Close
Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 23
  1. #1
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,347
    Postimet në Bllog
    17

    Lulzim Basha: Sali Berisha nuk do të jetë anëtar i grupit parlamentar të demokratëve në Kuvend

    Berisha ‘non grata’, Basha: E ka bërë të qartë se kjo është një çështje personale e tij. Nuk do të jetë anëtar i grupit të PD deri në zbardhjen e plotë të çështjes nga drejtësia

    Emri:  basha-lulzim3.jpg

Shikime: 12500

Madhësia:  42.3 KB

    Ish-kryeministri Sali Berisha nuk do të jetë në parlament. Vendimi i papritur u bë publik mbrëmjen e sotme nga kreu i PD Lulzim Basha.

    Basha tha se PD është partia më proamerikane dhe më proevropiane duke folur dhe për vendimin e DASH për ish-kryeministrin dhe ish-kreun e PD Sali Berisha si dhe kërkesën e ambasadores amerikane Yuri Kim. Ai theksoi se Berisha nuk do të jetë pjesë e grupit parlamentar të PD, deri në zbardhjen e plotë të vendimit të DASH, e ku të sqarohet e gjithë e vërteta.



    “Të dashur bashkëqytetarë,
    Të dashur demokratë,

    Kam patur fatin dhe përgjegjësinë e madhe që gjatë këtyre viteve të drejtoj Partinë Demokratike dhe të përballem me sfida, përgjegjësi, vendime të forta dhe kosto politike e personale.

    Gjatë këtij rrugëtimi ka patur momente të bukura dhe të vështira. Kam bërë gjithçka, që në çdo vendim të kem si udhërrëfyes të vetëm interesin e Shqipërisë, interesin e Partisë Demokratike, interesin e demokratëve dhe të qytetarëve shqiptar, respektin dhe mirënjohjen ndaj sakrificës së çdo demokrati.

    Jo gjithmonë ia kemi dalë që me vendimet tona të arrijmë atë që kemi dashur, atë që Shqipërisë i është dashur, atë që demokratëve i është dashur.

    Por kjo nuk na ka lëkundur asnjëherë në përpjekjen tonë për të realizuar misionin për të cilin ka lindur Partia Demokratike, për ta bërë Shqipërinë si gjithë Europa.

    Kjo nuk na ka lëkundur as në vendosmërinë tonë për të bërë më të mirën për qytetarët shqiptarë, për të ecur përpara të bashkuar, drejt atyre vlerave dhe parimeve që na bëjnë partinë më proamerikane dhe më proeuropiane në Shqipëri dhe në Rajon.

    Për fat të keq, kur të gjithë ne prisnim që gishti i përgjegjësisë të drejtohej drejt Edi Ramës; autorit, ekzekutorit dhe bashkëpunëtori i masakrës elektorale të 25 prillit;

    njeriut që në këto 8 vite, për shkak të korrupsionit masiv në çdo sektor dhe lidhjeve të pushtetit me krimin e organizuar, e ka lënë Shqipërinë në vendnumëro në zbatimin e reformave që i duhen vendit, si anëtar i NATO-s dhe aspirant për vend anëtar i Bashkimit Europian;

    të gjithëve bashkë na u desh të njiheshim me vendimin e Departamentit Amerikan të Shtetit për shpalljen non-grata të ish Presidentit, ish Kryeministrit dhe Liderit historik të Partisë Demokratike Sali Berisha.

    Ky, ishte një nga momentet më të vështira për mua, si kryetar i Partisë Demokratike, si demokrat, si njëri prej jush, por edhe si një bashkëpunëtor i afërt prej vitesh i z. Berisha.

    Kjo jo vetëm për faktin se çfarë përfaqëson për mua, si Lulzim Basha, apo për çdo demokrat, Sali Berisha, por edhe për faktin se unë jam dëshmitar si bashkëpunëtor i tij, ashtu si shumë prej jush, sa sa rëndësi dhe vlerë ka patur për Sali Berishën, mbrojtja e interesit publik dhe shërbimi me ndershmëri ndaj qytetarëve shqiptarë.

    Prandaj dhe që ditën e parë ku u njoha me vendimin e Departamentit Amerikan të Shtetit iu bashkova thirrjes për transparencë të plotë mbi çdo fakt e dokument që ka lidhje me këtë vendim.

    Sali Berisha është padyshim udhëheqësi shqiptar që ka dhënë kontributin më të çmuar për zhvillimin e vendit dhe forcimin e demokracisë, dhe çoi miqësinë dhe aleancën strategjike të Shqipërisë me SHBA në nivelet më të larta.

    Gjatë kohës që z. Berisha ishte Kryeministër, Shqipëria përmbushi të gjitha reformat e nevojshme për anëtarësimin në NATO, si dhe marrjen e statusit të vendit kandidat për në Bashkimin Europian, ku lufta ndaj korrupsionit dhe krimit të organizuar ishin kryekushte.
    Në të gjitha këto arritje partner kyç i Qeverisë Shqiptare ishin Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
    Prandaj dua ta përsëris se vendimi i Departamentit Amerikan të Shtetit nuk cënon arritjet madhore të Shqipërisë nën drejtimin e Sali Berishës, kontributin e tij madhor në demokratizimin e Shqipërisë dhe reformat që e afruan vendin me partnerët tanë Euro-Atlantikë, dhe aq më pak marrëdhënien e shkëlqyer të Partisë Demokratike me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

    Partia Demokratike mbështet kërkesën për transparencë të bërë nga Z. Berisha, i cili ka ndërmarrë një vendim në mbrojtje të dinjitetit të tij, duke e kërkuar këtë transparencë edhe në rrugë gjyqësore.

    Ndërsa ndjekja e rrugës ligjore për të kërkuar transparencë është e drejtë themelore e njeriut, në rastin konkret çështja është komplekse për shkak se përfshin Departamentin Amerikan të Shtetit.

    Nga ana ime prej dy muajsh e gjysëm kam bërë të gjitha përpjekjet më intensive për gjetjen e një zgjidhje në lidhje me këtë cështje.

    Partneriteti i Partisë Demokratike me Shtetet e Bashkuara të Amerikës është i pacënueshëm dhe do duhet të vijojë të mbetet i tillë, në interes të demokratëve, në interes të së ardhmes së Shqipërisë.

    Me përkrahjen e SHBA, PD ka siguruar arritjet më të rëndësishme të saj në qeverisjen e vendit, nga të cilat kanë përfituar qytetarët shqiptarë.

    Ne i konsiderojmë SHBA aleatin tonë strategjik më të rëndësishëm për Shqipërinë.

    Z. Berisha ka bërë të qartë se kjo është një çështje personale e tij dhe ku Partia Demokratike dhe Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike nuk duhet të përfshihen.

    Për të shmangur çdo keqkuptim dhe për të konkretizuar këtë qëndrim të vetë z. Berisha, kam vendosur që deri në përfundimin e shqyrtimit të kërkesës ligjore për transparencë dhe zbardhjes së plotë të kësaj çështje në rrugë gjyqësore, z. Berisha nuk do të jetë anëtar i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike.

    Kjo do të shmangte keqpërdorimin e çështjes nga kushdo, për të dëmtuar interesin e demokratëve dhe Partisë Demokratike, dhe do i hiqte alibinë cilitdo për të mbrojtur të keqen e vetme të Shqipërisë që është keqqeverisja dhe korrupsioni 8 vjeçar i Edi Ramës.

    Rrugëtimi i Sali Berishës në politikë nuk ndahet dot nga rrugëtimi i Partisë Demokratike dhe sukseseve të saj në qeverisjen e vendit dhe mbrojtjen e interesit publik.

    Këtë e kam të qartë unë, e ka të qartë çdo anëtar i Partisë Demokratike, e ka të qartë kushdo.

    Prandaj dhe ky vendim i sotëm nuk cënon aspak kontributin dhe arritjet e z. Berisha si lider historik i Partisë Demokratike dhe si President apo Kryeministër i Shqipërisë gjatë këtyre 30 viteve. Nuk cënon aspak atë që përfaqëson Sali Berisha për historinë e Partisë Demokratike.

    Ky vendim i sotëm, aspak i lehtë për mua, si në aspektin politik, por mbi të gjitha në atë njerëzor, por besoj edhe për çdo demokrat, ka si udhërrëfyes të tij, si kurdoherë, vetëm interesin e demokratëve, interesin e Partisë Demokratike, interesin e qytetarëve shqiptarë.

    Ju më keni besuar drejtimin e Partisë Demokratike për të marrë edhe vendime që lëkundin emocionet tona.

    Mirëpo, secili prej nesh, duke nisur nga unë i pari, ka detyrimin për të sakrifikuar nga vetja për interesin e Partisë Demokratike, për interesin e demokratëve, për interesin e qytetarëve shqiptarë.

    Vetëm në këtë mënyrë ne justifikojmë besimin e marrë ndër vite nga demokratët, dhe besimin që qytetarët shqiptarë kanë tek Partia Demokratike, si e vetmja alternativë qeverisëse që do të bëjë realitet ndryshimin real për shqiptarët dhe aspiratën e tyre për Shqipërinë si gjithë Europa”, tha Basha.

    Balkanweb

  2. #2
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,347
    Postimet në Bllog
    17

    Për: Lulzim Basha: Sali Berisha nuk do të jetë anëtar i grupit parlamentar të demokratëve në Kuvend

    Berisha: Basha u kërcënua, do bëj gjithçka për të rivendosur sovranitetin e PD-së

    Ish-kryeministri Sali Berisha deklaroi në Çim Peka LIVE se ai do të bëjë gjithçka për të rikthyer sovranitetin e PD-së.



    “Kam komunikuar me zotin Basha dhe i kam thënë këto që po u them ju. E dija që ishte nën presion, por nuk mendoja se ai duke mos respektuar asnjë rregull, të shpallte këtë vendim personal,” tha Berisha.

    I pyetur se çfarë do të bëjë tani e tutje, ai tha: “Berisha ka deklaruar se do bëj gjithçka për të rivendosur sovranitetin e PD-së”.

    “Basha i bëri gjëmën PD-së. Mua më kanë kërcënuar edhe me fëmijë, por unë do të qëndroj në mbrojtje të sovranitetit të këtij vendi dhe të PD-së".

    “Unë nesër do të shkoj në parlament, jam në parlament. Me veprimin e tij, kryetari i PD, shkelmoi parimet themelore. PD-në e kanë themeluar studentët dhe intelektualët dhe punonjësit shqiptarë në kulmin e izolimit, në kulmin e rrethimit".

    “Sot Lulzim Basha, nën presionin e lobimit korruptiv nga Edi Rama dhe George Soros, shpalli vendimin më të paligjshëm në historinë e pluralizmit.

    Berisha do bëjë gjithçka me çdo demokrat për të rivendosur sovranitetin e PD-së për të cilin sot Lulzim Basha do kishte dhënë 5 herë dorëheqjen para se ta shkelmonte,” tha Berisha.

    Syri

  3. #3
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,347
    Postimet në Bllog
    17

    Për: Lulzim Basha: Sali Berisha nuk do të jetë anëtar i grupit parlamentar të demokratëve në Kuvend

    Basha në mbledhjen e PD: Ky është vendimi i jetës time. Nuk mund ta fus në votim sepse…

    Vendimi i Lulzim Bashës për të përjashtuar nga grupi i PD Sali Berishën ka shkaktuar debate brenda kësaj force.

    Blendi Fevziu, nga studio e Opinion zbuloi se Basha ka marrë përgjegjësinë për këtë vendim duke thënë se ‘ky është vendimi i jetës time, e marr vetë këtë përgjegjësi, s’ka punë askush tjetër, e bëj sepse dua të mbroj Partinë Demokratike.

    Nuk mund ta fus në votim sepse nuk dua që PD të çahet’.

    Kundër vendimit për përjashtimin e Berishës ishin Flamur Noka, Tritan Shehu, Bujar Leskaj, Albana Vokshi, Luciano Boçi dhe Oerd Bylykbashi.

    Vetë Berisha ripërsëriti se ky vendim ishte ‘nul and void, inekzistent. Nuk ka asnjë kompetencë kryetari të marrë një vendim të tillë’.

    Syri

  4. #4
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,347
    Postimet në Bllog
    17

    Për: Lulzim Basha: Sali Berisha nuk do të jetë anëtar i grupit parlamentar të demokratëve në Kuvend

    Përfundon mbledhja, Noka: Përjashtimi i Berishës mohim i PD, ai është njeriu më proamerikan

    Ka përfunduar pas më shumë se 2 orësh mbledhja e grupit parlamentar të PD-së, ku është diskutuar për përjashtimin e Sali Berishës nga PD.

    Mes debateve të forta, shumica e deputetëve të zgjedhur nuk kanë dashur të flasin.

    I vetmi që foli për mediat ishte Flamur Noka, i cili deklaroi se vendimi është individual i Bashës.

    ‘Sali Berisha është njeriu më pro amerikan i 30 viteve të demokracisë. Ai themeloi PD, Berisha u ngrit kundër regjimit me ëndërrën amerikane në shpirtin e tij. Jetoi mbi 30 vite mbi këto parime.

    Busulla e PD dhe Berishës ka qenë 1 dhe 1, Amerika. Në lidhje me vendimin e Blinken, Berisha ka kërkuar që PD të mos përfshihet.

    Por përjashtimi i Berishës nga PD është mohimi i historisë. Është një vendim individual i Bashës’, tha gjatë fjalës për mediat Flamur Noka.

    Syri

  5. #5
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,347
    Postimet në Bllog
    17

    Për: Lulzim Basha: Sali Berisha nuk do të jetë anëtar i grupit parlamentar të demokratëve në Kuvend

    Sondazhi, votuesit e PD nuk e donin përjashtimin e Berishës

    Emri:  Berisha.jpg

Shikime: 195

Madhësia:  51.2 KB

    Shumica e votuesve të PD-së nuk e donin largimin e Sali Berishës nga grupi parlamentar, gjë që ndodhi këtë mbrëme me vendimin e Lulzim Bashës. Përkundrazi ata kërkonin që PD ta mbështeste Berishën në çështjen me SHBA-në.

    Sondazhi i ”Euronews Albania” dhe MRB tregoi se 71.2% e votuesve të PD nuk e mbështesnin përjashtimin e Berishës nga grupi parlamentar i demokratëve – 12.8% e mbështesnin, 12.4% ishin në mëdyshje, 3.6% dhanë përgjigje “nuk e di”.

    Të pyetur sesa dakord janë me thënien “PD duhet ta mbështesë Sali Berishën”, 58% e votuesve të PD-së u përgjigjën po, 28.4% jo dhe 10% ishin në mëdyshje “as po as jo”.

    Koha Jone

  6. #6
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,347
    Postimet në Bllog
    17

    Për: Lulzim Basha: Sali Berisha nuk do të jetë anëtar i grupit parlamentar të demokratëve në Kuvend

    Zëri i Amerikës: Yuri Kim e kërkoi, Basha përjashton Berishën

    Nga: Zëri i Amerikës

    Në Shqipëri, ish-kryeministri Sali Berisha nuk do të jetë pjesë e grupit parlamentar të Partisë Demokratike. Këtë e bëri të ditur sonte, kryetari demokrat Lulzim Basha, në një deklaratë publike, duke shjeguar se vendimi vjen pasi Departamenti amerikan i shtetit i ka ndaluar atij dhe familjes së tij hyrjen në territorin e SHteteve të Bashkuara.

    “Zoti Berisha ka bërë të qartë se kjo është një çështje personale e tij dhe ku Partia Demokratike dhe Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike nuk duhet të përfshihen. Për të shmangur çdo keqkuptim dhe për të konkretizuar këtë qëndrim të vetë z. Berisha, kam vendosur që deri në përfundimin e shqyrtimit të kërkesës ligjore për transparencë dhe zbardhjes së plotë të kësaj çështje në rrugë gjyqësore, zoti Berisha nuk do të jetë anëtar i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike”, deklaroi zoti Basha duke shtuar se “kjo do të shmangte keqpërdorimin e çështjes nga kushdo, për të dëmtuar interesin e demokratëve dhe Partisë Demokratike, dhe do i hiqte alibinë cilitdo për të mbrojtur të keqen e vetme të Shqipërisë që është keqqeverisja dhe korrupsioni 8 vjeçar i Edi Ramës”.

    Basha i kushtoi një pjesë të mirë të fjalës së tij vlerësimit të figurës së zotit Berisha. “Ky vendim i sotëm nuk cënon aspak kontributin dhe arritjet e zotit Berisha si lider historik i Partisë Demokratike dhe si President apo Kryeministër i Shqipërisë gjatë këtyre 30 viteve. Nuk cënon aspak atë që përfaqëson Sali Berisha për historinë e Partisë Demokratike”, u shpreh kryetari demokrat duke shtuar se “ky vendim i sotëm, aspak i lehtë për mua, si në aspektin politik, por mbi të gjitha në atë njerëzor, por besoj edhe për çdo demokrat, ka si udhërrëfyes të tij, si kurdoherë, vetëm interesin e demokratëve, interesin e Partisë Demokratike, interesin e qytetarëve shqiptarë”.

    Sipas zotit Basha, vendimi për të lënë jashtë grupit parlamentar demokrat zotin Berisha lishet pikërisht me këtë interes. “Ju më keni besuar drejtimin e Partisë Demokratike për të marrë edhe vendime që lëkundin emocionet tona. Mirëpo, secili prej nesh, duke nisur nga unë i pari, ka detyrimin për të sakrifikuar nga vetja për interesin e Partisë Demokratike, për interesin e demokratëve, për interesin e qytetarëve shqiptarë”, deklaroi zoti Basha.

    Disa javë më parë, ambasadorja amerikane Yuri Kim, kërkoi publikisht, pas një takimi me zotin Basha, distancimin e partisë Demokratike nga zoti Berisha, duke bërë të ditur se priste një reflektim për çështjen para nisjes së sesionit parlamentar. Nga ana e tij ish kryeministri Berisha reagoi ashpër, duke deklaruar se ai nuk do të heqë dorë nga mandati i tij dhe se PD duhet të kërkonte prova e fakte.

  7. #7
    Ushtar i larte Maska e Neteorm
    Anëtarësuar
    04-01-2011
    Vendndodhja
    127.0.0.1
    Postime
    2,327
    Postimet në Bllog
    7

    Për: Lulzim Basha: Sali Berisha nuk do të jetë anëtar i grupit parlamentar të demokratëve në Kuvend

    Nuk eshte problem Berisha por mentaliteti i tij patriakal deri ne feudalizem i nje shpellari qe nuk ka ndjesine e kohes ne te cilen jetojme te vjen per te vjelle.

    E ardhmja i perket rinise me nje mentalitet europian qe na bejne krenare ne sy te botes. Basha eshte nje sharlatan produkt i Berishes qe mbrapa kulisave po e ndihmon ti bjere nga kina. Nje kinezeri pseudodemokratike.

  8. #8
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,347
    Postimet në Bllog
    17

    Për: Lulzim Basha: Sali Berisha nuk do të jetë anëtar i grupit parlamentar të demokratëve në Kuvend

    “Kur Reeker më takoi në seli, kërkoi përjashtimin e Berishës dhe s’pranonte negociatë”/ Zbardhet fjala e Lulzim Bashës me dyer të mbyllura për përjashtimin e Berishës!

    Emri:  1111111basha.jpeg

Shikime: 185

Madhësia:  51.3 KB

    TIRANË

    Vendimi personal i kryedemokratit Basha për përjashtimin e Berishës nga Grupi Parlamentar i PD-së, ka shkaktuar debate të forta në mbledhjen e parë të grupit të PD, 12 orë para mbledhjes së parë të Parlamentit.

    Gazeta “Panorama.al” ka zbardhur debatin e plotë të mbledhjes përmes burimeve të besueshme në sallë. Në fillim ka qenë kryetari i PD-së, Basha, i cili ka sqaruar vendimmarrjen. Ai tha se dje ishte afati limit që i ishte vendosur nga SHBA për të marrë një vendim.

    Ndërkohë, gjatë fjalës së tij, kreu i PD-së mësohet se është shprehur se për çështjen Berisha ka edhe shumë detaje të tjera, me të cilat ai është njohur, por që nuk kishte ndërmend t’i bënte publike dhe referuar këtyre të dhënave, ai tha se ishte vendimi më i mirë për vetë Berishën dhe familjen e tij.

    Lulzim Basha: Vendimi ndaj Berishës ka qenë vendimi më i vështirë për mua. Ju e dini shumë mirë marrëdhënien time ndër vite me Berishën. Kemi bërë disa arritje bashkë. Vendimi është marrë vetëm në të mirë të Partisë Demokratike. Unë nuk doja që të përçaja Partinë Demokratike, ndaj mora një vendim personal. Në këto dy muaj e gjysmë unë kam shfrytëzuar çdo resurs që kam në SHBA, bashkë me doktor Berishën, por nuk e zgjidhëm dot problemin. Po ju them diçka që kam Gazment Bardhin dhe Jorida Tabakun dëshmitarë. Kur ka ardhur Philip Reeker që më ka takuar në seli, ka ardhur vetëm me kërkesën për të përjashtuar Berishën dhe nuk pranonte asnjë negociatë.

    Na është bërë i qartë vendimi i DASH për këtë. Ka më shumë detaje që nuk janë bërë publike për këtë çështje, por që nuk kam ndërmend t’i ndaj me askënd, por ky është vendimi më i duhur për Berishën dhe familjen e tij. Sot ishte afati i fundit, kur PD duhet të shprehej. Ky vendim ishte si në interesin e PD, edhe të Sali Berishës. Meqë ia premtova Sali Berishës, dua t’ju komunikoj se ky vendim nuk është i dakordësuar me të, pavarësisht përpjekjes sime për të arritur një dakordësi. Nëse nuk do ta merrja këtë vendim, nuk do të kishim asnjë interlokutor dhe nuk do të kishim ku kërkonim transparencë.

    Panorama

  9. #9
    Bordi Drejtues Maska e Ingenuous
    Anëtarësuar
    13-05-2002
    Vendndodhja
    Shqipëri
    Postime
    974

    Për: Lulzim Basha: Sali Berisha nuk do të jetë anëtar i grupit parlamentar të demokratëve në Kuvend

    Ik mer klloun i flliqur….
    Per nje gje ke te drejte, qe te mbrojti Berisha me shume se çduhet.
    Nuk mbaroi afati i Berishes, por afati yt nga ambasada o njeri i marre peng!
    Tani do ta shikosh se sa te vlen ne te vertete lekura!
    "Askush nuk eshte perfekt, une jam askushi"

  10. #10
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,347
    Postimet në Bllog
    17

    Për: Lulzim Basha: Sali Berisha nuk do të jetë anëtar i grupit parlamentar të demokratëve në Kuvend

    Pas akuzave te departamentit te shtetit amerikan duke e shpallur person non-grata me motivacionin e korrupsionit, Sali Berisha duhet te ishte shkeputur perkohesisht nga politika dhe Kuvendi, dhe te mbronte te drejten e tij ne gjykata apo ne media, si qytetar i thjeshte i atij vendi. Kjo kokefortesi e gabim i tij, e vendosi PD dhe Bashen ne nje pozite te veshtire me amerikanet. Pare me kete sy, ky eshte nje problem qe Berisha e krijoi vete me qendrimin e tij.

    Lulzim Basha beri disa gabime me kete vendim qe mori. Gabimi i madh i pare eshte qe ai mori nje "vendim personal" dhe jo nje vendim partiak. Dhe jep si arsye per kete vendim personal te tij, presionin e amerikaneve dhe mosdashjen e percarjes se PD. Ne fakt, zgjidhja me e mire e problemit, ishte qe Basha t'ia linte kete vendim keshillit te partise se tij, apo grupit parlamentar te tij ne Kuvend. Votoni, doni ta kini Sali Berishen pjese te grupit apo jo? Dhe ne kete menyre ai i lante duart e tij nga faji. E verteta eshte qe me kete vendim qe mori, Lulzim Basha i dha fund karrieres se tij politike ne Shqiperi. Na provoi te gjitheve qe ai nuk eshte nje udheheqes politik me kellqe, por nje kostum bosh e papagall qe eshte gati te recitoje cdo gje qe amerikanet apo gjermanet i kerkojne te recitojne. Na deshmoi edhe ate qe ne e dinimin, qe ai nuk e njeh sa duhet mentalitetin e popullit shqiptar, elektoratit te tij. Basha kish nje vendim per te marre, t'iu bente qejfin amerikaneve apo te respektonte ate qe demokratet duan ne Shqiperi. Ai zgjodhi amerikanet dhe rezultati eshte ai qe Basha ne mendjen e tij po mundohej te evitonte: percarjen e PD. Lulzim Basha deshtoi testin e lidershipit. Liderat e vertete duken ne vendimet qe marrin kur vihen me shpatullat pas murit. Mes principit dhe oportunizmit, Basha zgjodhi oportunizmin e momentit.

    Sic e kam thene edhe me pare, sulmet e departamentit te shtetit amerikan e administrates Biden kunder Berishes, e kane origjinen e vete tek George Sorros dhe grupit te tij te interesit, dhe planeve te tyre per Ballkanin. Biden eshte nje president kukull ne Amerike i kapur nga interesat e nje grushti njerezish qe duan te sundojne boten duke shkaterruar Ameriken ne syte e botes. Dhe ajo qe bota pa e u cudit ne Afganistan, eshte pjese e ketij skenari. Ashtu si keto grupe kane skenaret dhe planet e tyre per Ballkanin. Njerezit e Sorros ne Tirane jane Edi Rama dhe Erion Veliaj, qe jane atje ku jane sot fale sponsorizimit te grupit te tij. Dhe si qene zagare te bindur bejne detyrat qe u caktohen, ne dem te interesave te shqiptareve ne Ballkan e me gjere. Lulzim Basha nuk i perkiste ketij grupi, por me kete vendim qe mori, duke mos patur kontekstin e duhur te asaj qe po ngjet ne SHBA, ai pa vetedije u be pjese e ketij grupi e ketyre planeve sot. Berisha eshte ne shenjestren e tyre, pasi zeri i Berishes ka peshe ne mbare boten shqiptare e me gjere. Dhe Berisha e ka provuar ne tre dekada, se kur vjen fjala tek interesat kombetare te shqiptareve, ai nuk njeh asnje kompromis. Berisha nuk do ta mbaje gojen e mbyllur e te mos flase te verteten per popullin e tij kur interesat e shqiptareve kanosen nga keto grupe.

    Nese amerikanet do te kishin prova per korrupsionin e Berishes, ato prova ju do ti kishit lexuar me kohe ne faqet e gazetave shqiptare apo ne ekranet e televizioneve. Fakti qe nuk jeni njohur me to, tregon se akuzat e korrupsionit ndaj Berishes jane te stisura dhe qellimi i vetem i amerikaneve eshte diskretitimi i Berishes ne syte e faktorit shqiptar ne Ballkan. Ky ishte parakusht per te arritur dy qellimet e tyre: 1) te krijoje distancen e faktorit politik shqiptar ne Ballkan me Berishen dhe ti beje me te prirur per te degjuar e vene ne pune direktivat amerikane 2) ti hapi driten jeshile skenareve te tyre per ndryshimet ne harten e Ballkanit. Amerika nuk kish vetem 20 vjet ne Afganistan, ka me shume se 20 vjet ne Kosove. Ajo qe amerikanet nuk kuptojne pasi nuk e njohin sic duhet mentalitetin shqiptar, eshte se shqiptaret sa pro-amerikane jane ne prirjet e tyre, aq te prere jane kur miku nuk respekton traditat e te zotit te shtepise. Jo vetem qe ata nuk do te mundin te izololojne Berishen, por me kete qe bene ata ia rriten vlerat Berishes akoma me shume ne syte e shqiptareve ne Ballkan e ne mbare boten. Dhe ata shqiptare qe nuk do ta kuptojne kete gje per momentin, do te binden kur te perballen me ngjarjet qe do te rrjedhin me pas.

    Per here te dyte ne 30 vjetet e fundit, opinioni i shqiptareve karshi Amerikes dhe interesave amerikane eshte lekundur. Rasti i pare ishte viti i mbrapshte 1997 dhe inskenimi i firmave piramidale mes shqiptareve. Le te shpresojme, qe populli amerikan dhe patriotet amerikane nuk do te lejojne qe nje president kukull si Biden dhe shputa e kostumeve te shitur te tij, nuk do te lejojne qe te shkaterrojne Ameriken qe ne duam dhe njohim, fanarin e lirise dhe te drejtes ne bote.

    Albo
    Ndryshuar për herë të fundit nga Albo : 10-09-2021 më 08:23

  11. #11
    Ushtar i larte Maska e Neteorm
    Anëtarësuar
    04-01-2011
    Vendndodhja
    127.0.0.1
    Postime
    2,327
    Postimet në Bllog
    7

    Për: Lulzim Basha: Sali Berisha nuk do të jetë anëtar i grupit parlamentar të demokratëve në Kuvend

    Ka gjithmone nje menyre te drejte per te marr (edhe) vendime te gabuara.

    Une nuk di te them nese eshte i drejte vendimi i Bashes per te perjashtuar Berishen, apo vendimi i Berishes per te denoncuar Bashen.

    Keto mund te jene vendime te drejta, te marra per arsyet e gabuara.

    Une mendoj qe Berisha duhej perjashtuar me kohe nga PD-ja. Per njerezit qe urdheroi te vriten ne bulevard, per Gerdecin, per ujrat qe i fali Greqise, per korrupsionin me rrugen e kombit, per ndryshimet Kushtetuese te 2008, dhe per shume e shume arsye te tjera legjitime.

    Mirepo, ai nuk u perjashtua per keto. Basha thote se e perjashtoi per te mos u prishur me amerikanet.

    Pra, nese amerikanet nuk do kishin folur, te gjitha krimet, fajet apo pergjegjesite e Berishes do te ishin amnistuar?!

    Pastaj, nese prishja e marredhenieve me amerikanet do demtonte PD-ne, dhe jo vete Bashen, perse ai nuk ua la organeve te partise qe ta mbronin partine?! Mos ndoshta ai e do partine me shume sec e duan anetaret dhe themeluesit e saj?!

    Nga ana tjeter Berisha sot denoncoi Bashen, se ka marreveshje me Ramen. Kur eshte bere kjo marreveshje? Mbreme ne darke, apo ne 2017? Dhe nese kjo eshte bere atehere, perse priti Berisha 4 vjet per ta denoncuar kete marreveshje?

    Nese Berisha e paska ditur qe Basha punon kunder PD-se perse e mbeshteti deri dje? Nese Berisha do t'i riktheje dinjitetin PD-se, perse nuk ia riktheu ate para zgjedhjeve, duke mos i lene te humbisnin?!

    Pra, megjithese e ka ditur, Berisha e ka lene PD-ne te humbase, per sa kohe ajo funksiononte si mburoje per te dhe familjen e tij.

    Ne kete pike, eshte e qarte qe secili ka vepruar per te mbrojtur interesin e ngushte personal, sepse as njerit dhe as tjetrit nuk i behet vone per partine, e jo me per Shqiperine.

    Endri Shabani

  12. #12
    Ushtar i larte Maska e Neteorm
    Anëtarësuar
    04-01-2011
    Vendndodhja
    127.0.0.1
    Postime
    2,327
    Postimet në Bllog
    7

    VIDEOLAJM/ Simpatizantët e Berishës te selia e PD, 'ndjekin' nga pas Bashën, shpërthejnë në kor kund



    Vendimi i Bashës për të përjashtuar Sali Berishën nga Grupi Parlamentar i PD-së ka nxitur jo pak zemërimin e simpatizantëve të ish-kryeministrin.



    Në selinë e PD-së u mblodhën sot një numër simpatiznatësh të Berishës, të cilët 'ndoqën' nga pas Bashës pasi doli nga ndërtesa për të shkuar në Kuvend, duke shpërthyer në kore kundër tij.

    "'Po pse mo Lul pse", 'mos e bëfsh pikën e hajrit', 'turp', o i degjeneruar'", i drejtohen ata Bashës.

  13. #13
    not exist Maska e skender76
    Anëtarësuar
    10-06-2003
    Vendndodhja
    Sa me larg Shqiperise...
    Postime
    4,784

    Për: Lulzim Basha: Sali Berisha nuk do të jetë anëtar i grupit parlamentar të demokratëve në Kuvend

    Serafim pse s’prononcohesh?
    Apo edhe ti mendon se esht teatri i radhes…
    Sidoqoft tanime jane ne majat e aktrimit…

    3 here ne dite shprehin dashurine e pakufi per SHBA, lart e poshte, posht e lart…te gjithe pa perjashtim.

    ……

    Sidoqofte kjo Kimi u esht ven pas, me traste bile…
    paqen, e sjell vetem drejtsia

  14. #14
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,347
    Postimet në Bllog
    17

    Për: Lulzim Basha: Sali Berisha nuk do të jetë anëtar i grupit parlamentar të demokratëve në Kuvend

    “Basha ka marrë një vendim që s’donte ta merrte”, Fitim Zekthi: Berisha i lënduar dhe i zemëruar, e pamundur që ai ta fitojë këtë betejë me kohën politike

    Emri:  zekthi-1.jpg

Shikime: 139

Madhësia:  29.1 KB

    Anëtari i Kryesisë në Partinë Demokratike Fitim Zekthi, e ka konsideruar një pasojë të vendimit të SHBA situatën që është krijuar me ish-kryeministrin Berisha.

    I ftuar në rubrikën ‘Opinion’ në News 24, Zekthi u shpreh se Basha ka marrë një vendim që nuk donte ta merrte. Lidhur me atë që Berisha zhvilloi ditën e djeshme, Zekthi e tha se nuk i shërben PD-së dhe që të gjithë këtë e bën pasi është i zemëruar dhe i inatosur.

    Ai sërish ka përsëritur edhe njëherë se e konsideron të padrejtë vendimin e marrë nga SHBA ndaj ish-kryeministrit.

    “Berisha është historia dhe ndërgjegja personale dhe ideologjike e PD dhe kjo gjë do mbetet e palëkundur. Nëse nuk do kishte ndodhur vendimi i Blinken nuk do të ishim në këtë situatë. Blinken ka prodhuar këtë situatë. Basha ka marrë një vendim që nuk donte ta merrte. Shqipëria nuk mund të jetë më e mirë se cfarë është pa përkrahjen e e SHBA-ve. Është kusht që ne të rreshtohemi me të. Ajo që ndodhi dje me Berishën nuk i shërben as PD-së as kthimit të sovranitetit. Berisha ka ndryshuar të gjithë diskursin ndaj PD pas vendimit të Bashës. Kjo gjë bëhet për shkak të zemërimit dhe inatit të Berishës. Jam i terrorizuar nga kjo lloj pozite. Ne do të donim që Berisha të mos lejonte që egot personale të dominonin vendimarrjen politike. Berishës i kanë rënë në qafë. Ka 9 vite në opozitë PD dhe vendimi i SHBA nuk ka kuptim. Është i lënduar pas i është goditur personaliteti. Do të doja që politika të hynte në një resht tjetër pa inat e zemërime”- tha ai.

    I pyetur nëse Berisha mund ta fitojë këtë betejë që ka nisur, Zekthi tha se ai nuk ka një betejë me Bashën po beteja e tij është me kohën politke.

    “Berisha është një nga politikanët e rrallë në botë që pas lënies së posteve politike ka pasur një jetë politike shumë intensive. Prania e madhe publike e Berishës ka bërë hije tek Basha. Ne jemi në një pikë që nuk do të duhet të kapemi me thonj pas gjërave të së shkuarës. Unë nuk e besoj kurrë që Basha bashkëpunon me Ramën. Berisha nuk ka një betejë me Bashën. Ai ka një betejë me kohën. Është e pamundur që Berisha ta fitojë këtë betejë me kohën politike”- tha Zekthi.

    Balkanweb

  15. #15
    i/e regjistruar Maska e SERAFIM DILO
    Anëtarësuar
    06-01-2008
    Postime
    7,509

    Për: Lulzim Basha: Sali Berisha nuk do të jetë anëtar i grupit parlamentar të demokratëve në Kuvend

    Citim Postuar më parë nga skender76 Lexo Postimin
    Serafim pse s’prononcohesh?
    Apo edhe ti mendon se esht teatri i radhes…
    Sidoqoft tanime jane ne majat e aktrimit…

    3 here ne dite shprehin dashurine e pakufi per SHBA, lart e poshte, posht e lart…te gjithe pa perjashtim.

    ……

    Sidoqofte kjo Kimi u esht ven pas, me traste bile…
    Skender,ketu kemi kaluar nga teatri tek estrada e gallates.
    Kimi (si edhe Lu-ja) po mundohet te pakten mos jene gjithmone pjese e ketij teatri qe per te mbijetuar ka nevoje vetem per kriza.

  16. #16
    Bordi Drejtues Maska e Ingenuous
    Anëtarësuar
    13-05-2002
    Vendndodhja
    Shqipëri
    Postime
    974

    Për: Lulzim Basha: Sali Berisha nuk do të jetë anëtar i grupit parlamentar të demokratëve në Kuvend

    Mbani fort Ameriken..se ne po ikim...mbase ja u jep pushtetin ne tavoline Rama me Kimeten..dhe sdo keni nevoje per votat tona.
    "Askush nuk eshte perfekt, une jam askushi"

  17. #17
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-06-2004
    Postime
    5,924

    Për: Lulzim Basha: Sali Berisha nuk do të jetë anëtar i grupit parlamentar të demokratëve në Kuvend

    Lulzim Basha, pas dy humbjesh radhazi të zgjedhjeve të përgjithshme dhe pas një presioni të vazhdueshëm amerikan për të hequr nga Partia Demokratike ish-kreun e saj, Sali Berisha, e la paraardhësin e tij jashtë formacionit demokrat në Kuvend – Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike.

    Përgjigja e Berishës ishte e menjëhershme dhe e ashpër: Lëvizje statutore për ta kthyer PD-në sovrane.
    Sali Berisha mbërrin në Parlament, 10 shtator 2021

    Ndërsa, mbi përfshirjen në Grupin Parlamentar të djathtë, Berisha, nëpërmjet një emisioni televiziv, deklaroi të premten e 10 shtatorit se do të marrë pjesë në mbledhje grupi, kur të ketë dëshirë.

    Mirëpo, një gjë e tillë, është e pamundur, jo vetëm prej statutit demokrat, por edhe prej rregullores parlamentare.

    Ashtu si e thekson edhe publicisti Mero Baze në një shkrim të tijin në të përditshmen “Tema”, problemi parësor i Berishës, nuk është midis tij dhe Bashës sa është midis tij dhe Grupit Parlamentar.

    Në bazë të rregullores së Kuvendit, kreu III neni 15²¹ për formimin e Grupeve Parlamentare, deputetët kanë të drejtë të jenë pjesë e tyre. Grupi gjithsesi, nuk mund të përbëhet nga më pak se shtatë anëtarë. Ndërsa, lëvizjet midis grupeve, janë të lejuara.

    Kështu, pikë së pari, Berisha duhet të gëzojë mbështetjen e një grupimi deputetësh. Nëse ai këta i gjen mes atyre të PD-së, atëherë ai vetvetiu mund të formojë një grup të tijin parlamentar.
    Lulzim Basha mbërrin në Parlament me një pjesë të Grupit Parlamentar, 10 shtator 2021

    Për sa kohë Alfred Rushaj, kryetari i grupit të demokratëve në Parlament, nuk e ka futur Berishën në listën e të djathtëve, atëherë ai ka shprehur vullnetin e partisë që përfaqëson. Përtej faktit nëse vendimi është vetëm i Bashës ose jo, fakti se të tjerët janë konform dhe janë brenda grupit, është i pamohueshëm.

    Nga vetë burimet e Albanian Post brenda selisë blu, thuhet se një përçarje të tillë të grupit, nuk ka. Ndaj, “beteja” e Berishës, duhet zhvilluar në një rrafsh tjetër.
    Në rrafshin staturor, të cilin ai e pretendon!

    Në bazë statuti, dy opsione janë në lojë për Berishën.

    Vendimin e Bashës, Berisha e ka përkufizuar si nul publikisht. Por, juridikisht, ai duhet t’i drejtohet strukturave demokrate. Saktësisht, në statut, nenit 54.

    Në pikën II të tij, flitet për ankesat e anëtarëve kundër masave disiplinore të marra nga organet e partisë.
    Neni 54 i Statutit të Partisë Demokratike

    Duke qenë se sipas Berishës, por edhe e pranuar vetë nga Basha, vendimi është personal i kryetarit, mjafton që lideri historik demokrat, ta ankimojë çështjen në Komisionin e Apelimit brenda PD-së.

    Ky komision, drejtohet nga Flutura Açka në PD. Në rast ankimimi, ajo në drejtim të komisionit, do të ishte përgjegjëse për të vlerësuar ligjshmërinë e vendimit të Bashës.

    Rruga tjetër, mund të ishte ajo e një mocioni mosbesimi ndaj Bashës, në mbledhje të Kuvendit Kombëtar.

    Këshilli i PD-së, pas zgjedhjeve të 17 korrikut, përbëhet nga 487 anëtarë. Berisha, gjysmën prej tyre, duhet t’i ketë krah vetes për ta rrëzuar Bashën.

    Gjithsesi, kjo është një rrugë më e vështirë, sepse për të mbledhur Kuvendin, ka vetëm tre rrugë: E thërret kryetari, kryesia e partisë ose 25% e anëtarëve në Kuvend.

    Kjo e dyta, për Berishën, mbetet një rrugë më e vështirë.
    Jo rrëzim, por kritikë

    Në vijim të argumentit të tij, Baze flet edhe për një “gënjeshtër që Berisha po kryen ndaj mbështetësve me ‘lëvizjen’ e tij”.

    Sipas Bazes, asnjë nga grupi i PD-së, nuk bëri përpjekje për ta rrezuar vendimin e Bashës. E vetmja gjë që u bë, ishte kritikimi i procedurës.

    “Ata deputetë që për Lindita Nikollën grisën kolektivisht dhe me mllef të gjithë fletët e votimit, për përjashtimin e Berishës nuk grisën dot as faqet”, shkruan Baze.

    Ndërsa vetë Berisha, edhe pse përmend lëvizje statutore, mocion mosbesimi për Bashën nuk përmend. Ndaj, për Bazen, fakti që Berisha këtë gjë refuzon ta artikulojë, lidhet me frikën që atij mund t’i kthehet kjo lëvizje në efekt bumerang.

    Kthim ose jo, një lëvizje – edhe nëse jo për mocion – Berisha e ka paralajmëruar. Por konkretisht, duhet parë nëse ai do të mundet – dhe do të dojë – ta bëjë.

    /Albanianpost.com

  18. #18
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-06-2004
    Postime
    5,924

    Për: Lulzim Basha: Sali Berisha nuk do të jetë anëtar i grupit parlamentar të demokratëve në Kuvend

    Ish-kryeministri Sali Berisha ka nisur të presë në zyrën e tij militantë demokratë, vetëm një ditë pasi organizoi takimin e parë në terren me mbështetësit në Tiranë.

    Në një postim në Facebook, ish-lideri historik ka dhënë një mesazh, teksa ka shpërndarë foton me militantë në zyrën e tij.

    “Foto me militante demokrat! Nderim militanteve te Partise Demokratike!”, shkruan Berisha krahas fotove.

    Ish-Kryeministri Berisha ka nisur nje tur takimesh me demokratet perreth Shqiperise. Takimi i pare u mbajt ne Tirane pasditen e djeshme, ku salla e takimit u mbush plot me mbeshtetes si dhe numk munguan figura te njohura demokrate.

    Berisha synon te mbaje nje referendum per zgjedhjen e nje kryetari te ri per PD-ne, pasi sipas tij Lulzim Basha ka shkelur statutin me vednimin per te perjashtuar Berishen nga grupi i PD. Ish-lideri historik nuk e ka perjashtuar mundesine qe dhe ai vete te rikthehet perseri ne krye te Selise Blu.

    faxweb.al

  19. #19
    Bordi Drejtues Maska e Ingenuous
    Anëtarësuar
    13-05-2002
    Vendndodhja
    Shqipëri
    Postime
    974

    Për: Lulzim Basha: Sali Berisha nuk do të jetë anëtar i grupit parlamentar të demokratëve në Kuvend

    Sa te fyer ndihemi kur degjojme ish Kryetarin qe kete vendim e mori per interesin me te mire te demokrateve….
    E para, kur i pyete demokratet ????
    E dyta, me çfare fytyre do i dalesh para atyre qe te kane votuar per hater te dikujt tjeter dhe jo per meritat e tua ??

    Per nje gje te jesh i sigurte: Dhe per demokratet nuk do kete kthim pas!!!!
    "Askush nuk eshte perfekt, une jam askushi"

  20. #20
    i/e regjistruar Maska e SERAFIM DILO
    Anëtarësuar
    06-01-2008
    Postime
    7,509

    Për: Lulzim Basha: Sali Berisha nuk do të jetë anëtar i grupit parlamentar të demokratëve në Kuvend

    Mos u qani nga Luli sepse keni 8 vjet qe po e mbroni me mish e me shpirt ! E keni mbrojtur jo vetem ne humjet e tije por e keni mbrojtur ne te gjitha pazaret qe ka bere me Edi Ramen (kjo mbrojtje e tejskajshme vlen edhe per Saliun qe eshte edhe arsyeja kryesore)Keshtu qe e keni mbrojtur deri tani,mbrojeni edhe tek ky pazari teatral me Berishen .

Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Lulzim Basha, kryetari i ri i PD
    Nga Archon në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 99
    Postimi i Fundit: 11-09-2013, 14:10
  2. Berisha: Deputeti Ngjela, jashtë grupit parlamentar të PD
    Nga mergimi98 në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 128
    Postimi i Fundit: 24-01-2011, 11:08
  3. Gramoz Ruçi zgjidhet kryetar i grupit parlamentar socialist
    Nga REALIST në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 37
    Postimi i Fundit: 21-03-2010, 08:00
  4. Kaos ne mbledhjen e grupit parlamentar te PS, bile edhe kercenime me arme
    Nga REALIST në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 25-02-2010, 20:21
  5. Përgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 27-11-2009, 14:32

Fjalët Kyçe për Temën

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •