Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 2
  1. #1
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,122
    Postimet në Bllog
    17

    Narko-shteti: Efektivi i RENEAs drejtonte rrjetin e kokainës në Tiranë

    Ndalimi i efektivit të RENEA-s, SHÇBA: Goditet një rrjet shpërndarësish kokaine, drejtohej nga një punonjës i Forcave Speciale. Ja zonat ku vepronin në Tiranë

    Emri:  policia-renea-696x462-1.jpg

Shikime: 184

Madhësia:  30.9 KB

    TIRANË
    Shërbimi për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat në Ministrinë e Brendshme ka dhënë informacion zyrtar për operacionin antidrogë të zhvilluar mbrëmjen e sotme në Tiranë.

    Janë 5 persona të arrestuar, një prej tyre efektiv i RENEA-s që sipas SHÇBA ishin pjesë e një rrjeti shpërndarësish kokaine që vepronte në disa zona në Tiranë. Rrjeti drejtohej nga një punonjës policie i Forcave Speciale.

    NJOFTIMI I SHÇBA
    SHÇBA godet grupin e shpërndarjes së lëndëve narkotike, deri tani 5 të shoqëruar në kushte flagrance, mes tyre 1 punonjës policie
    Në vijim të një procedimi proaktiv nën drejtimin e Prokurorisë së Tiranës dhe me mbështetjen operacionale të DVP Tiranë, është finalizuar operacioni për goditjen e një rrjeti të shpërndarjes së kokainës në qytetin e Tiranës, i cili dyshohet se drejtohej nga një punonjës policie i forcave speciale.
    Aktualisht janë të shoqëruar në kushte flagrance me provat materiale (kokainë dhe hashash) 5 shtetas:
    Ata janë:
    – R.L., 27 vjeç, punonjës policie pranë repartit special RENEA;
    – J.L., 30 vjeç;
    – G.H., 26 vjeç;
    – G.S., 27 vjeç;
    – E.S., 26 vjeç.
    Aktualisht po vazhdojnë kontrollet e banesave të personave të implikuar.
    Grupi vepronte kryesisht në zonën e njohur si “Parku i autobusëve”, Kombinatit, Misto Mame, Yzberisht dhe Qytet të Nxënësve.
    Janë sekuestruar lëndë narkotike të dyshuara si kokainë dhe kanabis, para dhe armë.
    Operacioni është në vijim e sipër dhe në përfundim të veprimeve do të ketë një njoftim për media.
    SHÇBA mbetet e përkushtuar në misionin e saj për garantimin e zbatimit të ligjit dhe fton qytetarët të denoncojnë çdo rast të shkeljes së ligjit, duke telefonuar në numrin e gjelbër 0800 90 90.

    (BalkanWeb)
    "Babai i shtetit është Ismail "Qemali", e zbuloi Edvin shkencëtari!"

  2. #2
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,122
    Postimet në Bllog
    17

    Për: Narko-shteti: Efektivi i RENEAs drejtonte rrjetin e kokainës në Tiranë

    Arrestohet gjatë një operacioni antidrogë efektivi i RENEA-s. Burime për “BalkanWeb” bënë me dije se efektivi Rael Luli u arrestua nga Shërbimi për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat pranë Ministrisë së Brendshme.

    Gjatë operacionit antidrogë u arrestuan dhe katër persona të tjerë. Në orët në vijim pritet informacion zyrtar nga policia për operacionin dhe arrestimet.

Tema të Ngjashme

  1. Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 01-03-2021, 23:10
  2. Intervista, Basha: "Edi Rama po ndërton një narko-shtet në Shqipëri"
    Nga Albo në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 27-05-2014, 23:43
  3. Përgjigje: 20
    Postimi i Fundit: 26-02-2014, 11:54
  4. Shteti i Izraelit hap ambasadë të përhershme në Tiranë
    Nga shigjeta në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 52
    Postimi i Fundit: 05-06-2012, 17:47
  5. Amarildo Yzeiri, efektivi i policise qe ngriti flamurin nga toka
    Nga Argjendii në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 69
    Postimi i Fundit: 04-02-2011, 16:51

Fjalët Kyçe për Temën

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •