Close

Rezultati i Sondazhit: A duhet bërë vaksinimi i detyrueshëm?

Votues
6. Nuk mund të votoni në këtë sondazh
  • Po

    1 16.67%
  • Jo

    5 83.33%
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 4
  1. #-19
    Ushtar i larte Maska e Neteorm
    Anëtarësuar
    04-01-2011
    Vendndodhja
    127.0.0.1
    Postime
    2,327
    Postimet në Bllog
    7

    A duhet bërë me detyrim vaksinimi, ndaj popullit?

    Emri:  fw60dHns_400x400.jpg

Shikime: 3165

Madhësia:  12.0 KB

    Në shumë vende të botës, është aplikuar që vaksinimi të bëhet me detyrim pasi rastet me covid po shtohen përsëri, sidomos për njerezit e administratave dhe cdo sektor tjetër, mësues, doktor etj. me rrezikun se mund të humbasin punën.

    Gjithashtu kjo pjesë ka sjelle shumë reagime dhe protesta nga njerezit ku ka akoma qe aludojnë mbi faktin e vaksinimit që vazhdon të jetë proces eksperimenti akoma..

    Si mendoni, a duhet bashkuar me tufen dhe te vaksinohemi te gjithe apo jo?

  2. #-18
    Moderator Maska e benseven11
    Anëtarësuar
    10-09-2002
    Vendndodhja
    new jersey-usa
    Postime
    13,816

    Për: A duhet bërë me detyrim vaksinimi, ndaj popullit?

    Vaksinimi duhet te jete i detyrushem dhe te vihet afat njerezve te vaksinohen.
    Po e le ne deshiren e njerezve nje pjese do vdesin sepse nuk duan te vaksinohen,do infektohen dhe vdesin.
    Ajo vdekje len shume pasoja te keqia edhe per persona te familjes.
    Nje shembull.
    Nje familje burre&grua dhe dy femije te vegjel njeri 2 vjec dhe tjetri 4 vjec.
    Gruaja ne familje nuk punon,mban femijet ne shtepi.Burri punon diku dhe nuk do
    te vaksinohet.Eshte i vendosur qe nuk do te vaksinohet.
    Burri merr infeksionin diku nga covid19,perfundon ne spital dhe vdes.
    Tashti imagjino pasojat dhe problemet qe ai len mbrapa.
    Gruaja pa pune,pa burre pa te ardhura me dy femije te vegjel.
    Dy femije te vegjel do rriten pa baba ,pa influencen e babait qe rrezikon shume te ardhmen dhe shendetin e tyre.
    Gruaja pa pune, ne udhekryq.me keq s'ka si behet.
    Vaksinimi duhet pare jo thjesht si mbrojtje e vetes nga virusi, por edhe si pergjegjsi ndaj familjes.
    Duke bere vaksinen ti si prind mbron femijet nga infeksioni dhe te ardhmen e tyre.
    Vaksinimi duhet pare me shume pergjegjsi dhe ne perspektive korrekte.
    Kush nuk do te beje vaksinen i mungon llogjika dhe perspektiva,nuk ka vizion.
    ≈♥♠♣♦≈ovguide.com/movies

  3. Anetarët më poshtë kanë falenderuar benseven11 për postimin:

    Neteorm (07-09-2021)

  4. #-17
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,347
    Postimet në Bllog
    17

    Për: A duhet bërë me detyrim vaksinimi, ndaj popullit?

    Se pari, eshte kunder etikes mjekesore qe ti imponohet pacientit cdo nderhyrje ne shendetin e tij, pa marre me pare pelqimin e tij pasi mjeku ta informoje ate me pare per te mirat e nderhyrjes mjekesore, per riskun dhe per pasojat e mundshme nese kjo nderhyrje nuk behet. Eshte detyra e mjekut qe te informoje pacientin, por eshte pacienti ai ne lirine e tij, qe vendos te pranoje apo mos pranoje nderhyrjen mjekesore te mjekut. Dhe mjeku e te gjithe duhet te respektojne lirine e cdo njeriu, per te bere zgjedhjen e vete per ceshtje qe kane direkt te bejne me shendetin e tyre.

    Se dyti, pare me syrin e shendetit publik, cfare eshte me e mira per shendetin e shoqerise, perseri ne asnje menyre nje shtet apo nje organizate apo nje agjenci nuk mund ti imponohet me force shoqerise. Detyra e tyre eshte mireinformimi i shoqerise per pasojat dhe te mirat e situates ne te cilen e gjejne veten, me shpresen se qytetaret e asaj shoqerie do te marrin vendimin e duhur per veten, familjen e shoqerine e tyre. Eshte e papare dhe e padegjuar per nje situate ku shteti i imponohet me dhune qytetareve te vete ne emer te shendetit publik. Nese vaksina eshte aq efikase sa pretendohet nga prodhuesit e saj dhe promovuesit e saj, atehere qytetaret nuk kane arsye perse ta refuzojne ate ashtu kot pa patur arsye bindese. Por qytetaret e lire ne nje shoqeri nuk jane budallenj apo skllever: ata i vrojtojne brenda rrethit te tyre shoqeror pasojat e virusit dhe pasojat e njerezve te vaksinuar. Dhe fakti qe nje pjese e madhe e qytetareve ne mbare boten, ende vazhdon te zgjedhi te mos vaksinohet, tregon se vaksina nuk eshte zgjidhja e vetme e mbrojtjes nga virusi. Dhe shume njerez kane vuajtur pasojat negative mbi shendetin e tyre, pasi e kane marre vaksinen. Ka plot raste te dokumentuara ne bote, ku njerez plotesisht te shendetshem, kane humbur jeten nga marrja e vaksines pak dite pasi e moren vaksinen.

    Se treti, si njerez te lire ne nje shoqeri demokratike, ne nuk duhet te pushtohemi nga frika e amplifikuar nga faqet e gazetave dhe ekranet e televizioneve. Ne si njerez te lire, duhet te gjykojme ne qetesi te plote faktet dhe peshojme te mirat dhe te keqijat e vaksinimit per shendetin tone. Dhe duke qene se secili prej nesh ka profilin e vete te vecante te shendetit, eshte cmenduri qe tu imponosh njerezve qe jane gjenetikisht ndryshe nje vaksine te vetme. Fakti eshte qe covid-19 eshte nje grip si gjithe gripet e tjera dhe 99.7% e njerezve te infektuar me kete grip, e kalojne ate pa humbur jeten. Vetem nje grup shume i vogel, njerez qe jane te medhenj ne moshe, jane mbipeshe, dhe kane probleme te tjera kronike me shendetin, per ta gripi covid-19 eshte fatal. Pra si njerez te lire, ne duhet te gjykojme vete nese duhet te vaksinohemi apo jo, duke peshuar te mirat e vaksinimit edhe rreziqet qe vaksinimi perben.

    Se katerti, eshte trillim e genjeshter qe vaksina eshte e vetmia zgjidhje per te mundur gripin covid-19. Venia e theksit tek imuniteti artificial i vaksines, le ne hije si mjekimet paraprake ekzistuese qe ekzistojne qe kane provuar shume efikase ne luftimin e ketij gripi. Nje shtet si India, ku jetojne mbi 1 miliard njerez, e mundi epidemine e virusit jo me vaksina, pasi nuk kish vaksina te mjaftueshme per te gjithe, por e mundi me ilace ekzistuese qe mjeket vendas i aplikuan me sukses tek pacientet e tyre. Miliona jete njerezisht ne Indi u shpetuan jo fale vaksines, por fale ilacave te tjera ekzistuese qe mjeket i kane aplikuar me sukses. Ajo qe konstantohet eshte qe keto ilace dhe kura jane mbajtur larg syve te njerezve ne pjese te tjera te botes, pasi mediat, qeverite, bizneset farmaceutike dhe grupe te tjera te interesit jane te interesuara vetem qe te promovojne shitjen dhe aplikimin e vaksinave.

    Se pesti, vaksinat ndaj covid-19 kane me shume se 9 muaj tashme qe jane aplikuar ne mase, dhe efikasiteti i tyre jo vetem qe nuk eshte 95% sic u reklamua, por ne disa raste dyshohet se vaksina po i ben njerezit me te prirur per tu infektuar nga virusi. Rasti me konkret, rasti i shtetit me te vaksinuar na bote, Izraelit. 8 ne 10 veta ne Izrael jane te vaksinuar. Sipas llogjikes se atyre qe promovojne vaksinen, Izraeli nuk duhej te kish me probleme me covid-19. Izraeli vazhdon te kete probleme me covid-19 dhe ajo qe po vihet re eshte qe njerezit qe po perfundojne neper spitale e po vdesin jane edhe njerezit e vaksinuar. Ne ate pike, sa Izraeli po u kerkon shtetasve te vete qe te vaksinohen me doze te trete e te katert. Dhe per te mbuluar kete te vertete qe vaksinat nuk jane aq efikase sa u reklamuan, u shpik ne media lajmi se kemi te bejme me nje "varian delta te virusit". Pra ndodhi nje mutacion tek virusi dhe vaksina nuk eshte me efikase ndaj variantit te ri delta. Keto jane genjeshtra me bisht! Studimet shkencore te bera ne Izrael flasin qe jetegjatesia e mbrojtjes qe vaksina ofron eshte vetem pak muaj, dhe prandaj ata reklamojne dozen e trete e te katert tek gjithe shtetasit e vete. Kurse tek njerezit qe e kane kaluar virusin, mbrojtja imunitare natyrale e fituar nga trupi eshte 13 here me e forte se mbrojtja e vaksines dhe zgjat me vite. Dhe kjo te shpie ne perfundimin llogjik, se per grupmoshat e njerezve jo te rrezikuara per jeten nga virusi, mbrojtja me e mire ndaj virusit nuk eshte vaksina por infektimi dhe mundja e virusit nga trupi! Kjo krijon mbrojtjen natyrale ne imunitetin e njeriut qe eshte 13 here me e fuqishme dhe efikase se vaksinat e prodhuara ne laboratore.

    Dhe se fundi, duhet te jesh njeri i pushtuar nga frika e paniku, ose krejt naiv apo budalla, qe te mos shikosh fushaten e mireorganizuar na mbare boten nga grupe te caktuara, nga kompanite farmaceutike, nga qeverite e popujve te botes, nga organizatat nderkombetare te shendetit, ne bashkepunim te ngushte me mediat e shkruara, vizive dhe titanet e Internetit, per te promovuar me cdo kusht e me cdo cmim vaksinimin e gjithe njerezve te botes! Nje rast i paprecedent ky ne historine e njerezimit! Kaq duhet te mjaftoje per te na bere te gjithe ne skeptike per lojen qe po luhet me vaksinat dhe kete pandemi te "tmerrshme" qe ka marre me pak jete njerezish ne keto dy vjetet e fundit se sa nje ka marre nje semundje e keqe si kanceri! Askush nuk e alarmon boten per kancerin dhe rrezikun ndaj tij, por te gjithe jane kthyer ne diktatore e tirane per te na diktuar ne njerezve ate qe eshte me e mira per jeten e shendetin tone: vaksinen.

    Kjo nuk eshte nje beteje si gjithe te tjerat. E keqja e ka treguar tashme fytyren e saj ne bote per te gjithe njerezit qe ta shikojne. Dhe kjo e keqe e madhe po na imponohet neve njerezve te lire sot cdo dite, duke n a mohuar lirite tona, duke na kercenuar e frikesuar me gjuhen e forces. Por nese jemi njerez vertet te lire, nese e cmojme lirine tone si te shenjte, asnjehere nuk duhet te shkembejme lirine tone me asgje. Nje vdekje nga virusi eshte me dinjitoze se sa nje vdekje ne nje kamp perqendrimi. Shoqerite dhe jeta jone prej dy vjetesh eshte kthyer tashme ne nje kamp perqendrimi.

    JO vaksinimit te detyrueshem te askujt!
    PO te drejtes se cdo njeriu te zgjedhi ate qe eshte me e mira per shendetin e tij ne liri te plote!

    Albo

  5. #-16
    Ushtar i larte Maska e Neteorm
    Anëtarësuar
    04-01-2011
    Vendndodhja
    127.0.0.1
    Postime
    2,327
    Postimet në Bllog
    7

    Për: A duhet bërë me detyrim vaksinimi, ndaj popullit?

    Shume e drejte, qe detyrimi ndaj popullit me shume e alarmon situaten se sa ta permiresoje.

    Padyshim qe populli duhet te vaksinohet pasi askush nuk e do nje lockdown tjeter ku do ishte katastrofale per te gjithe, si ne aspektin finaciar po ashtu edhe shendetesor.

Tema të Ngjashme

  1. Thone qe duhet bere prezantimi... por....
    Nga Erald123 në forumin Prezantoni veten në forum
    Përgjigje: 18
    Postimi i Fundit: 20-02-2013, 12:33
  2. Pse gjithë kjo urrejtje ndaj popullit hebre gjatë historisë?
    Nga the admiral në forumin Problemet ndërkombëtare
    Përgjigje: 227
    Postimi i Fundit: 25-10-2009, 21:13
  3. Sha'bani: Meritat e tij, ç'duhet bërë e çka jo?
    Nga Mehasi në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 10-08-2009, 10:02
  4. msaktrat maqedonase ndaj popullit shqiptar photos...
    Nga addam në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 09-05-2004, 07:19
  5. Mesazhi i profetit ndaj popullit Omani...
    Nga Seminarist në forumin Toleranca fetare
    Përgjigje: 13
    Postimi i Fundit: 31-10-2002, 19:55

Fjalët Kyçe për Temën

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •