Komunizmi iku – por Apologjetėt e tij Eulogjizojnė tė kaluarėn

Botuar ne gazeten SOT, BOTASOT, Revista DRINI

Interesant ėshtė momenti kur ke kohe tė lirė dhe vėshtron kur shetit apo ecėn diku pėr tė mbaruar ndonjė punė, se si librat e vjetėr dhe tė rinj tė botuar me mundin dhe djersėn e shumė shkrimtarėve klasike, shkrimtarėve tė tjerė tė vjetėr e tė rinj, librat dhe tekstet mėsimore tė shkencėtarėve, tė krijimtarėve, dramaturgėve, poetėve, gjėnden nė parmakėt e urave tė Tiranės, ose nė ndonjė qoshe rruge qė presin tė blihen e tė shiten.
Ky Pazar i ēuditshėm rruge me librat, mė duket sikur ka diēka tė ngjashme me ato kurtizanet e rrugėve qė presin tė kapin ndojė djalosh tė ri apo dhe ndonjė plak tė leqendisaur e qejfli pensionist pėr ti dhuruar me pak para – njė kėnaqėsi tė ēastit qė shpejt harrohet njėlloj sikurr tė pinė njė dopio raki.
Vetėm se Kėnaqėsia qė tė jep njė libėr i bukur kur e lexon ose edhe kur e boton, ėshtė e njė lloji komplet tjetėr me kėnaqėsinė qė tė jep pėr njė ēast njė kurtizane, sepse siē thotė dhe Mustafa Grublleshi, njė shkrimtar dhe pėrkthyes i 1001 Netėve, ėshtė njė lumturi qiellore qė nuk krahasohet me asgjė tjetėr, sepse ka tė bėjė me punėn e autorit, me mundin e tij tė shpėrblyer me njė lexim tė vėmėndėshėm apo me njė botim pas njė pune tė lodhshme.
Dikur librat e Bibliotekės sė madhe tė Pallatit tė Kulturės ku sot shkojnė shumė pak njerėz, – gjėndet nė rrugė, dhe si i thonė kanė dalė nė …pension, dhe vetė Biblioteka ėshtė rrudhosur tashmė nė disa salla tė vogla.
Keqardhje kur sheh punėn e intelektualėve rrugėve qė pret ta shohi kalimtarėt nė vėnd qė tė kishte prani mė serioze. Sidoqoftė jeta e vrullshme e ditėve tė sotme dhe hi-tech e ka shkaktuar kėtė zallamahi, sepse njerėzit lexojnė nė celularė nė vėnd tė librave,,informacione tė pafund shumė nga ato tė panevojshme.
Nė vitrinat e Librarive mė tė njohura sot nė Tiranė por edhe nė Durrės e mė pak nė qytete tė tjera, nė librat e botuar pas viteve `90, gjėnden libra midis tė cilėve edhe nga autorė tė cilėt kanė qėnė tė persekutuar pėr shkak tė ideve, ose kanė qėnė tė persekutuar por dikur kanė patur poste tė rėndėsishme gjatė diktaturės, apo poste tė njė niveli qė mund tė quhej i `paprekshėm`.
Tek shkrimet e tė persekutuarve tė bien nė sy dy lloj tė persekutuarish: ata qė kanė qėnė dėnuar si armiq tė partisė por qė nuk kanė patur poste, dhe tė persekutuarit tė cilėt kanė qėnė nė poste drejtuese por janė dėnuar po nga ajo Parti gjithashtu si armiq tė popullit.
Ndėrsa tė parėt kanė vuajtur pėr shkak tė idealeve tė tyre anti-komuniste tė cilat i kanė shprehur haptazi por janė dėnuar, dhe ndonjė nga ata qė mbeti gjallė ėshtė bėrė shkrimtar pėr tė shkruar vuajtjet e hequra nėn rregjimin komunist. Kėta meritojnė respekt tė veēantė.
Njė pjesė e vogėl e tė persekutuarve nga rregjimi familjarėt e tė cilėve ishin nė poste drejtuese por u `shkau kėmba` pėr mos ndjekjen e vijės sė diktatorit, pėrfunduan nė burg ose u vranė, por disa nga kėta tė persekutuar gjithashtu u bėnė shkrimtarė pėr tė shkruar vuajtjet dhe dhimbjet qė u shkaktoi rregjimi komunist, por jo se kundėrshtuan atė rregjim por sepse u dėnuan pėr intriga dhe komplote kundėr rregjimit , me njė fjalė pėr poste.
Ka dhe njė kontigjent tjetėr tė tretė shkrimtarėsh, tė cilėt as nuk janė persekutuar dhe as janė dėnuar por kanė qėnė drejtues nė kohėn e diktaturės dhe kanė gėzuar qė atėhere dhe gėzojnė simpatinė e lexuesve.
Interesant ėshtė fakti qė asnjėri nga kėta shkrimtarė nuk ka qėnė dissident tė themi si ish presidenti i Ēekosllovakisė Vllacllav Havel. Madje njė nga shkrimtarėt mė nė zė tė Shqipėrisė botoi para viteve `90, libra qė lavdėronin kohėn e Diktaturės , por nė kohėn e sotme boton libra qė blasfemon si askush tjetėr atė rregjim dhe vice versa.
Tė jetė vallė pėr shkak se i u dhimbs populli? apo pėr shkak tė ruajtjes sė nivelit tė jetesės? apo pėr tė ruajtur njė nam tė mirė?
Kuptohet qartė se kush nga ky kontigjent shkrimtarėsh janė mė tė sinqertė me lexuesin e kush- Jo.
Mendoj se duhet tė jenė shkrimtarėt qė kanė vuajtur nė atė kohė tė diktaturės pėr shkak tė ideve tė tyre jo-komuniste. Ndėrsa shkrimtarėt e dalė nga dy kontigjentet e tjera, le t`ja lėmė kohės ti gjykojė shkrimet e tyre, sepse gjithmonė opinioni popullit pėr historinė dhe pėr ata qė e shkruajnė atė, kalon nė tre faza: fazėn e kritikės, pastaj fazėn e pauzės ose tė harresės. dhe pasi largohet brezi qė e pėrjetoi, vjen faza e tretė, faza e rishikimit tė historisė dhe tė atyre qė e shkruan atė.
Shkrimtarėt e kontigjentit tė dytė, ata qė familjet e tyre i kanė patur nė drejtimin e vendit gjatė diktaturės pra qė e shijuan privilegjet e njė drejtuesi tė asaj kohe, por pastaj pėr shkak tė goditjes qė u dha diktatori, i humbėn privilegjet, madje mund tė themi edhe aforizmėn e sistemit diktatorial komunist se `revolucioni ha bijtė e vet`, sot vazhdojnė tė shkruajnė pėr sistemin e kaluar, i botojnė librat, madje nėpėrmjet kėtyre librave japin tė kuptojnė se….. paskėsh patur edhe drejtues tė diktaturės `burra tė mirė`, por qė i vrau apo i burgosi diktatori, sepse po tė kishin drejtuar ata vėndin do tė paskėsh qėnė ndryshe….`. Kėto eulogjizma pėr kohėn e diktaturės tė futura nė `kornizė` por tė rrethuara me ngjarjet e tmerrshme qė ata kaluan nga ndėshkimi i diktatorit, pėrpiqen ti japin pėrshtypjen se familjarėt e tyre drejtues por tė rėnė dhe tė ndėshkuar nga diktatura, ishin njerėz tė mirė, tė ndershėm, si tė tjerėt….
Sigurisht nė shumė raste, demonėt e diktaturės paraqiten si ėngjej nė shoqėrinė e sotme. Dhe kėtė shėrbim ua kryejnė lakejtė apo farefisi i tyre, nė rastin tonė kėta tipa shkrimtarėsh pėrpiqen tė duken si seriozė, si tė sinqertė e sigurisht si bashkėvuajtės.
Dhe nė kėtė kohė tė pas diktaturės kur sistemi ka ndryshuar kur ka njė konfuzion tė madh informacioni mediatik dhe social ashtu siē ėshtė dhe demokracia e sotme nė Shqipėri, kur ka njė shoqėri shqiptare qė akoma nuk ėshtė socializuar dhe qytetėruar, gjithmonė do tė gjėnden individė apo komunitete qė i pranjnė kėto shkrime.
E rėndėsishme ėshtė qė ky kontigjent shkrimtarėsh qė eulogjizojnė, pavarėsisht se kanė tė dretat dhe liritė e tyre njeriut, duhen parė nė mėnyrė kritike dhe jo tė lavdėrohen apo tė shihen me sytė e popullit njėlloj si tė persekutuarit e vėrtetė ata tė ideve anti-komuniste.
Pėr ta konkretizuar kėtė problem mund tė jap shėmbullin e Kadaresė sė letrave shqip, i cili disa herė me rradhė tentoi tė marrė ēmimin Nobėl por nuk e mori. Shkaku ishte sigurisht i qartė, sepse ky shkrimtar dikur apologjet i talentuar i Diktaturės, papritur njė ditė tė bukur na u kthye nė njė blasfemues tė talentuar po tė kėsaj diktature.
Pra mesazhi i kėtij shkrimtari dikur shkrimtar oborri, me poste partiake dhe shtetėrore por tashmė njė anti-komunist i tėrbuar, nuk ėshtė pėr popullin e tij dhe pėr botėn, por ka njė mesazh personal shqiptar tė tipit: `Dridheni sa tė mundni dhe pėrfitoni sa tė mundni nga ēdo sistem, qė tė jetoni mirė`.
Sė fundmi edhe mesazhet qė japin kėta shkrimtarė qė vijnė nga familjet drejtuese tė diktaturės qė shijuan privilegjet e diktaturės por qė e pėsuan nga lakmia e tyre, janė mesazhe diabolike tė cilat njerėzit qė i lexojnė apo institucionet qė u japin ēmime, duhet ti kenė parasysh, sepse janė mesazhe qė i pėrkasin njė klase qė dėmtoi vėndin dhe popullin shqiptar.
E ēfarė mesazhi mund tė vijė nga ky kontigjent njerėzish qė janė mbushur me mllef e urrejtje pėr kėdo qė i pengoi tė rrinė nė pushtet?
Mesazhi i tyre i fshehtė ėshtė sa djallėzor aq dhe intrigues: `ishim mirė kur ishim keq`, dhe `do ishim mė mirė sikur tė drejtonim ne diktaturėn…….`.
Universiteti Europian e Tiranės