Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 2
  1. #1
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,348
    Postimet në Bllog
    17

    Pse kriptomonedhat janë pak a shumë skema piramidale

    Njerëzimi ka eksperiencë të gjatë në krijimin e parasë, në mënyrë të tillë që të jetë sa më ekonomike dhe sa më e besueshme. Rruga kryesore e krijimit të parasë ka kaluar përmes shtetit. Kriptomonedha pretendohet se krijon para të besueshme dhe ekonomike pa u mbështetur te shteti. Por sado e bukur që mund të ngjajë, kjo fabul është tepër e bukur për të qenë e vërtetë.

    Emri:  27371201890_23016c81bf_b.jpg

Shikime: 192

Madhësia:  24.1 KB

    Në historinë e gjatë të njerëzimit janë kryer disa shpikje për të krijuar atë që sot e njohim si para. Në Egjiptin e lashtë, p.sh., një perandori e madhe u ngrit duke u mbështetur te përdorimi i drithit si mjet pagese. Në mënyrë të përmbledhur kjo funksiononte kështu: një punëtor paguhej afërsisht 6 kilogramë grurë për një ditë pune. Ai merrte grurin në fund të ditës së punës dhe shkonte në treg për të blerë gjëra të tjera të domosdoshme, fjala vjen, peshk. Ai paguante peshkun me një pjesë të grurit që kishte marrë pagesë për punën. Tregtari i peshkut me gjasë paguante peshkatarin me grurin që i kishte marrë punëtorit. Në rast se, fjala vjen, kishte një thatësirë dhe prodhimi i grurit ishte i paktë, çmimi i grurit rritej dhe çmimi i të gjitha mallrave të të tjera binte.

    Në shekullin e gjashtë p.e.s., në Greqinë e Lashtë u shpik monedha metalike ndërsa në shekullin e pesëmbëdhjetë, në Kinë u eksperimentua me dështim prodhimi për herë të parë i parasë kartëmonedhë, e cila sot dominon mjetet e pagesës.

    Për shekuj me radhë, vende të ndryshme përdorën atë që njihet si standardi i metalit; në disa raste ky ishte “standardi i arit”, në raste të tjera, “standardi i argjendit” e në akoma më shumë raste, një përzierje e këtyre të dyjave. Thelbi i standardit të arit ishte që një monedhë të shkruante atë vlerë që përkonte me gramaturën e metalit që kishte brenda. Më i famshmi nga këto sisteme ishte standardi i arit i Bashkimit Monetar Latin, (shekulli i nëntëmbëdhjetë dhe fillimi i shekullit të njëzetë), sistem që u shkatërrua nga Lufta e Parë Botërore dhe kriza e vitit 1928. Në këtë sistem mori pjesë edhe Shqipëria gjatë viteve 1924-1939.

    Që nga vitet 1970, bota ka përdorur sistemin aktual që njihet gjerësisht si paraja Fiat. Qeveritë emetojnë monedha dhe kartëmonedha të pambështetura nga ndonjë valutë ose rezervë ari por bankat qendrore garantojnë vlerën në kohë të kësaj paraje përmes pasjes dhe ruajtjes së një objektivi inflacioni, zakonisht 2-4%.

    Përgjatë të gjithë historisë së njerëzimit, edhe në rastin e të lakmuarit Standard Ari, qeveritë jo rrallë herë ia kanë futur qytetarëve duke ia inflacionuar monedhat apo kartëmonedhat dhe duke i lënë me letra pa vlerë në duar. Perceptimi në përgjithësi është që Standardi i Arit e bën të pamundur për qeveritë që të inflacionojnë paranë por ky është vetëm iluzion. Në Mesjetë, kur monedhat kryesore në përdorim të qytetarëve ishin prej argjendi, shpesh princërit, mbretërit apo qeveritë, i grumbullonin këto monedha përmes taksave dhe i riemetonin e përmbajtje më të ulët argjendi. Fjala vjen, nëse një vend kishte monedha që peshonin pesë gramë argjend, qeveritë ishin në gjendje t’i grumbullonin këto, t’i shkrinin dhe t’i riemetonin duke i përzierë me metale të pavlera ose më të vogla. Edhe në historinë e Romës së Lashtë njihet fakti se si monedha e tyre kryesore ishte fillimisht tërësisht prej ari ndërsa brenda disa shekujve, monedhat në qarkullim ishin vetëm bakër i lyer me ar.

    Sistemi aktual i një banke qendrore që emeton monedha dhe kartëmonedha me vlerë imagjinare por që ka edhe një objektiv të qartë për nivelin e inflacionit të pranueshëm është me gjasë sistemi më i mirë i shpikur deri më sot. E para, për shkak se paraja që ne përdorim ka një kosto minimale. Një kartëmonedhë 10 mijë lekëshe e ka koston e prodhimit pak qindarka. Diferenca mes vlerës 10 mijë lekë dhe pak qindarkave që ka kushtuar letra dhe shtypja e monedhës përbën fitim të Bankës Qendrore, fitim që njihet si e drejta e senjorazhit dhe që është një fitim që normalisht i kalon buxhetit të shtetit, pra taksapaguesve. E dyta për shkak se banka qendrore e ka shumë të lehtë të kontrollojë sasinë e parasë në qarkullim.

    Pavarësisht kësaj qeveria e ka mundësinë në çdo kohë (dhe as nuk i mungojnë incentivat), të na e bëjë me hile dhe të na inflacionojë paranë kombëtare në çdo kohë.

    Në këtë kontekst, dikush (vijon të mbetet anonim), doli me një ide për krijimin e një paraje elektronike të njohur si kriptomonedhë. Në thelb një program kompjuterik, kriptomonedha përbën një marrëveshje private mes qytetarëve për të emetuar një njësi paraje, një vlerë të caktuar, jashtë mbikëqyrjes së qeverisë. Në këtë mënyrë supozohet se njerëzimi mund t’i shpëtojë pasjes së një qeverie të keqe që abuzon me paranë.

    E lindur 12 vjet më parë, BITCOIN ka njohur luhatje të mëdha të vlerë, ka tërhequr investitorë të mëdhenj dhe ka sjellë fitime të konsiderueshme për disa. Por për shumë të tjerë, larg të qenit një shpëtim nga tutela e qeverive, BITCOIN dhe kriptomonedhat e tjera të lindura nga ky format, janë në vetvete asgjë më shumë se sa skema piramidale. Një komentues në Financial Times i krahasoi ato me skemat piramidale shqiptare të viteve ’90 duke paralajmëruar nevojën e ndërhyrjes së autoriteteve rregullatorë para se një skemë e tillë, e cila ofron fitime marramendëse të shpejta, të shkaktojë destabilitet social. Qeveria e Kinës ka ndërhyrë sakaq për të ndaluar prodhimin e kriptomonedhave përmes fenomenit të njohur si mining dhe ndalimit të transaksioneve nga kriptomonedhat te institucionet financiare konvencionale.

    Përkundër kësaj ideje, pra sugjerimit që kriptoparaja thjeshtë të ndalohen, ka disa që sugjerojnë që ato mund të rregullohen ndërsa ka të tjerë që besojnë se teknologjia pas kriptomonedhave, ndonëse jo vetë kriptomonedhat, është e vlefshme dhe do të krijojë në të ardhmen një valutë botërore, e cila do të lehtësojë tregtinë dhe pagesat në rang botëror. Libra

    Nëse pyesim se pse BITCOIN ekziston sot, një pikëpamje optimiste mund të jetë që gjithnjë e më shumë njerëz janë libretarë ekonomikë mjaftueshëm sa të zgjedhin përdorimin e kësaj paraje në vend të parasë konvencionale. Por kjo nuk ngjan shumë e arsyeshme. Më e arsyeshme është të mendohet se BITCOIN ekziston dhe vlera e saj rritet për shkak se gjithnjë e më shumë njerëz janë të joshur nga ideja se vlera e saj do të rritet dhe ata do të bëjnë fitime të shpejta. Akoma më tutje, ka që besojnë se suksesi i BITCOIN është për shkak se pas saj fshihet një gjenialitet i cili vlen shumë para. Për fat të keq, kjo është edhe mënyra e arsyetimit të të gjitha skemave piramidale, për të cilat Shqipëria ka një eksperiencë të dorës së parë dhe goxha të freskët. Jo më shumë se 25 vjet më parë, disa skema financiare jokonvenciale premtonin pasurim të shpejtë, shoqëruar kjo me supozimin se kanë një aktivitet ekonomik novator. Investitorët fillestarë merrnin fitime për shkak se për çdo investitor fillestar shfaqeshin disa investitorë dytësorë. Por njerëzit nuk janë të pafundmë dhe investitorët mbarojnë, duke bërë që skemat piramidale të rrëzoheshin duke zhdukur kursimet e shumicës dhe duke prodhuar destabilitet social e krim të organizuar me shumicë. Dhe kur ndokush sugjeronte se këto janë skema mashtruese, dikush tjetër argumentonte se nuk është punë e shtetit të ndërhyjë në marrëdhënie ekonomike private. Ose qeveritarë të ndryshëm të kohës përpiqeshin të gjenin se cili prej institucioneve mundej ose mund të mos bënte diçka për këto skema financiare.

    BITCOIN dhe kriptomonedhat e tjera janë krijuar nga një teknologji dhe teknologjia mund të ketë një jetë më vete nga kriptomonedhat. Por në tërësi, është e vështirë të shohësh se pse njerëzit duhet të përdorin BITCOIN në vend që të përdorin lekë, euro apo dollarë. Arsyeja e vetme duket se është premtimi për fitime të shpejta. Vetëm se këto fitime të shpejta do të vijnë për sa kohë BITCOIN do të ketë mundësinë të tërheqë investitorë të rinj, siç ndodh zakonisht me skemat piramidale. Akoma më i absurd është prodhimi i BICTOIN përmes procesit mining, gjë që nënkupton vendosja e kompjuterëve dhe harxhimi i sasive të konsiderueshme të energjisë elektrike për të prodhuar atë që në fund fare është një impuls elektronik. Kjo është një skemë që funksionon praktikisht vetëm nëpër vende ku energjia elektrike është e lirë, si Islanda, sepse në vende të tjera, prodhimi i BITCOIN sjell fitime shpesh më të ulëta se sa fatura e energjisë elektrike.

    Për fat të mirë, BITCOIN nuk është një lloj investimi ku mund të investojnë të gjithë, të pasur apo të varfër, siç ndodhi me skemat piramidale. Për këtë arsye, nuk ka pse të shqetësohemi shumë për ata që po eksperimentojnë me BITCOIN si mjet investimi pasi kanë para mjaftueshëm për të rrezikuar edhe në biznese të tilla.

    Sa për të tjerët, përfshirë ata që nuk kanë shumë para por që e shohin kriptomonedhën si një mënyrë pasurimi të shpejtë, këta duhet ta kenë parasysh se gjasat janë që ne jemi në fazën e rënies së spekulimit me këtë mjet.

    Gjergj Erabara
    BIRN

  2. #2
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,348
    Postimet në Bllog
    17

    Për: Pse kriptomonedhat janë pak a shumë skema piramidale

    Perkufizimi i parase fiat, nuk duhet pare vetem si nje para qe krijohet ne ajer nga shteti e pa mbeshtetur nga sasia e arit qe ai shtet ka ne rezervat e tij. Perkufizimi i parase fiat eshte i tille, pasi vlera e asaj paraje eshte fikse, dhe nuk diktohet nga tregu. Per shembull, ne mesin e shekullit te XX, shteti amerikan vendosi qe vlera e nje oz flori ne Amerike ishte $35. Dhe kjo vlere nuk ndryshoi per vite te tera, ishte fikse. Dhe kjo ishte menyra se si shteti shtetezoi floririn ne duart e qytetareve, duke u blere me nje vlere fikse $35 per oz. Nuk kish nje treg te lire te floririt ne Amerike, ku vlera e floririt karshi dollarit vendosej nga tregu privat. Edhe nje sistem i tille, qe kish standard floriri ne dukje, ishte nje sistem fiat paraje. Eshte nje thenie e vjeter e njeriut qe krijoi banken me te madhe ne Amerike, JPMorgan, para kongresit amerikan, ne fillimet e shekullit te XX. Kur e pyeten se cfare eshte paraja per ty, ai u pergjigj prere dhe shkurt: "Floriri eshte para. Gjithcka tjeter eshte kredi."

    - Cila eshte vlera e Bitcoin?

    Eshte gabim te mendosh se bitcoin eshte nje skeme piramidale. Ideja e skemave piramidale eshte shume e thjeshte dhe aspak e sofistifikuar: merr parane e depozites se atij depozitorit te ri te paguash perqindjen marramendese te interesit per depozitorin e vjeter. Skema piramidale bie kur numri i depozitoreve te rinj nuk mbulon dot detyrimet e depozitoreve ekzistues. Kurse Bitcoin nuk funksionon si nje skeme piramidale. Bitcoin ka nje treg privat te hapur ku njerezit e gjithe botes jane te lire te blejne e shesin kete valute digjitale cdo ore, minute e sekonde te dites apo nates. Vlera e bitcoin diktohet nga tregu i ketyre bleresve dhe shitesve te ketyre monedhave. Askush nuk mund ta mohoje dot faktin se tregu i Bitcoin ka funksionuar per mrekulli per vite me rradhe. Cmimi i monedhave ka rene dhe eshte ngritur, por kjo ka ardhur gjithmone sipas ofertave te pjesmarresve ne kete treg te hapur global.

    Bitcoin eshte nje monedhe digjitale dhe si e tille ajo nuk mund te preket me duar, sic mund te preket nje monedhe ari, apo nje kartmonedhene valute sot. Por Bitcoin ka disa veti qe nuk i kane valutat e tjera. Vetia e pare dalluese eshte qe numri i monedha bitcoin eshte i kufizuar dhe nuk mund te rritet dot artificialisht nga askush. Qe do te thote, nuk mund te konsiderohet nje monedhe fiat, vlera e se ciles mund te zhvleftesohet shume kollaj nga burokratet e shtetit perkates. Dhe dalim tek pika tjeter dalluese e bitcoin, asnje shtet i vetem i botes nuk ka kontroll mbi Bitcoin. Asnje shtet i vetem nuk mund te marri masa qe te ulin apo ngrejne apo heqin fare nga qarkullimi kete monedhe digjitale. Ajo eshte nje monedhe digjitale globale. Dhe aspekti tjeter i Bitcoin, kemi te bejme me nje monedhe digjitale qe eshte e lidhur ne menyre te drejtperdrejte me rrjetin kompjuterik te Internetit. Eshte monedha e epokes se Internetit.

    Ka shume njerez qe e hedhin poshte idene e Bitcoin pa pare me nga afer funksionet qe kjo monedhe digjitale luan. Bejini pyetjen vetes, pse qindra mijera, mbase miliona njerez ne bote, zgjedhin qe te shkembejne monedhat e vendit te tyre per monedha digjitale si Bitcoin? Dy prej funksioneve kryesore te Bitcoin ne tregun boteror jane:

    1. Levizja e parase jashte sistemit te kontrolluar financiar nga shtetet perkatese
    2. Mjeti i pageses se gjithe industrise se zeze te Internetit qe njihet si ransomware

    Po u jap disa shembuj qe te kuptoni se cfare e shtyn vleren e Bitcoin te ngrihet apo te ulet. Nese ti je nje i pasur ne Kine, ke miliona apo miliarda yen kineze qe do ti nxjerresh nga Kina e ti investosh le te themi ne nje vend si Kanada apo Amerika, por nuk do qe qeveria kineze ta marre vesh qe ti e ke nxjerre kete para nga vendi, pasi ka rregulla e ligje qe e pengojne kete gje jashte sistemit aktual financiar, menyra jote me e thjeshte per ta bere kete gje eshte qe ti konvertosh ato para ne monedha digjitale Bitcoin qe kalojne ne kuleten tende digjitale. Ti pret nje bilete avioni e shkon ne Kanada apo Amerike, dhe shkon dhe i shet ato monedha bitcoin ne tregun lokal dhe i kthen ne valuten e vendit: dollare kanadeze apo amerikane. Dhe me ato para ti shkon e blen shtepi, apo makine apo paguan per pushimet e tua. Bitcoin pra luan nje funksion per te bere te mundur levizjen e parase pertej kufijve ne menyre anonime dhe jashte kontrollit te sistemit bankar boteror aktual qe kontrollohet nga shtetet perkatese.

    Kur degjoni per sulme kibernitike qe behen ne mbare boten, ku sistemi kompjuterik i nje agjensie qeveritare, nje biznesi privat, nje spitali apo nje shkolle, bllokohet dhe pronaret humbin aksesin ne te gjitha te dhenat e tyre. Ata qe i bejne keto programe, ofrojne mundesine qe te fitoni perseri akses ne te dhenat tuaja, vetem karshi nje pagese ne monedha bitcoin. Pse bitcoin dhe jo dollare apo cdo valute tjeter boterore? Sepse transferta e bitcoin eshte anonime, jashte sistemit bankar boteror, dhe kjo eshte menyra se si kriminelet bejne krimin dhe fshijne gjurmet e tyre. Sa here qe rritet vala e sulmeve kibernitike ransomware, rritet edhe vlera e Bitcoin. Pasi keto biznese shkojne e konvertojne dollaret e tyre ne bitcoin, dhe ua transferojne keto bitcoin krimineleve qe i bejne keto sulme. Kjo rritje e kerkeses se monedhave Bitcoin, rrit vleren ne treg.

    - Kush e shpiku Bitcoin dhe cili eshte qellimi i vertete?

    Askush nuk e di se kush e shpiku Bitcoin dhe teknologjine mbi te cilen Bitcoin eshte ngritur, Blockchain. Ka vetem trillime mediatike sikur u shpik nga nje njeri i vetem. Por edhe kur e pyeten ate person nese kish gisht ne krijimin e Bitcoin e Blockchain, ai e mohoi kategorikisht nje gje te tille. Pra fakti eshte qe ne nuk e dime se kush e krijoi Bitcoin, nuk e dime as se kush e futi ne qarkullim, ashtu sic nuk dime qellimin pas ketyre levizjeve. Ka njerez fanatike qe besojne se qellimi i Bitcoin dhe Blockchain eshte qe te zevendesoje sistemin aktual te qenderzuar e kontrolluar bankar me nje sistem te ri financiar digjital dhe te decentralizuar. Ne pamjen e jashtme, te krijohet nje pershtypje bindese se ky mund te kete qene qellimi i vertete i Bitcoin. Por shume te tjere kane plot skepticizem ne lidhje me kete shpjegim qe lindin nga shume fakte. Bitcoin dhe teknologjia blockchain nuk kane se si te kene dale nga puna e nje njeriu te vetem. Edhe sikur nje njeri i vetem te kish dale me idene e tille, per ta kthyer kete ide ne realitet duhet pune e perkushtim te trepruar te nje numri te madh ekspertesh ne kete fushe per te ngritur nje sistem te tille te shperndare kompjuterik. Dhe jo vetem kaq, por qe ta nxjerresh kete produkt ne treg, duhej edhe nje investim i madh fillestar. Pa harruar edhe koston e larte per te gerrmuar monedhat digjitale te Bitcoin. Dhe ajo qe e ben shume te cuditshme kete fenomen eshte edhe qendrimi asnjeanes, neutral i qeverive dhe bankave te ketyre shteteve karshi kesaj monedhe digjitale. Per me shume se nje dekade, keto institucione e lejuan Bitcoin qe te krijoje tregun e vete global ne gjithe boten. Koincidence?! Une nuk mendoj se eshte koincidence.

    Ky eshte vetem nje spekullim nga ana ime, pasi une nuk kam fakte per ta provuar si te vertete, por nje spekullim i mireinformuar. Une mendoj se Bitcoin eshte ideuar, prodhuar, dhe leshuar ne Internet nga nje grup i caktuar qe ka patur mbeshtetjen e fshehte dhe te palekundur te disa prej qeverive me te medha te botes. Pse dhe cili eshte qellimi i tyre? Qellimi i tyre i vertete eshte lufta kunder valutes qe ne mbajme neper xhepa, pra duan qe te heqin valutat e botes nga qarkullimi, dhe ti zevendesojne me nje monedhe te vetme digjitale. Ky ka qene misioni i tyre si nje konsolidim i fuqise boterore ne duart e nje grushti njerezish. Keta jane ata njerez qe bien te flene ne darke dhe shikojne enderra sikur kane kontroll mbi gjithe sistemin financiar te botes, dhe kontrollojne se kush lejohet te perdori kete sistem, dhe kush duhet lene jashte ketij sistemi. Keta jane te njejtet njerez qe enderrojne per nje dite kur bota te kete nje qeveri te vetme, dhe ata te jene ne krye te saj. Pse te lodhen duke blere politikanet e shitur ne 150 shtete te botes kur mund t'iu duhet te blejne vetem nje qeveri te vetme?! Problemi i tyre per dekada te tera ka qene se njerezit nuk i mbeshtesin enderrat e tyre. Njerezit nuk duan ta heqin valuten nga qarkullimi, perkundrazi, njerezit e shohin valuten si nje mjet per te shkembyer mallra e sherbime mes tyre ne liri te plote, pa marre pelqimin e burokrateve ne qeveri. Si mund t'iu ndryshojne mendjen ketyre njerezve qe te kalojne ne kampin e tyre? E leshuan Bitcoin ne qarkullim me gjoja idene se kjo monedhe digjitale eshte nje "kercenim per sistemin e centralizuar bankar ekzistues" qe komandohet nga qeverite e ketyre vendeve, si nje menyre per te genjyer e mashtruar edhe njerezit qe e vleresojne valuten ne duart e xhepat e tyre, qe te perqafojne valuten digjitale. Dhe shume njerez kane rene ne kete kurth te tyre.

    - Cili eshte fundi i filmit te monedhave digjitale?

    Bankat qendrore te Kines, Bashkimit Evropian, Amerikes, Kanadase, Britanise se Madhe, e plot shtete te tjera te botes, kane gati dy vjet qe jane duke punuar per te nxjerre ne treg monedhat e veta digjitale e per te nxjerre komplet nga qarkullimi valutat e vendit. Kina eshte ne pararoje ne kete drejtim, e ndjekur nga pas nga BE dhe Japonia. Po cfare i josh kaq shume keta bankiere qendrore kjo monedhe digjitale? Nje aspekt i teknologjise blockchain qe shume pak njerez e kane pikasur, eshte jo vetem transparenca me te gjitha transaksionet e bera ne rrjet, por edhe mundesia per te pare e ndjekur nje monedhe qe nga krijimi i saj, dhe si ka nderruar duar nga nje njeri tek tjetri ne kohe. Nje sistem i tille u jep ketyre bankiereve nje fuqi kontrolli te paimagjinueshme. Te vetmen gje qe duhet te bejne eshte qe te detyrojne njerezit qe te zbulojne identitetin e tyre pas kuletave digjitale. Dhe pasi ta bejne kete gje, ata do te kene mundesine te monitorojne e kontrollojne cdo transaksion financiar ne kohe reale. Une nuk e di se kush e ka patur me pare ne xhepin e tij $20 qe une kam ne kulete, por ai bankieri qe punon per qeverine do te kete mundesi te shikoje se si ajo monedha e bitcoin ka kaluar nga kuleta ne kulete. Dhe kjo ka implikacione te medha ne taksim dhe ne mbare ekonomine e botes, sidomos ne ato vende qe jane ende ne zhvillim dhe shumica e njerezve punojne ne ekonomine e zeze ose jane te vetepunesuar dhe shesin mallrat e sherbimet e tyre karshi parase ne dore.

    Ne momentin e duhur, keni per te degjuar per nje levizje te koordinuar mire te qeverive me te medha te botes, qe ne unison do te godasin Bitcoin sic tregtohet sot, dhe do te ndryshojne rregullat e lojes, duke e bere te detyrueshme qe cdo kulete digjitale te kete identitetin e nje shtetasi i cili do te jete pergjegjes per te paguar taksa ne shtet per cdo transaksion financiar qe ai ben. Dhe kur ajo dite te vije, do te shikoni edhe si po keta njerez do te mundohen t'iu heqin valutat nga qarkullimi nga duart e xhepat tuaja. Dhe kur kjo te ndodhi, njerezit me te zhgenjyer do te jene fanatiket e sotem te monedhave digjitale. Pasi kane per te kuptuar qe rane ne kurthin e njerezve te cilet ata mendonin se po u sfidonin pushtetin me sistemin monetar.
    Ndryshuar për herë të fundit nga Albo : 07-09-2021 më 23:39

  3. Anetarët më poshtë kanë falenderuar Albo për postimin:

    Neteorm (08-09-2021)

Tema të Ngjashme

  1. Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 06-05-2021, 11:49
  2. Skema piramidale, u merren me anë të mashtrimit 400 qytetarëve 1 milion euro
    Nga Jack Watson në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 07-05-2010, 07:03
  3. Skema me e fundit piramidale ne USA = 50 Miliarde Dollare
    Nga Ilira2 në forumin Ekonomi & biznes
    Përgjigje: 8
    Postimi i Fundit: 19-12-2008, 03:44
  4. Skema piramidale edhe ne Spanje.
    Nga DYDRINAS në forumin Problemet ndërkombëtare
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 13-05-2006, 10:06
  5. Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 12-11-2003, 05:36

Fjalët Kyçe për Temën

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •