Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 2
  1. #1
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,315
    Postimet në Bllog
    17

    Albanistan: Edi Rama do të shkojë të dekretojë qeverinë e re tek presidenti i shkarkuar Ilir Meta

    Rama e pranon se do t’i shkojë në zyrë presidentit për dekretimin e qeverisë së re: A do të ‘pajtohem’ me Metën? Rrugët tona janë ndarë në mënyrë të pakthyeshme

    Emri:  rama-meta-1.jpg

Shikime: 75

Madhësia:  26.2 KB

    Kryeministri Edi Rama i ftuar në ‘Opinion’ ka shuar çdo mundësi dhe shpresë për një pajtim me presidentin Ilir Meta. Ai tha se rrugët me Partisë Socialiste dhe presidentit janë ndarë në mënyrë të pakthyeshme.

    I pyetur nëse do të shkojë të betohet tek ai edhe nëse gjykata Kushtetuese e shkarkon atë, Rama tha se për sa kohë që është në zyrë do të rrespektoje Kushtetutën.

    Blendi Fevziu: Nëse Gjykata Kushtetuese shkarkon presidentin do të shkoni të betoheni?

    “Për sa kohë është në zyrë do të rrespektoj Kushtetutën gjithmonë. Nuk jemi zënë ne. Thjesht janë ndarë rrugët mes PS-së dhe Ilir Metës në mënyrë të pakthyeshme për arsyet që janë publike”- tha Rama.



    (BalkanWeb)

  2. #2
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,315
    Postimet në Bllog
    17

    Për: Albanistan: Edi Rama do të shkojë të dekretojë qeverinë e re tek presidenti i shkarkuar Ilir Me

    Mësohet ora, ja kur do të betohet qeveria e re para Presidentit të Republikës

    Teksa mëngjesin e sotëm u votua në Kuvend qeveria e re ‘Rama 3’, ditën e nesërme kryeministri Edi Rama dhe kabineti i ri do të betohen te presidenti Ilir Meta.

    Lajmi bëhet i ditur për BalkanWeb u bë i ditur nga gazetari Ergys Gjenccaj. Mësohet se ceremonia e betimit do të nisë në orën 10:00, në Presidencë.

    Kujtojmë se qeveria “Rama 3” do të përbëhet nga 12 gra e 5 burra bashkë me kryeministrin. Rama dhe ministrat e tij do të betohen te një President që ka marrë ‘vulën’ e shkarkimit nga Kuvendi i vjetër, por jo nga Gjykata Kushtetuese.

    Ishte mazhoranca e PS që inicioi shkarkimin e Metës me pretendimin se kishte ndikuar dhe ndërhyrë në zgjedhjet e 25 prillit duke dalë nga statura e Presidentit. Nga ana tjetër Meta e ka dhënë një sinjal dakordësie me qeverinë e re, pasi ka emëruar dekretimin e të gjithë anëtarëve të rinj të kabinetit Rama, nga kryeministri tek ministrat që vijojnë.

    (BalkanWeb)

Tema të Ngjashme

  1. A duhet shkarkuar Ilir Meta, si President i Republikës?
    Nga Neteorm në forumin Votime dhe sondazhe
    Përgjigje: 5
    Postimi i Fundit: 28-05-2021, 09:37
  2. Përgjigje: 6
    Postimi i Fundit: 20-07-2016, 11:36
  3. Ilir Meta: Në Qeverinë e Rilindjes do bëhet si them unë e jo Rama!
    Nga Albo në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 9
    Postimi i Fundit: 13-11-2015, 13:50
  4. Ilir Meta: Tom Doshi të shkojë në psikiatri jo prokurori
    Nga Albo në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 17-03-2015, 22:16
  5. Berisha shpall qeverine e re, Ilir Meta minister i jashtem
    Nga [Perla] në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 77
    Postimi i Fundit: 10-10-2009, 10:48

Fjalët Kyçe për Temën

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •