Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 2
  1. #1
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,122
    Postimet në Bllog
    17

    Kancelarja Angela Merkel viziton Shqipërinë më 14 shtator, mbledh krerët e Ballkanit Perëndimor

    “Procesi i Berlinit”/ Kancelarja Angela Merkel viziton Shqipërinë më 14 shtator

    Emri:  merkel-688x405.jpg

Shikime: 206

Madhësia:  22.8 KB

    Kancelarja e Gjermanisë, Angela Merkel do të vizitojë më 14 shtator Shqipërinë për të takuar liderët e Ballkanit Perëndimor në kuadër të Procesit të Berlinit.

    Vizita e Merkel në Tiranë vjen në kuadër të “Procesit të Berlinit”.

    Mësohet se kancelarja do të takojë në Shqipëri të gjithë liderët e shteteve ballkanike, por deri tani dihet se presidenti serb, Aleksandër Vuçiç, do të mungojë.

    Procesi i Berlinit

    Procesi i Berlinit, nisi në vitin 2014 me iniciativën personale të Angel Merkel, u shndërrua në arritjen kryesore në politikën e jashtme të kancelares.

    Procesi pat filluar me objektiva konkrete, siç ishte lehtësimi i bashkëpunimit rajonal në mes gjashtë shteteve të Ballkanit Perëndimor (WB6) – Shqipërisë, Bosnjë e Hercegovinës (BeH), Kosovës, Maqedonisë, Malit të Zi dhe Serbisë – por me vizionin që t’iu ndihmohet në përmbushjen e kritereve për t’u anëtarësuar në Bashkimin Evropian (BE).

    Komponenti i tij më i rëndësishëm është e ashtuquajtura “Agjenda e Konektivitetit”, e cila fillimisht synonte që gjashtë shtetet e Ballkanit Perëndimor t’i lidhë mes vete në fushat e transportit dhe energjisë, dhe më vonë kjo lidhje të zgjerohet edhe në shkëmbimin për rininë dhe në bashkëpunimin ekonomik.

    Samitet e mbajtura në kryeqendrat e Evropës ndihmuan në vendosjen e komunikimit ndërmjet liderëve të Ballkanit, si dhe në dizajnimin e disa projekteve infrastrukturore dhe të iniciativave rajonale.

    Për shkak të Procesit të Berlinit, qeveritë kanë vendosur një rrjet gjithëpërfshirës rajonal të infrastrukturës, duke e bërë kështu Ballkanin Perëndimor pjesë të Rrjetit Trans-Evropian të Transportit (TEN-T).

    Gjithashtu, Procesi i Berlinit ka gjeneruar edhe iniciativa të lidhjeve rajonale, siç janë bashkëpunimi në energji, Zyra Rajonale e Bashkëpunimit Rinor (RYCO), krijimi i një Zone Ekonomike Rajonale dhe nënshkrimi i Traktatit të Komunitetit të Transportit.

    Panorama

  2. #2
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,122
    Postimet në Bllog
    17

    Për: Kancelarja Angela Merkel viziton Shqipërinë më 14 shtator, mbledh krerët e Ballkanit Perëndimor

    Vizita e Merkel në Shqipëri, ambasada gjermane jep detaje: Fillimisht do të takohet me Ramën, me krerët e qeverive në plan të parë do të jenë çështjet e…

    Emri:  Screenshot_4-4.jpg

Shikime: 142

Madhësia:  30.6 KB

    Ambasada gjermane ka zbuluar detaje nga vizita e kancelares Angela Merkel më 14 shtator në Shqipëri.

    Sipas njoftimit zyrtar, takimin e parë Merkel do e ketë me kryeminitrin Rama.

    Më pas do të ketë një takim me krerët e qeverive të gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor ku në plan të parë do të jenë çështjet e bashkëpunimit rajonal.

    Po ashtu kancelarja Merkel do të takohet edhe individualisht me krerët e qeverive të Kosovës, Bosnje Hercegovinës, Malit të Zi dhe Maqedonisë së Veriut.

    STATUSI NGA AMBASADA GJERMANE

    | Kancelarja Angela Merkel do të vizitojë Shqipërinë të martën, më 14 shtator
    Në Tiranë ajo do takohet fillimisht për një bisedë me kryeministrin Edi Rama. Të planifikuara janë biseda që lidhen me çështjet e politikës ekonomike dhe marrëdhëniet dypalëshe midis Shqipërisë dhe Gjermanisë, por edhe çështje që lidhen me përafrimin me BE-në ����. Në bisedimet e mëpasme me krerët e qeverive të gjashtë shteteve të Ballkanit Perëndimor, në plan të parë do të jenë çështjet e bashkëpunimit rajonal. Gjithashtu janë planifikuar bisedime dypalëshe me krerët e qeverive të Kosovës, Bosnje dhe Hercegovinës, Malit të Zi dhe Maqedonisë së Veriut.

    Balkanweb

Tema të Ngjashme

  1. Merkel: Nuk ka azil për shtetasit e Ballkanit Perëndimor
    Nga Albo në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 02-09-2015, 07:56
  2. Merkel viziton Kosovën
    Nga shigjeta në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 122
    Postimi i Fundit: 22-12-2011, 11:17
  3. BE heq dorë nga anëtarësimi i Ballkanit Perëndimor?
    Nga Principat në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 12-11-2011, 07:34
  4. Karikaturisti i Muhamedit i nderuar ne prezencen e Angela Merkel
    Nga daniel00 në forumin Toleranca fetare
    Përgjigje: 25
    Postimi i Fundit: 10-09-2010, 20:46
  5. Angela Merkel, kancelarja e re gjermane.
    Nga Lioness në forumin Problemet ndërkombëtare
    Përgjigje: 25
    Postimi i Fundit: 25-01-2006, 16:27

Fjalët Kyçe për Temën

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •