Në këtë kohë ndryshimesh të mëdha qoftë për shkak të sukseseve të paimagjinueshme në hi-teck, por qoftë në ndryshimet e vrullshme sociale dhe politike, Ëndra amerikane dikur nga Ëndrat më të bukura dhe më të konsumuara në rininë e të gjithë botës po ashtu dhe asaj shqiptare të shek XX por dhe në fillimet e shek XXI, ka filluar të zbehet jo vetëm për shkak se SHBA e arriti kulmin e vet, por më tepër për shkak se SHBA dha kontributin e saj maksimal në novacionet dhe arritjet shkencore, teknike, si dhe ato të përvojës së demokracisë të cilën u përpoq me gjithë fuqi ta përhapë në të gjithë botën. Kështu që ëndra amerikane e bollëkut, e lirisë së individit, e demokracisë dhe e liberalizmit politik e social, ëndra e pasurimit dhe e kapitalit të madh, dalngadalë po shteron, dhe SHBA gjëndet në periudhen e acme-së. Rol të madh sot në botë kanë marrë fuqi të tjera të mëdha të cilat konkurojnë SHBA, dhe ndoshta në një të ardhme të afërt do ta arrijnë dhe do takalojnë atë si Kina, India, Brazili, ndoshta dhe Rusia.
Problemi i madh ngelet zgjidhjet sociale dhe mbrojtja e mjedisit, të cilat kapitalizmi i lirisë së individit dhe i demkroacise social -liberale, i kanë vënë në pikpyetje të madhe këto dy elementë të rëndësishem të shoqërisë njerëzore.
Zhvillimi madh teknologjik, mundësitë e pakufishme të komunikimit , informacionit, të shkëmbimit të ideve, të bashkëpunimit, ndryshimeve të mëdha sociale të popujve të demokracive perëndimore, kanë shkaktuar edhe përplasjen e kulturave të ndryshme, modifikimin e tyre, por ajo që kërkon zgjidhje është përprplasja e dy qytetërimeve kryesore atij perëndimor me atë islam, ose më saktë të një qytetërimi laik perëndimor me një shoqëri lindore të ngurtë religjioze të islamit. Dihet se Religjionet e tjera si Hinduizmi, Budizmi, i janë përshtatur kulturës perëndimore.
Shoqërite e bazuara jo në laicizëm por në religjionin fetar islamik akoma nuk bazohen tek idetë e revolucionit francez: LIRI-BARAZI- VËLLAZËRI, dhe as tek revolucioni i tetorit që u përpoq të shkatërronte pabarazine social-ekonomike qoftë edhe nëpërmjet idesë së Trockit të Revolucionit permanent, por e zhvilloi më tej, në idenë e `bashkim-vëllazërim-it`, krahas tre ideve të revolucionit frances. idetë komuniste dështuan por sidoqoftë, kapitalizmi perëndimor mori disa nga idetë e tij utopike për ato vënde që e zbatuan, por realiste për demokracitë perëndimore si: emancipimi i gruas, arsimimi i detyrueshëm me prioritet të arsimit të lartë, lufta kundër rracizmit, të drejtat e puntorëve dhe fshatarëve që u konvertuan në klasën e aksionerëve kapitalistë, mjekimi falas I cili u konvertua në sigurime shëndetësore me kartën e shëndetit.
Nëse Eksporti i Kapitalit u luftua nga ish-blloku komunist me eksportin e revolucionit, aty ku hallka e zinxhirit capitalist `ishte më e dobët`, në se Demokraçia perëndimore arriti kulmin e saj, sot në fundin e njëzet vjeçarit të parë të viteve 2000, ideja e Leninit për një shtet të ri me një superstrukutrë një partiake por me një ekonomi kapitaliste tregu që u quajt NEP (Novaja Ekonomiçeskaja Politika), u përpunua me mjeshtëri nga Ten Hsiao Pin-i kinez, dhe Kina sot po vazhdon një variant të ri të komunizmit që u përmbys në 1989, me një Parti dhe me ekonomi kapitaliste.
Kjo deri më sot po jep rezultat, pra komunizmi (variant kinez) po mbijeton sepse parrulla leniniste `sistemi që do të ketë rendimentin më të lartë ekonomik, ai do të fitojë`, në një kohë kur sistemi sovjetik dështoi, sistemi laik komunist kinez po mbijeton dhe po konkuron, kapitalizmin klasik.
Sidoqoftë, pasojat negative të zhvillimit të vrullshëm ekonomik e teknologjik në botë, janë shumë serioze si në drejtimin e dëmtimeve masive të mjedisit si, erosioni, shkatërrimi i pyjeve, ndotja masive e lumenjve, liqeneve, detrave dhe oqeaneve, me një impakt të rëndë atmosferik si ngrohja globale, shkrirja e akujve, tërmetet, uraganet e shpeshtë; të gjitha këto kërkojnë një ndërhyrje serioze nga ana e të gjithë shteteve për të shmangur një katastrofë globale.
Por pasojat negative të këtij zhvillimi kanë goditur rëndë shoqërinë njerëzore, në të cilin Paraja-fitimi është bërë Perëndia reale e njerzve, ku çdo gjë paska çmim.
Për këtë shkak është prishur një nga fondamentet e shoqërisë njerëzore: FAMILJA. Pasoja të tmerrshme negative të këtij sistemi post-kapitalist, janë korrupsioni masiv qeveritar i cili me sa duket është një pandemi globale që po përfshin çdo shtet, kontrabanda, drogat, degjenerimi moral dhe seksual, promovimi i LGBTQ-ve, rënia e vlerave morale në mënyrë globale, luftrat me preteksin e sjelljes së demokracisë perëndimore në vëndet diktatoriale apo me qytetërim islam, dhe luftës kundër radiklaizmit fetar (kryesisht islamik), shitja massive e armëve, dhe genocide të fandaksura, ku fajtorët nuk kanë marrë as përgjegjësinë dhe as kanë kërkuar falje.
Po Shqipëria? Ëndra amerikane e çdo shqiptari ka qënë liria. Por diktaruat si ajo e Zogut dhe më tepër ajo komuniste u mohoi shqiptarëve të drejtave të lirisë dhe të pronës si dhe të lirive fetare respektivisht.
Diktatura shkaktoi eksodin masiv të viteve `90 , Eksod i cili si deti me dallgë në kohë të këqia, herë vazhdon me ngritje dhe ulje edhe sot e kësaj dite.
Ëndra amerikanë është realizuar për shqiptarët e larguar që nga fillimit e shek XX, e deri më sot, por më saktë se këtë ëndër amerikane, shqiptarët e kërkuan me parrullën `E duam Shqipërinë si gjithë Europa`. Ëndra amerikanë për shqiptarët ishin dhe Italia, Greqia, Anglia, Franca, Gjermania, Belgjika, të gjitha ato vënde ku plani Marshall pas luftës së dytë botërore u zbatua në Europën Perëndimore dhe dha frutet e saj, të cila po shijohen nga shqiptarët e larguar, numri i të cilëv arrin sot në 1.4 milion banorë..
Del Pyetja e vendosur në titull; po këta shqiptarë të Shqipërisë a nuk kanë një Ëndërr të tyren, një Ëndërr shqiptare?
Me sa duket për të parë një ëndër, dhe më saktë për të ëndëruar diçka të bukur, duhet patjetër të kesh ide dhe ideale, parime dhe moral.
Por siç thotë një dijetar: `është më mirë të ndjekësh për të realizuar një parim - sesa të jetosh me parime`.
Shqiptarët nga që krijuan një shtet me ndihmën e fuqive perëndimore më 28 nëntor 1912 kishin dy fe kryesore dhe katër sekte, dy për secilin, nuk mundën të krijonin një shtet solid sepse për të krijuar një të tillë duhet binomi Fe+Atdhe , mungesa e një feje, dhe sigurisht copëtimi i tokave, krijoi një konfuzion dhe anarki në tokat shqiptare, dhe e vetmja ëndër e tyre ishte largimi nga Ferri i qeverive aspak popullore, pra , shqiptarët nuk patën një ëndërr shqiptare, por patën një paranojë: atë të ikjes nga sytë këmbët.
Pavarësisht Rilindasve që ndikuan në formimin e shtetit shqiptar të coptuar nga fqinjët, por që nuk faleshin në një tempull të përbashkët (por në disa tempuj për të njëjtin Zot), mungesa e një feje krijonte probleme të mëdha për shkak të traditave komplet të ndryshme; heronjtë e një feje ishin tradhtarë për fenë tjetër, dhe pas viteve `90, ndryshimi i sistemeve nga diktaturë pa liri në një sistem të stisur në një anarki masive, përsëri i la shqiptarët pa ëndrën e tyre- ëndrën e formimit të një shteti të begatë, me kulturë, me një liri, ku liria e njërit të mos cënontë lirinë e tjetrit, ku pronari i një shtëpie, tokë, axiende të mos rrëmbente për shkak të mungesës së ligjit, pronën, godinën, axiendën e tjetrit me letra fallco.
Gjithçka deri në ditën që po flasim shqiptarët nuk kanë një ëndër shqiptare. Gjithçka që ata mendojnë në mënyrë obsesive (dhe jo ënëdrojnë) është të largohen nga ky vënd i begatë nga Zoti por i keq manaxhuar dhe drejtuar nga njerëz pa dinjitet, pa moral, pa parime, dhe pa ideale.
E vetmja ëndër që kishin shqiptarët Ëndra Amerikane e mënyrës amerikane të jetesës, sot nuk egziston, egziston ccuditërisht vetëm Mesazhi okult i ish komunistit të famshëm Ismail Kadare që i jep me veprat e tij- popullit shqiptar: `Dridheni sa të mundni dhe përfitoni sa të mundni, që të mijetoni`.
Për shkak të këtij mesazhi okult i cili u përshtatet shumicës së politikanëve të kaluar madje dhe të politikanëve të sotëm, Kadare nuk mundi të marrë dot çmimin Nobël, sepse katrahura pa parime, pa dinjitet, dhe pa perspektivë, e veprave të tij komplet paradoksale por nacionaliste (njëlloj si Fishta) ku në disa vepra shan dhe ne tjetrin lëvdon` siç thotë i madhi Noli, - në fakt janë bërë sot parime alla Kadare, me të cilat u edukua klasa politike e pas viteve`90, të cilat të ashtuquajtura parime, janë përqafuar gjërsisht sot nga shoqëria shqiptare në krizë.

Prof. Pirro Prifti

Universiteti Eurpian i Tiranës