Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 4
  1. #1
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,122
    Postimet në Bllog
    17

    SHBA i kërkon Ramës që të dorëzojnë mandatet e deputetit 10 deputetë socialistë

    Kaos në grupin e Ramës/ Dorëzime, përjashtime dhe refuzime. Takimi privat me Yuri Kim

    Emri:  auto_rama_yuri1630505822.jpg

Shikime: 255

Madhësia:  27.6 KB

    Kryeministri Edi Rama pasi ka lobuar për shpalljen ‘non grata’ të Sali Berishës është detyruar të presë në një takim privat para tri netësh ambasadoren e SHBA, Yuri Kim për të bërë planin e seancës së parë të Kuvendit.

    Yuri Kim mësohet t'i ketë dhënë Edi Ramës një listë prej dhjetë deputetësh që ai duhet t'u kërkojë të dorëzojnë mandatin para seancës së parë me marrëveshjen që të mos shpallen ‘non grata’.

    Madje burime pranë zëdhënësit të Ramës, Endri Fuga, kanë bërë me dije se ambasadorja ka qenë e hapur edhe për emrat në listë, mjafton që të ishin 10. D.m.th edhe mund të zgjidhte Rama se kush duhet të jetë e kush jo.

    Mësohet se Rama fillimisht i ka thënë paraprakisht ambasadores Kim se e largoi Tom Doshin, por ajo i është përgjigjur se ‘Doshi nuk është i PS, e ke thënë publikisht’. Po kush janë 10 deputetët?

    I pari që është thirrur në takim nga Rama është Jurgis Qyrbja i Shijakut, për të cilin thuhet se do të pranojë në heshtje dorëzimin e mandatit. Një ish-ministër i ka refuzuar tërheqjen nga mandati dhe është gati të largohet nga grupi i PS.

    Damian Gjiknuri ka qenë pika më e nxehtë e takimit Rama-Kim. Mësohet se Rama i ka kërkuar prova për Gjiknurin, ambasadores Kim përpara se ta shpallin ‘non grata’.

    Elbasani është një tjetër qark ku dy deputet të rinj dhe surprizë në numrin e votave të marra iu është kërkuar të tërhiqen nga mandatet.

    Fillimisht të ndjerë të shantazhuar nga kërcënimi i Ramës me ‘non grata’ e kanë pranuar ofertën, por me pas kanë ndërruar mendje dhe do të marrin mandatin.

    Dje në darken e Ramës ka pasur dhe një ose dy mungesa deputetësh që nuk po pranojnë të dorëzojnë mandatet dhe janë gati të largohen nga grupi i PS.

    Dy janë pyetjet që shtrohen:

    Me çfarë tagri u jep Rama garanci se i heq nga lista ‘non grata’ dhe si ka mundësi që shpalljen ‘non grata’ të deputetëve, ambasadorja Kim e harton në marrëveshje me Ramën?

    Syri

  2. #2
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,122
    Postimet në Bllog
    17

    Për: SHBA i kërkon Ramës që të dorëzojnë mandatet e deputetit 10 deputetë socialistë

    Enigma/ Çfarë e ndau Lefter Kokën me Edi Ramën?

    Emri:  Rama-lefter-koka-fidanet-ne-Kraste-e1630509104321.jpg

Shikime: 228

Madhësia:  19.8 KB

    Me një njoftim të shkurtër në Facebook, Lefter Koka njoftoi dorëzimin e mandatit të deputetit që fitoi nën siglën e Partisë Socialiste në 25 Prill. Vendimi për të braktisur PS-në nga deputeti i Durrësit nuk shoqërohet me një arsye të qartë. “Në morinë e sfidave me të cilat ky rrugëtim të përball është gjithmonë e vështirë të ndalesh një moment dhe të vlerësosh se kur është koha e duhur për të mbyllur një cikël” shkruan Koka, duke lënë evazive se çfarë ndodhi mes tij dhe Ramës, që e çoi drejt tërhiqjes nga grupi parlamentar i PS-së.

    Spekulimi i parë që i jep një shpjegim vendimit të Lefter Kokës për t’u tërhequr nga PS, është momenti kur ai shpalli largimin nga mazhoranca: 24 orë para publikimit të emrave të qeverisë së re.

    Gjasat janë që Koka ka pasur pritshmëritë e tij për një post në qeverinë e re. Jo vetëm sepse në Durrës ai u konfirmua si faktor, duke u renditur i dyti pas Edi Ramës me 9609 vota, por edhe sepse për t’u bashkuar PS-së iu desh të kalonte një divorc të vështirë me LSI-në. Si të mos mjaftonin këto,Lefter Koka u pa në rolin e “shkesit” para 25 Prillit, teksa ftonte Nasip Naçon në një darkë me Edi Ramën dhe Damian Gjiknurin.

    Një zhgënjim i fortë nga Rama, në orët e fundit të caktimit të emrave të qeverisë së re, mund të ketë qenë një nga arsyet që Lefter Koka ka vendosur të largohet.

    Spekulimi i dytë ka të bëjë me një devizë, që kryeministri Rama po e përsërit shpesh në takimet socialistët, të cilëve u thotë se PS nuk do të jetë mburojë e askujt, që përballet me ligjin.

    Në fakt, Lefter Koka akuzohet se është në qendër të një afere korrupsioni që ka përfunduar në SPAK. Fillimisht Jamarbër Malltezi nga PD e konsideronte Kokën si “hallexhiun” e inceneratorëve. “Ketij hallexhiut i deklarova 14 muaj me pare “Pendohu, behu deshmitar i drejtesise” lidhur me aferen kriminale te inceneratoreve ku Rama-Ahmetaj po perlajne 178 milione euro POR Teri ka firmos per kete afere dhe tani do hedhe vallen sipas Rames” shkruante Malltezi.

    Më pas çështja plasi duke shkaktuar një zhurmë të fortë në media, pasi Koka u akuzua nga Monika Kryemadhi e LSI-së si njeriu që kishte firmosur për të realizuar projektet e inceneratorëve në Elbasan, Fier dhe Tiranë. Në dosjen që nxorri në media, Kryemadhi tha se Lefter Koka kur ishte Ministër i Mjedisit u vetëshpall si autoriteti nënkontraktor që do të negocionte me kompaninë e inceneratorit të Tiranës, ndërkohë që këtë tagër e kishte vetëm Këshilli i Ministrave. Ai u akuza se ka gënjyer këshillin e ministrave duke nënshkruar me dorën e tij se ngritja e inceneratorit nuk do të kishte impakt mbi buxhetin e shtetit. Këtë deklarim ai e ka paraqitur edhe pranë Këshillit të Ministrave gjatë procedurës së miratimit të VKM për Dhënien e Bonusit prej 8% të pikëve shoqërisë “Integrated Energy BV”, e cila ishte përzgjedhur pa organizuar një garë ndërkombëtare me investitorë të huaj, sikurse kërkohej.

    Për të gjitha këto veprime, Monika Kryemadhi dërgoi në SPAK dosjen ku kërkoi dënimin e tij për shpërdorim detyre.

    Lefter Koka e ka mbrojtur projektin e inceneratorëve si një domosdoshmëri, pasi Durrësi, Tirana, Elbasani dhe Fieri ishin në “emergjencë mjedisore”.

    Koka tha se vetëm fusha e mbetjeve kishte kosto deri në 400 mijë euro në vit dhe fusha vlen vetëm për 10 vjet.

    “Qeveria ka një ligj për menaxhimin e mbetjeve. Incenerimi është një nga elementët e ligjit. Ishim në një situatë ku qytete si Durrësi, Elbasani, Fieri, Tirana ishin plot me mbetje. Vetëm fusha e mbetjeve kishte kosto deri në 400 mijë euro në vit. Një fushë mbetjesh zgjat deri në 10 vjet. Imagjino çdo 10 vjet një fushë të re për landfillin. Metoda që po ndjek gjithë bota është incerimi. Në 10 vjet janë 600-700 mijë ton mbetje. Dhe shkon në 10 metra lartësi dhe ujërat kontaminonin sipërfaqen”, tha Koka.

    Monika Kryemadhi kishte një version tjetër të historisë.

    “Për herë të parë me ineceneratorët kam dëgjuar në Mbrostar, ku kam njohur një grua, Lena quhet, gazetare, e cila ishte në krye të protestës kundër inceneratorit të Fierit. Aty zoti Koka u ankua tek ish-kryetari i LSI. Unë i kam thënë “ti e di shumë mirë qëndrimin tim”. Më ka kërkuar që të mos flisja kundër. Thoshte se “inceneratorët janë më mjedisorë se sa landfillet”. Megjithatë që nga ajo kohë unë nuk kam pasur më komunikim me z.Lefter Koka. Ai nuk ka marrë pjesë në asnjë mbledhje” – tha Kryemadhi ndërsa bënte me dije dosjen, që më pas depozitoi në SPAK.

    Afera e inceneratorëve duket se kishte bërë bashkë Kokën me Edi Ramën dhe nuk është çudi që e njëjta, të jetë bërë shkak për t’i ndarë.

    Lapsi.al

  3. #3
    Bordi Drejtues Maska e Ingenuous
    Anëtarësuar
    13-05-2002
    Vendndodhja
    Shqipëri
    Postime
    974

    Për: SHBA i kërkon Ramës që të dorëzojnë mandatet e deputetit 10 deputetë socialistë

    Te njejten gje duhet te bente edhe Doktori me Bashen!
    "Askush nuk eshte perfekt, une jam askushi"

  4. #4
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,122
    Postimet në Bllog
    17

    Për: SHBA i kërkon Ramës që të dorëzojnë mandatet e deputetit 10 deputetë socialistë

    Ajo qe me ben pershtypje mua eshte se sa "i degjuar" eshte bere Rama me amerikanet. Amerikanet i thone hiq jo nje e dy deputete, por 10 deputete socialiste. Dhe e bejne kete gje, pa nisur punen Kuvendi i Ri.

    Me sa duket, ka arritur puna atje, ku Rames i duhet te dorezoje me rradhe kokat e njerezve te tij tek drejtesia, ne kembim te shpetimit te kokes se tij. Ky i futi kriminelet e mafiozet ne politike, ketij i ka rene barra e madhe qe ti dorezoje me rradhe tek drejtesia.

    Koka jote eshte koka e fundit qe do te pritet, pasi ta kesh kryer misionin qe te eshte ngarkuar.

    Albo

Tema të Ngjashme

  1. Përgjigje: 5
    Postimi i Fundit: 31-03-2016, 01:24
  2. Rama dhe deputetë socialistë nga veriu godasin Gramoz Ruçin
    Nga REALIST në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 56
    Postimi i Fundit: 19-05-2011, 02:22
  3. Përgjigje: 11
    Postimi i Fundit: 12-10-2009, 22:59
  4. Përgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 11-08-2009, 11:25
  5. Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 19-01-2005, 15:41

Fjalët Kyçe për Temën

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •