Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 5
  1. #1
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    29-11-2010
    Postime
    16,205

    Qeveria e Grave: Rama zgjedh të qeverisë me 12 ministra gra e 5 burra

    E rrallë / Qeveria “Rama 3" vetëm me 5 burra dhe 12 gra

    Emri:  Screen Shot 2021-09-03 at 3.13.25 AM.jpg

Shikime: 117

Madhësia:  18.4 KB

    Në qeverinë e re “Rama 3” do të ketë vetëm 5 burra dhe 12 gra, duke përbërë kështu Rekordin më të madh në Historinë e Qeverisjes në Shqipëri.

    Edi Rama shquhej si personi i jepte më shumë hapësirë grave dhe ndryshe nga qeveria e mëparshme. Nëse qeverinë raporti ishte 9 gra dhe 8 burra, aktualisht kemi 5 burra dhe 12 gra në qeverinë e “Rama 3”.

    Të paktën, Shqipëria do të mbahet mend si vendi që ka më shumë gra në qeveri dhe ku burrat janë rminorancë.


    Kryeministër - Edi Rama

    Zv.kryeministër – Arben Ahmetaj

    Ministre për Europën dhe Punët e Jashtme – Olta Xhaçka

    Ministër i Mbrojtjes – Niko Peleshi

    Ministër i Drejtësisë – Ulsi Manja

    Ministër për Punët e Brendshme – Blendi Çuçi

    Ministre e Financave dhe Ekonomisë – Delinda Ibrahimi

    Ministre e Infrasktrukturës, Energjisë – Belinda Balluku

    Ministre e Shëndetësisë dhe Mirëqenies – Ogerta Manastirliu

    Ministre e Arsimit – Evis Kushi

    Ministre për Bujqësinë dhe Zhvillimin Rural – Frida Krifca

    Ministre për Turizmin dhe Mjedisin – Mirela Kumbaro

    Ministre e Kulturës – Elva Margariti

    Ministre për Marrëdhëniet me Parlamentin – Elisa Spiropali

    Ministre për Mbrojtjen e Sipërmarrjes – Edona Bilali

    Ministre për Rininë dhe Fëmijët – Bora Buzhaqi

    Ministre për Standardet dhe Shërbimet – Milva Ikonomi



    Gazeta Shqip
    Ndryshuar për herë të fundit nga Albo : 03-09-2021 më 02:48

  2. #2
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,391
    Postimet në Bllog
    17

    Për: Qeveria e Grave: Rama zgjedh të qeverisë me 12 ministre gra e 5 burra

    Kjo po qe eshte qeveri. Nuk kemi nevoje te diskutojme meritat e asnje ligji. Kalojme direkt ne votim dhe ne votojme gjithmone sic na thote kryeministri. Grate i krijojne edhe nje fasade te mire Kryeministrit me te inkriminuar te Evropes per lidhjet e tij me drogen e korrupsionin. Ja shikoni, une kam ndryshuar, nuk qeveris vetem me ata burrat e korruptuar ministra, i zevendesova me grate e tyre. Korrupsioni prape ngelet ne familje.

    Njeriu karikature krijon qeveri karikatura.

    Lart e me lart Qeveria e Albanistanit! Mundesisht zbrazeni Shqiperine fare nga shqiptaret, e mbusheni me afganistaneze. Ata po qe i duan shume grate qe ti shohin edhe ne Qeveri si ministre.

    Albo

    P.S A do te mbijetoje kjo qeveri deri per festat e fundvitit?
    Ndryshuar për herë të fundit nga Albo : 07-09-2021 më 00:55

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e SERAFIM DILO
    Anëtarësuar
    06-01-2008
    Postime
    7,509

    Për: Qeveria e Grave: Rama zgjedh të qeverisë me 12 ministre gra e 5 burra

    Jo se sherben per ndonje gje por persa i perket qeverisjes dhe rolit te tyre ne qeveri Sulltani ka bere shume mire qe ka futur me teper gra sesa burra sepse ne pergjithsi femrat shqiptare jane shume here me te mira se sa meshkujt si persa i perket punes por edhe persa i perket etikes dhe moralit. Edhe gjate komunizmit pothuajse se te gjitha te keqiat dhe spiunlliqet vinin nga meshkuj.

    Pyetjes se Albos a do mbijetoje kjo qeveri ? Deri sa te kete kete opozite jo do mbijetoje por do ja kaloje edhe Enverit. E gjithe merita apo djallezia e Rames eshte se e ka mbajtur dhe e ka perdorur kete opozite si ka dashur,si nder syte e shqiptareve dhe si per syte e te huajve. Ne kete aspekt Rama ka qene dhe eshte fenomen per tu studjuar,ka bere dhe ben çi ka dashur qefi dhe faji i ka mbetur opozites,si per vjedhjet edhe per reformen ne drejtesi.

  4. #4
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,391
    Postimet në Bllog
    17

    Për: Qeveria e Grave: Rama zgjedh të qeverisë me 12 ministre gra e 5 burra

    Pyetjes se Albos a do mbijetoje kjo qeveri ? Deri sa te kete kete opozite jo do mbijetoje por do ja kaloje edhe Enverit. E gjithe merita apo djallezia e Rames eshte se e ka mbajtur dhe e ka perdorur kete opozite si ka dashur,si nder syte e shqiptareve dhe si per syte e te huajve. Ne kete aspekt Rama ka qene dhe eshte fenomen per tu studjuar,ka bere dhe ben çi ka dashur qefi dhe faji i ka mbetur opozites,si per vjedhjet edhe per reformen ne drejtesi.
    Nese do te besh me faj opoziten, sidomos Berishen, duhet ta besh me faj per naivitetin e treguar kur Berisha ishte ne pushtet heren e fundit karshi fenomenit Edi Rama. Politika ne Shqiperi mbaroi diten qe Zot 10% u be kryetar bashkie ne Tirane dhe pastrimi i parave te krimite te organizuar filloi me betonizimin e Tiranes. Kur erdhi ne pushtet 8 vjet me pare, vetem sa e konsolidoi pushtetin dhe i nxorri kokat e krimit nga erresira dhe i beri deputete ne parlament me imunitet karshi ligjit.

    Edi Rama nuk ia ka friken opozites, por ua ka friken amerikaneve, dhe ua ka friken akoma me shume atyre krokodileve te krimit te organizuar brenda dhe jashte vendit, qe nuk e kane per gje te vrasin bankieret me te mire te vendit ne mes te dites dhe ne mes te Tiranes, pak hapa larg kryeministrise se tij. Dhe keta krokodile te krimit, amerikanet i kerkojne Rames sot qe t'ia dorezoje drejtesise shqiptare. E ka zene hall i madh te shkretin, kujt t'ia prishi e kujt t'ia ndreqi, amerikaneve apo baroneve te droges? Dhe sikur ky hall i madh te mos mjaftonte, i ka dale nami edhe si "njeriu i Xhorxh Sorros ne Tirane" se bashku me ate kopilin tjeter te bashkise Tirane. Dhe thone qe Trump dhe shoket e tij i kane prere bileten Xhorxhit dhe miqve te tij qe ti ngrysin gjithe ditet e jetes se tyre me pushime ne Guantanamo Bay, Kuba. Se terroristet e talibanit i leshuam nga Guantanamo Bay, nuk do t'i leme ne kapanonet bosh.

    Opozita do te vije ne pushtet pa levizur as gishtin me te vogel te dores pasi gropa qe i ka hapur Edi Rama vetes eshte shume e thelle e do te marri me vete gjithe njerezit qe ka rreth vetes por edhe gjithe socialistet sylesha qe nuk e kuptojne qe Rama u ka marre peng partine e te ardhmen e vendit e femijeve te tyre.

    Albo
    Ndryshuar për herë të fundit nga Albo : 07-09-2021 më 16:39

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e SERAFIM DILO
    Anëtarësuar
    06-01-2008
    Postime
    7,509

    Për: Qeveria e Grave: Rama zgjedh të qeverisë me 12 ministre gra e 5 burra

    Citim Postuar më parë nga Albo Lexo Postimin
    Nese do te besh me faj opoziten, sidomos Berishen, duhet ta besh me faj per naivitetin e treguar kur Berisha ishte ne pushtet heren e fundit karshi fenomenit Edi Rama. Politika ne Shqiperi mbaroi diten qe Zot 10% u be kryetar bashkie ne Tirane dhe pastrimi i parave te krimite te organizuar filloi me betonizimin e Tiranes. Kur erdhi ne pushtet 8 vjet me pare, vetem sa e konsolidoi pushtetin dhe i nxorri kokat e krimit nga erresira dhe i beri deputete ne parlament me imunitet karshi ligjit.

    Edi Rama nuk ia ka friken opozites, por ua ka friken amerikaneve, dhe ua ka friken akoma me shume atyre krokodileve te krimit te organizuar brenda dhe jashte vendit, qe nuk e kane per gje te vrasin bankieret me te mire te vendit ne mes te dites dhe ne mes te Tiranes, pak hapa larg kryeministrise se tij. Dhe keta krokodile te krimit, amerikanet i kerkojne Rames sot qe t'ia dorezoje drejtesise shqiptare. E ka zene hall i madh te shkretin, kujt t'ia prishi e kujt t'ia ndreqi, amerikaneve apo baroneve te droges? Dhe sikur ky hall i madh te mos mjaftonte, i ka dale nami edhe si "njeriu i Xhorxh Sorros ne Tirane" se bashku me ate kopilin tjeter te bashkise Tirane. Dhe thone qe Trump dhe shoket e tij i kane prere bileten Xhorxhit dhe miqve te tij qe ti ngrysin gjithe ditet e jetes se tyre me pushime ne Guantanamo Bay, Kuba. Se terroristet e talibanit i leshuam nga Guantanamo Bay, nuk do t'i leme ne kapanonet bosh.

    Opozita do te vije ne pushtet pa levizur as gishtin me te vogel te dores pasi gropa qe i ka hapur Edi Rama vetes eshte shume e thelle e do te marri me vete gjithe njerezit qe ka rreth vetes por edhe gjithe socialistet sylesha qe nuk e kuptojne qe Rama u ka marre peng partine e te ardhmen e vendit e femijeve te tyre.

    Albo
    Albo problemi nuk eshte se behet me faj apo pa faj opozita,problemi eshte se Rama po fiton zgjedhjet vetem me parrullen qe po ika une do vi ne qeveri Berisha,Meta dhe Basha. Dhe si shqiptaret po ashtu edhe te huajt i japin te drejte,qe do te thote qe Rama vjedh e varferon por prap opinioni publik ka me shume frike Meten dhe Berishen se sa Ramen.Opozita sot per sot me keta njerez qe ka eshte pothuajse e pamundur te vije ne pushtet, por edhe sikur te vije ne pushtet duhet te shpiki nje Bashe, Mete dhe nje Berishe nga socialistet qe te qendroje ne pushtet.

Tema të Ngjashme

  1. Përgjigje: 31
    Postimi i Fundit: 27-12-2017, 08:49
  2. Qeveria, ikin 4 ministra
    Nga Neteorm në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 13-03-2017, 11:09
  3. Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 12-11-2014, 17:35
  4. Përgjigje: 4
    Postimi i Fundit: 03-11-2013, 18:14
  5. Struktura e re e qeverisë, 19 ministra
    Nga Archon në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 9
    Postimi i Fundit: 25-07-2013, 12:22

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •