Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 12
  1. #1
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    31,796
    Postimet në Bllog
    20

    Premtim i mbajtur! Edi Rama e kthen Shqipërinë në Albanistan, hap dyert për refugjatët afganë

    “Ne ishim afganët dikur”, Rama intervistë për BBC: Kur trokitëm në dyert e të tjerëve u mirëpritëm. Jo shumë kohë më parë strehuam gjysmë milion refugjatë nga Kosova

    Emri:  Screenshot_2-27.jpg

Shikime: 348

Madhësia:  22.0 KB

    Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka dhënë një intervistë për “The World Tonight’’ të BBC lidhur me vendimin për të strehuar afganë.

    Rama thotë se shqiptarët ishin afganët kur largoheshin nga kështjella e Koresë së Veriut të Europës.

    Ai kujton se edhe Shqipëria dikur ka strehuar shumë më shumë refugjatë, gjysmë million të tillë nga Kosova që po zbrazej nga gjenocidi serb.

    Sa i përket vendeve europiane që po planifikojnë ti bëjnë ballë eksodit afgan, Rama thotë se vendimi i përket atyre dhe mund të bëjnë çfarë t duan.

    Për kryeministrin shqiptar është e paarsyeshme që fajësimi i SHBA për tërheqjen e trupave ushtarake nga Afganistani të përdoret për t’i kthyer kurrizin refugjatëve që kërkojnë ndihmë.



    INTERVISTA E RAMËS PËR BBC

    BBC: Një vend i vogël evropian, që nuk është në BE, por është anëtar i NATO-s, ka rënë dakord t’u ofrojë strehim afganëve që do të shkojnë për në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Grupi i parë pritet të mbërrijë këto ditë dhe në vijim mund të strehohen deri në 3 000 prej tyre. Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, na tregoi se pse vendi i tij ishte ofruar t’i pranonte.

    RAMA: Sepse kjo është ajo çka ne jemi. Shqipëria ishte i vetmi vend në Evropë që kishte më shumë hebrenj pas Luftës sesa përpara saj dhe arsyeja ishte se në Shqipëri ne kishim një kod nderi, që thotë se nuk ka turp më të madh në jetë se të dorëzosh mikun. Kështu, hebrenjve këtu iu dha strehë dhe është një nga faqet më të bukura të historisë sonë. Së dyti, ne ishim afganët disa dekada më parë, kur u larguam nga Shqipëria, kështjella e Koresë së Veriut të Evropës, nën një diktaturë brutale dhe trokitëm në dyert e të tjerëve dhe u mirëpritëm. Sigurisht, me shumë vështirësi, por, në thelb, u mirëpritëm. Së treti, sepse mendoj që duhet ta bëjmë edhe për fëmijët tanë. Fëmijët tanë duhet të kuptojnë se kjo është bota ku jetojmë. Ne mund të mos jemi të pasur, po nuk mund t’ia lejojmë vetes ta kemi kujtesën të shkurtër.

    BBC: Siç po thoni, ju nuk jeni vend i pasur. Mund t’ju duhet t’i strehoni këta njerëz për një farë kohe. A do të jetë barrë e madhe për Shqipërinë në aspektin praktik?

    RAMA: Mos harroni një gjë se në Evropën Perëndimore njerëzit i kanë harruar luftërat. Luftërat për ta janë thjesht dokumentare në Netflix. Për ne, luftërat kanë qenë këtu dhe kemi parë luftëra. Kemi parë tmerret e luftës dhe na është dashur të ofrojmë strehë në Shqipëri jo shumë kohë më parë. Asokohe, unë isha ministër i Kulturës, kur strehuam rreth gjysmë milioni refugjatë nga Kosova, të cilët po i iknin spastrimit etnik. Mbijetuam, ja ku jemi. Nuk jemi vend i pasur, por ja ku jemi sërish, kështu që financiarisht, moralisht e në gjithçka nuk mendoj se u dëmtuam. Mendoj që ajo përvojë na pasuroi më shumë moralisht.

    BBC: Sot, është zhvilluar një debat mjaft i fortë në parlament, këtu në Uestminister, rreth pozicionit të Mbretërisë së Bashkuar, asaj çka duhet të ndodhë dhe pse vendet e tjera nuk ia dolën të parashikonin sa shpejt do ta merrnin kontrollin talebanët dhe janë ngritur pikëpyetje lidhur edhe me vetë NATO-n, ndërkohë që Shtetet e Bashkuara të Amerikës vendosën të vepronin të vetme në thelb dhe vende të tjera, si Mbretëria e Bashkuar, që kishin trupa atje, ndjenë se nuk patën zgjedhje tjetër përveçse të tërhiqeshin edhe ata. A mendoni se kjo e ka vënë në një farë mënyre në pikëpyetje qëllimin e NATO-s?

    RAMA: Më duket sinqerisht e paarsyeshme që fajësimi i ShBA-së po përdoret për t’iu kthyer kurrizin afganëve që kanë nevojë për ne tani. Së pari, të shpëtojmë njerëzit e më pas të debatojmë si të duam për NATO-n, për pushtimin, për mospushtimin e kështu me radhë. Sigurisht që tërheqja ishte vendim i njëanshëm i ShBA-së, por jemi të gjithë bashkë pjesë e kësaj.

    BBC: Po a nuk është e drejtë që disa prej nesh të pyesin a jemi pjesë të gjithë bashkë, nëse Amerika tërhiqet në mënyrë të njëanshme?

    RAMA: Po, është e vërtetë, keni të drejtë, por, tani, kjo nuk është arsye për t’iu kthyer kurrizin këtyre njerëzve, e kam fjalën, njerëzve që kanë nevojë për strehë. Unë e kam diskutuar këtë në samitin e NATO-s dhe jam shprehur se e di për çfarë flas, pasi ne kemi jetuar në një regjim që ishte si ai i talebanëve. Na duhet të mendojmë për të nesërmen e njerëzve që kanë punuar për ne, pasi ata do të etiketohen si tradhtarë e do të trajtohen si tradhtarë dhe trajtimi i tyre si tradhtarë në atë regjim nënkupton vdekjen.

    BBC: Atëherë, edhe një mendim të fundit fare për refugjatët. Mbretëria e Bashkuar ka deklaruar sot se do të pranojë 20 000 persona brenda disa vjetëve, duke filluar me 5 000, por do të ketë disa vende evropiane, të cilat mund të vendosin se nuk janë të gatshëm të pranojnë refugjatë. Ju dhatë argumentin moral se pse vendi juaj vendosi të bënte atë që bëri. Çfarë mesazhi do të kishit për aleatët evropianë që janë skeptikë, që janë të pasigurt lidhur me pranimin e refugjatëve nga Afganistani.

    RAMA: Nuk e di. Nuk e di çfarë do të thotë 20 000 veta brenda shumë viteve, pasi ne duhet t’u gjendemi atyre që kanë punuar me ne dhe janë mijëra e mijëra, e mijëra, e mijëra të cilëve duhet t’u gjendemi krah sot, jo përgjatë shumë viteve, por ato mund të mbyllen, mund të bëjnë ç’të duan.

    BBC: Ky ishte Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama.

    Balkanweb

  2. #2
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    31,796
    Postimet në Bllog
    20

    Për: Premtim i mbajtur! Edi Rama e kthen Shqipërinë në Albanistan, hap dyert për refugjatët afganë

    Ministrat e NATO-s në takim të jashtëzakonshëm, Xhaçka: Shqipëria gati të presë mijëra afganë! Nëse e bëkemi ne, cili vend nuk e bën dot?

    Emri:  WhatsApp-Image-2021-08-20-at-6.25.49-PM-1.jpg

Shikime: 314

Madhësia:  28.9 KB

    Ministrja e Jashtme e Shqipërisë, Olta Xhaçka ka marrë pjesë në takimin e jashtëzakonshëm të NATO-s me homologët e saj për strehimin e afganëve.

    Xhaçka thotë se Shqipëria është gati të presë mijëra afganë teksa thekson se është e papranueshme mos u ofrohet strehim qytetarëve që punuan për NATO.

    Ajo gjithashtu thekson që nëse Shqipëria është gati të strehojë afganë, atëhere cili vend anëtar i NATO nuk e bën dot.

    Talebanët në Afganistan kanë marrë sërish pushtetin duke kontrolluar me forcë territorin e shtetit teksa mijëra afganë bashkëpuntorë ndër vite të NATO-s dhe SHBA duhet të evakuohen pasi u rrezikohet jeta e familja. Shqipëria deri më tani pritet të strehojë përkohësisht 3 mijë afganë, por grupi i parë nuk ka mbërritur ende për shkak të trazirave të vazhdueshme në aeroportin e Kabulit.

    NJOFTIMI NGA MEPJ

    Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka, mori pjesë në takimin e jashtëzakonshëm të Këshillit të Atlantikut të Veriut (NAC), në format të Ministrave të Punëve të Jashtme, takim ky i cili u zhvillua për të trajtuar situatën në Afganistan.

    Ministrja Xhaçka rikonfirmoi se Shqipëria është gati të presë fëmijët, gratë e burrat, jeta e të cilëve është në rrezik nga situata e rënduar e sigurisë.

    “Edhe pse të gjithë sot kanë në mendje 1000 pyetje e diskutime të mundshme për atë që ka ndodhur dhe atë që do të jetë e ardhmja e NATO-s, çështja kryesore, në fakt e vetme, ku duhet të fokusohemi sot janë gratë, fëmijët dhe burrat afganë që sot rrezikojnë jetën sepse punuan për ne. Është e papranueshme që vendet anëtare të NATO-s të mos arrijnë dot t’ju ofrojnë strehim dhe një jetë të re njerëzve që punuan dhe luftuan për të ardhmen që ne ju premtuam. Nëse Shqipëria e bëka këtë, cili vend në këtë tryezë nuk e bëka dot?!”, tha kryediplomatja Xhaçka gjatë fjalës së saj, ku ndër të tjera njohu pjesëmarrësit edhe me masat e marra nga qeveria shqiptare për pritjen e qytetarëve afganë.

    Në përfundim të takimit, Ministrat e Punëve të Jashtme të vendeve të NATO-s aprovuan edhe një deklaratë të përbashkët

    Balkanweb

  3. #3
    Orthodhoks Maska e ilia spiro
    Anëtarësuar
    02-02-2009
    Postime
    3,475
    Postimet në Bllog
    1

    Për: Premtim i mbajtur! Edi Rama e kthen Shqipërinë në Albanistan, hap dyert për refugjatët afganë

    Perfundimisht Albo ti je kunder pritjes se tyre. Une jam pro, sepse duhet t`i bejme tjetrit ate qe do te desheronim qe tjetri ta bente per ne ne ato kushte. Nga fjalet e Kryeministrit del qarte kjo. Pavaresisht se cilet jane ata qe vijne une jam pro pritjes se tyre,aq me teper qe ata jane tranzit. Dhe shteti t`i kete nen mbikeqyrje.
    Duaje te afermin tend si veten

  4. #4
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    31,796
    Postimet në Bllog
    20

    Për: Premtim i mbajtur! Edi Rama e kthen Shqipërinë në Albanistan, hap dyert për refugjatët afganë

    Citim Postuar më parë nga ilia spiro Lexo Postimin
    Perfundimisht Albo ti je kunder pritjes se tyre. Une jam pro, sepse duhet t`i bejme tjetrit ate qe do te desheronim qe tjetri ta bente per ne ne ato kushte. Nga fjalet e Kryeministrit del qarte kjo. Pavaresisht se cilet jane ata qe vijne une jam pro pritjes se tyre,aq me teper qe ata jane tranzit. Dhe shteti t`i kete nen mbikeqyrje.
    Nese do te behej fjale per te ndihmuar refugjatet e Afganistanit sa per tranzit, per tu sistemuar ne nje vend tjeter me vone, askush nuk do te kish ndonje problem. Por Rama nuk po ofron tranzit, Rama po ofron "azil politik" qe do te thote, te gjithe refugjatet qe do te perfundojne ne Shqiperi do te ngelen ne Shqiperi, e do te behen shtetas shqiptare si ty. Do ti kesh komshi ne pallat e ne lagje e qytetin ku banon. Amerika nuk po kerkon per vende tranzit, ka Gjermanine e Spanjen ne Evrope si ndalesa tranziti, nuk i duhet Shqiperia. Amerika po kerkon per vende te gatshme qe ti marrin keta refugjate e ti integrojne ne vendin e tyre.

    Ne cdo vend demokratik, asnje burre shteti nuk merr nje vendim te tille, pa e kaluar me pare ne Kuvend per diskutim, ose pa e kaluar ne referendum ne popull. Afganistani ka plot 39 milion njerez. Dhe nese lajmi merr dhene qe Shqiperia u jep azil politik refugjateve nga Afganistani, Shqiperia me 2 milion banore gjithsej kthehet ne Albanistan brenda nje jave. Edi Rama, qe eshte djalli me brire, ua tha hapur ne fushate, por ju jeni shume syleshe per ta kuptuar. Nuk do merrem me ju shqiptaret tha cdo 4 vjet ne zgjedhje, do sjell njerez nga Banglandeshi e Siria, Afganistani qe t'iu zevendesoj ju me ta. Ata do te me votojne mua se une ua hapa deren dhe i solla ketu, dhe nuk me duhet as t'iu mbush mendjen apo xhepat ju qe t'iu blej votat me.

    Cfare kulture kane refugjatet nga Afganistani:

    - 40% e tyre besojne se hedhja e njeriut-bombe ne ere eshte dicka e pranueshme per te zgjidhur problemet e tyre.
    - talebanet dhe mbeshtetesit e tyre besojne ne Sheriat si ligh te vetem; demokracise pijini lengun, theokracia preferohet ne Afganistan.
    - 90% e afganistanezeve jane analfabete dhe nuk dine as te lexojne e as te shkruajne.
    - kur e pyeten nje ushtar amerikan se cfare mendon se ishte arsyeja qe ushtria afgane nuk i beri rezistence talibanit. Ai tha: "Ishin 90% njerez analfabete dhe 75% e tyre ishin tere kohes se droguar. Besnikeria e tyre nuk ishte ndaj shtetit por ndaj fisit."
    - grate i trajtojne si kafshe e jo si njerez duke u mohuar cdo liri si njerez
    - vajzat e reja dhe djemte e vegjel i lidhin pas krevatit si skllave seksuale aqsa doli se fundi qe CIA i blinte kreret e fiseve ne Afganistan me viagra.
    - refugjatet afgane ne vende te Evropes si Gjermani e Austri kane bere krime mostruoze: perdhunimin e vajzave te vogla minorene, qe ne kulturen e tyre nuk konsiderohen krim.
    - jane eksperte vetem ne nje fushe, mbjelljen e kultivimin e heroines - qe besoj se eshte edhe nje nga arsyet pse Rama nxitoi i pari qe ti sjelli ne Shqiperi.

    5000 vota duhen per tu bere deputet ne Shqiperine e zbrazur nga shqiptaret. Beji llogarite vete ne baze te numrit te afganeve qe do te sjelle Rama, sa deputete do te kene afganet ne Kuvendin e Albanistanit neser.

    Albo
    Ndryshuar për herë të fundit nga Albo : 25-08-2021 më 22:35

  5. #5
    Orthodhoks Maska e ilia spiro
    Anëtarësuar
    02-02-2009
    Postime
    3,475
    Postimet në Bllog
    1

    Për: Premtim i mbajtur! Edi Rama e kthen Shqipërinë në Albanistan, hap dyert për refugjatët afganë

    Citim Postuar më parë nga Albo Lexo Postimin
    Nese do te behej fjale per te ndihmuar refugjatet e Afganistanit sa per tranzit, per tu sistemuar ne nje vend tjeter me vone, askush nuk do te kish ndonje problem. Por Rama nuk po ofron tranzit, Rama po ofron "azil politik" qe do te thote, te gjithe refugjatet qe do te perfundojne ne Shqiperi do te ngelen ne Shqiperi, e do te behen shtetas shqiptare si ty. Do ti kesh komshi ne pallat e ne lagje e qytetin ku banon. Amerika nuk po kerkon per vende tranzit, ka Gjermanine e Spanjen ne Evrope si ndalesa tranziti, nuk i duhet Shqiperia. Amerika po kerkon per vende te gatshme qe ti marrin keta refugjate e ti integrojne ne vendin e tyre.

    Ne cdo vend demokratik, asnje burre shteti nuk merr nje vendim te tille, pa e kaluar me pare ne Kuvend per diskutim, ose pa e kaluar ne referendum ne popull. Afganistani ka plot 39 milion njerez. Dhe nese lajmi merr dhene qe Shqiperia u jep azil politik refugjateve nga Afganistani, Shqiperia me 2 milion banore gjithsej kthehet ne Albanistan brenda nje jave. Edi Rama, qe eshte djalli me brire, ua tha hapur ne fushate, por ju jeni shume syleshe per ta kuptuar. Nuk do merrem me ju shqiptaret tha cdo 4 vjet ne zgjedhje, do sjell njerez nga Banglandeshi e Siria, Afganistani qe t'iu zevendesoj ju me ta. Ata do te me votojne mua se une ua hapa deren dhe i solla ketu, dhe nuk me duhet as t'iu mbush mendjen apo xhepat ju qe t'iu blej votat me.

    Cfare kulture kane refugjatet nga Afganistani:

    - 40% e tyre besojne se hedhja e njeriut-bombe ne ere eshte dicka e pranueshme per te zgjidhur problemet e tyre.
    - talebanet dhe mbeshtetesit e tyre besojne ne Sheriat si ligh te vetem; demokracise pijini lengun, theokracia preferohet ne Afganistan.
    - 90% e afganistanezeve jane analfabete dhe nuk dine as te lexojne e as te shkruajne.
    - kur e pyeten nje ushtar amerikan se cfare mendon se ishte arsyeja qe ushtria afgane nuk i beri rezistence talibanit. Ai tha: "Ishin 90% njerez analfabete dhe 75% e tyre ishin tere kohes se droguar. Besnikeria e tyre nuk ishte ndaj shtetit por ndaj fisit."
    - grate i trajtojne si kafshe e jo si njerez duke u mohuar cdo liri si njerez
    - vajzat e reja dhe djemte e vegjel i lidhin pas krevatit si skllave seksuale aqsa doli se fundi qe CIA i blinte kreret e fiseve ne Afganistan me viagra.
    - refugjatet afgane ne vende te Evropes si Gjermani e Austri kane bere krime mostruoze: perdhunimin e vajzave te vogla minorene, qe ne kulturen e tyre nuk konsiderohen krim.
    - jane eksperte vetem ne nje fushe, mbjelljen e kultivimin e heroines - qe besoj se eshte edhe nje nga arsyet pse Rama nxitoi i pari qe ti sjelli ne Shqiperi.

    5000 vota duhen per tu bere deputet ne Shqiperine e zbrazur nga shqiptaret. Beji llogarite vete ne baze te numrit te afganeve qe do te sjelle Rama, sa deputete do te kene afganet ne Kuvendin e Albanistanit neser.

    Albo
    Nuk besoj se do te vijne shume te tille, gjithsesi te shohim,sa do qendrojne e sa do largohen.Une thashe qe te mbahen nen mbikqyrje ne nje territor te kufizuar.
    Duaje te afermin tend si veten

  6. #6
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    31,796
    Postimet në Bllog
    20

    Për: Premtim i mbajtur! Edi Rama e kthen Shqipërinë në Albanistan, hap dyert për refugjatët afganë

    Intervista e Ramës për CNN: Unë jam katolik, grua myslimane, dy fëmijët e rritur ortodoks, i vogli mund të jetë hebre..

    Emri:  rama-19.jpg

Shikime: 275

Madhësia:  31.2 KB


    Kryeministri Edi Rama dha një intervistë për median prestigjoze ”CNN”, ku fokusi është strehimi i afganëve në Shqipëri. ”2000 afganë që janë listuar dhe 2000 të tjerë që ne po punojmë për t’i pritur”. Po ashtu kreu i qeverisë bëri me dije se nuk ka asnjë shqiptar në Kabul. ”Afganët janë miqtë tanë, nëse duan mund të qëndrojnë në Shqipëri”,-tha më tej Rama për ”CNN”.

    Gazetarja: Shumica e popullsisë shqiptare është myslimane. Ky vend nuk është tejet fetar në vetëvete. Ju jeni katolik. Jam kureshtare se cila është lidhja mes këtyre afganëve në vetëvete, myslimanë që vijën nga një regjim shtypës që rikthehet në Afganistan. Sa ndikim ka kjo te vendimi juaj dhe te përgjegjësia që ju ndjeni për t’i mik pritur ata?

    Rama: Unë jam katolik. Bashkëshortja ime myslimane. Dy fëmijët e mëdhenj janë ortodoks. Kemi një më të vogël që mund të zgjedh të jetë hebre, i takon atij. Këtu bëhet fjalë për njerëz, jo për etiketa që lidhet me ngjyrat, kulturën, besime. Edhe një herë ka të bëjë me njerëz që i besuan asaj çka ne i besuam asaj që i besuam për 30 vite më parë talibanizmit të kuq, ku i ikëm ferrit. Për ne shkoi mirë se ishim në mes të Europës. Nëse BE dhe SHBA nuk do të gjenden, duke u tërhequr, së paku ju detyrohemi t’i japim strehë. I detyrohemi. Jo vetëm për ta, por ka të bëjë me brezat e fëmijëve tanë. Si do të na shohin nëse i lëmë në balte këta njerëz? Çfarë do të ndodh nëse predikojmë idealizmin dhe vlerat që kemi promovuar.

    Pjesë nga intervista

    Çfarë po ndodh në terren me shqiptarët dhe afganët që kanë punuar për ju?

    Rama: Dua të përsëris atë që ç’kam thënë disa herë. Ka të bëjë me atë që jemi. Ka të bëjë me atë që jemi anëtare e NATO-s. Kemi bërë përpara sepse kjo është historia jonë. Shqipëria është i vetmi vend në Evropë që ka pasur hebrenj. Është kështu sepse në fund të fundit i detyrohemi fëmijëve tanë.

    Çfarë nënkupton ky afat për ju dhe për shtetasit shqiptarë, a ka shtetas shqiptarë që kanë mbetur në Afganistan.

    Rama: Jo nuk ka. Jemi gati të mirëpresim afganët që besuan te ne si NATO dhe që ne nuk i ndihmojmë. Është çështje jetë a vdekje për ta dhe është një çështje shumë e madhe për ne si aleancë e NATO-s. Nuk jemi në kohën për të ngritur çështjet që duhet ngritur. Kjo është koha për të menduar për ata që gjenden midis jetës dhe vdekjes. Shqipëria nuk është nga vendet e pasura, por kemi në kujtesë dhe besojmë që është në nderin e anëtarëve të NATO-s dhe të gjithë kësaj bashkësie vendesh që mbrojnë vlerat që ne qëndrojmë, në të kundërt rrezikon që NATO të zbehet në sytë e botës që kërkojnë liri, trajtim të barabartë për gratë dhe jo vetëm NATO-ja por edhe kjo pjesë e jona e botës bazohet në këto parime. Është shumë e qartë, jemi sfiduar në një mënyrë të tillë si nuk jemi sfiduar më parë. Jo nga një kundërshtar apo nga një forcë kundër nesh, por nga vetja jonë, sfidohemi ose të qëndrojmë për atë çka i themi botës që jemi. Ky është një objektiv i madh që nuk mund të dështojmë.

    Ju folët për historinë tuaj dhe pastrimin etnik, e që keni mbrojtur hebrenjtë. Lufta është NETFLIX, për ne lufta ka qenë reale. Sa refugjatë jeni të gatshëm të prisni?

    Rama: Ne qëndrojmë për diçka që është thellësisht e rëndësishme për fëmijët tanë. Ne kemi përjetuar luftën, kemi pasur njerëz të vdesin. Kemi pasur refugjatë lufte në Kosovë që lëvizën në tokën tonë. Ishim në situatë financiare më të vështirë se sot. Ajo nuk na bëri të vdisnim urie, por na bëri më të pasur moralisht.

    Sa refugjatë do pranoni?

    Rama: Ne thamë se jemi të gatshëm për të pritur njerëz. Për momentin po punojmë për listat që na sjellin dhe numërojmë rreth 2 mijë të listuar dhe 2 mijë të tjerë, që po punojmë për të mirëpritur.

    A i pranoni në mënyrë të përhershme?

    Rama: S’është çështja që ne do i pranojmë në mënyrë të përhershme, por kanuni i parë kishte të shkruar që shtëpia e shqiptarit është e zotit e mikut. Nëse duan të qëndrojnë le të qëndrojnë.

    Ka një çështje morale që është përparësia numër 1 për ju, por është dhe çështje politike e të gjithë i kthehen refugjatëve që kanë ardhur nga Siria drejt Evropës. Presidenti turk tha që Turqia s’do të jetë magazina e refugjatëve, ç’mendoni për këtë?

    Rama: Mendoj që faqja më e ndritur e historisë është faqja që shkroi Angela Merkel duke i hapur krahët këtyre njerëzve të dëshpëruar dhe ajo i shpëtoi nderin Evropës. Ne respektojmë debatet, interesat dhe s’kemi nevojë t’i bëjmë leksione askujt. Çdo të thotë 20 mijë në 5 vite. Unë nuk diskutoj shifrat, është fjala për dispobilitet dhe mungesë dispobiliteti. Ndoshta se kishim fatkeqësinë dhe mirësinë për të parë çdo të thotë të jetonim në një regjim me talebënt për 20 vjet. Ne ishim afganët që i iknim ferrit që ishim mbyllur për gjysmë shekulli. Vëllezërve tona italianë i dukeshim si alienë, e sot ne jemi të integruar atje, shqiptarët po përfitojnë shumë atje. Asokohe ne kishim nevojë të merrnin dhe morëm.



    Koha Jone
    Ndryshuar për herë të fundit nga Albo : 27-08-2021 më 10:10

  7. #7
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    31,796
    Postimet në Bllog
    20

    Për: Premtim i mbajtur! Edi Rama e kthen Shqipërinë në Albanistan, hap dyert për refugjatët afganë

    Afganët e parë mbërrijnë në Shqipëri, Xhaçka: Çdo qytetar shqiptar duhet të ndihet vërtet krenar sot

    Emri:  WhatsApp-Image-2021-08-27-at-07.50.07-3.jpg

Shikime: 273

Madhësia:  25.1 KB

    Ka mbërritur në aeroportin e Rinasit, avioni i parë me 121 qytetarë afganë, mes të cilëve 11 foshnja, të cilët fillimisht iu nënshtruan përpunimit të të dhënave individuale.

    Më pas ata u nisën drejt strukturave hoteliere në Durrës. Qytetarët afganë janë pritur nga ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme Olta Xhaçka, ambasadorja e SHBA, Yuri Kim, drejtues të FA dhe policisë së shtetit.

    Avioni i parë nga Kabuli mbërriti sot në pistën ushtarake të aeroportit të Rinasit, në orën 3.20 am.

    121 qytetarët afganë u pritën në qendrën e pritjes së përkohshme, ngritur në zonën ushtarake falë bashkëpunimit të Forcave të Armatosura dhe Policisë së Shtetit. Qendra e pritjes së përkohshme është inspektuar nga Ministrja Xhaçka e cila ka vlerësuar kontributin e efektivë të FA, policisë së shtetit, policisë kufitare dhe mjekëve e infermierëve.

    “Është vërtet një moment shumë emocionues. Këto kanë qenë ditë shumë intensive, me shumë punë për të koordinuar një operacion humanitar në një kohë rekord. Por mbi të gjitha kanë qenë ditë shumë të vështira, me shumë shqetësim për fatin e qytetarëve afganë që presim sot sepse situata e sigurisë në Kabul është përkeqësuar shumë”, u shpreh Xhaçka.



    “Fatkeqësisht, sulmet e tmerrshme që ndodhën sot, humbja tragjike e jetës e mbi 60 qytetarëve dhe trupave të partnerëve tanë amerikanë, ishte prova e asaj që na shqetësonte ne, që shqetësonte të gjithë partnerët. Ishte pikërisht frika nga sulme të tilla, që na ka shtyrë të bëjmë maksimumin që këta qytetarë të vinin sa më shpejt në Shqipëri, ku janë larg rrezikut e larg frikës për jetën”, vijoi ajo.

    “Ditë pas dite, na është dashur të përballemi me shtyrje, vështirësi të reja, pengesa të reja si pasojë e situatës së sigurisë. Prandaj sot jam aq e lehtësuar që më në fund avioni i parë arriti të ulet duke sjellë këtu një kontigjent të parë afganësh, burra, gra, fëmijë. Është vërtet një moment emocionues sepse çdo burrë, çdo grua, çdo fëmijë që shihni këtu sot, është një jetë e shpëtuar nga tmerri i luftës dhe i një regjimi që i sheh si armiq për t’u vrarë, për t’u persekutuar.

    Unë ndihem vërtet krenare sot, dhe çdo qytetar shqiptar duhet të ndihet vërtet krenar sot, që edhe njëherë, ashtu siç kemi bërë në kushedi sa raste në historinë tonë, shqiptarët po tregojnë atë që është shpirti i vërtet i këtij populli, solidaritetin, mikpritjen, bujarinë.

    Dhe kur sheh një shfaqje të tillë solidariteti, kur sheh sesi Shqipëria që nuk është një vend i pasur, që nuk është një vend me mundësi të mëdha materiale apo logjistike, e kupton që nuk është një rastësi që pikërisht në Shqipëri pati më shumë hebrenj pas lufte sesa para lufte, apo që shqiptarët pavarësisht kushteve ekonomike vetëm 2 vjet pas vitit të mbrapshtë 1997, arritën të strehonin gjysmë milioni vëllezër e motra kosovare që ishin detyruar të largoheshin nga shtëpitë e tyre si pasojë e luftës e krimeve të një tjetër regjimi terrorist e vrastar”, tha Xhaçka.

    “Por këtu nuk bëhet fjalë vetëm për mikpritjen dhe besën tradicionale të shqiptarëve, këtu bëhet fjalë edhe për një detyrim moral. Sepse këta afganë, pedagogë, artistë, intelektualë, aktivistë të shoqërisë civile, të drejtave të njeriut apo të grave, ishin për 20 vjet aleatët tanë, aleatët e NATO, besuan tek vizioni i një Afganistani modern e rrezikuan gjithçka për të punuar bashkë me ne për ta bërë realitet atë vizion. Prandaj, ishte një detyrim, që këta aleatë të mos i braktisnim në mëshirën e talibanëve, por të bënim çfarë mundeshim për t’iu dhënë mundësinë të largohen nga rreziku qe u kanosej ne vendin e tyre”, tha ajo.

    Shqipëria ka pranuar të strehojë rreth 4000 afganë përkohësisht, teksa përpunohen aplikimet e tyre për të emigruar për në Shtetet e Bashkuara.

    “Kemi bërë gjithçka, që t’i mirëpresim e t’u ofrojmë kushte sa më të mira e sa më dinjitoze jetese.

    Grupi që ka zbritur sot, që është grupi i parë, do të strehohet në një strukturë hoteliere në Durrës. Ndërkohë që teksa presim që të kalojë piku i sezonit e të çlirohen kapacitetet e strukturave hoteliere për pjesën tjetër, afganët e tjerë që do të vijnë në ditët në vijim do të strehohen për pak ditë në konviktet e QS.

    Ne kemi marrë masa për gjithçka, për përpunimin e dokumentacionit e regjistrimin, për kontrollet e kujdesin shëndetësor, për paketat higjienike, për ushqimin, transportin e padyshim edhe sigurinë.

    Dhe sot, dua t’ju bëj një falënderim të gjithë strukturave të shtetit që janë duke bashkëpunuar për të bërë të mundur këtë operacion, sepse bashkëpunimi ka qenë vërtet i shkëlqyer dhe ia kemi dalë të organizohemi vërtet në mënyrë shumë efikase pavarësisht kohës së shkurtër, mundësive të kufizuara dhe përmasave sfiduese të këtij operacioni”, përfundoi ministrja Xhaçka.

    Balkanweb

  8. #8
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    31,796
    Postimet në Bllog
    20

    Për: Premtim i mbajtur! Edi Rama e kthen Shqipërinë në Albanistan, hap dyert për refugjatët afganë

    121 afganë strehohen në hotele luksoze/ Mjekë dhe policë 24 orë në dispozicion

    Refugjatët afganë të cilët mbërritën në vendin tonë mëngjesin e kësaj të premteje u akomoduan në struktura luksoze hotelerie në qytetin e Durrësit. Këta shtetas do të kenë shërbim special, pasi do të kenë ruajte 24 orë nga policia e shtetit dhe polici private, shërbim mjekësor apo dhe përkthyes të posaçëm. Në hotele luksoze do të strehohen refugjatë të cilët kanë pasur një status shoqëror të caktuar në Afganistan.

    Nga SYRI TV

    Durrësi u bë qyteti i parë që hapi dyert e dy hoteleve për strehimin e 121 refugjatëve afganë, që mbërritën mëngjesin e kësaj të premteje në aeroportin e Rinasit.

    Pas kontrolleve mjekësore dhe procedurave të tjera ligjore që kryen në aeroportin e Rinasit, dy grupe me nga 60 qytetarë afganë, u akomoduan në dy hotele luksoze në qytetin bregdetar.

    Për refugjatët e parë afganë, të cilët ishin kryesisht punonjës të Fondacionit Soros në Afganistan, janë krijuar kushte të mira akomodimi. Policia e shtetit dhe dy kompani private të sigurisë, mes të cilave dhe njëra që ruan kampin e muxhahedinëve në Manëz, do të garantojnë sigurinë e qytetarëve afganë në këto hotele.

    Refugjatët afganë do të qëndrojnë vetëm brenda perimetrit të hotelit, dhe nuk do të lejohen të dalin jashtë tij. Për sigurinë shëndetësore të tyre do të angazhohet staf i posaçëm mjekësor, me autoambulanca që do të qëndrojnë në dispozicion 24 orë.

    Për të lehtësuar komunikimin mes autoriteve shqiptare dhe refugjatëve por dhe partnerëve, janë angazhuar përkthyes të posaçëm. Ndërkohë, në strukturat hoteliere në qytetin e Durrësit do të vijojnë të akomodohen refugjatë afganë të cilët kanë pasur status të rëndësishëm shoqëror gjatë 20 viteve të fundit në vendin e tyre.

    Pjesa tjetër e refugjatëve afganë, që pritet të vijnë në ditët në vij dhe mendohet se do të jetë një numër prej rreth 4 mijë personash, do të strehohen në konvikte, apo struktura të tjera akomoduese të përcaktuara nga qeveria. Refugjatët afganë do të strehohen në disa qytete të vendit, përfshirë Durrësin, Kavajën, Lezhën, Tiranën dhe Beratin.



    Syri

  9. #9
    Ushtar i larte Maska e Neteorm
    Anëtarësuar
    04-01-2011
    Vendndodhja
    127.0.0.1
    Postime
    2,329
    Postimet në Bllog
    7

    Për: Premtim i mbajtur! Edi Rama e kthen Shqipërinë në Albanistan, hap dyert për refugjatët afganë

    Emri:  f7df2d8b3897fdd4a5b902fc50a7b54afdb76ca9.jpeg

Shikime: 277

Madhësia:  37.7 KB

    Kjo është një ndër fotografitë që bën xhiro nëpër botë, ku tregon lumturinë e një fëmije që largohet nga vendi i tij, personalisht më vjen mirë që mund ti mirëpresim njerëzit në rast nevojë.. Bota ka nevojë për më shumë humanizëm dhe solidaritet në kohën që jetojmë.

  10. #10
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    31,796
    Postimet në Bllog
    20

    Për: Premtim i mbajtur! Edi Rama e kthen Shqipërinë në Albanistan, hap dyert për refugjatët afganë

    Afganët për ”Zërin e Amerikës”: Të sigurtë në Shqipëri, por shumë të shqetësuar për atdheun (VIDEO)

    Emri:  Capture-93-1140x570.jpg

Shikime: 282

Madhësia:  37.2 KB

    Nga: Zëri i Amerikës

    Shqipëria po strehon 607 shtetas afganë të ikur nga trazirat në Kabul. Një avion me 150 qytetarë afganë të tjerë mbërriti sot në Aeroportin Nënë Tereza të Rinasit. Ata u strehuan në Qytetin Studenti pranë Tiranës dhe në hotelet e Durrësit. Shumica e tyre janë veprimtarë të shoqërisë civile, gazetarë e studentë, si dhe shumë fëmijë. Pjesa më e madhe e qytetarëve afganë të ardhur nga Kabuli në Shqipëri janë gra e vajza si dhe shumë fëmijë. Ata tani luajnë në oborin e konviktit dhe lëvizin të qetë në mjediset e Qytetit Studenti në periferi të Tiranës, ndërsa janë të rrethuar nga kujdestarë e roje, si dhe nga shikimet kureshtare e dashamirëse të banorëve vendas.

    “Jam gazetare, eh… isha gazetare në qytetin tim, në Herat”, – thotë Zijagul Azimi, kryeredaktore në Agjencinë e Lajmeve mbi Gratë e Afganistanit. Ajo erdhi e vetme nga Herati në Kabul dhe nga Kabuli në Tiranë, por prapa la gjithë pjesëtarët e tjerë të familjes.

    “Kur e lashë Heratin, qytetin tim, unë humba gjithçka; punën time, familjen time. Gjithçka. Humba lidhjet me familjen. Ata janë ende në Herat. Talebanët i ndjekin familjet e gazetarëve, ata mund ta gjejnë familjen time dhe mund ta vrasin. Famijla ime shkoi në një shtëpi tjetër dhe fshihen nga ndjekjet e talebanëve, ndaj jam shumë e shqetësuar për familjen time”, – thotë Zijagul.

    Ajo është përpjekur të telefonojë familjen në Afganistan dhe të mësojë lajme për ta nga Shqipëria, por këtu sapo ka ardhur dhe nuk është e lehtë të gjejë lidhje të tilla. “Unë jam vetëm fizikisht këtu, zemra ime është tek atdheu im, tek njerëzit e mi. Dua përsëri të punoj si gazetare, por më duket e pamundur në këto kushte. Askush nuk di asgjë për të ardhmen” – thotë gazetarja nga Herati.

    Ndërsa Muhamed Isa është vetëm 16 vjec, nxënës në klasën e 11 të Kolegjit. Ai erdhi në Shqipëri bashkë me familjen, dy prindërit, motrën dhe vëllain. Pak ditë më parë, ai thotë se ishte plot me ëndrra, shpresa dhe me plane për të ardhmen, sepse studionte në një prej shkollave më të mira të Afganistanit, por pas ardhjes së talebanëve i humbi të gjithë këto dëshira për shkollim.

    “Babai im është gazetar dhe njëkohësisht professor në Universitet. Talebanët e kërcënuan atë disa herë dhe ai u detyrua të emigrojë. Talebanët anulluan gjithë fluturimet nga Herati në Kabul dhe ishte mjaft e vështirë të mbërrije në Kabul. Në kryeqytet shkuam me një autobus për 24 orë rresht udhëtim” – thotë Muhamedi i vogël.

    Ai shtoi se Shqipëria ishte “vendi më i bukur që kishte parë jetën e vet”, se njerëzit këtu janë shumë të dashur, i ndihmojnë për çdo nevojë, dhe janë shumë të qetë. Tani ai shqetësohet shumë për një shok në vendlindje.

    “Shoku im më i mirë ishte një gjeni në shkollë. Edhe ai donte të shkonte në vende të tjera këto ditë. Më duket se ka ngelur ende në Herat, ndaj dua që edhe ai të vijë këtu, sepse kishte shumë dëshira për të realizuar me matematikën dhe shkenca të tjera. Ka një mundësi që ai të dalë në Iran, por është shumë e vështirë të vijë këndej” – thotë Muhamed Isa.

    Midis qytetarëve afganë të sapoardhur në Shqipëri ka edhe specialistë të ekonomisë dhe legjislacionit. Një prej tyre është edhe drejtuesi i Organizatës për Studime Ekonomike e ligjore të Afganistanit, Muhamed Halid Ramizi, i cili na kërkoi t’ja mbulonim fytyrën për arsye sigurie. Ai thotë se kjo ishte qendra kryesore e kërkimeve liberale në Afganistan.

    “Unë punoja si drejtues i një prej qendrave studimore që mbrojtjen e të drejtave njerëzore dhe vlerave të tjera shoqërore si demokraci, liritë personale, ekonomia e tregut. Por për fat të keq, pas pushtimit nga talebanët, pasi ata erdhën në pushtet në Afganistan, hapësira jonë e punës u ngushtua mjaft, kështu që u bë e pamundur të veproje atje. Ata u munduan të na kapnin dhe mund të na vrisnin menjëherë”- thotë zoti Ramizi.

    Organizatat ndërkombëtare partnere dhe qeveria shqiptare i sollën në Shqipëri atë me familjen, me kolegët dhe tani janë të sigurtë. “Tani po shohim çfarë do të ndodhë në Afganistan dhe jam i sigurtë që ne do të bëjmë shumë më tepër veprimtari nga jashtë Afganistanit për kombin afgan” – thotë zoti Ramizi.

    Organizata e tij kishte 20 persona, pjesa më e madhe janë këtu në Shqipëri, dhe një pjesë në vendet fqinje të Afganistanit, si Pakistan e Taxhikistan por, sipas tij, atje ata janë të rrezikuar seriozisht nga grupet talebane.

    “Në Shqipëri na pritën njerëz shumë miqësorë dhe të dashur, dhe ne kemi një respekt të madh për popullin shqiptar. Ne nuk donim ta linim atdheun tonë në ato kushte, por jeta jonë u rrezikua seriozisht. Këtu në Shqipëri jemi të sigurtë, na duan të gjithë, ndërkohë disa organizata po punojnë për të na dërguar në SHBA. Tani për tani po gëzojmë mbrojtjen dhe kujdesin e populit dhe qeverisë shqiptare” – thotë zoti Ramizi.

    Brenda 4 ditëve të fundit kanë mbërritur në Aeroportin Nënë Tereza 6 avionë, duke strehuar në Shqipëri 607 qytetarë afganë të shpërngulur nga rreziqet e shtuara prej talebanëve në Kabul. Të dielën mbërritën edhe dy avionë të tjerë me 182 shtetas afganë të larguar nga Kabuli, mes të cilëve edhe nëna me fëmijë të mitur. Shqipëria u angazhua qysh në fillim për të strehuar shtetas afganë, që po largohen nga atdheu i tyre, sepse rrezikohen të vriten nga talebanët. Autoritetet shqiptare janë shprehur se mund të presin deri në 4 mijë qytetarë afganë dhe kanë bërë gati për mikpritjen e tyre një numër të konsiderueshëm hotelesh dhe kampuse studentore.



    Zeri i Amerikes

  11. #11
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    31,796
    Postimet në Bllog
    20

    Për: Premtim i mbajtur! Edi Rama e kthen Shqipërinë në Albanistan, hap dyert për refugjatët afganë

    Zgjatet qëndrimi afganëve, qeveria vendos t’i asistojë edhe për 6 muajt e ardhshëm

    Emri:  Refugjate-afgane-1-2048x1152.jpg

Shikime: 142

Madhësia:  39.0 KB

    Afganët e ardhur një vit më parë në Shqipëri pasi talebanët morën pushtetin në këtë vend do të qëndrojnë edhe 6 muaj të tjerë në vendin tonë.

    Qeveria ka marrë vendimin këtë të enjte dhe janë ngarkuar 8 ministri që të merren me procedurat e zgjatjes së qëndrimit të tyre në vendin tonë.

    Verën e kaluar më shumë se 900 afganë u vendosën në Durrës dhe Shëngjin dhe qeveria shqiptare mori përgjegjësinë për akomodimin dhe sigurinë e tyre.

    Sipas marrëveshjet afganët do të qëndronin në vendin tonë deri në përfundimin e procedurave për pajisjen me vizë për të udhëtuar më pas në shtetet e bashkuara të Amerikës dhe Europës perëndimore.

    Euronews

  12. #12
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    31,796
    Postimet në Bllog
    20

    Për: Premtim i mbajtur! Edi Rama e kthen Shqipërinë në Albanistan, hap dyert për refugjatët afganë

    Refugjatët afganë që iu premtua strehim në SHBA ende të ngecur në Shqipëri

    Në një qytet bregdetar shqiptar, ka afganë që iu larguan rikthimit në pushtet të talebanëve në 2021. Atyre iu premtua kalimi i sigurt në SHBA. Tre vjet më vonë, ata janë ende në pritje.

    Nga Fjori Sinoruka

    Emri:  rafaelo-1280x960-1.jpg

Shikime: 66

Madhësia:  75.5 KB
    Resorti "Rafaelo" në Shëngjin, ku janë strehuar shumica e refugjatëve afganë në Shqipëri, shtator 2024. Foto: BIRN.

    Zeinab Kohisteni ishte 17 vjeçe kur u largua nga Afganistani me prindërit dhe tre nipërit e saj në vitin 2021, kur talebanët u rikthyen në pushtet. Babai i saj kishte punuar për Ministrinë e Brendshme afgane, që do të thotë se jeta e tij do të ishte në rrezik nën sundimin e talebanëve.

    Tre motrat e Kohistenit, një vëlla dhe gruaja e tij – të gjithë mbi 18 vjeç – u desh të qëndronin pas, por Kohisteni kapej pas shpresës së ata të gjithë do të ribashkoheshin në Shtetet e Bashkuara.

    Tani 20 vjeçe, Kohisteni jeton në Shqipëri, e cila ishte ndër të parat që iu përgjigj lutjes së SHBA-së për të siguruar strehim për refugjatët afganë. Familjes iu tha se qëndrimi i tyre do të ishte vetëm i përkohshëm, se ata do të mbërrinin në SHBA brenda një viti. Por pas tre vitesh Kohisteni është ende në pritje.

    Nëna e saj është e sëmurë, tha ajo, dhe e dëshpëruar dhe e shqetësuar për djalin që la pas, pasi kishte humbur tashmë një djalë tjetër nga duart e talebanëve. Ndërkohë Kohisteni punon me dy turne si përkthyese, nga ora tetë e mëngjesit deri në orën tetë të mbrëmjes.

    “Jam vërtet e lodhur dhe nuk kam asnjë shpresë për të ardhmen, sepse kemi gati tre vjet këtu dhe tani është vërtet e vështirë për ne”, tha Kohisteni për BIRN.

    “Dua thjesht të jem me familjen time, motrat dhe vëllain tim. Dua vetëm që ata të jenë të sigurt, të largohen nga Afganistani dhe që familja të jetë e bashkuar”, tha ajo.

    “Kjo është ëndrra ime për momentin. Nuk mendoj për asgjë tjetër. Jeta e vëllait tim është në rrezik sepse ai ishte oficer në ushtri.”

    Disa familje afgane janë në një situatë të ngjashme, pasi kalimi i tyre i sigurt në SHBA i nënshtrohet “kontrolleve të sigurisë” në dukje të pafundme.

    Afati shtyhet

    Emri:  rafaelo-2-1140x855.jpg

Shikime: 65

Madhësia:  63.7 KB
    Zeinab Kohisteni dhe nëna e saj në Shëngjin, shtator 2024. Foto: BIRN

    Shqipëria hapi dyert e saj për mijëra shtetas afganë në verën e vitit 2021 në mes të një evakuimi kaotik të njerëzve të konsideruar në rrezik nga rikthimi në pushtet i talebanëve, dy dekada pasi regjimi u përmbys nga forcat e udhëhequra nga SHBA-ja në prag të sulmeve terroriste të 11 shtatoit. Kosova dhe Maqedonia e Veriut gjithashtu pranuan refugjatë.

    Shumica e atyre që mbërritën në Shqipëri ishin gazetarë, ish-zyrtarë të qeverisë ose aktivistë dhe punonjës të organizatave të shoqërisë civile, si dhe familjarë.

    Ata u akomoduan në hotelin “Rafaelo” në Shëngjin, një qytet turistik me plazhe me rërë dhe apartamente pushimi në skajin verior të bregdetit shqiptar. Atyre iu tha se do të qëndronin deri në një vit, ndërkohë që dokumentacioni i tyre për të hyrë në SHBA po përpunohej sipas një marrëveshjeje mes Tiranës dhe Uashingtonit.

    Afati fillestar u shty deri në gusht 2023, por ata ende janë në pritje.

    Ironikisht, më shumë afganë mbërrijnë çdo javë sipas një marrëveshjeje të ndryshme që u siguron atyre një status mbrojtjeje të përkohshëm. Vizat e tyre përpunohen shpejt dhe ata zakonisht largohen brenda 30 ditëve.

    Nuk është e qartë se sa afganë janë në të njëjtën situatë si Kohisteni. Ministria e Jashtme e Shqipërisë nuk iu përgjigj një kërkese për koment, por një afgan, i cili foli në kushte anonimiteti, tha se ishin “më shumë se 30”.

    “Nuk e di arsyen”, tha burri për BIRN. “Unë jam duke pritur këtu dhe nuk e di arsyen përse po pres dhe kur pyes më thonë: ‘Je nën kontroll sigurie’.”

    “Nuk jam vetëm këtu. Ka më shumë se 30 njerëz. Ata janë në të njëjtën situatë si unë.”

    Ai tha se kishte humbur shpresën për të arritur në SHBA tani afër.

    “Po punoj, bëj maksimumin, por, fatkeqësisht, nuk ka asnjë lloj drite jeshile për mua. Nuk e di pse ndodhi. Këtu kishte qindra njerëz në të njëjtën situatë si unë. Të gjithë kanë marrë vizat dhe janë larguar.”

    BIRN

Tema të Ngjashme

  1. Përgjigje: 11
    Postimi i Fundit: 19-01-2022, 12:40
  2. Albanistan: Fondet e BE-së u përdorën nga Rama për blerje votash
    Nga Albo në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 08-05-2021, 09:56
  3. Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 12-04-2021, 09:08
  4. Përgjigje: 5
    Postimi i Fundit: 17-03-2021, 21:19
  5. Asnjë premtim i mbajtur nga qeveria
    Nga Wordless në forumin Aktualitete shoqërore
    Përgjigje: 31
    Postimi i Fundit: 14-10-2016, 06:19

Fjalët Kyçe për Temën

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •