Fillimi i Vitit Kishtar
Ndonėse 1 shtatori ėshtė konsideruar si fillimi i Vitit Kishtar, prapėseprapė, sipas kalendarit tė Kishės Orthodhokse, qendra reale liturgjike e ciklit vjetor tė adhurimit, ėshtė festa e Ngjalljes sė Krishtit. Tė gjithė elementėt e devotshmėrisė orthodhokse drejtohen e burojnė prej Pashkės, kremtimit tė Pashkės sė Re tė Krishterė. Madje edhe festat e palėvizshme tė Kishės, si Krishtlinda e Uji i Bekuar, tė cilat kremtohen sipas njė date fikse nė kalendar, e marrin formėn e tyre liturgjike dhe frymėzimin prej festės sė Pashkės. Cilki i adhurimit Paskal fillon me periudhėn e Kreshmės sė Madhe, paraprirė nga tė Dielat para kreshmės. Rregulli i adhurimit tė Kreshmės sė Madhe e pėrmbush vetveten nė Javėn e Madhe dhe nė Ditėn e Madhe tė Ngjalljes sė Krishtit. Mbas Pashkės janė pesėdhjetė ditėt e kremtimit paskal, deri nė festėn e Rushajeve (Pentekostisė). Ēdo javė e vitit ėshtė konsideruar nė Kishė si njė e Dielė pas Rushajeve. Javėt numėrohen nė kėtė mėnyrė (E Diela e Parė, e Dytė etj.), pėrderisa tė fillojė periudha para kreshmės, gjatė sė cilės javėt marrin emrin e pėrmbajtjes kryesore tė adhurimit, duke pasur parasysh kthimin vjetor tė Pashkės.
Pėr ciklin e adhurimit Paskal ka dy libra tė veēantė liturgjikė, Triodi dhe Pesėdhjetorja. Quhet Triod, sepse ka tre ode, tė cilat kėndohen shpesh gjatė shėrbesave tė kėsaj periudhe. Tė dielat dhe javėt qė pasojnė Rushajet, kanė gjithashtu njė libėr tė veēantė, qė quhet Oktoeku, qė literalisht do tė thotė tetė tingujt (tonet). Oktoeku pėrmban shėrbesat pėr ēdo ditė tė javės. E Diela, gjithmonė i ėshtė kushtuar Ngjalljes sė Krishtit. Tė Mėrkurat dhe tė Premtet pėrkujtojnė vuajtjet dhe Kryqėzimin e Krishtit. Tema e sė Hėnės ėshtė pėr engjėjt, fuqitė pa trup. E Marta i ėshtė kushtuar Joan Pagėzorit, e Enjtja apostujve dhe Shėn Nikollės dhe e Shtuna Hyjlindėses dhe pėrkujtimit tė tė vdekurve. Ēdo ditė e javės, fillon me vigjiljen (Mbrėmėsoren e Madhe tė sė Shtunės) e Ditės sė Zotit dhe shėrbesat kėndohen nė tė njėjtin tingull (ton) ose melodi muzikore. Janė tetė seri shėrbesash, nė tetė tinguj tė ndryshme (nga ku vjen edhe emri Oktoeku) dhe kėndohen me radhė gjatė tėrė vitit. Kėshtu, nė tė Dielėn e 2-tė pas Rushajeve duhet tė jetė Tingulli i 1-rė; tė Dielėn e 3-tė mbas Rushajeve, Tingulli i 2-tė; tė Dielėn e 4-tė mbas Rushajeve, Tingulli i 3-tė e kėshtu me radhė, deri nė tė Dielėn e 10-tė, ku fillon pėrsėri Tingulli i 1-rė. Ky cikėl tingujsh ėshtė pėr tė gjitha javėt e vitit, ndonėse, kur afrohet periudha e Kreshmės sė Madhe, theksi bie pėrsėri nė pėrgatitjen e kremtimit tė Pashkės.
Pėrveē ciklit tė adhurimit Paskal me javėt pas Rushajeve, nė ēdo ditė tė vitit pėrkujtohen disa shenjtorė ose ngjarje tė shenjta. Ēdo muaj ka njė libėr tė veēantė, qė quhet Mujori (Mineon), i cili pėrmban shėrbesėn e veēantė tė ēdo dite tė atij muaji. Solemniteti i ditės ėshtė nė proporcion me rėndėsinė dhe popullaritetin e shenjtorėve ose ngjarjeve qė pėrkujtohen atė ditė. Kisha ka dymbėdhjetė festa tė mėdha, tė cilat kremtohen universalisht: Lindja, Epifania (Uji i Bekuar), Paraqitja e Zotit nė Tempull (Ipapandia), dhe Shpėrfytyrimi i Krishtit; Lindja, Ungjillizimi, Paraqitja nė Tempull dhe Fjetja e Shėn Marisė; Lartėsimi i Kryqit; dhe, nga cikli Paskal, festa e Hyrjes sė Zotit nė Jerusalem, festa e Ngjitjes sė Zotit (Shestja) dhe festa e Rushajeve. Pashka nuk numėrohet ndėr dymbėdhjetė festat e mėdha tė Kishės, meqenėse ajo ėshtė konsideruar si festa e festave.
Nė Kisha tė ndryshme orthodhokse festohen ditė tė ndryshme tė vitit, sipas rėndėsisė sė tyre tė veēantė qė ato kanė nė ato Kisha. Kėshtu, dita e Shėn Sergjit kremtohet madhėrishėm nė Rusi, Shėn Spiridhoni nė Greqi, Shėn Hermani nė Amerikė, etj. Disa ditė tė tjera, si ajo e Shėn Pietrit e Pavlit, Shėn Nikollės, Shėn Gjergjit dhe Shėn Mėhillit kanė njė popullaritet universal nė tėrė Kishat. Festa e Krishtlindjes ka gjithashtu ciklin e saj tė lutjes, modeluar sipas atij tė Pashkės. Ka pėrpara njė Kreshmė dyzetėditėshe dhe njė festė kremtimi pas. Festa e Fjetjes sė Shėn Marisė dhe ajo e Shėn Pietrit dhe Pavlit, gjithashtu paraprihen nga njė kreshmė, por mė e shkurtėr. Shumica e festave tė mėdha kanė njė pėrgatitje liturgjike para-feste, si edhe njė lavdėrim pas-feste. Kjo do tė thotė qė festa parakujtohet dhe lavdėrohet nė shėrbesat liturgjike tė Kishės pėrpara asaj dhe gjithashtu kremtohet me kėngė e lutje pėr disa ditė pas asaj.
Festat e Mėdha tė Kishės:
08 Shtator Lindja e Hyjlindėses Mari
14 Shtator Lartėsimi i Kryqit
21 Nėntor Paraqitja nė Tempull e Hyjlindėses Mari
25 Dhjetor Lindja e Krishtit
06 Janar Pagėzimi i Krishtit (Epifania, Uji i Bekuar)
02 Shkurt Paraqitja e Krishtit nė Tempull
25 Shkurt Ungjillizimi i Hyjlindėses Mari
06 Gusht Shpėrfytyrimi i Krishtit
15 Gusht Fjetja e Hyjlindėses Mari
Llogaritur sipas ekuinoksit pranveror dhe Pashkės judaike:
E Diela e Dafinės Hyrja nė Jerusalem
PASHKA NGJALLJA E KRISHTIT
Ngjitja nė qiej e Krishtit (Shestja)
Rushajet Zbritja e Shpirtit tė Shenjtė
KOASH
Ruaj Lidhjet