Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 3
  1. #1
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,426
    Postimet në Bllog
    17

    Tragjedi në Tetovë: Spitali merr flakë, humbin jetën 14 pacientë

    FOTO/ Zjarri shkrumboi gjithçka, çfarë ka mbetur nga spitali Covid në Tetovë ku humbën jetën 14 pacientë. Një trup i djegur, ende i paidentifikuar

    Emri:  SPITALIII-1024x672-1.jpg

Shikime: 96

Madhësia:  46.1 KB

    Pamjet që shihni vijnë nga spitali modular në Tetovë, që ishte në shërbim të pacienteve me COVID, i cili mbrëmjen e djeshme u përfshi nga flakët.

    Siç shihet, nga ky spital nuk ka mbetur asgjë, pasi zjarri ka përpirë gjithçka. Ndërkohë, deri më tani janë konfirmuar zyrtarisht 14 pacientë, që ishin të shtruar në atë spital. Ndërkohë, fatmirësisht, flakëve i shpëtuan 12 pacientë të tjerë.

    Po ashtu, mediat maqedonase raportojnë se aktualisht një trup i pajetë ende nuk është identifikuar.

    Balkanweb

  2. #2
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,426
    Postimet në Bllog
    17

    Për: Tragjedi në Tetovë: Spitali merr flakë, humbin jetën 14 pacientë

    Tragjedia në Tetovë, News24 në spitalin e përfshirë nga flakët, gazetarja: Viktimat ende nuk janë identifikuar, pritet t’i bëhen analizat e ADN

    Emri:  pamje-nga-spitali-tetoves.jpg

Shikime: 50

Madhësia:  38.6 KB

    Grupi i xhirimit të “News 24” është zhvendosur këtë të enjte për në Tetovë, aty, ku mbrëmjen e kaluar u përfshi nga flakët spitali COVID i qytetit, ku të vdekur mbetën 14 persona dhe fatmirësisht, mundën të shpëtoheshin 12 të tjerë.

    Në një lidhje live për “News 24”, gazetarja Lorena Kodra, tha se godina e spitalit është e shkrumbuar totalisht, ndërsa përreth saj është vendosur perimetri i sigurisë nëpërmjet shiritave. Gazetarja tregoi se 14 viktimat ende nuk janë identifikuar, e pritet që t’i nënshtrohen analizave të ADN për të përshpejtuar këtë proces.

    Gjithashtu sipas gazetares, në spital, veç të sëmurëve ka pasur dhe familjarë që i shoqëronin. Nga të dhënat e deritanishme, mes viktimave nuk ka asnjë mjek. Personat që arritën të shpëtoheshin, janë dërguar për në Spitalin e Shkupit për trajtim të mëtejshëm, kurse thuhet se gjendja e tyre është jashtë rrezikut për jetën. Burime për gazetaren Kodra bënë të ditur se në mesin e viktimave më i riu është një 25-vjeçar, megjithatë, kjo e dhënë nuk është konfirmuar ende zyrtarisht nga autoritetet.

    “Jemi zhvendosur në Maqedoninë e Veriut në Tetovë ku mbetën të vdekur 14 pacientë. Tetova ka shpallur tre ditë zie dhe komuna do të japë ndihmë për familjet e prekura. Ndërhyrja e zjarrfikësve ka qenë e menjëhershme, por ajo çka kanë thënë punonjësit, për 5 minuta gjithçka ka qenë në flakë. Punonjësit kanë bërë të pamundurën për izolimin e flakëve, por nxjerrja e trupave ka qenë e vështirë.

    12 persona janë nxjerrë të gjallë dhe janë dërguar në Spitalin e Shkupit për trajtim të mëtejshëm. Sipas njoftimit të prokurorisë disa nga viktimat duhet të kenë nevojë për analizat e ADN për identifikimin e tyre. Nuk ka personel mjekësor në mesin e tyre. Aty po merrnin trajtim 20 persona, por mes tyre ka pasur dhe familjarë që shoqëronin të sëmurët. Po punohet për të identifikuar trupat e djegur. Në ambientet e jashtme ka qenë dhe kryeministri maqedonas, Zoran Zaev. Po kryhet punë intensive nga autoritetet për të identifikuar viktimat.

    Zjarri është shkaktuar nga rrjedhja e gazit apo shpërthimi i oksigjenit. Burime bëjnë me dije se në mesin e viktimave ka qenë dhe një 25-vjeçar, por kjo mbetet ende për t’u konfirmuar”, tha gazetarja.

    (BalkanWeb)

  3. #3
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,426
    Postimet në Bllog
    17

    Për: Tragjedi në Tetovë: Spitali merr flakë, humbin jetën 14 pacientë

    FOTO/ Zjarri në spitalin në Tetovë, kjo është viktima më e re që humbi jetën mes flakëve. Kujdesej për nënën me covid

    Emri:  vazja.jpeg

Shikime: 45

Madhësia:  33.4 KB

    Zbulohet fotoja e viktimës më të re që humbi jetën nga zjarri mbrëmë në spitalin e covid në Tetovë. Teksa deri më tani janë konfirmuar zyrtarisht 14 viktima, ende nuk bëhet i ditur identiteti i tyre.

    Ndërkohë, Inaonline ka publikuar edhe një foto të viktimës më të re, një vajzë që thuhet se ka qenë në një prej dhomave të spitalit modular, duke u kujdesur për nënën e saj. Por duke qenë se ajo e ka pasur të pamundur që të nxirrte jashtë nënën, duket se ka ngecur edhe vetë mes flakëve.

    Kujtojmë se në spital ishin të shtruar 26 pacientë, ndërkohë që vetëm 12 shpëtuan të gjallë. Për shkak të dëmtimeve të rënda, disa viktima do t’u nënshtrohen analizave të ADN-së.

    Balkanweb

Tema të Ngjashme

  1. Shkodër: Humbin jetën 4 të rinj në një aksident automobilistik
    Nga iliria e para në forumin Aktualitete shoqërore
    Përgjigje: 28
    Postimi i Fundit: 04-11-2013, 18:03
  2. Përmbytjet në Xhenova, 3 shqiptarë humbin jetën
    Nga shigjeta në forumin Aktualitete shoqërore
    Përgjigje: 6
    Postimi i Fundit: 07-11-2011, 18:25
  3. Pakistan: 3 vajza adoleshente humbin jeten se u dashuruan
    Nga Boriana në forumin Toleranca fetare
    Përgjigje: 131
    Postimi i Fundit: 26-09-2008, 17:18
  4. Tre fëmijë shqiptarë humbin jetën në dy tragjedi në Itali
    Nga RaPSouL në forumin Aktualitete shoqërore
    Përgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 25-08-2008, 20:51
  5. 200 fëmije humbin jetën në duart e terroristëve ne Rusi
    Nga StormAngel në forumin Problemet ndërkombëtare
    Përgjigje: 95
    Postimi i Fundit: 27-09-2004, 16:15

Fjalët Kyçe për Temën

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •