshte aq i zoti sa te te beje te largosh mendjen prej atij tjetrit (qe merret me gra te martuara).
    Edhe nje here, nuk eshte pune morali, eshte pune llogjike!

  10. #30
    Shkodran i betum Maska e POETI_20
    Anëtarësuar
    27-09-2002
    Vendndodhja
    LONDON
    Postime
    260
    Nuk eshte e nevojshme te te kshilloj qe ti je e martuar sepse dhe ti e din qe eshte gabim nje gje e till por nuk do te thot se ti ke dashur ta besh nje gje te till por nganje her zemra nuk pyet

    ne internet eshte e veshtir ti besosh nje gjeje te till por nuk mund te them qe nuk egziston

    Jetaaa ti tregove qe ke femi dhe me burrin shkon shum mir me sa kuptova un nga ato qe kishe shkruar

    te mendosh se sa te bukur e ke jeten dhe sa e keqe do te jet ne te ardhmen, edhe mund ta harrosh ate njeri qe ty te eshte krijuar nje ndjenj per te

    nese ti ndahesh nga burri jot dhe shkon tek nje dtjeter prap se prap nje dhimbje do ta kesh ndoshta edhe ma te madhe sepse ti akoma nuk e din se me ke jeni duke biseduar ne internet

    derisa ai q

  11. #31
    i/e larguar
    Anëtarësuar
    15-02-2003
    Vendndodhja
    UK
    Postime
    514
    Flirti te con drejt aventures, gje qe dikujt mund ti mungoje edhe pa te cilen nuk mund te jetoje.
    E kisha fjalen MORALIN kur merr vendime.
    Une nuk e di qe CHAT qenka kaq i tmerrshem , por di te them qe CHAT eshte mundesi komunikimi. Si cdo mundesi tjeter komunikimi mund edhe te FLIRTESH.

    Ajo vajze ka cdo gje ne doren e saj gje qe ajo duhet ta kuptoje.
    Ai person qe ajo mund te kete njohur mund te ngelet nje mik i mire. Ose Jeta mund te lidhet me te nese kjo e ben te ndihet me mire. Por nuk jemi ne qe paguajme per veprimet e saj. Eshte ajo qe vepron edhe pergjigjet per ate qe ajo ben. Pra ajo duhet ti therrase vetes edhe te gjeje aty pergjigjen jo tek NE.

  12. #32
    Shkodran i betum Maska e POETI_20
    Anëtarësuar
    27-09-2002
    Vendndodhja
    LONDON
    Postime
    260
    nese ai qe ju bisedoni me te ne internet e din se ti je e martuar eshte nje shembull qe ti duhet ti besosh shum veshtir sepse kete gje qe ai po ben tani mund ta bej edhe ne te ardhmen

    ne kete rast ai po shkaterron nje familje dhe ty po te vret ne shpirt
    por edhe ne te ardhmen perseri ti do te jesh ajo qe do te vuaj

    ne internet kam njohur nje vajz dhe per pak koh ndjeva vertet per te
    por jeta qe un mendova deri ne momentin qe e takova ate vajz,nuk kishte qe e perpunuar ashtu si e magjinoja un
    ajo njohje ishte vetem nje mesim per mu por ishte mesim qe te bente te vuash

    ne keto raste eshte emagjinata juaj qe te ben te vuash
    emagjinata qe te ben ty te buzeqeshesh eshte te mendosh nje jet te bukur ashtu si c'eshte me femijet e tu dhe me burrin tend

    Jetaaa te uroj te gjitha te mirat dhe qofsh e lumtur

  13. #33
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    04-03-2003
    Vendndodhja
    Bruksel
    Postime
    256
    po sikur edhe ai djale te jete i martuar jetaa dhe ne chat te ka thene ty te kunderten?
    "E mira vjen nga Zoti,e keqja eshte kusht i egzistences se krijeses"

  14. #34
    Perjashtuar Maska e {Princi}
    Anëtarësuar
    27-10-2002
    Vendndodhja
    Buried Alive
    Postime
    266
    nji kshille ksaj jetes....rrit qaate kalamo edhe mos rri shum online...

  15. #35
    Original! Maska e twist
    Anëtarësuar
    28-07-2002
    Vendndodhja
    ku me do mu
    Postime
    203
    N.q.s ke deshire te shofesh jeten tende dhe familjen ne rruge te zotit, terhiqu nga influencat virtuale dhe kushtoj me shume kohe jetes reale.
    The man is back.

  16. #36
    Jeta, te gjitha qe te kane keshilluar me lart mbrojne anen e familjes qe ke tani para atij mikut te ri. Kane te drejte! Je grua me pergjegjesi: ke femije, ke edhe burre qe te ka kushtuar ca vjet nga jeta e tij. Fakti qe mund te hapesh me te dhe ti tregosh sekrete si kjo e mikut ne chat qe te ka pelqy shume, na ben te kuptojme qe ai eshte burre i mire, tolerant dhe me sens mirkuptimi.

    Ai po te toleron se te do, dhe ti mos ia kthe shpinen per aventura chati! Do duhet ta kuptosh qe fjalet ne jeten virutale (chat) ndryshojne shume nga ato te jetes reale, kete ta sqaroj dhe FENWICK. Kam pervoje 4 vjecare neper chate dhe te garantoj qe jeta reale me ate virtuale kane shume ndryshime. Shume!!! Shumica e fjaleve qe thuhen ne chat, s'thuhen kurre ne jeten reale.

    Cunat e zote (mire) i zene ato gocat qe i kane afer. Ne chat i ke ato qe duan avantura, duan humor, ose duan te plotesojne "dashurine" qe se gjejne dot ne jeten reale. Sidoqofte, ai po te jete cun i zgjuar do e kete menduar qe ti po qese tradheton burrin qe ke sot, s'ke pse mos ta tradhetosh dhe ate neser. Nuk besoj qe ai do kete synime serioze per ty.
    Ai s'humb asgje nga takimi juaj. Ne kete ras ai do fitoje, do te shfrytezoj ti per ato qe mund te te shfrytezoje dhe do te var shkallen, ndresa ti; ti do shkaterosh familjen tende, jeten e te gjithe atyre qe i do. Mendohu me kohe, se me vone s'do mund t'i kthesh gjerat sic ishin.

    Largoju chatit, e shif jeten tende reale(familjen qe ke). Kjo do ishte e vetmja zgjidhe, nese ti kerkon qe jeta te kete sens, te jetosh pa pendime!!


    Te uroj fat e sukses ne jete.

  17. #37
    Artiste Maska e Kuntakinta
    Anëtarësuar
    18-01-2003
    Vendndodhja
    Bregu Lumit High Street
    Postime
    180
    Dajaku! Ne princip jam me ty, por dua thjesht te te them qe shprehesh pak ashper dhe hidhur. "Dalldia" sherohet vetem me kujdes dhe perkushtim dhe mbase keto jane dhe ato cfare Jetes (apo shume femrave te tjera) i mungojne. Mundohu ta kuptosh e t'i japesh keshille e mbeshtetje, e jo fjale te ashpra e ofenduese qe ta vrasin.
    Jeta! Familja eshte e shenjte, per mendimin tim, dhe ne shume raste delikate. Peshoji gjerat para se te marresh ndonje vendim, dhe jam e sigurt qe do rendoje me shume burri dhe ajo krijesa vogel dhe e pafajshme qe ke me te. Vertet jemi ne vitin 2003 dhe shoqeria ka arritur goxha civilizim, por kjo nuk do te thote aspak qe ti te zvarritesh familjen tende per tekat e tua. (e nxorra dhe une ne pah ashpersine time )Ti mendime morre boll; tani eshte e gjitha ne doren tende.
    Une te uroj ty dhe familjes tende LUMTURI
    Sinqerisht
    Kuntakinta
    :-)

  18. #38
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    14-03-2003
    Vendndodhja
    Albanistan
    Postime
    146
    Jeta te morsha te keqen, ne ketu ne forum jemi horrat per gallat o t'keqen plaku ty.

    Mos na shiko ç'a shkrujme, po ti hapi syte ati burrit tat se e ke flori, dhe asaj femise sate qe mase bohet ylle bote dhe ka per te kenaq me teper se forumsit, e ishalla na nxjerr nonji foto qe ta shofi.

    Gjithe te mirat prej meje!

  19. #39
    i/e larguar Maska e Nellye_pr
    Anëtarësuar
    01-05-2003
    Vendndodhja
    Kosove
    Postime
    33
    Shiqoni se ne qfare degjenerimi kemi ardhe sot eshteveshtire te vendosesh se qfar do te dergosh ne shtepi verettet eshte tmerr te ndodh nje gje e till kur pas femijeve te dashurohesh ne person tjeter permes internetit kjo eshte nje marri qe nuk ka kurre fare kuptimi ,po edhe nese ndahesh nga burri ai femi qfare do teveproi kur te rritet kur femit tjer do i thojne" mami yte e ka shite vehten ne internet e te ka lane ty".. per Zotin kjo eshte si pasojn mos karakterit dhe mos edukates pra porosi per te pamartuarit Kujdes qfare zgjedh!!!!?

  20. #40
    i/e regjistruar Maska e luiza_2003
    Anëtarësuar
    15-02-2003
    Postime
    33
    E bete legjende , boll me , ju po vazhdoni ti beni akoma kritike ,sikur ajo e ka braktisur burrin dhe femijen .Edhe ajo i ka aq mend , dhe di si te veproje ,sa do qe mundohemi ne te shkruajme ketu , ajo e ka marre ose do e marre donje veprim. Besoj se kjo teme nuk do zgjatet deri vitin tjeter.

Faqja 2 prej 4 FillimFillim 1234 FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Dosja e krimit politik në Kosovë
    Nga kosovar në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 295
    Postimi i Fundit: 09-10-2012, 15:05
  2. Numri i shqiptarëve në Beograd
    Nga Faik në forumin Arkeologji/antropologji
    Përgjigje: 4
    Postimi i Fundit: 18-01-2006, 06:47
  3. Artet e Bukura të Shqipërisë
    Nga [A-SHKODRANI] në forumin Arti shqiptar
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 29-11-2005, 15:59
  4. LDK-ja nën terrorin e pol-potistave
    Nga Brari në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 17
    Postimi i Fundit: 07-01-2004, 14:00

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •