Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 7
  1. #1
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,348
    Postimet në Bllog
    17

    Glauk Konjfca: Marëveshja e Ramës me Serbinë për "Open Balkan" nuk përfaqëson interesat shqiptare

    Kryeparlamentari i Kosovës godet Ramën për takimet me Vuçiçin: Je gabim, ulu e bisedo me shqiptarët

    Emri:  auto_a11631021958.jpg

Shikime: 102

Madhësia:  32.0 KB

    Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, ka goditur kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama, për iniciativën e Open Balkanit.

    Ai ka thënë se Rama së pari është dashur të ulet me përfaqësuesit e shqiptarëve në Kosovë, Maqedoni të Veriut e Luginë të Preshevës që të definonte interesat e shqiptarëve.

    Konjufca po ashtu ka thënë se Rama është ngutur të lidhte projektin me Aleksandar Vuçiq, në kohën kur Kosova po kalonte në procese zgjedhore dhe pastaj nuk i la zgjidhje Kosovës.

    ‘Mu ka duk se ky projekti i minishengenit që ja ndërruan emrin, po duket sikur zgjedhja alternative për BE-në. Vonesat që u bënë, Sebia është e bllokuar në dialogun me Kosovën dhe Shqipëria që kishte shpresa të tjera në ecjen drejt anëtarësimit të plotë drejt BE-së. Këto dyja u afruan më shumë për të zbuluar këtë projektin Open Balkan të cilin ma merr mendja se Kosovës nuk i konvenon. Qasja e Vuciqit ka qenë që këtë projekt ta bëjë me Edi Ramën dhe pastaj të bëjë deklarata në Tëitter se ne do të ecim prej Beogradit drejt Durrësit. E konsideronte Kosovën si një autostradë ku nuk do të kishte nevojë të ndalej fare dhe të ecte për në Durrës’, ka thënë Konjufca në emisionin dPt te Fidani në T7.

    Konjufca thotë se nuk e kupton Ramën se çfarë deshi të bëjë kur lidhi marrëveshje me Vuçiçin. Ai thotë se ai është dashur të ulet me politikanët shqiptarë që të krijohej një projekt kombëtar së pari, e pastaj të shikoheshin aleancat me shtetet tjera në rajon.

    ‘Nuk mund ta kuptoj pse kryeministri i Shqipërisë, duke e ditur se nuk është qëndrim i VV-së por kombëtar dhe Republikan e shtetëror i të gjitha partive në Kosovë. Pse para se me pyet opozitën në Kosovë shkon e bën këto projekte me Vuçiçi. Pyete çdo shqiptar, le të i qesin krejt letrat që t’i shpjegojë ku qëndron fitimi për shqiptarët dhe interesat e tyre. Dhe rezultati është afrimi i Kosovës me Shqipërinë, heqja e barrierave dhe pastaj kur të afrohemi si shqiptar, e definojmë më mirë problemin me Serbinë dhe kombin serb.

    Por të thuash se në kohën kur Kosova po kryente proces zgjedhor, të shkosh me Vuçiçin të kryesh marrëveshjen dhe në fund të thuash se kjo ka përfunduar, nuk mund të thuash se është në të mirën e shqiptarëve dhe si qasje është partikulare. Dhe kjo është si me qenë borxhli ndaj Vuçiçit.

    Sikur ai të ndihet keq dhe të mundohesh t’ia heqësh. Mundesh me shku tash dhe me thënë se orientimi im është me Maqedoninë, Kroacinë dhe të mos e shpërblesh sjelljen agresive ndaj fqinjëve të Serbisë. Ata duan të kthehen në Kosovë. Ata këtë duan.

    Vetëm presin që të dobësohet Amerika. Mendojnë e kanë në vitin 98-99. Por tash nuk e kanë atë pushtet dhe e presin një ndryshim të madh botëror. Serbia niset me tanke drejt Kosovës dhe nëse Edi Rama e di këtë përfundim, ose nëse nuk e di, dhe e merr këtë përcaktim për Zotin është gabim. Duhet të ulet me Albinin, pse jo edhe me Lumirin e Memlin.

    Shqiptarët duhet të ulen. Edhe Ali Ahmeti e Zijadin Sela. Po ashtu Shaip Kamberi. Nëse kemi interesa si shqiptar. Duhet të i qesim në letër e t’i shtyjmë përpara. A bëhet kjo me Vuçiçi. Ai i ka interesat e tij’, përfundoi ai.

    Express
    "Babai i shtetit është Ismail "Qemali", e zbuloi Edvin shkencëtari!"

  2. #2
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,348
    Postimet në Bllog
    17

    Për: Glauk Konjfca: Marëveshja e Ramës me Serbinë për "Open Balkan" nuk përfaqëson interesat shqipta

    Ish-kryeredaktori i radio “Europa e lirë”: Perëndimi pro Procesit të Berlinit dhe kundër ‘Open Balkans’. Rama po na e shet sapunin për djathë

    Emri:  Screenshot_6-12.jpg

Shikime: 87

Madhësia:  31.8 KB

    Analisti politik, ish-kryeredaktor i radios “Europa e lire” në Pragë, Melazim Koci iu është bashkuar reagimeve që ka sjellë projekti ‘Open Balkans’ i ndërmarrë nga kryeministri Edi Rama, homologu i tij maqedonas, Zoran Zaev si dhe presidenti serb, Aleksandër Vuçiç.

    Përmes një analize, Koci thekson se perëndimi mbështet procesin e Berlinit dhe jo ‘Open Balkans’. Sipas tij, kryeministri Edi Rama dje manipuloi kur tha se Gjermania mbështeste ‘Open Balkans’.

    ANALIZA
    Perendimi mbeshtetje Procesit te Berlinit dhe jo Open Balkans!

    Pavaresisht perpjekjeve te Edi Rames dhe mediave te aferta me te per te na shitur sapunin per djath, faktet jane kokeforta dhe deshmojne se Perendimi mbeshtete Procesin e Berlinit dhe jo Open Balkans te Rames dhe Vuciqit.

    Edi Rama dje manipuloj kur tha se Gjermania mbeshtete Open Balkans.

    Gjate 24 oreve te fundit jane bere te ditura qendrimet e SHBA, BE dhe Gjermanise rreth kesaj ceshtje dhe askush jo qe nuk mbeshtete, por as nuk permend Mini Shengenin ose Open Balkans.
    Departamenti Amerikan i Shtetit: “SHBA mbeshtesin fuqimisht vijimin e perpjekjeve ne Ballkanin Perendimor per te thelluar dhe forcuar integrimin gjitheperfshires rajonal, ne baze te rregullave dhe standardeve te BE-se”.

    BE: “Nje proces me perfshirje te gjithe rajonit te Ballkanit Perendimor eshte thelbesor. Eshte e rendesishme qe rajoni te perparoje ne krijimin e nje Tregu te Perbashket Rajonal, nje angazhim politik i marre nga gjashte udheheqesit e rajonit ne Samitin e Sofjes vjeshten e kaluar”(Procesi i Berlinit v.j).

    Gjermania: “Kreret e qeverive te gjashte vendeve te Ballkanit Perendimor e riafirmuan angazhimin per kete projekt historik (Procesi i Berlinit) ne Samitin e fundit me 5 korrik”.
    Siç shihet ne deklarimet e qendrave perendimore te vendosjes potencohen Tregu i Perbashket Rajonal, gjitheperfshirja, dhe rregullat e standardet e BE-se, te gjitha te perfshira ne Procesin e Berlinit dhe jo ne Open Balkans.

    Eksperti i njohur për çështjet e Ballkanit, Franz – Lothar Altman keto dite deklaroi se Mini Shengeni ose Open Balkans, nuk ka lidhje me Procesin e Berlinit dhe shtoi: nen ombrellen e Procesit te Berlinit jane te perfshira edhe shtetet anetare te BE-se, gje qe do te sillte vendosjen e nje zone te gjere ekonomike ndermjet BE dhe Ballkanit Perendimor, me lidhje ekonomike te ngjashme me ato qe ka BE me Irlanden dhe Norvegjine.

    Logjikshem shtrohet pyetja – pse Rama dhe Vuciq anashkalojne Procesin e Berlinit dhe avancojne Open Balkans qe nuk ka asnje lidhje me BE?

    Eshte hakmarrje per moshapjen e negociatave te BE me Tiranen dhe Shkupin?

    A eshte i sakte dyshimi se Procesi i Berlinit eshte sabotuar nga Tirana dhe Beogradi, sepse me te Serbia obligohej te njihte segmente te caktuara te shtetesise se Kosoves?

    Pse Open Balkans pos Kosoves, refuzohet edhe nga Bosnja dhe Mali i Zi?

    A eshte Open Balkans reinkarnim i sherreve dhe politikave te vjetra “Ballkani ballkanasve” dhe tentim per te margjinalizuar rolin e Perendimit ne kete hapesire?

    Dhe kryesorja – a eshte Open Balkans tentim per te izoluar Kosoven dhe per ta goditur shtetesine e saj?

    Ne vend te deshifrimit qellimisht te gabuar te mesazhit te Gjermanise per Open Balkans, KM i Shqiperise Edi Rama do te bente mire qe para opinionit te Shqiperise, Kosoves dhe me gjere te shpjegonte nese keto dilema kane baze!

    Melazim Koci – Analist politik, ish kryeredaktor i radios “Europa e lire” ne Prage

    Balkanweb

  3. #3
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,348
    Postimet në Bllog
    17

    Për: Glauk Konjfca: Marëveshja e Ramës me Serbinë për "Open Balkan" nuk përfaqëson interesat shqipta

    Politikani serb bën propozimin: Rama, Vuçiç dhe Zaev meritojnë çmimin Nobel për Paqe për “Open Balkan”

    Emri:  Screenshot_16-3.jpg

Shikime: 73

Madhësia:  26.6 KB

    Politikani serb, Dragan Markoviç Palma propozon që Edi Rama, Aleksandar Vuçiç dhe Zoran Zaev të nominohen për Çmimin Nobel për Paqe.

    Tre liderët e Shqipërisë, Serbisë dhe Maqedonisë së Veriut kanë krijuar iniciativën “Open Balkan’’ dhe për Markoviç kjo është marrëveshja më e rëndësishme në 70 vitet e fundit.

    Ai thotë se ku ka ekonomi të lidhur, nuk ka luftë dhe mbi të gjitha marrëveshja siguron paqe mes serbëve dhe shqiptarëve.

    “Aty ku ekonomia është e lidhur, nuk ka luftë. Marrëveshja “Ballkani i Hapur” sot siguron kalim falas të njerëzve dhe mallrave, por mbi të gjitha siguron paqe në këtë fushë, veçanërisht midis serbëve dhe shqiptarëve, dhe kjo është arsyeja pse presidenti serb Aleksandër Vuçiç dhe kryeministrat shqiptarë dhe maqedonas verior Zoran Zaev dhe Edi Rama meriton Çmimin Nobel për Paqe. ”,- deklaroi Markoviç.

    Po ashtu ai ka akuzuar kritikën e ‘’Open Balkan’’ se janë ata që nuk duan paqe dhe bashkëpunim. Kurti dhe Izetbegoviç sipas tij, jetojnë ende në shekujt e kaluar.

    “Ai që është kundër asaj marrëveshjeje nuk është për paqe dhe bashkëpunim. Kurti dhe Izetbegović ende jetojnë në shekujt e kaluar dhe kjo i mban ata përpara. Lufta në ish -Jugosllavi përfundoi 30 vjet më parë dhe ne nuk duhet të harrojmë atë që ndodhi, por duhet të shohim se si të bashkëpunojmë,”- përfundoi politikani serb.

    (BalaknWeb)

  4. #4
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,348
    Postimet në Bllog
    17

    Për: Glauk Konjfca: Marëveshja e Ramës me Serbinë për "Open Balkan" nuk përfaqëson interesat shqipta

    “Të jemi pranë njëri-tjetrit”, Kurti: Vetëm kur të lidhemi fort do të mund të hapemi me fqinjët pa u rrezikuar

    Emri:  hhh-1536x1024.jpg

Shikime: 58

Madhësia:  28.0 KB

    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka dhënë një mesazh i cili duket se është për iniciativën “Open Balkan” dhe debatet e fundit mbi këtë çështje.

    Kurti thotë se shqiptarët duhet të jenë pranë njër-tjetrit, pasi vetëm duke u lidhur fort mund të happen me fqinjët pa u rrezikuar.

    Ai shton se kohë të mira po vijnë për shqiptarët dhe thekson që nuk do e humbin këtë moment.



    MESAZHI NGA ALBIN KURTI

    Miq të dashur, shkupjanë, shqiptarë nga të gjitha anët e Republikës së Maqedonisë së Veriut,

    Të nderuar përfaqësues të Institutit të Trashëgimisë Shpirtërore dhe Kulturore të Shqiptarëve në Shkup,

    Ju falënderoj për ftesën që më keni bërë, si organizatorë të tribunës me temën “Kauzat shqiptare para dhe pas Hasan Prishtinës”.

    Në të njëjtën kohë ju kërkoj falje që nuk munda të marr pjesë sot fizikisht në këtë aktivitet që mbahet me rastin e Vitit të Hasan Prishtinës, në nderim të 100 vjetorit, prej kur kjo figurë markante e historisë sonë, ishte kryeministër i Shqipërisë. Nuk munda të vij për shkak të angazhimeve të shumta e diskutimeve të rëndësishme të Kuvendit të Kosovës, por me zemër do të doja të isha pranë jush. Pas pak ditësh do të jem sigurisht aty, si pjesëmarrës në ceremoninë e përurimit të Bulevardit “Hasan Prishtina” në Shkup.

    Po të isha aty, sigurisht do të kishim diskutuar gjatë mbi kontributin e Shkupit e të shqiptarëve të Maqedonisë në çështjen kombëtare. Nga gratë tona nder i Kombit, Sevasti e Parashqevi Qiriazi dhe Gonxhe Bojaxhiu, Nëna Terezë, nga kryengritjet e hershme të Dervish Carës qysh në 1844, e deri te çlirimi i Shkupit nga Hasan Prishtina, Bajram Daklani, Bajram Curri, Isa Boletini, Mehmet Deralla, Idriz Seferi etj. Do të flisnim edhe për zhvillimet e thellimet e mendimit strategjik shqiptar, nga Ukshin Hoti e deri te Arbën Xhaferri. Por këto të gjitha do t’i diskutojmë në raste të tjera.

    Mesazhi që dua të jap sot është ai i të qenit pranë njëri-tjetrit, me projekte të përbashkëta, me koordinim dhe me punë. Vetëm kur të lidhemi fort me njëri-tjetrin, do të mund të hapemi me fqinjët pa u rrezikuar.

    Kahja jonë si shqiptarë është perëndimi, aleatët tanë janë ShBA dhe BE, aspirata jonë legjitime është barazia me popujt e tjerë të Ballkanit dhe bashkimi paqësor e demokratik kombëtar, e detyra jonë më emergjente është që të luftojmë korrupsionin dhe t’i hapim rrugën zhvillimit ekonomik. Rajoni fiton siguri dhe stabilitet afatgjatë vetëm nga dënimi dhe izolimi i kriminelëve, dhe askush nga politikanët shqiptarë nuk duhet të bashkëpunojë me krimin. Kohë të mira po vijnë për shqiptarët por edhe për fqinjët tanë, sepse partnerët tanë të mëdhenj janë më të vendosur se kurrë për të na ndihmuar në luftën tonë për drejtësi e demokraci, por edhe kundër ndikimeve negative ruso-kineze në qytetet e në shtetet tona, por edhe në rajon. Jam i sigurt se shqiptarët, në të gjitha shtetet ballkanike ku jetojmë e veprojmë, nuk do ta humbim këtë moment të rëndësishëm historik.

    Ju përshëndes të gjithëve dhe uroj punime të mbara në sesionet e tribunës, me respekt të thellë për organizatorët, bashkëpunëtorët shkencorë e gjithë pjesëmarrësit.

    Albin Kurti, Kryeministër i Republikës së Kosovës

    Balkanweb
    Ndryshuar për herë të fundit nga Albo : 07-09-2021 më 16:33
    "Babai i shtetit është Ismail "Qemali", e zbuloi Edvin shkencëtari!"

  5. #5
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,348
    Postimet në Bllog
    17

    Për: Glauk Konjfca: Marëveshja e Ramës me Serbinë për "Open Balkan" nuk përfaqëson interesat shqipta

    Bashkëpunimin rajonal e duan të gjitha palët, por Prishtina e kundërshton/ Përplasje në distancë Kosovë-Shqipëri për idenë e “Open Balkan”

    Skedarët e Bashkëngjitur 177094

    Iniciativa “Ballkani i Hapur” është vazhdimësi e “mini-Shengenit” ballkanik, që Kosova e ka kundërshtuar edhe më parë. Iniciativën për “Open Balkan” e përkrahin Shqipëria, Serbia dhe Maqedonia e Veriut.

    Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama dhe disa nga udhëheqësit politikë në Kosovë si të partive në pushtet edhe atyre në opozitë po vazhdojnë përplasjen në distancë rreth idesë për një Ballkan të hapur, apo siҫ njihet tashmë “Open Balkan”. Në një postim të gjatë në Facebook, kryeministri shqiptar Rama duke iu përgjigjur shumë komentuesve nga Kosova, të cilët e akuazuan për siҫ thonë “afërsinë e tij me Vuçiçin”, veç të tjerash shkroi edhe për refuzimin e Kosovës që të jetë pjesë e iniciativës “Ballkani i Hapur”, që deri disa javë më parë njihej si mini-Shengeni Ballkanik.

    Rama mbron idenë e Open Balkan
    Rama shkroi se kjo retorikë nuk i shërben Kosovës dhe diplomacisë së saj. “Ballkani i Hapur është jo vetëm rruga e të ardhmes për prosperitetin e kombit shqiptar, si komb europian që përkatësinë e vet e ka në Europën e Bashkuar, por është edhe një mundësi e re dhe e madhe më shumë, në rrugën drejt njohjes së Kosovës nga Serbia; sa për një nga shumë shembuj të dobisë së madhe të Ballkanit të Hapur, kush nuk do që ta kuptojë pse Ballkani i Hapur e heq më në fund kufirin mes Shqipërisë e Kosovës, le të më thotë pse nuk e kanë hequr dot deri më sot, ata që e kanë premtuar me bujë dhe pse nuk e heq dot pa Ballkanin e Hapur atë kufi, asnjë prej atyre të cilëve “nuk u han luli” për aleatët e pazëvendësueshëm strategjikë të Kosovës e të Shqipërisë bashkë, që e mbështesin plotësisht nismën Open Balkan”, tha kryeministri Rama. E për mbështetjen e perendimit për “Open Balkan”, Rama i referohet edhe qeverisë gjermane duke thënë hapur “qeveria gjermane e mbështetë këtë nismë”. Rama iu përgjigjet kritikëve, se “nuk jam tradhtar, por nuk heq dorë nga ‘Ballkani i Hapur'”.

    Kundërshtime nga Kosova
    Bashkëpunimin rajonal e duan të gjitha palët, por procesin e Open Balkan Kosova e kundërshton. Iniciativën për “Open Balkan”, deri tani e përkrahin vetëm Shqipëria, Serbia dhe Maqedonia e Veriut. Ministrja e jashtme e Kosovës, Donika Gërvalla e refuzoi bashkimin me këtë nismë, duke e cilësuar devijim të rrugës së Kosovës drejt BE-së. “Si Republikë e Kosovës, iniciativën e Novi Sadit, në ndërkohë të “mini-Shengenit”, e tash e “Ballkanit të Hapur”, e konsiderojmë si të rrezikshme, sepse krijohet përshtypja se kemi alternativë ndaj rrugës sonë të përbashkët si rajon, drejt BE-së dhe përçimin e këtij mesazhi ne e konsiderojmë se është më i rrezikshëm sesa vonesat që mund të ndodhin ndërkohë, gjatë procesit tonë të integrimit”, ka thënë ministrja e Punëve të Jashtme e Kosovës, Donika Gërvalla.

    Edhe kryetarja e Grupit Parlamentar e partisë në pushtet, Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila, tha se “të gjitha partitë në Kosovë kanë shprehur kundërshtitë e tyre për iniciativën “Ballkani i Hapur” (Open Balkans), pasi sipas saj, kjo nismë është e “dëmshme” për faktin se Serbia është bosht i kësaj iniciative. “Për ne, absolutisht ka qenë një proces që prej fillimit nuk është mbështetur dhe e kemi konsideruar si një proces, e para paralel dhe e dyta të dëmshëm në momentin kur Serbia bëhet bosht i një iniciative, siç është rasti i ‘mini-Shengenit’ dhe (tani) ‘Open Balkan’”, tha Mimoza Kusari-Lila pas një mbledhje të Kryesisë së Kuvendit të Kosovës.

    Skedarët e Bashkëngjitur 177096

    Si mund të evitohen keqkuptimet?
    Përplasjet në distancë ndërmjet politikës kosovare dhe asaj të Shqipërisë janë kthyer në debat mes analistëve politikë. Blerim Burjani, analist politik i tha DW-së se “keqkuptimet ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë mund të evitohen nëse bashkëpunohet më ngushtë në fushën ekonomike”. “Ballkan Open është ide që do të duhej së pari Kosovë-Shqipëri të bisedojnë për përparësitë dhe për mangësitë e një projekti të tillë në mënyrë që të shmangeshin keqkuptimet e ndërsjellta. Edi Rama ka avancuar ne këtë ide jashtë angazhimit të Kosovës për të trajtuar fillimisht tema të kësaj natyre që nuk janë të reja dhe të panjohura për Kosovën, që dikur ishte përmend si “Ballkania”. Keqkuptimet ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë mund të evitohen duke bashkëpunuar ngushtë dhe sinqertë në fushën ekonomike e që një kohë të gjatë ka munguar ky sinqeritet në mes dy shteteve”, thotë Blerim Burjani.

    Sipas analistit Burjani, kryeministri shqiptar Edi Rama, e sheh nismën e Balkan Open si një projekt për përfitim ekonomik sesa politik. “Realisht kryeministrit Rama, nisma e Balkan Open i konvenon nga aspekti ekonomik dhe turistik, që në fakt më shumë duket turistik se sa ekonomik si interes i Shqipërisë. Raporti i tij jo i mirë me politikën kosovare, duket të jetë më shumë personal se sa ndër-shqiptar, pasi shqiptaret dhe interesat e tyre janë interesa më të gjera se sa interesat e tjera. Open Ballkan për momentin duket me shumë të panjohura në kuptimin politik, ashtu siҫ e mendon Prishtina, përderisa Tirana zyrtare e mendon puro interes ekonomik dhe avancim të lirive ekonomike”, thotë Burjani.

    Skedarët e Bashkëngjitur 177095

    Kosova ka premtuar, se do t’i bashkohej, “mini-Shengenit” në Marrëveshjen e Uashingtonit, të nënshkruar më 4 shtator 2020 në Shtëpinë e Bardhë nga ish-kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, marrëveshje kjo, e cila në dy dokumente të ndara u nënshkrua në prani të ish-presidentit të Shteteve të Bashkuara, Donald Trump. Në Kuvendin e Kosovës, më 6 gusht, nuk u miratua një rezolutë ku i kërkohej Qeverisë së Kosovës që të zbatonte Marrëveshjen e Uashingtonit. Gjatë votimit për këtë rezolutë, që sipas ligjeve në Kosovë, nuk janë detyruese, por shprehin vullnetin politik, deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje që është në pushtet abstenuan. Ideja e “mini-Shengenit” është prezantuar në Novi Sad të Serbisë më 10 tetor të vitit 2019, nga liderët e Serbisë, Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë. Më 29 korrik 2021, në një forum ekonomik që u mbajt në Shkup, kësaj nisme iu ndryshua emri në “Open Balkan” dhe kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ai i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç u bënë thirrje të gjitha shteteve të rajonit që t’i bashkohen kësaj iniciative.

    DW

  6. #6
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,348
    Postimet në Bllog
    17

    Për: Glauk Konjfca: Marëveshja e Ramës me Serbinë për "Open Balkan" nuk përfaqëson interesat shqipta

    Fantazitë e Beogradit për “Botën serbe” rrezikojnë bashkëpunimin në Ballkan

    Ka pak mundësi që projektet e bashkëpunimit ekonomik ndërkufitar si nisma “Ballkani i Hapur” të jenë vërtet të suksesshëm ndërsa liderët politikë në Beograd vazhdojnë të ëndërrojnë për një shtet më të madh serb që përfshin territorin dhe qytetarët e vendeve fqinje.

    Autor: Jasmin Mujanovic | BIRN

    Emri:  223689061_10159868571052932_8076511724317575284_n-768x511.jpg

Shikime: 68

Madhësia:  34.0 KB
    Presidenti serb Aleksandër Vuçië, kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, dhe kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama. Foto: Facebook/Zoran Zaev.

    Damir Marusic dhe Benjamin Haddad nga Këshilli Atlantik, një think-tank amerikan, botuan një ese provokuese në Foreign Policy javën e kaluar në lidhje me nismën e re të përbashkët “Ballkani i Hapur” të krijuar nga qeveritë e Shqipërisë, Maqedonisë së Veriut dhe Serbisë.

    Eseja përqendrohet në idenë se epoka e zgjerimit të BE-së ka përfunduar përfundimisht dhe kështu shtetet lokale po kthehen në mënyrë të domosdoshme drejt zhvillimit të mekanizmave ndër-rajonalë për të promovuar bashkëpunimin politik dhe ekonomik.

    Nga ana e tyre, Marusic dhe Haddad janë optimistë për rëndësinë e projektit, duke shkruar: “E ardhur pas Marrëveshjes së Prespës midis Maqedonisë së Veriut dhe Greqisë, iniciativa si Ballkani i Hapur sinjalizojnë se diçka e rëndësishme, dhe vërtet e shëndetshme, po ndodh në terren: Liderët lokalë po marrin në dorë fatin e tyre dhe po tregojnë kreativitet.”

    Problemi me këtë narrativë, megjithatë, është se ajo nuk ka lindur nga faktet e asaj – siç shprehen autorët – që po ndodh në terren.

    Siç e pranojnë vetë Marusic dhe Haddad, fakti që vetëm tre nga gjashtë shtetet e Ballkanit i janë bashkuar kësaj nisme është domethënëse. Por mungesa e Kosovës, Bosnjës dhe Hercegovinës dhe Malit të Zi nuk është, siç argumentojnë autorët, sepse “tre vendet që nuk pranuan mbeten skeptike, duke argumentuar se nisma e re kopjon zhvillimin e një Tregu të Përbashkët Rajonal, për të cilin u pajtuan të gjashtë në Sofje, Bullgari, vitin e kaluar si pjesë e Procesit të Berlinit”.

    Së pari, nisma e bashkëpunimit rajonal e Procesit të Berlinit për Ballkanin, ashtu si projekti i zgjerimit të BE-së, është e vdekur. Ajo nuk është asgjë më shumë sesa thjesht një format diskutimi në këtë moment, dhe në shtatë vitet që kanë kaluar që nga samiti inaugurues i Procesit të Berlinit, ajo ka sjellë ndonjë pasojë politike. Fakti që një Treg i Përbashkët Rajonal ishte rënë dakord dhe tani po zëvendësohet nga kjo nismë trepalëshe, tregon se sa i parëndësishëm është bërë Procesi i Berlinit.

    Arsyeja pse Kosova, Bosnja dhe Hercegovina dhe Mali i Zi nuk e kanë nënshkruar idenë e “Ballkanit të Hapur” nuk është sepse ata vazhdojnë të mbajnë shpresën për një Treg të Përbashkët Rajonal të inicuar nga BE-ja. Ata nuk janë regjistruar për të njëjtën arsye pse Tregu i Përbashkët Rajonal nuk ka arritur të bëhet asgjë më shumë sesa thjesht një tjetër linjë e gjatë “konceptesh” ndërkombëtare për rajonin (kujtoni “pronësinë lokale”, “lidhshmërinë”, dialog Beograd-Prishtinë, etj).

    Problemi mbetet Serbia dhe makinacionet e saj ndaj pjesës më të madhe të rajonit – makinacione të cilat nuk kanë të bëjnë me bashkëpunimin politik dhe ekonomik, por kanë të bëjnë shumë me fantazitë revanshiste dhe hegjemoniste të elitës qeverisëse të Beogradit.

    Aleksander Vulin, ministri i brendshëm i Serbisë dhe i besuari i presidentit Aleksandër Vuçiç, ka promovuar idenë se Serbia po kërkon unifikimin formal politik dhe institucional të të gjithë serbëve etnikë në Ballkanin Perëndimor. Kjo do të thotë, një Serbi e Madhe, me Beogradin si kryeqytet dhe Vuçiçin si udhëheqës të padiskutueshëm. Ai e ka etiketuar këtë ide “Bota serbe”.

    Vulin e ka mbrojtur hapur idenë e “Botës serbe” në tubimet politike dhe në televizionet kombëtare, dhe ai e ka përdorur konceptin si një mjet për të luftuar kundër qeverive fqinje, veçanërisht në Kosovë, Bosnjë dhe Hercegovinë dhe Malin e Zi.

    Jo për habi sepse ato tri vende përmbajnë shumicën e popullsisë dhe territoreve që Vulin dhe Vuçiç besojnë se do të inkorporohen përfundimisht në shtetin e madh serb.


    Idealet e Millosheviçit janë ende gjallë

    Emri:  thumbs_b_c_5d8e427722effea0020de30185668757.jpg

Shikime: 55

Madhësia:  29.7 KB
    Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, ai i Maqedonisë së Veriut Zoran Zaev dhe presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiç gjatë takimit në Shkup. Foto: Anadolu.

    Me pak fjalë, Serbia perceptohet në të paktën gjysmën e rajonit si një kërcënim për integritetin territorial dhe sovranitetin e shteteve në fjalë. Si e tillë, pak njerëz në Prishtinë, Sarajevë ose Podgoricë janë të interesuar të thellojnë lidhjet me një regjim të tillë.

    Ky është realiteti i pashmangshëm politik i Ballkanit Perëndimor bashkëkohor. Për fat të keq, shumë pak njerëz në SHBA ose BE shfaqen të gatshëm për të trajtuar këtë fakt. Në vend të kësaj, një program shpresëdhënës politikash zëvendëson një tjetër, si ndërrimi i stinëve. Dhe ashtu si stinët, secila zbehet, dhe zëvendësohet nga një tjetër. Pra, Tregu i Përbashkët Rajonal bëhet Ballkan i Hapur, e kështu me radhë e kështu me radhë.

    Megjithatë, kjo është një përpjekje e kotë, sepse një linjë veprimi nuk mund të jetë kurrë një zëvendësim për politikën. Për sa kohë që Beogradi mbetet i përkushtuar ndaj idealeve dhe aspiratave të regjimit të mëparshëm të Sllobodan Millosheviçit, në këtë rajon nuk mund të arrihet asnjë progres. Kjo nuk është thjesht një çështje zbatimi; është çështje substanciale.

    Për të qenë i qartë, koncepti i Ballkanit të Hapur – ashtu si Tregu i Përbashkët Rajonal, si zgjerimi i BE-së, si të gjitha këto skema madhore që janë propozuar për rajonin për pjesën më të madhe të dy dekadave të fundit – është një ide e mirë. Ide të tilla padyshim do të përmirësonin jetën dhe jetesën për të gjithë ata që janë të përfshirë, nëse do të zbatoheshin ndonjëherë.

    Megjithatë, rajoni gjithashtu do të përmirësohej pa masë, nëse vendi më i populluar në Ballkanin Perëndimor nuk do të qeverisej nga një autokrat mohues i gjenocidit. Por ja që kështu është. Dhe për shkak të kësaj, nuk ka asnjë të ardhme reale as për iniciativën “Ballkani i hapur”, as për një Treg të Përbashkët Rajonal.

    Tërheqja dramatike dhe, ndonjëherë, poshtëruese amerikane nga Afganistani i ka futur në një analizë të thellë ekspertët e politikës së jashtme në të dy anët e Atlantikut. Mesa duket, një nga mësimet kryesore të luftës në Afganistan duhet të jetë se strategjitë ose planet duhen bërë bazuar në kushtet që mbizotërojnë në realitet në terren, jo në ato që ne do të donim që të mbizotëronin.

    Në Ballkanin Perëndimor, “Bota serbe” është një fakt në terren dhe një kërcënim me të cilin duhet të ballafaqohemi. Koncepte si nisma “Ballkani i hapur” janë thjesht ide të shkëlqyera në teori.

    Opinionet e shprehura janë vetëm ato të autorit dhe jo domosdoshmërish pasqyrojnë pikëpamjet e BIRN.


    RRETH AUTORIT
    Jasmin Mujanovic
    Dr. Jasmin Mujanovic është një studiues politik i specializuar në politikën e Europës juglindore dhe në politikën e demokratizimit post-autoritar dhe post-konflikt më gjerësisht. Libri i tij i parë, “Uri dhe Zemërim: Kriza e Demokracisë në Ballkan” do të publikohet në vitin 2017.

  7. #7
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,348
    Postimet në Bllog
    17

    Për: Glauk Konjfca: Marëveshja e Ramës me Serbinë për "Open Balkan" nuk përfaqëson interesat shqipta

    Gjermania zyrtarisht kundër projektit Vuçiç-Rama për ‘Ballkanin e Hapur’

    Sekretari i Shtetit pranë Ministrisë së Jashtme Gjermane, Miguel Berger, në në intervistë me DW, ka këmbëngulur se e vetmja zgjidhje për Ballkanin Perëndimor është Procesi i Berlinit i iniciuar nga kancelarja Merkel në vitin 2014. I pyetur për projektin e “Ballkanit të Hapur”, ai deklaron se zgjidhjet e përkohshme që po propozohen nuk janë alternativa të vërteta dhe nuk kërkohen as nga qeveritë dhe as nga qytetarët e rajonit. Sipas tij për Berlinin zyrtarë është vendimtare të avancojmë punën për Tregun e Përbashkët Rajonal të gjashtë shteteve të Ballkanit Perëndimor, në kuadër të Procesit të Berlinit.

    Deutsche Welle: Është krijuar përshtypja se vendet e Ballkanit Perëndimor e kanë humbur besimin te BE-ja. Në fillim të gushtit ju ishit për vizitë në rajon. A është kjo edhe përshtypja juaj?

    Miguel Berger: BE-ja po bën shumë për të ardhmen e Ballkanit Perëndimor. Për shembull me Planin e Ekonomisë dhe Investimeve, i cili kap shuma prej disa miliardë dollarësh dhe ka në fokus, ndër të tjera, transformimin ekologjik dhe dixhital dhe konektivitetin. BE-ja është dhe do të mbetet partnerja më e afërt dhe më e besueshme e gjashtë shteteve të Ballkanit Perëndimor. Ka njëfarë zhgënjimi, por gjatë udhëtimit tim në rajon përjetova edhe një afri dhe një interes të madh për BE-në. Por ne, domethënë BE-ja, duhet ta bëjmë të qartë se e marrim seriozisht rrugën e Ballkanit Perëndimor drejt BE-së. Kjo është arsyeja se përse është kaq e rëndësishme që negociatat e zgjerimit me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut të fillojnë sa më shpejt të jetë e mundur.

    Le të qëndrojmë shkurtimisht te vizita juaj në rajon me rastin e fillimit të detyrës së Christian Schmidt-it, si Përfaqësues i Lartë i OKB-së, në Bosnjë-Hercegovinë. Institucioni i tij nuk pranohet nga Republika Srpska. A nuk është ky një "mission impossible".

    Christian Schmidt është i legjitimuar duke u emëruar nga Komiteti Drejtues i Këshillit të Zbatimit të Paqes si Përfaqësues i Lartë në Bosnjë-Hercegovinë dhe gëzon mbështetje të gjerë ndërkombëtare. Shpresojmë që të gjitha palët ta pranojnë, sepse është në interes të popullit të Bosnjës dhe Hercegovinës dhe të stabilitetit të vendit, dhe të punojnë me të në mënyrë konstruktive. Vitet e fundit kanë treguar se kur ka vullnet politik, ka edhe përparim. Kujtoj këtu, për shembull, mbajtjen e zgjedhjeve lokale në qytetin e Mostarit, në dhjetor 2020. Bosnja dhe Hercegovina duhet t`i kapërcejnë bllokadat ekzistuese, të zbatojnë reformat dhe të përparojnë në rrugëtimin për BE. Qytetarët e saj e meritojnë këtë dhe Christian Schmidt-i do të japë një kontribut të rëndësishëm në këtë drejtim.

    Gjermania e mbështet integrimin e Ballkanit Perëndimor në BE përmes Procesit të Berlinit. Por vitet e fundit nuk u arritën përparime të mirëfillta në këtë drejtim. Çfarë sugjerimesh keni për qeverinë e re në mënyrë që ky afrim të ndodhë me të vërtetë.

    Procesi i Berlinit, i iniciuar nga Kancelarja Gjermane, Angela Merkel, në vitin 2014, për të promovuar bashkëpunimin rajonal duhet parë si një mbështetës i procesit të zgjerimit të BE-së. Ritmi i integrimit të rajonit në BE është vërtet i pakënaqshëm. Vitin e kaluar, Bashkimi Evropian e modifikoi procedurën e zgjerimit, në mënyrë që t'i japë më shumë dinamikë procesit të zgjerimit, por edhe reformave të nevojshme. BE-ja i mbështet vendet e Ballkanit Perëndimor edhe financiarisht. Në përgjigje të situatës së vështirë që krijoi pandemia në rajon, në prill 2020, rajonit iu dha një paketë ndihmash emergjente, në shumën prej 3.3 miliardë euro. Në Tetor 2020, Komisioni Evropian prezantoi një Plan Ekonomie dhe Investimesh, me një vëllim të përgjithshëm deri në 9 miliardë euro, për rimëkëmbjen afatmesme ekonomike të Ballkanit Perëndimor. E gjitha kjo nënvizon se BE-ja vazhdon të jetë shumë e angazhuar dhe ofron stimuj të ndryshëm për të promovuar proceset e reformave në Ballkanin Perëndimor, si edhe për të promovuar integrimin e vendeve në BE.

    Qarkullojnë disa ide për zgjidhje të ndërmjetme për Ballkanin Perëndimor, si për shembull, krijimi i një Hapësire të përbashkët Ekonomike të lidhur me BE-në. Sa e hapur është qeveria gjermane ndaj kësaj ideje?

    Qeveria Federale e sheh të ardhmen e Ballkanit Perëndimor në BE. Zgjidhjet e përkohshme që po propozohen nuk janë alternativa të vërteta dhe nuk kërkohen as nga qeveritë dhe as nga qytetarët e rajonit. Në të njëjtën kohë, ne shohim potencial të madh për rajonin, me anë të zgjerimit të mëtejshëm të bashkëpunimit rajonal. Përparimi në këtë fushë, siç është sidomos zhvillimi i Tregut të Përbashkët Rajonal deri në vitin 2024, e mbështet rrugën e gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor drejt BE-së.

    Serbia, Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria kohët e fundit e riemërtuan nismën e tyre nga "Mini-Shengen" në "Ballkan të Hapur". Çfarë mendoni ju për këtë nismë?

    Ne duam forcim të qëndrueshëm të bashkëpunimit midis të gjashtë shteteve të Ballkanit Perëndimor. Këtë qasje po ndjekim në Procesin e Berlinit. Në Këshillin e Bashkëpunimit Rajonal, për shembull, janë bërë shumë përparime në gjashtëshe, edhe me mbështetjen e BE-së. Në parim, natyrisht, çdo bashkëpunim rajonal në Ballkanin Perëndimor është për t’u përshëndetur. Por, nga ana tjetër, është e rëndësishme që bashkëpunimi rajonal të jetë gjithëpërfshirës dhe i hapur për të gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor. Me këtë kam parasysh si zhvillimin e ideve dhe nismave të reja, ashtu edhe zbatimin e tyre. Kjo është një qasje, për të cilën janë zotuar pjesëmarrësit në "Procesin e Berlinit" dhe të cilën e promovon edhe BE -ja.

    Pra, Open Ballkan bie ndesh me nismën e Tregut të Përbashkët Rajonal?

    Për ne është vendimtare që në samitin e fundit të Procesit të Berlinit, më 5 korrik, krerët e shteteve dhe qeverive të gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor, me ftesë të kancelares Merkel, riafirmuan përpjekjet e tyre për të jetësuar Tregun e Përbashkët Rajonal. Ky është një projekt vërtet historik, për të cilin u zotuan të gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor në Samitin e Procesit të Berlinit në Sofje, në nëntor 2020. Në këtë kontekst, me mbështetjen e Këshillit të Bashkëpunimit Rajonal RÇ, janë duke u negociuar të katra marrëveshjet e reja, përfshi edhe një marrëveshje për lëvizjen e lirë të njerëzve me karta identiteti dhe një marrëveshje për njohjen e kualifikimeve akademike dhe profesionale. Këto janë marrëveshje që do të sjellin përmirësime reale për njerëzit në rajon, për shembull, nuk do të nevojiten më viza për udhëtimet midis Kosovës dhe Bosnjë-Hercegovinës.

    Bosnja-Hercegovina, Kosova dhe Mali i Zi nuk i janë bashkuar nismës për Ballkanin e Hapur, sepse kanë frikë se Serbia do të jetë tepër e privilegjuar. A është e justifikuar kjo frikë?

    Për ne është vendimtare të avancojmë punën për Tregun e Përbashkët Rajonal të gjashtë shteteve të Ballkanit Perëndimor në kuadër të Procesit të Berlinit. Kjo është shumë e rëndësishme, sepse Tregu i Përbashkët Rajonal, i cili do të krijohet deri në vitin 2024, është parakushti kryesor për zbatimin me sukses të Planit Ekonomik dhe Investues të BE -së në rajon.

    Dialogu Kosovë-Serbi nuk duket se po bën ndonjë përparim për momentin. Çfarë mund të bëhet për ta ringjallur atë?

    Zgjidhja e konfliktit mes Serbisë dhe Kosovës duhet të arrihet sa më shpejt. Mungesa e përparimeve po e dëmton zhvillimin dhe përparimin mungesa e përparimeve në zhvillimin dhe stabilitetin e tyre. Prandaj përparimi në dialogun e ndërmjetësuar nga BE është shumë i rëndësishëm. I dërguari special i BE -së për dialog, Miroslav Lajčák dhe Përfaqësuesi i Lartë Josep Borrell, kanë mbështetjen tonë të plotë. Ata janë duke bërë pikërisht atë që tani për tani është e drejtë: T'i ulin të dyja palët në bisedime. Në fund, do të nevojiten të bëhen edhe kompromise të dhimbshme, në mënyrë që negociatat të përmbyllen me një marrëveshje gjithëpërfshirëse, të qëndrueshme dhe detyruese, që do t'u mundësojë të dy vendeve të bashkohen me BE-në.

    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, e ka deklaruar çështjen e trajtimit të së kaluarës me Serbinë si parakusht për bisedime të suksesshme. Çfarë do t'i propozonit ju Presidentit serb?

    Një parakusht i rëndësishëm është që çdo palë të përballet me përgjegjësinë e vet. Vetëm mbi këtë bazë mund të bëhet pajtimi. Unë e theksova këtë edhe në diskutimet e mia në rajon. Sidoqoftë, përballja me të kaluarën nuk duhet të jetë parakushti i dialogut, sepse kështu bisedimet do të jenë të pamundura. Në këndvështrimin tim është e anasjella: Një marrëveshje e suksesshme mes Kosovës dhe Serbisë do ta bënte më të lehtë përballjen me të kaluarën.

    Më 6 tetor do të ketë një tjetër samit të BE-së me Ballkanin Perëndimor në Slloveni. Cilat janë pritshmëritë tuaja?

    Ne presim një sinjal të qartë se rruga evropiane e rajonit do të vazhdojë. Prandaj ne shpresojmë shumë që do të arrijmë t'i shmangim pengesat aktuale në mënyrë që të fillojmë më në fund negociatat e anëtarësimit me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, gjë që është miratuar qysh në Mars 2020. Zgjidhja është në tryezë - në qershor ajo u mbështet shprehimisht nga 26 shtete anëtare të BE-së.

    Syri

Tema të Ngjashme

  1. Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 14-04-2021, 16:01
  2. Tadiç: Pranoj bashkimin Kosovë-Shqipëri, "me kompensim" për Serbinë
    Nga ARIANI_TB në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 79
    Postimi i Fundit: 14-06-2011, 14:39
  3. Tadiç, pranon bashkimin Kosovë-Shqipëri, "me kompensim" për Serbinë
    Nga Mr.Sojeva në forumin Problematika shqiptare
    Përgjigje: 23
    Postimi i Fundit: 13-06-2011, 09:02
  4. 2005-2006 'Balkan S.O.S.":
    Nga Kryeplaku në forumin Problemet ndërkombëtare
    Përgjigje: 11
    Postimi i Fundit: 10-07-2005, 13:05
  5. "Open Water"
    Nga McLaren në forumin Kinematografia dhe televizioni
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 17-08-2004, 02:47

Fjalët Kyçe për Temën

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •