Emri:  C501E899-023E-443C-9E53-49EE9240C168.jpg

Shikime: 147

Madhėsia:  30.7 KB

Nė Prishtinė ka nisur edicioni i 39-tė i Seminarit Ndėrkombėtar pėr Gjuhėn, Letėrsinė dhe Kulturėn Shqiptare.

Edhe kėtė vit, ky seminar ka mbledhur nė Prishtinė, njė numėr tė konsidrueshėm tė studiuesve tė albanologjisė dhe studentė nga e gjithė bota.

Jan Jansen nga Holanda tregon se gjuhėn shqipe nisi ta mėsojė nė vitet 80 kur punonte pėr Amnesty International dhe shkruante raporte pėr shkeljen e tė drejtave tė njeriut nė Kosovė. Qe nga ajo kohė ai u mishėrua me kėtė gjuhė dhe pėlqen edhe autoret nga Shqipėria e Kosova.

Studiuesja nga Rusia, Maria Morozova tregon se njė vizitė nė fshatrat e Ukrainės ku jetojnė shqiptarėt bėri qė tė dashurohet me shqipen.

Ndėrsa, kolegu i saj, Aleksandėr Novik, e nisi studimin e shqipes pas njė vizite nė Kosovė si student, ku edhe atėherė mori pjesė nė seminar ndėrkombėtar tė gjuhės.

Ai tregon se universiteti i Shėn Petersburgut ka degėn e kėsaj gjuhe.

Nė seminarin e 39-tė tė gjuhės shqipe pėr herė tė parė po merr pjesė edhe studentja nga Hungaria, Masha Nemat.

“Mė pėlqen Shqipėria, mė pėlqen gjuha shqipe,” – u shpreh ajo.

Programi i seminarit kėtė vit ėshtė i larmishėm duke pasur si bosht gjashtė tema kryesore pėr tri sesione shkencore, por edhe njė numėr tė konsiderueshėm tė referimeve dhe tė ligjėratave tė rregullta nė ditėt e seminarit.

Nė hapjen e tij ishte edhe kryeministri i Kosovės Albin Kurti, i cili foli pėr sfidat e shqipes, nė letėrsi e kulturė, ku u zotua edhe pėr mbėshtetje institucionale.

Seminari Ndėrkombėtar pėr Gjuhėn, Letėrsinė dhe Kulturėn Shqiptare do tė mbahet nė Prishtinė deri me 3 shtator.




Seminari Ndėrkombėtar pėr Gjuhėn, Letėrsinė dhe Kulturėn Shqiptare ėshtė themeluar nė vitin 1974 pranė Fakultetit tė Filologjisė (atėherė: Fakulteti Filozofik) tė Universitetit tė Prishtinės. Ky Seminar organizohet pėr studiues e studentė qė merren me probleme tė gjuhės, tė letėrsisė e tė kulturės shqiptare, po edhe me albanologjinė pėrgjithėsisht.

Seminari ka zhvilluar gjithsej tridhjetė e tetė sesione. Nė vitet 1995 e 1996 sesionet e kėtij Seminari u mbajtėn nė Tiranė nė bashkėpunim me Institutin e Gjuhėsisė e tė Letėrsisė tė Akademisė sė Shkencave tė Shqipėrisė. Sesionet 19 dhe 20 (2000-2001) janė organizuar nė bashkėpunim me Institutin e Gjuhėsisė dhe tė Letėrsisė tė Akademisė sė Shkencave tė Shqipėrisė.



SEMINARI XXXIX DO T’I ZHVILLOJĖ PUNIMET NĖ PRISHTINĖ NGA 23 gusht – 3 shtator 2021.

Arritja e seminaristėve nė Kosovė, mė 22 gusht 2021 (e diel). Hapja solemne e Seminarit XXXIX, mė 23 gusht 2021, nė orėn 11:00.

Programi bazė i Seminarit XXXIX:

Kurse intensive tė mėsimit tė shqipes (tri nivele);
Ligjėrata tė veēanta tė gjuhėsisė;
Ligjėrata pėr letėrsinė shqiptare;
Ligjėrata pėr kulturėn shqiptare;
Tryeza;
Referime shkencore;
Program kulturor plotėsues pėr t’i njohur seminaristėt me bukuritė natyrore dhe historinė, si dhe me veprimtaritė kulturore nė vende tė ndryshme tė Kosovės.


SESIONET SHKENCORE (2 – 3 Shtator 2021)

Temat bosht tė Seminarit pėr sesionet shkencore (2 – 3 Shtator 2021) janė:

Gjuhėsi:
Struktura e shqipes sė vjetėr
Nė zhvillimin e saj historik gjuha shqipe ka ndėrtuar tiparet e saj strukturore, tė cilat nė tė kaluarėn kanė qenė objekt studimi i shumė studimeve historike-krahasimtare. Nė sesionin e sivjetmė tė Seminarit do tė diskutohen pėrsėri aspektet e ndryshme qė kanė tė bėjnė me strukturėn e shqipes sė vjetėr, ashtu siē del e pasqyruar nė shkrimet e vjetra, dhe tiparet strukturore tė saj. Inkurajohen pjesėmarrėsit qė nė studimet e tyre tė trajtojnė ēėshtje e probleme konkrete strukturore qė lidhen me sistemin e shqipes sė vjetėr.

Shqipja dhe varietetet e saj
Shqipja e sotme ka manifestime varietetesh e formash tė ndryshme gjuhėsore tė cilat kanė mbėshtetje tė ndryshme gjeografike, shoqėrore e kulturore. Nė kuadėr tė kėsaj teme pjesėmarrėsit janė tė ftuat tė trajtojnė ēėshtje shumėdimensionale qė lidhen me varietetet e shqipes, me strukturėn, funksionet dhe pėrdorimet e tyre.



Letėrsi:
Letėrsia shqipe: vetmia dhe veēimi
Kėto topika tė forta tė letėrsisė universale me prani tė gjithėkohėshme nė letėrsi, kanė lėnė gjurmė e janė bėrė produktive edhe nė letėrsinė shqipe. Njė hetim i gjurmėve dhe relacioneve me topikat, poetikat, periudhat, autorėt dhe gjinitė e letėrsisė shqipe ėshtė i mundur. Vetmia dhe veēimi shfaqen edhe si gjendje e parakushte tė krijimit nė pėrgjithėsi dhe atij letrar nė veēanti.

Duke u nisur nga kėto dy prerje tė mėdha, letėrsia shqipe mund tė hetohet e interpretohen nėn dritėn e:

Vetmisė si parakusht i kėrkimit, zbulimit dhe krijimit tė vetvetes dhe botės;
Vetmisė dhe veēimit si ndėrtim e zotėrim i vetvetes dhe i identitetit personal;
Veēimit prej shoqėrisė si distancė higjenike prej “tjetrit” ( edhe ai i zbulueshėm pikėrisht prej vetmisė dhe veēimit) pėr tė zbuluar kufijtė e vetvetes;
Mungesės sė veēimit social si parakusht e produkt i letėrsisė sė masės;
Vetmisė dhe veēimit tė individit krijues nga shoqėria, dukuri e “izma-ve” letrare tė shekullit XX, edhe nė letėrsinė shqipe.


Mėsimdhėnia e letėrsisė pėr nxėnėsit e mijėvjeēarit tė ri
Kjo temė ka nė qendėr idenė e mėsimdhėnies sė letėrsisė nė njė brez tė ri nxėnėsish qė konsiderohen "tė lindur" me teknologjitė te reja, pra nxėnėsit e mijėvjeēarit tė ri tė cilėt kanė njė qasje krejt tė ndryshme me librin e leximet nga mėsuesit e tyre, por edhe nė pėrgjithėsi me "emigrantėt", siē quhen tė gjithė ata individė qė teknologjitė e reja i kane mėsuar dhe janė adoptuar me to qė nė moshė tė vogėl. Nisur nga kjo premisė, edhe mėsimdhėnia e letėrsisė ka reflektuar e po reflekton nė botė. Po nė arealet shqipfolėse si rezulton kjo qasje nė tė gjitha nivelet: tė programeve, tė teksteve, tė mėsuesve, si dhe tė programeve tė masterave qė diplomojnė mėsues letėrsie?

Rasti i mėsimdhėnies digjitale gjatė periudhės sė pandemisė, mė shumė se njė vit nė te gjitha nivelet e mėsimdhėnies sė letėrsisė mund tė shėrbejė si njė casus pėr tė analizuar disa prej ēėshtjeve tė sipėrpėrmendura.

Kulturologji:
Roli i medias nė periudhėn e infodemisė
Fjalėn ‘infodemi’ qė pėr herė tė parė nė 2003 e ka pėrmendur njė artikull i Washington Post-it, e ka ripėrdorur Organizata Botėrore e Shėndetėsisė nė shkurt tė vitit tė kaluar si ‘infodemi masive’, qė po e shoqėron shpėrthimin e pandemisė tė Covidit. Ky term pėr OBSH-nė nėnkupton vėrshimin e madh tė informatave rreth virusit, njė pjesė e tė cilave nuk janė ta sakta dhe e vėshtirėsojnė gjetjen e burimeve tė verifikuara pėr publikun.

Nė periudhėn e post-sė-vėrtetės, diskursit popullist, dhe zhvillimit marramendės tė teknologjisė digjitale, po bėhet gjithnjė mė e vėshtirė tė dallohen informacionet faktike nga propaganda. Dezinformatat pėr coronavirusin po shpėrndahen po aq shpejt sa edhe vetė virusi, duke filluar prej ilaēeve mrekullibėrėse tė mjekėsisė alternative e deri te aktivizmi pėr anti-vaksinim dhe teoritė e konspiracionit. Lajmet e rreme qė shpesh janė tė dorės sė dytė apo tė tretė, bėhen virale sidomos nėpėr rrjetet sociale, dhe pakkush nga publiku ua kushton ato 20 sekonda tė larjes sė duarve edhe verifikimit tė burimit apo kėrkimit tė thjeshtė nė Google. Infodemia shkakton efekt tė fuqishėm emocional duke i lėnė anash gjykimin racional dhe mendimin kritik.

Cili ėshtė roli i medias nė kėtė kaos infodemik?

Fake news nė epokėn e vetėkomunikimit
Sot kemi kaluar tashmė nga epoka e komunikimit nė atė tė vetėkomunikimit, kur individėt behėn njėkohėsisht edhe dhėnės edhe marrės tė mesazheve. Njė nga problemet qė shfaqet rėndom nė kėtė epokė vetėkomunikimi ėshtė fake news (lajmi i rremė) qė ėshtė shndėrruar nė dukuri sot nė botė. Mėnyrat e hetimit dhe zbulimit tė fake news, raporti i lajmit tė rremė mė mediet tradicionale dhe ato tė reja, reagimi ndaj tij dhe pasojat qė krijon nė komunikim e vetėkomunikim mund tė jenė disa nga kėndvėshtrimet nga mund tė shihet dukuria e fake news nė epoken e vetėkomunikimit.

Abstraktet deri nė 300 fjalė nė shqip dhe nė anglisht dorėzohen deri mė 20 korrik 2021 nė e-mail adresėn seminari.filologjik@uni-pr.edu. Abstraktet duhet tė pėrmbajnė temėn dhe qėllimin e hulumtimit, sfondin kėrkimor dhe metodologjinė si dhe rezultatet e pritura. Po ashtu, luteni tė shkruani njė biografi tė shkurtėr dhe tė specifikoni nėse aplikoni pėr sesion shkencor apo referim shkencor. Vlerėsimi dhe pėrzgjedhja e punimeve bėhet deri mė 25 korrik 2021.

Studiuesit nga Shqipėria duhet tė aplikojnė nė bashkėdrejtorinė e Seminarit nė Tiranė (e-mail adresa: lindameniku@gmail.com).

Po ashtu, ftohen studiuesit tė cilėt nuk do tė mund tė jenė pjesė e Seminarit tė sivjetmė dhe ta shpalosin punėn e tyre shkencore, qė t’i dėrgojnė punimet e tyre pėr botim nė revistėn e Seminarit 39. Punimet tė cilat duhet tė pėrmbajnė abstraktin nė shqip dhe anglisht dorėzohen deri mė 1 dhjetor 2021 nė e-mail adresėn seminari.filologjik@uni-pr.edu.

Burumi : Shqipopedia.