Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 3
  1. #1
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,405
    Postimet në Bllog
    17

    Spanjë: Shkatërrohet rrjeti i drogës, shumica e të arrestuarve shqiptarë

    Dyshekët në tokë, pamjet nga brenda ‘shtëpive të barit’, momenti kur policia “çmontoi” bandën në Spanjë, shumë prej të arrestuarve shqiptarë (VIDEO)

    Emri:  Screenshot_8.jpg

Shikime: 185

Madhësia:  19.7 KB

    Me dronë, forca operacionale në terren, e furgonë të shumtë policie. Policia spanjolle ka publikuar pamjet e mega-operacionit të koduar “DOBRA”.

    Në pamjet e publikuara, shihen se si forcat policore mësyjnë në godinat e mbushura me drogë. Ata shihen të strukturar mirë dhe duke ruajtur formacionin nisin kërkimet. Në sajë të kësaj ndërhyrjeje, ku morën pjesë Spanja, Shqipëria dhe Gjermania, në bashkëpunim me EUROPOL, u arrestuan 107 persona, pjesë e së cilëve edhe shqiptar. Siç shihet më tej në pamje, efektivët arrijnë të futen deri në të mbjellat e drogës, vendet ku ruheshin dhe në pamje gjithashtu, shihen disa persona të arrestuar, të ulur në karrige.



    Vlen të përmendet se hetimi ka më shumë se një vit që ka nisur dhe autoritetet spanjolle kishin dyshime mbi një organizatë me origjinë shqiptare të vendosur në Spanjë. Ky rrjet ishte i përbërë nga profesionistë nga sektorët e pasurive të paluajtshme dhe të energjisë elektrike, ndër të tjera, të cilët, kundrejt pagesës paraprake, ndihmuan organizatën të vendoset në Spanjë, duke u siguruar atyre logjistikën dhe infrastrukturën e nevojshme për kultivimin e marijuanës. Pas kryerjes së këtij kultivimi masiv, marijuana shpërndahej në vende të ndryshme në Evropë, përfshirë Gjermaninë, ku vlera e drogës shumëfishohej me pesë. Grupi u zbulua nga faturat e larta të energjisë që paguanin çdo muaj.

    Sipas mediave, në një periudhë tre mujore, organizata është detyruar të paguajë diku te 6 mln euro energji, që shërbente për rritjen e kanabisit. Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar 1 ton drogë si dhe 50 godina që shërbenin për kultivimin dhe ruajtjen e kanabisit.

    Balkanweb

  2. #2
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,405
    Postimet në Bllog
    17

    Për: Spanjë: Shkatërrohet rrjeti i drogës, shumica e të arrestuarve shqiptarë

    Mega-operacioni në Spanjë, reagon ministri Çuçi: Do vijojë hetimi për burimet e pasurive në Shqipëri për të implikuarit

    Ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi, reagon për përmbylljen e mega-operacionit “DOBRA” në Spanjë, në bashkëpunim me Policinë Shqiptare, kundër krimit të organizuar në fushën e narkotikëve, ku ranë në pranga 107 persona, mes të cilëve edhe shqiptarë.

    Ministri Çuçi thekson se “Organizata e goditur është transnacionale, e përfshirë në trafikimin dhe kultivimin e gjerë të marijuanës”, duke shtuar se hetimet nuk do të ndalen, por do të vijojnë me hetimin e burimit të pasurive në Shqipëri, të gjithë personave të implikuar.

    Reagimi i ministrit Çuçi:

    Policia Shqiptare, në bashkëpunim të ngushtë me Policinë Spanjolle dhe atë Gjermane, me mbështetjen e EUROPOL, përmbyllën një mega-operacion në Spanjë, kundër krimit të organizuar në fushën e narkotikëve, me origjinë shqiptare. Organizata e goditur është transnacionale, e përfshirë në trafikimin dhe kultivimin e gjerë të marijuanës.

    Oficerë të Policisë së Shtetit operuan në Spanjë së bashku me kolegët e tyre, për çmontimin e grupit. Por hetimet nuk do të ndalen këtu, pasi do të vijojnë me hetimin e burimit të pasurive në Shqipëri, të gjithë personave të implikuar.

    Ky është një tjetër operacion ndërkombëtar që dëshmon kapacitete në nivele të larta profesionale dhe besueshmërinë e Policisë Shqiptare.

    Megjithatë jemi të vetëdijshëm se kemi ende shumë punë përpara, për të renditur Policinë e Shtetit brenda mandatit të tretë, mes Policive të vendeve europiane. Gjithashtu për ta bërë Shqipërinë një vend më të sigurt, për të ardhmen e fëmijëve tanë.

    Balkanweb

  3. #3
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,405
    Postimet në Bllog
    17

    Për: Spanjë: Shkatërrohet rrjeti i drogës, shumica e të arrestuarve shqiptarë

    Zbulohen detaje të reja nga mega-operacioni “DOBRA”, ja numri i shqiptarëve të arrestuar

    Emri:  Screenshot_9.jpg

Shikime: 136

Madhësia:  25.0 KB

    Detaje të reja kanë dalë në dritë nga operacioni ndërkombëtar i koduar “DOBRA”, ku në pranga kanë rënë gjithsej 107 persona.

    Burime për “BalkanWeb” bëjnë të ditur se nga radhët e shqiptarëve të arrestuar janë 60 persona. Kujtojmë që detaje të këtij operacioni, ku bazën e hetimeve e kishte në Madrid të Spanjës, u bënë për herë të parë publike sot.

    Policia spanjolle, në bashkëpunim me atë shqiptare e gjermane, si dhe INTERPOL, prej një viti, gjurmonin dhe hetonin një organizatë të madhe droge, pjesë e së cilëve ishin shqiptarë dhe persona të etnive të tjera. Ata ishin shtrirë në pothuajse 50 shtëpi në zonat e kryeqytetit spanjoll.

    Në cilësinë e provës materiale, janë sekuestruar gjithsej 1 ton drogë, e llojit kanabis. Sipas informacioneve, droga prodhohej e përpunohej në Spanjë, e destinacionin përfundimtar kishte Gjermaninë, ku dhe tregtohej.

    Sakaq, kujtojmë se banda u pikas nga autoritetet për shkak të shpenzimit të tepërt të energjisë elektrike. Vetëm në një periudhë kohore prej 3 muajsh, në total ata kishin shpenzuar rreth 6 mln euro energji.

    (BalkanWeb)

Tema të Ngjashme

  1. Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 06-06-2015, 12:31
  2. Itali: Shkatërrohet rrjeti i drogës mes Shqipërisë e Siçilisë
    Nga Albo në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 03-04-2014, 03:13
  3. Itali: Shkatërrohet rrjeti shqiptar i drogës, 33 shqiptarë në pranga
    Nga Albo në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 23-01-2014, 13:34
  4. Përgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 21-01-2014, 22:20
  5. Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 25-10-2013, 11:58

Fjalët Kyçe për Temën

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •