Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 5
  1. #1
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    29-11-2010
    Postime
    16,202

    Koncert madhështor për Shenjtërimin e Nënë Terezës në Vatikan

    Shenjtërimi i Nënë Terezës, koncert madhështor në Vatikan nga yjet shqiptarë

    3 Shtator 2016


    Yjet e skenës shqiptare u bënë bashkë në vigjilje të kanonizimit të Nënë Terezës në një koncert të organizuar në bazilikën e Shën Palit, në Romë.

    Në Bazilikën e Shën Palit, që është njëra prej katër bazilikave më të mëdha papnore në Romë, u mbajt koncerti në nderim të figurës së ‘Nënë Terezës, ku performojnë yjet shqiptarë, që karrierën e tyre e zhvillojnë kryesisht në nivel ndërkombëtar. Mes tyre, sopranot e mirënjohura Inva Mula e Ermonela Jaho dhe këngëtarja Rita Ora.

    Himni kushtuar Nënë Terezës “Vals Hyjnor”, me vetë vargje të murgeshës së të varfërve gjatë një udhëtimi nga Irlanda në Kalkutë, kompozuar nga Genc Tukiçi, interpretohet nga diva, Inva Mula, së bashku me orkestrën dhe korin e Filarmonisë së Kosovës, drejtuar nga mjeshtri Bujar Llapaj. Pikërisht Inva ishte e para që performoi, pas një fjalimi emocionues të futbollistit Lorik Cana.

    Sopranoja Inva Mula interpreton po ashtu “Ave Maria” të Schubert , ndërsa “Thais Meditation” i Massenet erdhi nën tingujt e violinës së Shkëlzen Dolit.

    “Valsi Hyjnor do të jetë një dhuratë për njerëzimin nga shpirti shqiptar, si dëshmi e dashurisë sonë të madhe ndaj njerëzimit, paqes, tolerancës, dashurisë dhe vetëm dashurisë” shkruante më parë Dijana Tosku, ideatorja e këtij himni, në rrjetin e saj social.

    Në vijim të koncertit, “Panis Angelicus” interpretohet nga sopranoja Ermonela Jaho ndërsa “Fjalët e Qiririt”, të Limos Dizdarit, nga tenori Ramë Lahaj.

    Të pranishëm në këtë koncert janë edhe Lorik Cana për të recituar vargje të Nënë Terezës, e po ashtu Majlinda Kelmendi, Gëzim Myshketa, Lum Veseli, Andi Bajgora.


    https://javanews.al/video-shenjterim...jet-shqiptare/

  2. #2
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    29-11-2010
    Postime
    16,202

    Për: Koncert madhështor për Shenjtërimin e Nënë Terezës në Vatikan



    DIVINE WALTZ 💜 VALSE CÉLESTE 💜 VALSI HYJNOR


    GENC TUKIÇI - COMPOSER ( on a musical theme by Lorenc Antoni )

    MOTHER TERESA ( Ganxhe Bojaxhi ) - POETESS

    INVA MULA - SOPRANO

    BUJAR LLAPAJ- CONDUCTOR

    SIHANA BADIVUKU & BLERIM GRUBI - SOLOIST

    Kosovo Philharmonic Choir and Orchestra

  3. #3
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    29-11-2010
    Postime
    16,202

    Për: Koncert madhështor për Shenjtërimin e Nënë Terezës në Vatikan



    ERMONELA JAHO – “ PREGHIERA “

    Koncerti kushtuar Shenjtërimit të NËNË TEREZËS - Vatican

    Basilica Papale San Paolo Fuori le Mura - 3 Shtator, 2016



    ERMONELA JAHO - Soprano

    BUJAR LLAPAJ - Dirigjent

    Filharmonija e Kosoves.

    Ideatore dhe producente - DIJANA TOSKA
    Ndryshuar për herë të fundit nga sirena_adria : 24-09-2021 më 12:37

  4. #4
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    29-11-2010
    Postime
    16,202

    Për: Koncert madhështor për Shenjtërimin e Nënë Terezës në Vatikan



    Nënë Tereza përcjellur me Lahutë

    Koncerti kushtuar Shenjtërimit të NËNË TEREZËS - Vatican

    Basilica Papale San Paolo Fuori le Mura - 3 Shtator, 2016


    ELBENITA KAJTAZI - Soprano

    KRESHNIK ALIÇKAJ - Kompozitor

    REMZI LIMANI - Tekst

    SHERIF KURTI - Lahutë

    Kori dhe Orkestra e Filharmonisë së Kosovës

    BAKI JASHARI - Dirigjent

  5. #5
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    29-11-2010
    Postime
    16,202

    Për: Koncert madhështor për Shenjtërimin e Nënë Terezës në Vatikan



    RITA ORA – “ WHAT CHILD IS THIS? “

    Koncerti kushtuar Shenjtërimit të NËNË TEREZËS - Vatican

    Basilica Papale San Paolo Fuori le Mura - 3 Shtator, 2016



    RITA ORA - Kengetare

    SHKELZEN DOLI - Violinist

    BUJAR LLAPAJ - Dirigjent

    Filharmonija e Kosoves.

    Ideatore dhe producente - DIJANA TOSKA

Tema të Ngjashme

  1. Origjina vllehe e Nene Terezes
    Nga angmokio në forumin Toleranca fetare
    Përgjigje: 56
    Postimi i Fundit: 19-02-2014, 15:23
  2. Sot, 103 vjetori i lindjes së Nënë Terezës
    Nga Albo në forumin Toleranca fetare
    Përgjigje: 6
    Postimi i Fundit: 28-08-2013, 00:13
  3. Koncert madheshtor 12-12-12 ne Madison SQ Garden Nju Jork
    Nga benseven11 në forumin Muzika botërore
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 13-12-2012, 21:31
  4. Ikona e Nene Terezes
    Nga NoName në forumin Komuniteti katolik
    Përgjigje: 9
    Postimi i Fundit: 13-09-2006, 11:12
  5. MTV, koncert madhështor në Vlorë
    Nga Albo në forumin Muzika shqiptare
    Përgjigje: 22
    Postimi i Fundit: 05-09-2006, 09:46

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •