Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 2
  1. #1
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Antarsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    25,279
    Postimet n Bllog
    3

    Pse kriptomonedhat jan pak a shum skema piramidale

    Njerzimi ka eksperienc t gjat n krijimin e paras, n mnyr t till q t jet sa m ekonomike dhe sa m e besueshme. Rruga kryesore e krijimit t paras ka kaluar prmes shtetit. Kriptomonedha pretendohet se krijon para t besueshme dhe ekonomike pa u mbshtetur te shteti. Por sado e bukur q mund t ngjaj, kjo fabul sht tepr e bukur pr t qen e vrtet.

    Emri:  27371201890_23016c81bf_b.jpg

Shikime: 61

Madhsia:  24.1 KB

    N historin e gjat t njerzimit jan kryer disa shpikje pr t krijuar at q sot e njohim si para. N Egjiptin e lasht, p.sh., nj perandori e madhe u ngrit duke u mbshtetur te prdorimi i drithit si mjet pagese. N mnyr t prmbledhur kjo funksiononte kshtu: nj puntor paguhej afrsisht 6 kilogram grur pr nj dit pune. Ai merrte grurin n fund t dits s puns dhe shkonte n treg pr t bler gjra t tjera t domosdoshme, fjala vjen, peshk. Ai paguante peshkun me nj pjes t grurit q kishte marr pages pr punn. Tregtari i peshkut me gjas paguante peshkatarin me grurin q i kishte marr puntorit. N rast se, fjala vjen, kishte nj thatsir dhe prodhimi i grurit ishte i pakt, mimi i grurit rritej dhe mimi i t gjitha mallrave t t tjera binte.

    N shekullin e gjasht p.e.s., n Greqin e Lasht u shpik monedha metalike ndrsa n shekullin e pesmbdhjet, n Kin u eksperimentua me dshtim prodhimi pr her t par i paras kartmonedh, e cila sot dominon mjetet e pagess.

    Pr shekuj me radh, vende t ndryshme prdorn at q njihet si standardi i metalit; n disa raste ky ishte “standardi i arit”, n raste t tjera, “standardi i argjendit” e n akoma m shum raste, nj przierje e ktyre t dyjave. Thelbi i standardit t arit ishte q nj monedh t shkruante at vler q prkonte me gramaturn e metalit q kishte brenda. M i famshmi nga kto sisteme ishte standardi i arit i Bashkimit Monetar Latin, (shekulli i nntmbdhjet dhe fillimi i shekullit t njzet), sistem q u shkatrrua nga Lufta e Par Botrore dhe kriza e vitit 1928. N kt sistem mori pjes edhe Shqipria gjat viteve 1924-1939.

    Q nga vitet 1970, bota ka prdorur sistemin aktual q njihet gjersisht si paraja Fiat. Qeverit emetojn monedha dhe kartmonedha t pambshtetura nga ndonj valut ose rezerv ari por bankat qendrore garantojn vlern n koh t ksaj paraje prmes pasjes dhe ruajtjes s nj objektivi inflacioni, zakonisht 2-4%.

    Prgjat t gjith historis s njerzimit, edhe n rastin e t lakmuarit Standard Ari, qeverit jo rrall her ia kan futur qytetarve duke ia inflacionuar monedhat apo kartmonedhat dhe duke i ln me letra pa vler n duar. Perceptimi n prgjithsi sht q Standardi i Arit e bn t pamundur pr qeverit q t inflacionojn paran por ky sht vetm iluzion. N Mesjet, kur monedhat kryesore n prdorim t qytetarve ishin prej argjendi, shpesh princrit, mbretrit apo qeverit, i grumbullonin kto monedha prmes taksave dhe i riemetonin e prmbajtje m t ult argjendi. Fjala vjen, nse nj vend kishte monedha q peshonin pes gram argjend, qeverit ishin n gjendje t’i grumbullonin kto, t’i shkrinin dhe t’i riemetonin duke i przier me metale t pavlera ose m t vogla. Edhe n historin e Roms s Lasht njihet fakti se si monedha e tyre kryesore ishte fillimisht trsisht prej ari ndrsa brenda disa shekujve, monedhat n qarkullim ishin vetm bakr i lyer me ar.

    Sistemi aktual i nj banke qendrore q emeton monedha dhe kartmonedha me vler imagjinare por q ka edhe nj objektiv t qart pr nivelin e inflacionit t pranueshm sht me gjas sistemi m i mir i shpikur deri m sot. E para, pr shkak se paraja q ne prdorim ka nj kosto minimale. Nj kartmonedh 10 mij lekshe e ka koston e prodhimit pak qindarka. Diferenca mes vlers 10 mij lek dhe pak qindarkave q ka kushtuar letra dhe shtypja e monedhs prbn fitim t Banks Qendrore, fitim q njihet si e drejta e senjorazhit dhe q sht nj fitim q normalisht i kalon buxhetit t shtetit, pra taksapaguesve. E dyta pr shkak se banka qendrore e ka shum t leht t kontrolloj sasin e paras n qarkullim.

    Pavarsisht ksaj qeveria e ka mundsin n do koh (dhe as nuk i mungojn incentivat), t na e bj me hile dhe t na inflacionoj paran kombtare n do koh.

    N kt kontekst, dikush (vijon t mbetet anonim), doli me nj ide pr krijimin e nj paraje elektronike t njohur si kriptomonedh. N thelb nj program kompjuterik, kriptomonedha prbn nj marrveshje private mes qytetarve pr t emetuar nj njsi paraje, nj vler t caktuar, jasht mbikqyrjes s qeveris. N kt mnyr supozohet se njerzimi mund t’i shptoj pasjes s nj qeverie t keqe q abuzon me paran.

    E lindur 12 vjet m par, BITCOIN ka njohur luhatje t mdha t vler, ka trhequr investitor t mdhenj dhe ka sjell fitime t konsiderueshme pr disa. Por pr shum t tjer, larg t qenit nj shptim nga tutela e qeverive, BITCOIN dhe kriptomonedhat e tjera t lindura nga ky format, jan n vetvete asgj m shum se sa skema piramidale. Nj komentues n Financial Times i krahasoi ato me skemat piramidale shqiptare t viteve ’90 duke paralajmruar nevojn e ndrhyrjes s autoriteteve rregullator para se nj skem e till, e cila ofron fitime marramendse t shpejta, t shkaktoj destabilitet social. Qeveria e Kins ka ndrhyr sakaq pr t ndaluar prodhimin e kriptomonedhave prmes fenomenit t njohur si mining dhe ndalimit t transaksioneve nga kriptomonedhat te institucionet financiare konvencionale.

    Prkundr ksaj ideje, pra sugjerimit q kriptoparaja thjesht t ndalohen, ka disa q sugjerojn q ato mund t rregullohen ndrsa ka t tjer q besojn se teknologjia pas kriptomonedhave, ndonse jo vet kriptomonedhat, sht e vlefshme dhe do t krijoj n t ardhmen nj valut botrore, e cila do t lehtsoj tregtin dhe pagesat n rang botror. Libra

    Nse pyesim se pse BITCOIN ekziston sot, nj pikpamje optimiste mund t jet q gjithnj e m shum njerz jan libretar ekonomik mjaftueshm sa t zgjedhin prdorimin e ksaj paraje n vend t paras konvencionale. Por kjo nuk ngjan shum e arsyeshme. M e arsyeshme sht t mendohet se BITCOIN ekziston dhe vlera e saj rritet pr shkak se gjithnj e m shum njerz jan t joshur nga ideja se vlera e saj do t rritet dhe ata do t bjn fitime t shpejta. Akoma m tutje, ka q besojn se suksesi i BITCOIN sht pr shkak se pas saj fshihet nj gjenialitet i cili vlen shum para. Pr fat t keq, kjo sht edhe mnyra e arsyetimit t t gjitha skemave piramidale, pr t cilat Shqipria ka nj eksperienc t dors s par dhe goxha t freskt. Jo m shum se 25 vjet m par, disa skema financiare jokonvenciale premtonin pasurim t shpejt, shoqruar kjo me supozimin se kan nj aktivitet ekonomik novator. Investitort fillestar merrnin fitime pr shkak se pr do investitor fillestar shfaqeshin disa investitor dytsor. Por njerzit nuk jan t pafundm dhe investitort mbarojn, duke br q skemat piramidale t rrzoheshin duke zhdukur kursimet e shumics dhe duke prodhuar destabilitet social e krim t organizuar me shumic. Dhe kur ndokush sugjeronte se kto jan skema mashtruese, dikush tjetr argumentonte se nuk sht pun e shtetit t ndrhyj n marrdhnie ekonomike private. Ose qeveritar t ndryshm t kohs prpiqeshin t gjenin se cili prej institucioneve mundej ose mund t mos bnte dika pr kto skema financiare.

    BITCOIN dhe kriptomonedhat e tjera jan krijuar nga nj teknologji dhe teknologjia mund t ket nj jet m vete nga kriptomonedhat. Por n trsi, sht e vshtir t shohsh se pse njerzit duhet t prdorin BITCOIN n vend q t prdorin lek, euro apo dollar. Arsyeja e vetme duket se sht premtimi pr fitime t shpejta. Vetm se kto fitime t shpejta do t vijn pr sa koh BITCOIN do t ket mundsin t trheq investitor t rinj, si ndodh zakonisht me skemat piramidale. Akoma m i absurd sht prodhimi i BICTOIN prmes procesit mining, gj q nnkupton vendosja e kompjuterve dhe harxhimi i sasive t konsiderueshme t energjis elektrike pr t prodhuar at q n fund fare sht nj impuls elektronik. Kjo sht nj skem q funksionon praktikisht vetm npr vende ku energjia elektrike sht e lir, si Islanda, sepse n vende t tjera, prodhimi i BITCOIN sjell fitime shpesh m t ulta se sa fatura e energjis elektrike.

    Pr fat t mir, BITCOIN nuk sht nj lloj investimi ku mund t investojn t gjith, t pasur apo t varfr, si ndodhi me skemat piramidale. Pr kt arsye, nuk ka pse t shqetsohemi shum pr ata q po eksperimentojn me BITCOIN si mjet investimi pasi kan para mjaftueshm pr t rrezikuar edhe n biznese t tilla.

    Sa pr t tjert, prfshir ata q nuk kan shum para por q e shohin kriptomonedhn si nj mnyr pasurimi t shpejt, kta duhet ta ken parasysh se gjasat jan q ne jemi n fazn e rnies s spekulimit me kt mjet.

    Gjergj Erabara
    BIRN

  2. #2
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Antarsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    25,279
    Postimet n Bllog
    3

    Pr: Pse kriptomonedhat jan pak a shum skema piramidale

    Perkufizimi i parase fiat, nuk duhet pare vetem si nje para qe krijohet ne ajer nga shteti e pa mbeshtetur nga sasia e arit qe ai shtet ka ne rezervat e tij. Perkufizimi i parase fiat eshte i tille, pasi vlera e asaj paraje eshte fikse, dhe nuk diktohet nga tregu. Per shembull, ne mesin e shekullit te XX, shteti amerikan vendosi qe vlera e nje oz flori ne Amerike ishte $35. Dhe kjo vlere nuk ndryshoi per vite te tera, ishte fikse. Dhe kjo ishte menyra se si shteti shtetezoi floririn ne duart e qytetareve, duke u blere me nje vlere fikse $35 per oz. Nuk kish nje treg te lire te floririt ne Amerike, ku vlera e floririt karshi dollarit vendosej nga tregu privat. Edhe nje sistem i tille, qe kish standard floriri ne dukje, ishte nje sistem fiat paraje. Eshte nje thenie e vjeter e njeriut qe krijoi banken me te madhe ne Amerike, JPMorgan, para kongresit amerikan, ne fillimet e shekullit te XX. Kur e pyeten se cfare eshte paraja per ty, ai u pergjigj prere dhe shkurt: "Floriri eshte para. Gjithcka tjeter eshte kredi."

    - Cila eshte vlera e Bitcoin?

    Eshte gabim te mendosh se bitcoin eshte nje skeme piramidale. Ideja e skemave piramidale eshte shume e thjeshte dhe aspak e sofistifikuar: merr parane e depozites se atij depozitorit te ri te paguash perqindjen marramendese te interesit per depozitorin e vjeter. Skema piramidale bie kur numri i depozitoreve te rinj nuk mbulon dot detyrimet e depozitoreve ekzistues. Kurse Bitcoin nuk funksionon si nje skeme piramidale. Bitcoin ka nje treg privat te hapur ku njerezit e gjithe botes jane te lire te blejne e shesin kete valute digjitale cdo ore, minute e sekonde te dites apo nates. Vlera e bitcoin diktohet nga tregu i ketyre bleresve dhe shitesve te ketyre monedhave. Askush nuk mund ta mohoje dot faktin se tregu i Bitcoin ka funksionuar per mrekulli per vite me rradhe. Cmimi i monedhave ka rene dhe eshte ngritur, por kjo ka ardhur gjithmone sipas ofertave te pjesmarresve ne kete treg te hapur global.

    Bitcoin eshte nje monedhe digjitale dhe si e tille ajo nuk mund te preket me duar, sic mund te preket nje monedhe ari, apo nje kartmonedhene valute sot. Por Bitcoin ka disa veti qe nuk i kane valutat e tjera. Vetia e pare dalluese eshte qe numri i monedha bitcoin eshte i kufizuar dhe nuk mund te rritet dot artificialisht nga askush. Qe do te thote, nuk mund te konsiderohet nje monedhe fiat, vlera e se ciles mund te zhvleftesohet shume kollaj nga burokratet e shtetit perkates. Dhe dalim tek pika tjeter dalluese e bitcoin, asnje shtet i vetem i botes nuk ka kontroll mbi Bitcoin. Asnje shtet i vetem nuk mund te marri masa qe te ulin apo ngrejne apo heqin fare nga qarkullimi kete monedhe digjitale. Ajo eshte nje monedhe digjitale globale. Dhe aspekti tjeter i Bitcoin, kemi te bejme me nje monedhe digjitale qe eshte e lidhur ne menyre te drejtperdrejte me rrjetin kompjuterik te Internetit. Eshte monedha e epokes se Internetit.

    Ka shume njerez qe e hedhin poshte idene e Bitcoin pa pare me nga afer funksionet qe kjo monedhe digjitale luan. Bejini pyetjen vetes, pse qindra mijera, mbase miliona njerez ne bote, zgjedhin qe te shkembejne monedhat e vendit te tyre per monedha digjitale si Bitcoin? Dy prej funksioneve kryesore te Bitcoin ne tregun boteror jane:

    1. Levizja e parase jashte sistemit te kontrolluar financiar nga shtetet perkatese
    2. Mjeti i pageses se gjithe industrise se zeze te Internetit qe njihet si ransomware

    Po u jap disa shembuj qe te kuptoni se cfare e shtyn vleren e Bitcoin te ngrihet apo te ulet. Nese ti je nje i pasur ne Kine, ke miliona apo miliarda yen kineze qe do ti nxjerresh nga Kina e ti investosh le te themi ne nje vend si Kanada apo Amerika, por nuk do qe qeveria kineze ta marre vesh qe ti e ke nxjerre kete para nga vendi, pasi ka rregulla e ligje qe e pengojne kete gje jashte sistemit aktual financiar, menyra jote me e thjeshte per ta bere kete gje eshte qe ti konvertosh ato para ne monedha digjitale Bitcoin qe kalojne ne kuleten tende digjitale. Ti pret nje bilete avioni e shkon ne Kanada apo Amerike, dhe shkon dhe i shet ato monedha bitcoin ne tregun lokal dhe i kthen ne valuten e vendit: dollare kanadeze apo amerikane. Dhe me ato para ti shkon e blen shtepi, apo makine apo paguan per pushimet e tua. Bitcoin pra luan nje funksion per te bere te mundur levizjen e parase pertej kufijve ne menyre anonime dhe jashte kontrollit te sistemit bankar boteror aktual qe kontrollohet nga shtetet perkatese.

    Kur degjoni per sulme kibernitike qe behen ne mbare boten, ku sistemi kompjuterik i nje agjensie qeveritare, nje biznesi privat, nje spitali apo nje shkolle, bllokohet dhe pronaret humbin aksesin ne te gjitha te dhenat e tyre. Ata qe i bejne keto programe, ofrojne mundesine qe te fitoni perseri akses ne te dhenat tuaja, vetem karshi nje pagese ne monedha bitcoin. Pse bitcoin dhe jo dollare apo cdo valute tjeter boterore? Sepse transferta e bitcoin eshte anonime, jashte sistemit bankar boteror, dhe kjo eshte menyra se si kriminelet bejne krimin dhe fshijne gjurmet e tyre. Sa here qe rritet vala e sulmeve kibernitike ransomware, rritet edhe vlera e Bitcoin. Pasi keto biznese shkojne e konvertojne dollaret e tyre ne bitcoin, dhe ua transferojne keto bitcoin krimineleve qe i bejne keto sulme. Kjo rritje e kerkeses se monedhave Bitcoin, rrit vleren ne treg.

    - Kush e shpiku Bitcoin dhe cili eshte qellimi i vertete?

    Askush nuk e di se kush e shpiku Bitcoin dhe teknologjine mbi te cilen Bitcoin eshte ngritur, Blockchain. Ka vetem trillime mediatike sikur u shpik nga nje njeri i vetem. Por edhe kur e pyeten ate person nese kish gisht ne krijimin e Bitcoin e Blockchain, ai e mohoi kategorikisht nje gje te tille. Pra fakti eshte qe ne nuk e dime se kush e krijoi Bitcoin, nuk e dime as se kush e futi ne qarkullim, ashtu sic nuk dime qellimin pas ketyre levizjeve. Ka njerez fanatike qe besojne se qellimi i Bitcoin dhe Blockchain eshte qe te zevendesoje sistemin aktual te qenderzuar e kontrolluar bankar me nje sistem te ri financiar digjital dhe te decentralizuar. Ne pamjen e jashtme, te krijohet nje pershtypje bindese se ky mund te kete qene qellimi i vertete i Bitcoin. Por shume te tjere kane plot skepticizem ne lidhje me kete shpjegim qe lindin nga shume fakte. Bitcoin dhe teknologjia blockchain nuk kane se si te kene dale nga puna e nje njeriu te vetem. Edhe sikur nje njeri i vetem te kish dale me idene e tille, per ta kthyer kete ide ne realitet duhet pune e perkushtim te trepruar te nje numri te madh ekspertesh ne kete fushe per te ngritur nje sistem te tille te shperndare kompjuterik. Dhe jo vetem kaq, por qe ta nxjerresh kete produkt ne treg, duhej edhe nje investim i madh fillestar. Pa harruar edhe koston e larte per te gerrmuar monedhat digjitale te Bitcoin. Dhe ajo qe e ben shume te cuditshme kete fenomen eshte edhe qendrimi asnjeanes, neutral i qeverive dhe bankave te ketyre shteteve karshi kesaj monedhe digjitale. Per me shume se nje dekade, keto institucione e lejuan Bitcoin qe te krijoje tregun e vete global ne gjithe boten. Koincidence?! Une nuk mendoj se eshte koincidence.

    Ky eshte vetem nje spekullim nga ana ime, pasi une nuk kam fakte per ta provuar si te vertete, por nje spekullim i mireinformuar. Une mendoj se Bitcoin eshte ideuar, prodhuar, dhe leshuar ne Internet nga nje grup i caktuar qe ka patur mbeshtetjen e fshehte dhe te palekundur te disa prej qeverive me te medha te botes. Pse dhe cili eshte qellimi i tyre? Qellimi i tyre i vertete eshte lufta kunder valutes qe ne mbajme neper xhepa, pra duan qe te heqin valutat e botes nga qarkullimi, dhe ti zevendesojne me nje monedhe te vetme digjitale. Ky ka qene misioni i tyre si nje konsolidim i fuqise boterore ne duart e nje grushti njerezish. Keta jane ata njerez qe bien te flene ne darke dhe shikojne enderra sikur kane kontroll mbi gjithe sistemin financiar te botes, dhe kontrollojne se kush lejohet te perdori kete sistem, dhe kush duhet lene jashte ketij sistemi. Keta jane te njejtet njerez qe enderrojne per nje dite kur bota te kete nje qeveri te vetme, dhe ata te jene ne krye te saj. Pse te lodhen duke blere politikanet e shitur ne 150 shtete te botes kur mund t'iu duhet te blejne vetem nje qeveri te vetme?! Problemi i tyre per dekada te tera ka qene se njerezit nuk i mbeshtesin enderrat e tyre. Njerezit nuk duan ta heqin valuten nga qarkullimi, perkundrazi, njerezit e shohin valuten si nje mjet per te shkembyer mallra e sherbime mes tyre ne liri te plote, pa marre pelqimin e burokrateve ne qeveri. Si mund t'iu ndryshojne mendjen ketyre njerezve qe te kalojne ne kampin e tyre? E leshuan Bitcoin ne qarkullim me gjoja idene se kjo monedhe digjitale eshte nje "kercenim per sistemin e centralizuar bankar ekzistues" qe komandohet nga qeverite e ketyre vendeve, si nje menyre per te genjyer e mashtruar edhe njerezit qe e vleresojne valuten ne duart e xhepat e tyre, qe te perqafojne valuten digjitale. Dhe shume njerez kane rene ne kete kurth te tyre.

    - Cili eshte fundi i filmit te monedhave digjitale?

    Bankat qendrore te Kines, Bashkimit Evropian, Amerikes, Kanadase, Britanise se Madhe, e plot shtete te tjera te botes, kane gati dy vjet qe jane duke punuar per te nxjerre ne treg monedhat e veta digjitale e per te nxjerre komplet nga qarkullimi valutat e vendit. Kina eshte ne pararoje ne kete drejtim, e ndjekur nga pas nga BE dhe Japonia. Po cfare i josh kaq shume keta bankiere qendrore kjo monedhe digjitale? Nje aspekt i teknologjise blockchain qe shume pak njerez e kane pikasur, eshte jo vetem transparenca me te gjitha transaksionet e bera ne rrjet, por edhe mundesia per te pare e ndjekur nje monedhe qe nga krijimi i saj, dhe si ka nderruar duar nga nje njeri tek tjetri ne kohe. Nje sistem i tille u jep ketyre bankiereve nje fuqi kontrolli te paimagjinueshme. Te vetmen gje qe duhet te bejne eshte qe te detyrojne njerezit qe te zbulojne identitetin e tyre pas kuletave digjitale. Dhe pasi ta bejne kete gje, ata do te kene mundesine te monitorojne e kontrollojne cdo transaksion financiar ne kohe reale. Une nuk e di se kush e ka patur me pare ne xhepin e tij $20 qe une kam ne kulete, por ai bankieri qe punon per qeverine do te kete mundesi te shikoje se si ajo monedha e bitcoin ka kaluar nga kuleta ne kulete. Dhe kjo ka implikacione te medha ne taksim dhe ne mbare ekonomine e botes, sidomos ne ato vende qe jane ende ne zhvillim dhe shumica e njerezve punojne ne ekonomine e zeze ose jane te vetepunesuar dhe shesin mallrat e sherbimet e tyre karshi parase ne dore.

    Ne momentin e duhur, keni per te degjuar per nje levizje te koordinuar mire te qeverive me te medha te botes, qe ne unison do te godasin Bitcoin sic tregtohet sot, dhe do te ndryshojne rregullat e lojes, duke e bere te detyrueshme qe cdo kulete digjitale te kete identitetin e nje shtetasi i cili do te jete pergjegjes per te paguar taksa ne shtet per cdo transaksion financiar qe ai ben. Dhe kur ajo dite te vije, do te shikoni edhe si po keta njerez do te mundohen t'iu heqin valutat nga qarkullimi nga duart e xhepat tuaja. Dhe kur kjo te ndodhi, njerezit me te zhgenjyer do te jene fanatiket e sotem te monedhave digjitale. Pasi kane per te kuptuar qe rane ne kurthin e njerezve te cilet ata mendonin se po u sfidonin pushtetin me sistemin monetar.
    Ndryshuar pr her t fundit nga Albo : 07-09-2021 m 23:39

  3. Anetart m posht kan falenderuar Albo pr postimin:

    Neteorm (08-09-2021)

Tema t Ngjashme

  1. Prgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 06-05-2021, 11:49
  2. Skema piramidale, u merren me an t mashtrimit 400 qytetarve 1 milion euro
    Nga Jack Watson n forumin Tema e shtypit t dits
    Prgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 07-05-2010, 07:03
  3. Skema me e fundit piramidale ne USA = 50 Miliarde Dollare
    Nga Ilira2 n forumin Ekonomi & biznes
    Prgjigje: 8
    Postimi i Fundit: 19-12-2008, 03:44
  4. Skema piramidale edhe ne Spanje.
    Nga DYDRINAS n forumin Problemet ndrkombtare
    Prgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 13-05-2006, 10:06
  5. Prgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 12-11-2003, 05:36

Fjalt Kye pr Temn

Ruaj Lidhjet

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund t hapni tema t reja.
  • Ju nuk mund t postoni n tema.
  • Ju nuk mund t bashkngjitni skedar.
  • Ju nuk mund t ndryshoni postimet tuaja.
  •