Close
Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 25
  1. #1
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,122
    Postimet në Bllog
    17

    Çfarë qëndrimi duhet të mbajnë të krishterët orthodhoksë në lidhje me vaksinën e covid-19?

    Emri:  Screen Shot 2021-08-26 at 12.23.35 AM.jpg

Shikime: 294

Madhësia:  41.2 KB



    Burimi: Orthodox Ethos në YouTube
    https://www.youtube.com/watch?v=_9n3sU_rHJA
    Ndryshuar për herë të fundit nga Albo : 26-08-2021 më 00:03

  2. #2
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,122
    Postimet në Bllog
    17

    Për: Çfarë qëndrimi duhet të mbajnë të krishterët orthodhoksë në lidhje me vaksinën e covid-19?

    12383 arsye përse unë nuk do t’iu bashkohem rradhëve të të vaksinuarve

    Ati Peter Heers

    Në këtë prezantim, unë si prift i krishterë orthodhoks dhe si profesor i theologjisë dogmatike, do t’iu prezantoj arsyet përse unë nuk do të inokulohem me vaksinat eksperimentale të manipuluar gjenetikisht që ofrohen si zgjidhje për një virus që njerëzit që infekton kanë një shans 99.7% për të mbijetuar. Nëse doni të shihni të 12383 arsyet kundër vaksinimit, duhet të shikoni të gjithë podkastin deri në fund të tij.

    Për disa muaj tashmë, njerëz të ndryshëm më kane kontaktuar dhe më kanë kërkuar që të bëj një podkast rreth inokulimit dhe të ndaj me ta arsyet përse unë kam zgjedhur të mos marr asnjë prej këtyre vaksinave. Pa dyshim që në lidhje me këtë temë mund të thuhet shumë, jashtëmase shumë, parë nga perspektiva të ndryshme, kështu që unë për të mos perseritur të njëjtat gjëra që janë thënë gjetiu, do t’iu drejtoj në disa postime të mia lidhjet e të cilave i kam vendosur në përshkrimin e videos më poshtë dhe mendoj se janë të rëndësishme që ti dini. Unë do të fokusohem më shumë në ato arsye që janë unike për këndvështrimin e krishterë orthodhoks dhe nuk janë theksuar shumë sot. Dhe do të fokusohem veçanërisht në një aspekt të proçesit tonë të vendimmarrjes kur si të krishtere ne përballemi me vendime të tilla të rëndësishme.

    Nëse dikush do të përpiqej që ta përmblidhte të gjithe debatin në një fjali të vetme apo një frazë të vetme, mund të themi thjeshtë se kemi të bëjmë me një çështje besimi. Ku e varni besimin tuaj? Kjo është baza e shumë gjërave në jetën tonë dhe po ashtu në Ungjill. Ashtu siç ka thënë Zoti ynë, dhe këtë ua ka thënë shumë herë, atyre njerëzve që përfituan nga shërimi dhe përkujdesi i Tij: “Le të bëhet ashtu siç ke besimin”. Me fjalë të tjera, për besimin që keni treguar ndaj Meje. Të njëjtën gjë po e hasim edhe sot. Ne jemi thirrur për të varur besimin tonë tek Farmaceutika e Madhe(kompanite farmaceutike), Qeveria e Madhe dhe Mediat Masive, sa për të zënë në gojë vetëm disa prej tyre. Edhe sipas disa klerikëve, ata na thonë se besimin duhet ta varim tek Zoti si frymëzues e pse jo edhe ofruesi i kësaj mrekullie të re shkencore, i këtyre zgjidhjeve që jane vaksinat. Sipas një peshkopi këto vaksina përbëjnë “Dritën në fund të tunelit”, ku me tunel i referohet covid-19. Bile disa e kanë quajtur edhe shpëtimi ynë nga pandemia, si shpëtim i vetëm nga pandemia. Dhe megjithatë, shumë faktorë dhe pervoja kanë kontribuar për të minuar këtë besim tek promovuesit, prodhuesit, shpërndaresit e këtyre zgjidhjeve të nxituara eksperimentale dhe gjenetikisht të manipuluara.

    Përpara se të rendis arsyet përse nuk do të marr vaksinën, më lejoni së pari që t’iu përkujtoj vetëm disa nga ato faktorë dhe përvoja që ekzistojnë sot për shumë njerëz dhe minojnë besimin tek vaksinat, ose minojnë besimin në një plan më të gjerë.

    1. Ilaçet ekzistuese, pa asnjë rrezik

    Nuk ështe fare e nevojshme që të prodhohet një vaksinë për një virus që ka një normë mbijetese 99.7% për popullsinë e botës. Njerëzit mund të kurohen dhe janë duke u kuruar dhe shëruar nga ky virus me ilaçe ekzistuese. Unë personalisht njoh disa mjekë që janë duke shërruar rregullisht qindra njerëz që jane infektuar nga virusi. Nëse mund të sherrohemi nga virusi me ilaçet ekzistuese, përse duhet që të rrezikojmë demtimin e shëndetit dhe vdekjen me një vaksine eksperimentale?

    2. Vetëm vaksinim; asnjë trajtim paraprak

    Që në fillimet e pandemisë, vumë re një fokus njëdimensional në zhvillimin e një vaksinimi dhe përpekje të dukshme të bashkërenduar mirë nga të njëjtët njerëz opinionbërës dhe mediave masive, që të mos fokusohen në trajtimin paraprak apo për të mos u përqëndruar tek ilaçet ekzistuese. Kjo situatë pa dyshim që minon besimin dhe ngjall hezitim në shumë njerëz.

    3. Përdorimi i qelizave të foshnjave të abortuara

    Vaksinat që u prodhuan për virusin kanë perdorur linjat qelizore të fetusit të foshnjave të abortuara si në testim edhe në prodhim. Sigurisht që është e pamundur etikisht për të krishterët orthodhoksë që të mbështesin ose justifikojnë drejtpërdrejt ose tërthorazi për çdo të mirë të supozuar, vrasjen e foshnjave të pafajshme në barkun e nënës. E mira nuk është e mirë nëse nuk është prodhuar në një mënyrë të mirë. Nëse shumë prej nesh më parë nuk e dinim masën në të cilën qelizat e foshnjave të abortuara e të vrara janë përdorur në prodhimin e shumë ilaçeve, kjo nuk përbën justifikim për të vazhduar me dashje në padituri dhe për të justifikuar më tej këtë mëkat.

    4. Shteti na detyron që të inokulohemi

    Përsëri, kur qeveritë dhe organizata jo-qeveritare përfshihen në një program indoktrinimi që shkel me kembë lirinë e fjalës dhe lirinë e lëvizjes, besimi i njerëzve në këto direktiva minohet krejt. Sa më shumë duhet të shqetësohemi kur vërejmë qartë një qëndrim të njëanshem të koordinuar nga shumë shtete, një kryqëzatë e mbështetur nga shteti, që ofron jo vetëm karroten por edhe shkopin, dhe arrijnë deri atje sa u ofrojnë fëmijëve të vegjël lekë që të inokulohen. Kjo përpjekje e koordinuar mirë e shumë shteteve po ushtron presion mbi popullsinë për të marrë vaksinat, dhe kjo minon rëndë besimin.

    5. Mungesa e pëlqimit me anën e informimit të duhur


    Baza e ligjit mjekësor dhe etikës është nevoja që të gjitha barnat dhe ilaçet të administrohen vetëm pas pëlqimit të informuar. Ajo që dëshmojmë sot megjithatë është se jo vetëm që mungesat dhe neglizhenca në fazën e testimit janë nënvlerësuar, por shumë pasoja negative të inokulimit po injorohen krejt. Dhe kjo përsëri dëmton rëndë besimin. Po u jap vetëm një shembull, të një aspekti tjetër shtesë që minon besimin në këtë drejtim, supozimi dhe nevoja për një dozë të tretë të vaksinës që e kemi para nesh në muajt në vazhdim, është sigurisht krejtësisht e pajustifikuar dhe paprovuar dhe nuk ka patur asnjë test, absolutisht asnjë test dhe përgatitje për një dozë të tretë, dhe nuk kemi asnjë arsye të besojmë se kjo do të jetë diçka e parrezikshme për shëndetin tonë.

    6. Standartet e dyfishta

    Praktika jokonsistente dhe hipokrite që aplikohen për personat që janë të vaksinuar dhe për personat që janë të pavaksinuar. Po u jap vetëm një shembull, testet per virusin u kërkohen vetëm personave të pavaksinuar edhe pse dihet dhe pranohet që edhe personat e vaksinuar mund të infektohen nga virusi dhe nga variacionet e reja të virusit, dhe ky akt i vetëm minon rëndë besimin e njerëzve.

    7. Inokulimi i fëmijëve

    Lëvizja e pabesueshme për të inokuluar fëmijet nën moshen 12 vjeç kur dihet që virusi nuk i prek femijët gati fare dhe justifikimet që na japin për këtë vendim ekspertët, vetem sa minon besimin tonë tek ta.

    8. Reagimet e dëmshme për shëndetin


    Dhe dolëm tek pika e fundit, edhe pse kësaj liste mund t’i shtojmë plot arsye të tjera, vaksinimet janë ende të paprovuara, janë eksperimentale dhe janë me të vërtetë të dëmshme për shëndetin e mijëra njerëzve. Reagimet negative ndaj marrjes së vaksinës tek këta njerëz, dëshmon rrezikun për shëndetin. Për një listë të plotë të reagimeve negative mbi shëndetin tek njerëzit e vaksinuar në SHBA, shikojeni deri në fund podkastin tonë.

    Mund të vazhdojmë në këtë mënyrë për një kohë të gjatë të rrëfejmë arsyet e shumta se pse besimi ynë është thyer, megjithatë unë dua ta kthej vëmendjen tonë nga arsyet e hezimit e pse jo edhe rezistencës që hasim tek të krishterët orthodhoksë.

    Për të kuptuar se ku i var shpresat i krishteri orthodhoks, është e nevojshme që të thuhet një fjalë për autoritetin brenda Kishes Orthodhokse. Ndryshe nga protestantizmi papnor me kokën e tij të pagabueshme dhe me elitën mbështëse në Vatikan, dhe me protestantizmin e reformuar me autoritetin e papave individuale të panumert, autoriteti brenda Kishës Orthodhokse ka qenë gjithmonë, gjithmonë, i vendosur tek shenjtorët. Të jesh një i krishterë orthodhoks do të thotë që të ndjekësh etërit e shenjtë, dhe jo vetëm një apo dy prej tyre ose një grup të caktuar, si për shembull etërit e lashtë që shumë protestantë përpiqen t’iu kthehen e t’i ndjekin sot, por në fakt para së gjithash, atyre etërve në epokën tonë dhe paraardhesit e tyre të menjëhershëm, dhe kjo është një pikë shumë e rëndësishme që shumë veta nuk e kuptojnë dhe e neglizhojnë.

    Për më tepër, është e nevojshme që të theksohet se sot Kisha nuk është e barabartë, nuk është e barabartë me hierarkinë kishtare. Këtë gjë e dëgjojmë gjithmonë. Njerëzit flasin për Kishen dhe nënkuptojnë vetëm hierarkinë kishtare, ose nënkuptojnë vetëm patrikun ose kryepeshkopin, ose një grup prej 10 e 12 vetash peshkopë që janë në Sinodin e përhershëm të Kishës, dhe kjo për ta është Kisha. Kisha nuk është e barabartë me të gjithë hierarkët e saj së bashku, e ca më pak kur flasim për një apo dy apo dhjetë antarë të kësaj hierarkie. Kisha është i gjithë trupi dhe manifeston veten në mënyrë të shkëlqyer tek shenjtorët e saj. Siç simbolizohet edhe nga 24 etërit e shenjtë të veshur me të bardha të mbledhur rreth Fronit të Krishtit në librin e Zbulesës shkruar nga Shën Joani, me referencën 4:4.

    Në fakt, jo vetëm një kryepeshkop por edhe një grup peshkopësh, një Sinod i tërë, mund të largohen nga e vërteta dhe Kisha nëse pushojnë së ecuri në hapat e Etërve të Shenjtë, dhe pushojnë së ndjekuri Etërit e Shenjtë të kohës së tyre dhe paraardhësit e tyre.

    Ashtu si dikush e takon Krishtin në një vend dhe kohë të caktuar, jo në mendjen tonë, jo në imagjinatën tone, jo në deshirat tona, por vetëm në një vend dhe kohë të caktuar të mishëruar e takojme Krishtin. Dhe sot e bëjmë këtë gjë në Tempullin dhe sinaksitë eukaristike, duke u bërë kështu dishepujt të Krishtit, duke u bërë dishepuj në hapësirë dhe kohë, në një vend të veçantë si shenjtorë të gjallë, brenda të cilëve jeton Krishti, i Cili na shfaqet si i shenjtë dhe besnik përmes shenjave dhe mrekullive, urtësisë dhe rrëfimit të besimit.

    Ekziston një hierarki autoriteti i ne të gjithëve, përfshi peshkopët, nëse janë të mençur në Krisht, përpiqen që të bëhen dishepuj të këtyre Etërve karizmatikë që ecin me Perëndinë dhe flasin vetëm ato fjalë që u ka treguar Shpirti i Shenjtë.

    Si në të gjitha çeshtjet me rëndësi të madhe, si një i krishterë orthodhoks dhe si një i prift orthodhoks, unë u drejtohem Etërve të Shenjtë të sotem që janë luftëtarë të shenjtë asketikë, luftëtarëve hezikastë (te heshtur) dhe kërkoj udhëzimin e tyre se çfarë është e bekuar që të bëj në këtë rast: të nënshtrohem dhe të vaksinohem, ose të largohem e ti shpëtoj asaj, por të vuaj pasojat ligjore dhe shoqërore.

    Një shqyrtim i përciptë i çështjes në fjalë zbulon me të vërtetë se dëshmia dërrmuese e shenjtorëve dhe Etërit tanë bashkëkohore me Perendinë, paralajmërojnë të krishterët kundër vaksinimeve dhe në mënyrë të veçantë kundër kësaj vaksine, dhe gjithë metodologjinë e ndjekur për vaksinat, tregon rrugën që na pret ne sipas Etërve tanë bashkëkohorë.

    1. Shën Paisio i Malit të Shenjtë

    Le të fillojmë me Shën Paision e Malit të Shenjtë. Ai citohet të ketë thënë haptazi se një vaksinë do të krijohet për një sëmundje të re dhe kjo vaksinë do të jetë e detyrueshme dhe njerëzit që do ta marrin vaksinën do të shënohen nga i ligu. Unë nuk dua që ta shtjelloj thellë këtë thënie pasi kam bërë një podkast të gjatë në lidhje me të dhe do të gjeni edhe një fragment në kanalin e faqes sonë të etosit orthodhoks në YouTube ku mund ta shikoni të plotë. Atje mund të dëgjoni edhe të gjitha arsyet që unë besoj se çfarë shenjtori deshi të thosh me të të cilat i bazoj tek dishepujt e Shën Paisios. Por sigurisht, nëse ndjekim dishepujt e Shën Paisios, të cilët janë interpretuesit më të mirë të asaj që ai na thotë, ne duhet t’iu qëndrojmë larg vaksinave, pasi të gjithë dishepujt e tij janë kundër vaksinimit. Ata besojnë se Shën Paisio po fliste dhe po i referohej kësaj epoke dhe kohe që po jetojmë ne sot. Ju ftoj ta shikoni atë intervistë dhe keni për të parë edhe shpjegimin përkatës në të.

    Por le të vazhdojmë me Etërit e tjerë bashkëkohorë që i kemi ende gjallë sot në botën tonë, pasi siç e dimë Shën Paisio ka vite që prehet në Zot.

    2. At Parthenios i Shën Pavlit

    Ndër të parët që ka folur direkt dhe pa mëdyshje për këtë çështje ishte At Parthenios i manastirit të Shën Pavlit në Malin e Shenjtë Athos në Greqi. Një ushtar veteran i luftës shpirtërore, një abat që nga mesi i viteve 1970 dhe një murg që nga mesi i viteve 1950. Ai ndaloi rreptësisht fëmijët e tij shpirtërorë që të bënin injeksionin e vaksinës pasi pa ngjashmëri të caktuara të rëndësishme në lidhje me metodologjinë e shenjës së bishës që lexojmë në librin e Zbulesës (Apokalipsit) shkruar nga Shën Joan Theologu.

    3. At Eftimiu i Kapsala

    Në vazhdim, një tjetër arsye, e dëgjojmë nga një dishepull i mirënjohur i Shën Paisios, At Eftimiu i Kapsala, i cili na paralajmëroi shumë herët në prill të vitit 2020, dhe në kohën që ai foli ne bëmë edhe një podkast rreth asaj që ai tha dhe e gjeni në kanalin e YouTube të ethosit orthodhoks. At Theo na tha atëherë dhe e tha përsëri tani në qershor të vitit 2021, që të shmangim vaksinat. Ai thotë në veçanti se kjo ishte një vaksinë që u fut në përdorim kaq shpejt para se të mund të testohej siç duhet, dhe nuk ofron mbrojtjen e duhur dhe përditë dëgjojmë për efektet anësore dhe vdekjet e njerëzve që zgjedhin të vaksinohen. I mësojmë këto gjëra jo vetëm nga statistikat, por edhe nga të njohurit dhe të afërmit tanë, ne kemi përvojë të dorës së parë me fjalë të tjera.

    4. At Gavrili, i Qelisë së Kristodulit, Manastiri Kutlumusi, Mali i Shenjtë

    Një tjetër dishepull shpirtëror i Shën Paisios, At Gavrili i Qelisë së Kristodulit pranë Manastirit të Kutumusit, në Malin e Shenjtë Athos përsëri. Mali i Shenjtë Athos është një bastion në qendër të Orthodhoksisë në Veri të Greqisë. Ai gjithashtu u bëri thirrje të gjithë të krishterëve të mos i bëjnë vaksinat pasi ato janë jo vetëm të rrezikshme por janë edhe një ndotje fizike dhe shpirtërore pasi kanë brenda tyre gjurmë të vogla gjatë testimit të linjave qelizore të indeve të fetusit të foshnjës. Këtë pra na thotë At Gavrili, i njohur dhe i dashur nga shumë besimtarë këtu në Greqi.

    5. At Filotheos i Karakallu - Dishepull i At Efremit të Filotheut

    Kohët e fundit dëgjuam të flasë edhe At Filotheos i manastirit të Karakallu në Malin e Shenjtë Athos, një dishepull i At Efremit të Filotheut, që na tregon përtej anës sipërfaqësore fizike, anën e skllavërisë shpirtërore që fshihet pas gjithë sistemit, përfshi edhe vaksinat. Ai na thotë, se prapa gjithë këtyre ngjarjeve qëndron armiku i shpëtimit tonë, djalli, duke vepruar si pjesëmarrës dhe organizator i fshehtë i tyre. Ai shikon se metodat dhe mjetet e përdorura për imponimin e marrjes së detyrueshme të vaksinave, nuk na vijnë nga Zoti, por janë një përgatitje për ardhjen e njeriut të paudhë (Antikrishtit). Dhe po citoj, dhe kjo shpjegon mjetet padyshim diktatoriale që ata përdorin për imponuar manipulimin masiv të vetëdijes që po shfrytëzohet nga mediat masive dhe Interneti.

    6. At Damaskinos i Grigorio - Misionar në Kongo dhe Afrikë

    Sipas misionarit të madh dhe murgut të Manastirit të Grigorio, At Damaskinos, i cili është nga Mali i Shenjtë por punon me Kishën e Kongos duke bërë punë misionare, ai na thotë, sipas rrëfimit të një vajze shpirtërore të tij dhe një gruaje të mirënjohur por në moshë të madhe, dhe shmë grua e devotshme në besim, se Shenjt Nektari i Egjinës, iu shfaq dhe i tha që të mos i merrte vaksinat e rrezikshme që i rrezikojnë jetën dhe se gjithë të krishterët nuk duhet ta bëjnë vaksinën. Ai gjithashtu na shpjegon se kemi të bëjmë edhe me një mrekulli të Shen Efremit të Nea Makri në Athinë, që iu shfaq një vajze të re në moshë të sëmurë kur shkoi me babanë e saj tek manastiri i Shën Efremit dhe shenjtori i tha vajzës: “Unë jam mbrojtësi i këtij manastiri dhe unë do të të shërroj ty, por thuaju prindërve të tu që të mos shkojnë tek manastiri im me maksën e vënë në fytyrë. Unë jam shenjtori mbrojtës i këtij manastiri dhe maska nuk mbron në Kishë, këtu është Hiri i Zotit që na mbron.”

    7. At Savvas Akileos - At karizmatik dhe ekzorcist

    Ati i madh dhe ekzorcisti i mirënjohur dhe udhëtues në kohë, i bekuar qoftë kujtimi i tij, At Savvas Akileos. Një at i mirënjohur në Greqi. Ai paralajmëroi mbi 14 vjet më parë se Antikrishti do të shtier nën kontrollin e tij institucionet mjekësore dhe do të prodhojë ilaçe që do të helmojnë njerëzit. Ai tha se do të ketë një komplot për të krijuar një virus i cili do t’i bëjë njerëzit të sëmuren. Ai tha se qëllimi i programit të tyre është që të zvogëlojnë popullsinë mbi tokë. Ai foli për krijimin e këtyre sëmundjeve si armë biologjike nga qeveria e Shteteve te Bashkuara të Amerikës. Nuk e di nëse i keni kushtuar vëmendje por tani ka politikanë në qeverinë e Shteteve te Bashkuara të Amerikës dhe në senatin amerikan, që po i quajnë këto gjëra armë biologjike. Ajo që do të shkaktojë këtë sëmundje të re, do t’i ngjajë gripit, por do të krijohet nga një mikroplazmë, që do të transmetohet me vaksinën kundër gripit. Këto janë fjalë të thëna mbi 14 vjet më parë. Sigurisht, At Savvas ka fjetur në Krisht dhe ka shkuar në Mbretërinë Qiellore nuk e kemi më mes nesh, por na i tha këto fjalë dhe na paralajmëroi kundër këtyre makinacioneve të armikut të shpëtimit tonë.

    8. At Efremi i Arizona

    Ati i madh Efrem i Arizona, i bekuar qoftë kujtimi i tij, abati i manastirit te Filotheut në Malin e Shenjtë Athos dhe i manastirit të Shën Andonit në Arizona, i cili fjeti në Krishti gati dy vjet më parë, dhe i cili ka qënë at shpirtëror i mijëra e mijëra fëmijëve shpirtërorë në mbarë Amerikën dhe Greqinë, dhe themelues i mbi 12 manastireve orthodhokse në Amerikë, Kanada e Greqi. Me të vërtetë, një shenjtor i madh i kohës sonë. Ai iu shfaq një prej vajzave të tij shpirtërore dhe e paralajmëroi se rruga në të cilën po kalon njerëzimi do të sjellë trishtim të madh dhe vdekje. Po e citojmë: “Pendim! Pendim! Të liga të mëdha po vijnë. As nuk e imagjinoni dot sa të liga! Mjerë ju çfarë ju pret! Pendohuni për aq kohë sa kini. Uluni në gjunjë dhe qani, derdhni lotë pendimi në mënyrë që mbase Krishti ta zbusi atë që ju pret. Kjo ka të bëjë edhe me atë që po ngjet në Amerikë. Shumë njerëz do të ndahen nga kjo botë nga kjo që po vjen.” Me pak fjalë, shumë njerëz do të vdesin. Diku tjetër ati i madh misionar i foli një birit të tij shpirtëror dhe i tha që të mos mbante maskën në fytyrë sidomos në Shtëpinë e Zotit (Kishë). Eshtë shumë interesante që ati zuri në gojë atë që po ngjet në Amerikë. Çfarë donte të thoshte me këtë? At Savvas na tregoi se këto armë biologjike do të krijohen nga qeveria e Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

    Pra kjo është vetëm një mostër e disa prej dëshmive të njohura dhe të publikuara nga shenjtorët bashkëkohorë, etërit murgj në Malin e Shenjtë Athos, etërit shpirtërorë dhe gjetkë. Ka edhe plot të tjerë që janë të panjohur në sferën kibernitike dhe për frekuentuesit e YouTube. Por janë të njohur nga fëmijët e tyre shpirtërorë dhe nga Zoti. Kam takuar disa prej tyre, kam folur me disa prej tyre, disa prej tyre edhe ju i njihni dhe nuk janë në Malin e Shenjtë Athos, por kanë të njëjtën mendje dhe të njëjtën frymë, siç është metropoliti i mirënjohur i Morfu në Qipro, Metropoliti Neofiti, i cili tha se vaksinat do ti provojë koha si shumë të rrezikshme për njerëzit. Në të njëjtën mënyrë se si krijuam ushqimet e modifikuara gjenetikisht kemi për të krijuar edhe njerëz të modifikuar gjenetikisht. Dhe At Savas, i mirënjohur për ligjëratat e tij të shumta ditore, fjalimet e bisedat, leksionet, na ka paralajmëruar për më shumë se një vit tashmë kundër vaksinave në shumë prej videove të tij.

    Kjo dëshmi e Etërve të Shenjtë më mjafton mua si prift orthodhoks. Nuk kam nevojë për asgjë tjetër. Kam besim tek ta. E kam hasur nga afër urtësinë e tyre në një nivel personal. Kam lindur dhe jam rritur në besimin orthodhoks falë duarve të tyre. Disa prej tyre me të vërtetë më rritën vetë në besim dhe më kishëruan. Me qëllim që të përmbushim qëllimin e këtij podkasti, unë mund ta mbyllja këtu. Megjithatë, tashmë ka mijëra arsye që dalin në dritë çdo javë se pse ne duhet të ndjekim urtësinë e këtyre Etërve të Shenjtë. Tragjedia për të cilën disa prej tyre flisnin ka filluar tashmë. Fjalët dhe paralajmërimet e tyre po dalin të vërteta përditë. Dhe kam frikë se ky është vetëm fillimi i halleve dhe mundimeve tona. Klithmat dhe të qarat e familjeve, bashkëshortëve dhe fëmijëve të panumërt, po dëgjohen në mbarë botën, dhe po ju paraqes vetëm një pjesë të vogël nga ky numër i madh njerëzish. Imazhet dhe videot e mëposhtme që do të shihni dëshmojnë mijëra arsyet se përse duhet të ndjekim urtësinë e Etërve tanë të Shenjtë.

    Zoti na ndihmoftë!
    Zoti na bekoftë dhe na ndriçoftë për të bërë Vullnetin e Tij, dhe për tu mos u mashtruar në këtë ditë të ktëtij mashtrimi të madh tronditës!






    Shënim: Përktheu nga anglishtja, Ilirjan Papa.
    Ndryshuar për herë të fundit nga Albo : 01-09-2021 më 10:16

  3. Anetarët më poshtë kanë falenderuar Albo për postimin:

    Neteorm (01-09-2021)

  4. #3
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,122
    Postimet në Bllog
    17

    Për: Çfarë qëndrimi duhet të mbajnë të krishterët orthodhoksë në lidhje me vaksinën e covid-19?

    Transkriptin e videos më lart nga At Peter Heers e gjeni të plotë të përkthyer në shqip më lart. Çdo i krishterë orthodhoks duhet ta shikojë, dëgjojë e lexojë atë që ai ka për të thënë dhe të reflektojë mbi të në lutje.

    Kjo është ora e testimit të besimit tonë si të krishterë orthodhoksë.

    Zoti na ndriçoftë mendjen e zemrat tona që të mos biem pre e kurtheve të armikut tonë!

    Le të gjejmë kurajon e humbur në fuqinë e Kishës sonë Orthodhokse e besës sonë se krishtere!

    Albo
    Ndryshuar për herë të fundit nga Albo : 02-09-2021 më 13:32

  5. #4
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,122
    Postimet në Bllog
    17

    Paralajmërim nga murgjit e Malit të Shenjtë Athos mbi vaksinat

    Paralajmërim nga Mali i Shenjtë Athos (Gusht 2021)

    Nga Skita Prodomos, Mali Athos

    Emri:  Screen Shot 2021-09-03 at 2.46.54 AM.jpg

Shikime: 2609

Madhësia:  22.2 KB





    Shënim: Në tekstin më poshtë, fjala “vaksinë” është redaktuar dhe zëvendësuar me fjalën “djall i vogël”.

    At Julian i Skitës së Prodromos (Mali Athos) na tregoi në datën 13 gusht 2021:

    Të pranosh “djallin e vogël” do të thotë të hedhësh poshtë Krishtin! Këta “djaj të vegjël” fëlliqin “tempullin e Frymës së Shenjtë” (trupat tanë) . Ata që e kanë pranuar “djallin e vogël” nuk do të arrijnë të dallojnë dot ndryshimet që do të ndodhin brenda trupave të tyre. Kanë për të humbur lirinë e brendshme. “Djajtë e vegjël” kanë për ta ndryshuar natyrën njerëzore - në mënyrë që ti përgatisin këta njerëz për të pranuar vulën e demonëve.

    Mungesa e hirit - falë bërjes së mëkateve dhe të ligave - së bashku me tjetërsimin e natyrës njerëzore që ka për të ndodhur tek njerëzit që e kanë pranuar “djallin e vogël”, ka për të sjellë shkatërrimin e imazhit tonë me të cilin u krijuam. “Ka për të ardhur një kohë, që kushdo që ju vret ju, ka për të menduar se është duke i bërë një shërbim Zotit” (Joani XVI, 2). Kjo do të bëhet më e dukshme kur “djajtë e vegjël” të fillojnë e bëjnë efektin.

    Satanai do të kontrollojë botën duke ndryshuar mënyrën se si njerëzit mendojnë e ndihen. Si “babai i gënjeshtrave” që është dhe burimi i të gjitha të këqijave, ai ka shpikur një sistem djallëzor për të sunduar botën: duke predikuar respekt për të drejtat e liritë e njeriut, por në të vërtetë mundohet që vetëm ta nënshtrojë njeriun me anën e këtyre idealeve. Dhe Zoti ka për ta lejuar këtë “punën e mashtrimit” në mënyrë që të mund të ndahet gruri nga kashta dhe që “që të dënohen të gjithë ata që nuk i besuan të vërtetës, por përqafuan ligësinë.” (II Selanikasve II, 12).

    Gënjeshtrat dhe mënyra perverse se si sillen na dëshmon në fakt, se duke i kufizuar të gjitha liritë mendore dhe shpirtërore të njeriut, janë duke e mashtruar atë që të besojë se kjo është mënyra e vetme se si mund të arrijë lirinë e “vërtetë”.

    Lufta do të bëhet brenda gjakut tuaj - po morët “djallin e vogël”!



    [Shënim i redaktorit: nëse dikush e ka pranuar “djallin e vogël”, mbase nga padituria, le të mos dëshpëroheni, por pendohuni, rrëfehuni, qani, dhe mos e pranoni më. Asnjë mëkat nuk është më i madh se dhembshuria e Zotit tonë! Por, le të mos guxojmë që të vonojmë pendimin tonë, se pa pendim nuk ka falje!]



    Shënim: Përktheu nga anglishtja, Ilirjan Papa.
    Ndryshuar për herë të fundit nga Albo : 07-09-2021 më 00:06

  6. #5
    Orthodhoks Maska e ilia spiro
    Anëtarësuar
    02-02-2009
    Postime
    3,453
    Postimet në Bllog
    1

    Vaksinat

    [url]https://l.facebook.com/l.php?u=https%3A%2F
    Duaje te afermin tend si veten

  7. #6
    Ushtar i larte Maska e Neteorm
    Anëtarësuar
    04-01-2011
    Vendndodhja
    127.0.0.1
    Postime
    2,327
    Postimet në Bllog
    7

    Për: Vaksinat

    Hidhi një sy linkut, pasi është vendosur gabim dhe nuk hapet.

  8. #7
    Orthodhoks Maska e ilia spiro
    Anëtarësuar
    02-02-2009
    Postime
    3,453
    Postimet në Bllog
    1

    Për: Vaksinat



    Me qelizat e fetuseve te abortuara posacerisht, jane ndertuar inxheksionet qe "shpetojne" jetet tona.
    Ndryshuar për herë të fundit nga Albo : 07-11-2021 më 19:36
    Duaje te afermin tend si veten

  9. #8
    Orthodhoks Maska e ilia spiro
    Anëtarësuar
    02-02-2009
    Postime
    3,453
    Postimet në Bllog
    1

    Për: Vaksinat



    Satanai eshte brenda vaksinave...
    Ndryshuar për herë të fundit nga Albo : 07-11-2021 më 19:36
    Duaje te afermin tend si veten

  10. #9
    Orthodhoks Maska e ilia spiro
    Anëtarësuar
    02-02-2009
    Postime
    3,453
    Postimet në Bllog
    1

    Për: Vaksinat



    Terror, frike, panik, dhe ne fund...great reset

    Do jemi te lumtur, pa patur asgje

    Une si orthodhoks nuk kam ndermend te shkoj te marr inxheksionet, me vullnetin dhe deshiren time,...
    Ndryshuar për herë të fundit nga Albo : 07-11-2021 më 19:33
    Duaje te afermin tend si veten

  11. #10
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,122
    Postimet në Bllog
    17

    Për: Çfarë qëndrimi duhet të mbajnë të krishterët orthodhoksë në lidhje me vaksinën e covid-19?

    Ne nje bisede me mikun tim, ai ishte teper i shqetesuar ne lidhje me vaksinimin e detyrueshem, sidomos te femijeve te tij qe ishin te vegjel ne moshe. Aq i shqetesuar sa kish shkuar deri aty, sa ishte interesuar per te nxjerre pashaporta fallco vaksinimi kundrejt pageses. Bile donte te dinte nese une njihja njeri qe mund te nxirrte pashaporta te tilla. Ai vete dhe gjithe familja e tij nuk duan te vaksinohen, pasi e kane kaluar si familje virusin dhe kane mbrojtje natyrale imunitare. Ne bisede e siper, donte te dinte edhe se cfare mendoja une per kete problem kaq shqetesues.

    Si njerez me besim, ne nuk jemi te pregatitur vetem qe te marrim bekimet e te mirat e Zotit ne jetet tona, por duhet te jemi te pregatitur edhe qe te perballemi me persekutime e vuajtje per Hir te Tij! Bota na njeh si te Krishtere, emer qe e marrim nga Zoti yne Jisu Krisht, Perendi-Njeriu qe u kryqezua ne Kryq nga populli i tij per te gjithe ne. Mos harrojme fjalet e Krishtit per dishepujt e Tij: "Bota do t'iu luftoje pasi ju nuk i perkisni botes... por dijeni se bota me luftoi edhe mua te parin, mesuesin tuaj!" Kjo duhet te na japi kurajo e force per tu perballur e duruar cdo persekutim te te ligut, ashtu si Krishti, Zoti yne, i duroi te gjitha pesimet e tij nga duart e romakeve.

    Une mendoj se si te krishtere, kjo eshte nje periudhe testimi per ne. Nje testim i besimit tone ne Krisht! A jemi te denje te quhemi te Krishtere? Si e deshmojme kete gje? E deshmojme duke i duruar te gjitha persekutimet e te ligut pa levizur nga ajo qe ne besojme si e vertete dhe e drejte. Pa levizur nga besimi yne. Nese i ligu do te na nenshtroje shpirtin me mashtrimet e tij te sofistifikuara qe shkojne deri tek ndryshimi i kodit gjenetik tone me anen e vaksines, ne nuk duhet ta pranojme kete gje ne asnje menyre. Ky eshte testi yne i besimit sot ne kete kohe. Dhe kjo do te thote, qe duhet te jemi te pregatitur qe te paguajme cdo kosto per besimin tone. Nese na pushojne nga puna se nuk pranojme vaksinen e prodhuar me indet e fetusve te foshnjave te abortuara, keshtu le te behet! Nese femijet tane duhet te ngelen ne shtepi e te mos shkojne ne shkolla publike pasi nuk jane te vaksinuar, keshtu le te behet! Nese na duhet te levizim nga nje vend ne tjetrin per ti shpetuar persekutimit, keshtu le te behet! Vetem ne kete menyre i qendrojme te patundur besimit tone! Vetem ne kete menyre deshmojme se besimi yne nuk eshte thjeshte si nje pulover ngjyra-ngjyra qe e veshim e nderrojme sa here qe na e kerkon puna.

    Ne kete pike, miku im i zgurdullosi syte, pasi ne mendjen e tij, si mund te jetoj une pa pune? Si mund ti lejoj une femijet e mi te ngelen pa shkolle?

    U mundova ta qetesoj duke i thene: nese jeton me shprese Perendie, ti ben ate qe te ka mesuar Perendia, dhe nuk merr persiper te besh plane vete per jeten tende. Cdo hall, cdo shqetesim, ia vendos Perendise perpara ne lutje, dhe lutesh dite e nate qe Perendia t'i japi nje zgjidhje. Dhe Perendia asnjehere nuk na ka braktisur! Gjithmone jo vetem na i ka dhene zgjidhje gjithe problemeve tona, por na ka bekuar e dhene shume me shume se sa meritonim. Prandaj mos u shqeteso per gjerat qe nuk i ke vete ne kontroll, por shqetesohu vetem per gjerat qe Perendia te ka besuar, jeten tende e te familjes tende, shpetimin e shpirtit tend e te familjes tende.

    Edhe pse pak me i qete se me pare, perseri e pashe qe shqetesimi i tij ishte prape i madh. E mbylla biseden me te me fjalet:

    Mund te kerkosh e te gjesh nje zgjidhje per problemin tend, duke paguar edhe para, dhe ti do ta mbash punen. Femijet do ta mbajne shkollen. Por do te kesh humbur bekimin e Perendise! Kjo eshte ora e proves se besimit per njerezit me besim. Zoti i lejon te gjitha keto te ndodhin, ne menyre qe te ndaje sharpin nga sheqeri, ata njerez qe mbajne e ruajne urdherimet e Zotit, dhe ata qe nuk i mbajne e ruajne urdherimet e Zotit. Ata qe i varin shpresat e jetes tek Zoti, dhe ata qe i varin shpresat e jetes tek fuqite e aftesite e tyre. Mos e bej gabimin te ruash rehatin ne kembim te bekimit te Zotit! Njeriu nuk rron vetem me buken e gojes, por me Fjalen e Perendise!
    Ndryshuar për herë të fundit nga Albo : 07-12-2021 më 02:58

  12. #11
    i/e regjistruar Maska e SERAFIM DILO
    Anëtarësuar
    06-01-2008
    Postime
    7,489

    Për: Çfarë qëndrimi duhet të mbajnë të krishterët orthodhoksë në lidhje me vaksinën e covid-19?

    Nganjeher kur shikon shkrime te tilla te duket sikur talebanet e Afganistanit te shpegojne ;"se çfare qendrimi duhet te mbaje nje krishter ortodoks me vaksinen..!"

  13. #12
    Orthodhoks Maska e ilia spiro
    Anëtarësuar
    02-02-2009
    Postime
    3,453
    Postimet në Bllog
    1

    Për: Çfarë qëndrimi duhet të mbajnë të krishterët orthodhoksë në lidhje me vaksinën e covid-19?

    Cdo njeri ka te drejte te ndryshoje qendrim. Per mendimin tim ceshtja e vaksines nuk ka te beje me besimin orthodhoks. Gjithsesi per keto ceshtje, le te degjojne Peshkopin perkates dhe atin shpirteror dhe rrefyes. Ne faqen zyrtare te KOASH-it nuk ka asgje per kete ceshtje.
    Duaje te afermin tend si veten

  14. #13
    i/e regjistruar Maska e SERAFIM DILO
    Anëtarësuar
    06-01-2008
    Postime
    7,489

    Për: Çfarë qëndrimi duhet të mbajnë të krishterët orthodhoksë në lidhje me vaksinën e covid-19?

    Budallalleku nuk mundet te institucjonalizohet. Se pastaj dalin ortodokset jo vetem si taleban por dalin edhe si budallenj.

  15. #14
    Ushtar i larte Maska e Neteorm
    Anëtarësuar
    04-01-2011
    Vendndodhja
    127.0.0.1
    Postime
    2,327
    Postimet në Bllog
    7

    Për: Çfarë qëndrimi duhet të mbajnë të krishterët orthodhoksë në lidhje me vaksinën e covid-19?

    Edhe vet shkenca doli jasht loje me kete virus, imagjino feja..

  16. #15

    Për: Çfarë qëndrimi duhet të mbajnë të krishterët orthodhoksë në lidhje me vaksinën e covid-19?

    "Gjëja e fundit nga e cila duhet të kesh frikë është të sëmuresh në kishë"


    Nga Orthochristian.com, 7 dhjetor 2021


    Shenjtëria e tij Patriarku Kirill i Moskës dhe gjithë Rusisë ankohet se rrethanat rreth pandemisë kanë çuar në një ulje të pjesëmarrjes në kishë.
    Edhe pse është e kuptueshme, duke qenë se njerëzit janë të shqetësuar se mos sëmuren, "gjëja e fundit nga e cila duhet të kesh frikë është të sëmuresh në kishë", tha patriarku dje pas Liturgjisë Hyjnore në Katedralen e Krishtit Shpëtimtar me rastin e 800-vjetorit. përvjetori i lindjes së princit dhe luftëtarit të madh Shën Aleksandër Nevskij, siç raporton Patriarchia.ru.
    Kisha Ruse ka organizuar ngjarje gjatë vitit 2021 për nder të shenjtorit të madh, duke përfshirë procesione me reliket e tij nëpër Rusi. Katedralja kushtuar Shën Aleksandër Nevskit është shenjtëruar dje në kryeqytetin Alma-Ata të Kazakistanit me rastin e festës.
    Një grimcë e relikeve të Shën Aleksandër Nevskit u soll në altarin e Krishtit
    Shpëtimtar, para fillimit të shërbimit të kremtuar nga Shenjtëria e Tij së bashku me shtatë episkopë të tjerë dhe një mori klerikësh vendas dhe vizitorë.
    Pas liturgjisë, në qendër të kishës para relikteve u shtrua një moleben.
    Dhe duke falënderuar anëtarët e korit të kombinuar që kënduan shërbimin festiv, patriarku kaloi në temën e pjesëmarrjes në kishë:
    Dëshiroj të falënderoj koret që kënduan kaq bukursot...
    Më vjen keq vetëm që rrethanat e pandemisë po pakësojnë numrin e besimtarëve që vijnë në kishë.
    Është e kuptueshme: disa kanë frikë të sëmuren, megjithëse, natyrisht, gjëja e fundit nga e cila duhet të kesh frikë është të sëmuresh në kishë.
    Dhe primati rus ofroi dy arsye për të mos u frikësuar:
    Së pari, këtu është hiri i Zotit, së dyti, ndiqet një rend i caktuar, që njerëzit të mos vijnë në kontakt shumë të ngushtë dhe prandaj kisha nuk është vend infektimi.
    Por edhe pse numri i njerëzve sot është i kufizuar, koret ekzekutuan mahnitshëm muzikën e bukur dhe të shenjtë.
    Ndryshuar për herë të fundit nga arbereshi_niko : 08-12-2021 më 07:50
    Mësoi të tjerët me jetën tënde dhe jo me fjalët e tua

  17. #16
    i/e regjistruar Maska e SERAFIM DILO
    Anëtarësuar
    06-01-2008
    Postime
    7,489

    Për: Çfarë qëndrimi duhet të mbajnë të krishterët orthodhoksë në lidhje me vaksinën e covid-19?

    Citim Postuar më parë nga Neteorm Lexo Postimin
    Edhe vet shkenca doli jasht loje me kete virus, imagjino feja..
    Mos ishte shkenca kush e di se sa me shume te vdekur do kishim nga ky virus !

    Por natyrisht edhe shkenca ka limitet e veta kur eshte e detyruar te perballet me talebanet dhe budallenjte e teorive kospirative.

  18. #17
    Orthodhoks Maska e ilia spiro
    Anëtarësuar
    02-02-2009
    Postime
    3,453
    Postimet në Bllog
    1

    Për: Çfarë qëndrimi duhet të mbajnë të krishterët orthodhoksë në lidhje me vaksinën e covid-19?

    Citim Postuar më parë nga arbereshi_niko Lexo Postimin
    "Gjëja e fundit nga e cila duhet të kesh frikë është të sëmuresh në kishë"


    Nga Orthochristian.com, 7 dhjetor 2021


    Shenjtëria e tij Patriarku Kirill i Moskës dhe gjithë Rusisë ankohet se rrethanat rreth pandemisë kanë çuar në një ulje të pjesëmarrjes në kishë.
    Edhe pse është e kuptueshme, duke qenë se njerëzit janë të shqetësuar se mos sëmuren, "gjëja e fundit nga e cila duhet të kesh frikë është të sëmuresh në kishë", tha patriarku dje pas Liturgjisë Hyjnore në Katedralen e Krishtit Shpëtimtar me rastin e 800-vjetorit. përvjetori i lindjes së princit dhe luftëtarit të madh Shën Aleksandër Nevskij, siç raporton Patriarchia.ru.
    Kisha Ruse ka organizuar ngjarje gjatë vitit 2021 për nder të shenjtorit të madh, duke përfshirë procesione me reliket e tij nëpër Rusi. Katedralja kushtuar Shën Aleksandër Nevskit është shenjtëruar dje në kryeqytetin Alma-Ata të Kazakistanit me rastin e festës.
    Një grimcë e relikeve të Shën Aleksandër Nevskit u soll në altarin e Krishtit
    Shpëtimtar, para fillimit të shërbimit të kremtuar nga Shenjtëria e Tij së bashku me shtatë episkopë të tjerë dhe një mori klerikësh vendas dhe vizitorë.
    Pas liturgjisë, në qendër të kishës para relikteve u shtrua një moleben.
    Dhe duke falënderuar anëtarët e korit të kombinuar që kënduan shërbimin festiv, patriarku kaloi në temën e pjesëmarrjes në kishë:
    Dëshiroj të falënderoj koret që kënduan kaq bukursot...
    Më vjen keq vetëm që rrethanat e pandemisë po pakësojnë numrin e besimtarëve që vijnë në kishë.
    Është e kuptueshme: disa kanë frikë të sëmuren, megjithëse, natyrisht, gjëja e fundit nga e cila duhet të kesh frikë është të sëmuresh në kishë.
    Dhe primati rus ofroi dy arsye për të mos u frikësuar:
    Së pari, këtu është hiri i Zotit, së dyti, ndiqet një rend i caktuar, që njerëzit të mos vijnë në kontakt shumë të ngushtë dhe prandaj kisha nuk është vend infektimi.
    Por edhe pse numri i njerëzve sot është i kufizuar, koret ekzekutuan mahnitshëm muzikën e bukur dhe të shenjtë.
    Ketu ceshtja nuk eshte per vajtjen ne Kishe, per te cilen eshte i drejte postimi juaj. Ketu eshte ceshtja e vaksinimit, kur ka njerez qe thone se nuk duhen bere, se vaksinat kane indet e foshnjave te abortuara, etj. Pra, jane te ndikuar nga terorite, qe nuk kane baze reale, por thjesht merren si te verteta qe sot quhen konspiracioniste. P.sh. ku i di ky qe jep keshillat qe vaksinat jane bere me keto inde??? Prandaj, orthodhokset duhet te degjojne Peshkopet dhe eterit shpirteror, jo cilindo, se pervec se ngaterrohen mund te bien edhe ne mekate.
    Kisha Orthodhokse ka faqen e vet zyrtare ku nuk ka thene gje per vaksinimin, kjo per aresyen e thjeshte se kjo teme nuk ka te beje me besimin orthodhoks. Une jam kunder vaksinimit me detyrim, megjithate. Ne internet sot ka nje inflacion te ketyre temave, qe shumica jane sajesa, duke shfrytezuar edhe momentin se vaksinat jane ende ne fazen e pare te perdorimit dhe ka mundesi te arta per thashetheme te gjithfare lloj natyrash.
    Ndryshuar për herë të fundit nga ilia spiro : 08-12-2021 më 08:45
    Duaje te afermin tend si veten

  19. #18
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,122
    Postimet në Bllog
    17

    Për: Çfarë qëndrimi duhet të mbajnë të krishterët orthodhoksë në lidhje me vaksinën e covid-19?

    Citim Postuar më parë nga SERAFIM DILO Lexo Postimin
    Mos ishte shkenca kush e di se sa me shume te vdekur do kishim nga ky virus !

    Por natyrisht edhe shkenca ka limitet e veta kur eshte e detyruar te perballet me talebanet dhe budallenjte e teorive kospirative.
    Ti je ne gjume ne autobuz. Autobuzi po shkon me shpejtesi drejt humneres, ku si qellim ka te te marri jeten ty dhe shume si ty, qe shkencen e kini fe dhe qeverine e keni kishe ku shkoni e faleni. Me shume njerez po vdesin ne 2021 pasi jane vaksinuar, se sa ne 2020 ku nuk kish vaksine! Hidhu nje sy numrave pasi vetem me numrat nuk mund te besh debat.

    Cdo njeri ka te drejte te ndryshoje qendrim. Per mendimin tim ceshtja e vaksines nuk ka te beje me besimin orthodhoks. Gjithsesi per keto ceshtje, le te degjojne Peshkopin perkates dhe atin shpirteror dhe rrefyes. Ne faqen zyrtare te KOASH-it nuk ka asgje per kete ceshtje.
    Gjate pagezimit ne Kishen Orthodhokse, nuk u pastrua as shpirti i peshkopit apo sinodit te Kishes, u pastrua shpirti yt. Gjate ceremonise se mirrosjes, ishte shpirti yt qe mori vulen e shenjte te Shpirtit te Shenjte, nuk ishte shpirti i peshkopit apo sinodit te Kishes. More edhe Krishtin, more edhe Frymen e Shenjte. Zoti jeton brenda teje. Nese merr vaksinen, shenjen e qoftelargut, je duke marre pjese ne nje ceremoni satanike. Je duke e damkosur shpirtin tend me vulen e princit te kesaj bote. Djalli ka 666 forma mashtrimi, dhe secila prej tyre me e sofistikuar se ajo me pare. Qellimi i tij eshte nje edhe i vetem: te te nenshtroje shpirtin tend - ta beje ate shpirt per vete, duke te perzene Krishtin dhe Frymen e Shenjte! Ai nuk ka fuqi te perballet me Krishtin dhe Frymen e Shenjte vete, prandaj i duhet te te frikesoje ty, te frikesoje hierarket e Kishes, qe ju te merrni vendimin e gabuar qe do te rendoje shume mbi shpirtin tuaj. Vetem njeriut Zoti i ka dhene vullnet te lire, jo demoneve!

    Kjo eshte lufta shpirterore. Njerez me besim e fuqine e Frymes se Shenjte qe luftojne shpirtrat mashtrues e te pafuqishem te te ligut qe ka per qellim qe duke na mashtruar dhe duke na frikesuar, ne te marrim vendime qe na ndajne e largojne nga Zoti Krisht e Fryma e Shenjte!

    A ka gje me te cmuar per njeriun se sa shpirti i tij?

    Dhe kur te vije momenti qe shpirti yt ta gjeje veten para Fronit te Krishtit per gjykim, nuk do te gjykohet as Kisha, as sinodet, as peshkopi, do te gjykohet shpirti yt. Dhe vendimet qe ti merr sot me ate vullnetin tend te lire, do te rrendojne apo lehtesojne shpirtin tend.

    Albo
    Ndryshuar për herë të fundit nga Albo : 08-12-2021 më 10:32

  20. #19
    i/e regjistruar Maska e SERAFIM DILO
    Anëtarësuar
    06-01-2008
    Postime
    7,489

    Për: Çfarë qëndrimi duhet të mbajnë të krishterët orthodhoksë në lidhje me vaksinën e covid-19?

    O Albo e ke gabim. Jo vetem ne infektim por edhe ne vdekje eshte shume here me i larte numuri i te pavaksinuarve se sa i te vaksinuarve. Keto numra jane per te gjithe boten,vendet qe kane pasur rritje te vdekjeve jane vendet ku perqindja e te vaksinuarve eshte akoma e ulet,ndersa ne vendet me vaksinim te larte numuri i vdekjeve eshte ulur.

    Prandaj hiq talebanet-ortodoks-osmanllinj dhe budallenjte,e gjithe bota perserit me force qe menyra me e mire,dhe e vetme,per tu mbrojtur eshte vaksinimi.

  21. Anetarët më poshtë kanë falenderuar SERAFIM DILO për postimin:

    bojana (08-12-2021)

  22. #20
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,122
    Postimet në Bllog
    17

    Për: Çfarë qëndrimi duhet të mbajnë të krishterët orthodhoksë në lidhje me vaksinën e covid-19?

    Citim Postuar më parë nga SERAFIM DILO Lexo Postimin
    O Albo e ke gabim. Jo vetem ne infektim por edhe ne vdekje eshte shume here me i larte numuri i te pavaksinuarve se sa i te vaksinuarve. Keto numra jane per te gjithe boten,vendet qe kane pasur rritje te vdekjeve jane vendet ku perqindja e te vaksinuarve eshte akoma e ulet,ndersa ne vendet me vaksinim te larte numuri i vdekjeve eshte ulur.

    Prandaj hiq talebanet-ortodoks-osmanllinj dhe budallenjte,e gjithe bota perserit me force qe menyra me e mire,dhe e vetme,per tu mbrojtur eshte vaksinimi.
    India nuk ka vaksina te mjaftueshme per 1 miliard e kusur njerez te varfer. Si valle e mundi pandemine pa vaksina dhe ka sot numrin me te ulet si te vdekjeve dhe te infektimit ne mbare boten? Afrika si kontinent eshte kontinenti me pak i vaksinuar ne mbare boten dhe ka edhe numrin me te ulet te infektimeve dhe vdekjeve nga virusi ne keto dy vjet. Kjo qe te kuptosh injorancen tende kur thua se "vaksina eshte kura e vetme per virusin". Njerezit e painformuar ose njerezit e djallezuar mendojne ne kete menyre. Shpresoj qe ti te besh pjese ne kampin e te painformuarve.

    Amerika i shpiku dhe nxorri te gjitha vaksinat qe jane sot ne perdorim ne shumicen e vendeve te botes. Amerikanet ne moshen e rritur jane vaksinuar ne shkallen 80%. Amerika eshte edhe ne listen e 10 vendeve me vdekshmerine me te larte nga virusi per cdo 1 milion banore te saj dhe numrat e vdekjeve ne 2021 jane me te larta se ne 2020. Si e shpjegon doktor profesor Serafimi kete statistike? Njerezit e shkences ne kete vend na thane qe vaksina eshte "95% efikase kunder virusit" dhe se po arritem shkallen "65% te popullsise se vaksinuar" do te fitonim imunitet turme dhe numri i infektimeve do te binte ndjeshem. Perse nuk ka ndodhur nje gje e tille profesor Serafimi?

    Por ajo qe i ve kapakun te gjitha gjerave eshte fakti se: Kur numri i vdekjeve ka rene, infektimet jane ne ulje, popullata ka nje vit qe vaksinohet, ne shume vende te botes vaksinimi eshte bere i detyrueshme, perse shtetet e botes vazhdojne ti mbajne njerezit te mbyllur neper shtepi e kampe perqendrimi sic eshte rasti i Australise e Kanadase? Sic na the ti, "shkenca e mundi virusin".

    Virusi do te vrasi jo vetem njerezit, por edhe besimin e verber te njerezve mbi "shkencen" (fene) dhe "shtetin" (tempullin) e te pabeseve. Dhe gjithe njerezit e kesaj bote do te mesojne e shohin Doren e Zotit te vertete se shpejti.

    Albo
    Ndryshuar për herë të fundit nga Albo : 08-12-2021 më 19:52

Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Simptomat tuaja personale pas vaksinimit me vaksinën ndaj covid-19
    Nga Albo në forumin Problematika shqiptare
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 03-05-2021, 12:01
  2. Shqipëria siguron vaksinen ndaj COVID 19
    Nga Neteorm në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 01-01-2021, 19:27
  3. Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 27-08-2020, 09:19
  4. Përgjigje: 7
    Postimi i Fundit: 17-08-2013, 04:32
  5. Qendrimi i Kishes Orthodhokse ndaj homoseksualeve
    Nga Manulaki në forumin Komuniteti orthodhoks
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 20-09-2004, 16:49

Fjalët Kyçe për Temën

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •