Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 2
  1. #1
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,345
    Postimet në Bllog
    17

    Albanistan: Vaksinim të detyrueshëm për mjekët, mësuesit dhe studentët

    Qeveria shqiptare vendosi t’i kërkojë me detyrim vaksinim ose test negativ për mjekët, mësuesit dhe studentët, ndërsa ministrja Manastirliu pranoi se procesi i vaksinimit vullnetar praktikisht ka ngecur pavarësisht përhapjes dramatike të infektimit, aktualisht në 300 raste për 100 mijë banorë.

    Emri:  Edi-Rama-Foto-768x508.jpg

Shikime: 178

Madhësia:  24.7 KB
    Kryeministri Edi Rama duke folur per reporteret/gazetaret pasi ka bere dozen e dyte te vaksines kunder koronavirusit, Covid-19, ne ambientet e stadiumit Air Albania. Doza e dyte e vaksines nisi me mberritjen e 1170 dozat e reja te vaksines anti-COVID nga kompania Pfizer ne Shqipëri, ndersa brenda shkurtit do te vijne edhe mbi 40 mije doza te tjera.

    Qeveria shqiptare urdhëroi mjekët, mësuesit dhe studentët të vaksinohen brenda muajit shtator ose përndryshe do të detyrohen të kryejnë në mënyrë periodike test PCR për t’u lejuar të punojnë apo të frekuentojnë shkollën, ndërsa ministrja e shëndetësisë duket se pranoi dështimin e qeverisë dhe të autoritetit shëndetësor për të bindur popullsinë të vaksinohet vullnetarisht.

    Numri i rasteve me COVID-19 në Shqipëri arriti në mbi 900 gjatë ditëve të fundit ndërkohë që të dhënat e Reuters tregojnë për një shkallë shumë të ulët të vaksinimit në krahasim me vendet e tjera evropiane.

    Drejtuesja e Komitetit të Ekspertëve, Mira Rakacolli ia referoi vendimin për vaksinim ose testim një komiteti tjetër të quajtur “Komiteti i Vaksinimit”.

    “Komiteti i vaksinimit, në vlerësim të përgjegjshmërisë vullnetare ka vendosur rekomandimin e vaksinimit të detyruar për grupet më të riskuara nga marrja dhe sidomos nga shpërndarja e infeksionit duke filluar me stafet mjekësore, me arsimtarët dhe me studentët,” deklaroi Rakacolli.

    “…të kryejnë vaksinimin deri më datën 30 shtator të dorëzojnë kopjen e kartës së vaksinimit të dalë nga e-Albania. Pas kësaj date do të kërkohet test negativ PCR në mënyrë periodike,” shtoi ajo.

    Përveç kësaj mase, komiteti vendosi të mbyllë kufijtë e vendit duke kërkuar për udhëtarët vaksinim, test negativ ose dëshmi të kalimit të infeksionit. Sipas Rakacollit, regjimi i udhëtimit të lirë që është zbatuar aktualisht mbaron më 6 shtator. Pas kësaj date, udhëtarëve do t’u kërkohet dëshmi se kanë marrë dozën e dytë të vaksinës jo më vonë se dy javë para mbërritjes në kufirin shqiptar ose duhet të kenë kryer testim PCR jo më vonë se 72 orë ose testim të shpejtë jo më vonë se 48 orë. Personat që e kanë kaluar COVID-19 duhet të paraqesin dëshmi me kushtin që ta kenë përjetuar infeksionin jo më vonë se sa gjashtë muaj nga data e udhëtimit.

    “Vala e re e COVID ka mbërritur më herët se sa vjeshta,” deklaroi ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu të hënën ndërsa u përpoq të mbrojë punën e qeverisë duke argumentuar se situata në vendet e rajonit është “akoma më e rëndë”.

    Manastirliu u mburr gjithashtu me ato që i quajti vaksinim të hershëm të popullsisë ndërkohë që vetëm 25% e popullsisë është vaksinuar ndërsa ritmi i vaksinimit është shumë i dobët. Sipas të dhënave të Reuters, vetëm 8,200 vaksina në ditë janë administruar në Shqipëri gjatë javës së fundit ndërsa për të vaksinuar edhe 10% të popullsisë, me këtë ritëm nevojiten edhe 70 ditë të tjera nga sot.

    Komiteti Teknik i Ekspertëve zyrtarisht menaxhon pandeminë e COVID-19 në Shqipëri duke udhëhequr vendimmarrjen e qeverisë mbështetur në parime shkencore. Besueshmëria e saj si institucion politikisht i pavarur është dëmtuar nga disa vendime kontroverse, të cilat duket se ndihmuan qeverinë në zgjedhje.

    Komiteti vendosi të hënën të kufizojë qarkullimin e njerëzve nga ora 23 deri në orën 6 ndërsa përsëriti deklaratën se maskat janë të detyrueshme për përdorim në mjedise të mbyllura vendim që dukshëm nuk respektohet aktualisht asgjëkundi.

    Gjergj Erebara
    BIRN

  2. #2
    Moderator Maska e benseven11
    Anëtarësuar
    10-09-2002
    Vendndodhja
    new jersey-usa
    Postime
    13,816

    Për: Albanistan: Vaksinim të detyrueshëm për mjekët, mësuesit dhe studentët

    Edi Rama duket si Sami Frasheri.
    Vaksinimi ne Shqiperi duhet te jete i detyrushem me ligj.
    Parlamenti duhet te dale me ligj
    qe vaksinimi eshte i detyrushem dhe jo ti lihet deshires.
    Duhet te kete perjashtime vetem per persona me alergji.
    Territori eshte shume i vogel ne Shqiperi dhe popullsia eshte e perqendruar shume ne qytete dhe
    afersi te qyteteve qe te len te kuptosh qe densiteti i popullsise eshte shume i larte dhe shanset per tu ri infektuar
    jane shume te larta.Vaksinimi i detyrushem i popullsise mbi 12 vjec,(Nuk ka vaksine per moshat nen 12 vjec)
    do mbroje komplet popullsine nga infeksioni.Nje pjese nuk shkojne te vaksinohen sepse tremben nga efektet anesore.
    Efektet anesore te vaksines zgjasin maksimumi 1 dite e gjysem,nuk eshte ndonje hata e madhe.rrezik per te vdekur nga vaksina nuk ka.
    Miljona te vaksinuar qe jane ne rregull sot jane nje prove qe vaksina si vaksine nuk perben rrezik per shendetin.Efekte anesore jep vaksina.
    Edhe ilacet qe merren me recete kane efektet e tyre anesore.
    Vaksina nuk behet vetem qe te mbrosh veten por te mbrosh edhe familjen.Duhet menduar edhe per familjen,persona te infektuar te pavaksinuar
    per cdo sekonde perbejne rrezik per te infektuar prinderit e tyre,vellezer apo motra.Nuk duhet pare vaksinimi ne perspektiven e egoistit,
    vetvetes,por ki parasysh qe po nuk bere vaksinen rrezikon familjen ku jeton,mund te infektosh familjen.
    Pyetja eshte a ke dashuri per familjen apo jo?Nqs e do vertet familjen atehere mos hezito shko beje vaksinen,eshte proces dy sekonda,pa dhimbje pa shqetesime.
    Nqs thua qe e do familjen por vaksinen nuk shkon ta besh atehere je hipokrit/hipokrite.Veprimet e tua e vertetojne qe je hipokrit/hipokrite.
    ≈♥♠♣♦≈ovguide.com/movies

Tema të Ngjashme

  1. Sigurimi i detyrueshem i makines
    Nga smokkie në forumin Problematika shqiptare
    Përgjigje: 22
    Postimi i Fundit: 17-07-2014, 14:20
  2. Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 31-03-2012, 13:00
  3. Perse obligimi ushtarak eshte i detyrueshem vetem per meshkujt
    Nga prenceedi në forumin Aktualitete shoqërore
    Përgjigje: 16
    Postimi i Fundit: 25-08-2009, 14:09
  4. Vendimi: hiqet shërbimi ushtarak i detyrueshëm
    Nga Lioness në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 57
    Postimi i Fundit: 31-08-2008, 15:53
  5. Shërbimi ushtarak i detyrueshëm
    Nga liridashes në forumin Problematika shqiptare
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 19-03-2005, 18:26

Fjalët Kyçe për Temën

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •