Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 2
  1. #1
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,345
    Postimet në Bllog
    17

    Qytetarët: Janë rritur çmimet, nuk përballojmë dot jetën, Qeveria të rrisi pagat

    Rriten çmimet e produkteve të shportës dhe perimeve/ Qytetarët: S’i përballojmë dot, qeveria të rrisë pagat e pensionet

    Emri:  rriten-cmimet-1-1-1536x864.jpg

Shikime: 15382

Madhësia:  38.2 KB

    TIRANË
    Një sërë produktesh të shportës ushqimore kanë shënuar këtë muaj rritje të çmimit me disa lekë. Vaji, mielli, orizi, sheqeri apo edhe qumështi dhe nënproduktet e tij në markete e tregje gjenden me çmim 10 deri ne 20 lekë më shumë.

    Kjo rritje e çmimit ka shqetësuar konsumatorët të cilët kërkojnë që qeveria të rrisë të ardhurat.

    “Të gjitha janë ngritur çmimet e shportës. është ngritur mielli dhe I kanë rritur të gjitha këto tani, kur ulen çmimet si puna karburantit kur ngrihet ato thonë brusa e ngriti kaq. Ne që jemi pensionit të paktën të rriten pensionet ai thotë do ti rris por kur dhe sa sepse me 2% unë qe e kam 144 mijë lek 1 kg kastraveci marr me 2%.”, tha një qytetar. “Ndjehet tek të gjitha vaji, orizi, sheqeri, tëgjitha ushqimet. Pensionet janë po ato.”, pohoi një tjetër qytetar.

    Paralelisht me rritjen e çmimit të ushqimeve qytetarët ankohen edhe për rritjen e cmimit të frutave dhe perimeve.

    “Me domate me spinaq, 2500 lek 1 kg spinaq. Të gjitha zarzavatet.”, tha nje tjetër.

    “Çfarë janë ushqimore janë ngritur. Nuk e di arsye pse. Këtu ka qeveri dhe ministri dhe nuk e dimë se kush i komandon këto.”, theksoi një tjetër.

    Disa ditë më parë edhe çmimi i bukës pësoi rritje në shumicën e njësive të tregtisë. Në furrat e bukës një buke kushtonte 10 deri në 20 lekë më shumë. Shkak për këtë rritje mësohet se është bërë rritja e çmimit të miellit.



    Balkanweb

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e SERAFIM DILO
    Anëtarësuar
    06-01-2008
    Postime
    7,509

    Për: Qytetarët: Janë rritur çmimet, nuk përballojmë dot jetën, Qeveria të rrisi pagat

    Albo,PD ka probleme me te medha se sa ngritja e çmimeve ! Eshte si lufta qe bente PD kunder komunizmit me mos-hapjen e dosjeve apo gjyqet e kafeve. Edhe ne kete rast PD po ndihmon popullin qe te harroje rritjen e çmimeve.

Tema të Ngjashme

  1. Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 27-04-2016, 18:18
  2. Përgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 21-09-2015, 13:05
  3. Qeveria e Rilindjes rrit akcizën, bizneset rrisin çmimet
    Nga Albo në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 20-10-2014, 10:51
  4. Kosove: Qeveria miraton projektbuxhetin, rriten pagat
    Nga Kosovelli në forumin Bashkëpatriotët e mi në botë
    Përgjigje: 178
    Postimi i Fundit: 25-07-2012, 09:24
  5. Sa jane pagat ne Shqiperi?
    Nga johnny2000 në forumin Ekonomi & biznes
    Përgjigje: 33
    Postimi i Fundit: 23-06-2010, 14:51

Fjalët Kyçe për Temën

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •