Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 8
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979

    Deputeti i VV-së kërkon largimin e menjëhershëm të vitisë: Kërko falje!



    21:06 / 26.08.2021
    DEPUTETI I VV-SË KËRKON LARGIMIN E MENJËHERSHËM TË VITISË: KËRKO FALJE!
    ​​​​​​​Deputeti i Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Burim Karameta, ka kërkuar dorëheqjen e menjëhershme të ministrit të Shëndetësisë, Arben Vitia, duke thënë madje se ai duhet të kërkojë falje për dështimet në punën e tij.

    Postimi i deputetit Karameta:

    Letër e hapur ministrit Vitia

    Jo lëmoshë, as ndihmë, as përkëdhelje, por jo as 60€ për mantelbardhët. Edhe 600€ po të ishin, nuk do të ishin të mjaftueshme. Mjekësia, mjekët, infermierët dhe i tërë personeli mbështetës, meritojnë përkrahje dinjitoze e identitare.

    I nderuar z. Vitia, mbase jeni lodhur, mbase ju ka humbur koncentrimi për t'u marrë me çështje ministrore, por që duhet të definonit pozicionet e tua politke kjo s'ka dyshim. Një veprim i tillë nga ana juaj duhet ndërmarrë, ngase në të kundërtën do të dobësoheshit akoma më shumë në vendimmarrje që përkojnë me nevojat qytetare.

    I nderuar Ministër, ndonjëherë mbështetjen dhe mbrojtjen për tjetrin mund t’a japim për asye të respektit ndaj marrëveshjeve dhe besnikërisë, siç e kemi bërë në rastin tënd kur ishit pak vonë me vakcinat, shumë të vonshëm me insulinat (për diabetikët), e mbase tash vonë edhe me heparinat dhe eritropoetinat (per pacientë në dializë).

    Pra, tani mjaftë është mjaftë!!!

    Më as për hatër të besnikërisë nuk do t'i dalë në mbrojtje gjërave që janë në dëm të qytetarëve.

    Gjithashtu, z. Vitia, nuk lejoj dhe në fakt nuk do të duhej as ti të lejosh që mantelbardhët, apo thënë më saktë, kolegët e tu dhe të mi, të trajtohen kështu siç jeni duke i trajtuar ju. Ata nuk kanë nevojë për lëmoshën tënde, ata kanë nevojë t'u paguhet haku, hak i cili është i qullur në djersë e mund, për të mirën dhe shëndetin e qytetarëve.

    Edhe një arsye se përse duhet të ikni nga ministria e të fokusoheni në Prishtinën, është se ju nuk kishit zotësinë për t'i bindur apo krijuar mentalitet human kolegëve tuaj nga Ministra e Finacave, që të tillët të reflektonin humanitet ndaj mjekëve e mjekësisë në përgjithësi, pra të dalin nga gëzhoja e të menduarit vetëm aritmetik. Nuk e di përse, por kësaj radhe qeverisëse shumë herë nuk arritët t’a përballonit as presionin, e të qëndronit në kreativitet e punët tuaja të përditshme.

    Z. Ministër, merru me Prishtinën, është shumë të qëndrosh deri në tetor aty!

    Nuk jam këtu për të shkruar vetëm dështimet e tua, e di që ke bërë edhe shumë punë të mira, e disa janë në proces e sipër, por tani nga ti kërkohet diç tjetër.

    I nderuar z. Vitia, nga pak gjëra që ua kam lakminë është guximi yt për të kërkuar falje. Andaj, merr guximin dhe kërko falje qytetarëve e mantelbardhëve, sepse kështu sadopak do të çliroheshit ju dhe mbase do të ngjallësh përsëri shpresën.
    Ndryshuar për herë të fundit nga Llapi : 26-08-2021 më 17:23
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979

    Për: Deputeti i vv-së kërkon largimin e menjëhershëm të vitisë: Kërko falje!

    Ndryshuar për herë të fundit nga Llapi : 28-08-2021 më 06:29
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979

    Për: Deputeti i vv-së kërkon largimin e menjëhershëm të vitisë: Kërko falje!

    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979

    Për: Deputeti i vv-së kërkon largimin e menjëhershëm të vitisë: Kërko falje!

    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979

    Për: Deputeti i vv-së kërkon largimin e menjëhershëm të vitisë: Kërko falje!

    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  6. #6
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979

    Për: Deputeti i vv-së kërkon largimin e menjëhershëm të vitisë: Kërko falje!

    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  7. #7
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979

    Për: Deputeti i vv-së kërkon largimin e menjëhershëm të vitisë: Kërko falje!



    Media nga Shqipëria: Ka zëra që Sekretari i MSH po e shantazhon Arben Vitinë me një “skandal seksual”


    Mediumi nga Shqipëria, pamfleti.net ka goditur figurën e Arben Vitisë. Sipas gazetarit Valon Syla, ky portal është i afërt me Vetëvendosjen dhe sipas tij këto goditje Arben Vitia është duke i marrë nga Albin Kurti.

    Poju sjellim shkrimin e mediumit shqiptar dhe videon:

    Përditë e më shumë, të dhënat drastike të pandemisë së Covid 19 në Kosovë po tregojnë se kontrolli i ekipit të Albin Kurtit në luftën ndaj koronavirusit, ka humbur shumë terren.

    Në një kohë kur Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, është edhe kandidat i Vetëvendosjes për kreun e Prishtinës, pikët e tij politike po bien gjithnjë e më tepër këto ditë kur shifrat e fatalitetit dhe të infektuarve me Covid 19 janë rritur ndjeshëm.
    Zërat opozitarë janë egërsuar në sulmin ndaj Vetëvendosjes, duke i vënë përsipër numrin e të vdekurve që janë shumë.
    Këto ditë pritet që Albin Kurti të largojë Arben Vitinë, i cili formalisht do të japë dorëheqjen me logjikën që do të kandidojë për kryetar i Prishtinës, ndërsa në krye të Ministrisë pritet të emërohet Dafina Gexha.
    Ajo është e besuara e Albin Kurtit në Ministrinë e Shëndetësisë, e prej kohësh ka qenë e margjinalizuar nga Arben Vitia pikërisht prej kësaj çështje, pasi ka menduar se është dërguar për të dubluar Ministrin.
    Megjithatë, ajo që shqetëson njerëzit, më shumë se intrigat e pallatit, janë aktet, veprimet e mosveprimet për të zgjidhur emergjencën e rëndë që po kalon Kosova. Kjo situatë mund të dalë nga duart, edhe si pasojë e agresivitetit të virusit, sidomos variantit ‘Delta’ që është shumë i përhapur. Ka edhe vende të tjera që janë zënë gafil nga pandemia, por Kosova është në një situatë mjaft të rëndë.

    Ministria e Shëndetësisë nën drejtimin e Vitisë, bëri parashikime krejt të gabuara për Covid 19. Ajo nuk kishte në dispozicion vaksina për popullsinë, e ndërkohë lejoi në mënyrë masive dasmat, që në Kosovë janë një mjedis i madh grumbullimi si pasojë e traditës dhe numrit të madh të njerëzve që ftohen. Në një nga këto dasma shkoi edhe vetë Arben Vitia, bashkë me qindra persona që kërcenin së bashku me koronavirusin. Një shembull natyrisht i keq për njerëzit dhe për administratën që do të duhet të tregohet më spartane se të tjerët.

    Nga ana tjetër, pjesa më thelbësore e çështjes, është se prej Shkurtit, Arben Vitia nuk ka ndryshuar asgjë nga nëntoka e dyshimtë e dallavereve në shëndetësi, por përkundrazi ka bashkëjetuar me meduzën e vjetër.
    Kështu ndërsa ka mbajtur në punë Naser Ramadanin, shefin e Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik, i cili është edhe bashkëfajtor i rezultateve skandaloze në luftën kundër Covid në vitin e shkuar e në fillim të këtij viti, ka emëruar në Ministrinë e Shëndetësisë si Sekretar të Përgjithshëm, Naim Bardiqin, një person të lidhur me Kadri Veselin e aferat e elitës së vjetër.

    Bardiqi është një vegël e Shuaip Mujës, personi që u bë i famshëm për akuzën e transplantit të klinikës ‘Mdiukus’.
    Njerëz të rëndësishëm në Vetëvendosje kanë informuar për të gjitha këto Albin Kurtin, i cili ka bërë të ditur se vetëm nga puna e Vitisë, Lëvizja ka humbur 15 pikë në sondazhet e brendshme që zhvillon ekipi i tij.
    Vitia ka kryer mjekësi të përgjithshme në Shqipëri, Universitet që e ka mbaruar për 10 vjet, ndërkohë që cikli është pesë. Edhe pse ka mbaruar mjekësi të përgjithshme, në karrierën e tij asnjëherë nuk ka shkruar ndonjë recetë për pacientët. Gjithmonë ka punuar si burokrat në disa kompani, e më pas edhe në stafin e Shpend Ahmetit në mandatin e parë.
    Në lidhje me sektorin e produkteve farmaceutike dhe medicinale, pra “ lobit të barnave”, Vitia nuk ka ndryshuar fare status-quo-në e vjetër të Thaçit e Veselit, pasi ky sektor është ende në duart e ish-ëve.
    Realisht fuqia në Ministrinë e Shëndetësisë është në duart e Naim Bardiqit, e sidomos kur Vitia ka nisur dhe fushatën për kryetar të Prishtinës, të gjithë njerëzve që kanë punë me të për çështje të shëndetësisë u thotë që ‘merruni me Bardiqin’.
    Ndërkaq, ka zëra se Bardiqi e ka shantazhuar Ministrin me një kinse “skandal seksual”, ç’ka ka shtuar dyshimet se Arben Vitia është i kapur nga mafia e barnave.

    Kurti është i informuar për të gjitha këto, nga njerëz brenda sistemit, të cilët janë çuditur pse Kryeministri nuk po vepron për të shkarkuar Vitinë e të gjithë njerëzit e tij. Rezultati për një qytet të vetëm, qoftë edhe Prishtina, nuk vlen sa shëndeti i njerëzve. E rëndësishme është që t’u flitet hapur, edhe sikur të ketë gabuar stafi i ngarkuar për të luftuar pandeminë.
    ‘Dielli nuk mbulohet dot me shoshë’, por as nuk mund të çorientohet kush nga vallja e Dr.Vitisë, i cili bëri 10 vjet për të mbaruar fakultetin, por sot i pëqen të quhet “njeriu më sharmant i Prishtinës”.
    Po me 30 të vdekur në ditë, a mund të mbahet ende mindili në setër për të shitur mend? /Pamfleti
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  8. #8
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979

    Për: Deputeti i vv-së kërkon largimin e menjëhershëm të vitisë: Kërko falje!

    Pyetje publike shokut Albin Kurti!
    06 shtator13:44
    Shkruan: Hisen Berisha

    Krejt javën e kaluar shtetasit e Republikës së Kosovës janë traumatizuar nga rastet e të prekurve nga Covid-19, vdekjet si dhe raportet e policisë së Kosovës për gjobat ndaj shtetasve të përkatësisë kombëtare shqiptare për mosmbajtjen e maskave.


    Pse shoku kryeministër, qeveria huaj nuk e shtrinë sovranitetin qeverisës në veri të Republikës së Kosovës e të dënoni edhe atje qytetarët që nuk respektojnë urdhrin e Qeverisë për mbajtjen e maskave në ambiente publike?!



    A është kushtetuese urdhëresa qeveritare që dënon vetëm shtetasit e përkatësis kombëtare shqiptare?

    E radhës, dje në Cetinje, në një ceremoni zyrtare u kërkua kthimi i ushtrisë serbe në Kosovë!


    Qeveria edhe ti shoku Albin, jeni strukur në thellësinë e mashtrimit tuaj.

    A s’ju ka mbetur aq trimëri sa të largoheni në drejtim të pa ditur dhe ta çlironi Republikën e sakrificës kombëtare të Kosovës, nga tradhtia, mashtrimi dhe plaçkitja përmes arsyes për mbrojtje nga Covid-19?
    Ndryshuar për herë të fundit nga Llapi : 07-09-2021 më 04:16
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

Tema të Ngjashme

  1. Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 19-11-2016, 09:59
  2. Përgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 21-01-2015, 14:58
  3. Feith i kerkon Thaqit largimin e ministrit te korruptuar
    Nga Kasumi në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 10
    Postimi i Fundit: 17-03-2010, 18:17
  4. Dënohesh dy vjet? Kërko largimin, shpëto nga burgu...
    Nga [Perla] në forumin Aktualitete shoqërore
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 20-03-2009, 20:33
  5. Pogradeci kerkon largimin e Nanos e Berishes nga trojet shqiptare
    Nga brooklyn në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 11-02-2007, 14:44

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •