Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 2
  1. #1
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,346
    Postimet nė Bllog
    17

    Raporti i OSBE/ODHIR: Problematika e zgjedhjeve si nė Afganistan e jo si shtet evropian

    Raporti i OSBE-ODIHR pėr zgjedhjet e 25 prillit, sipas “Zėrit tė Amerikės”

    Emri:  frak-750x375.jpg

Shikime: 3234

Madhėsia:  21.3 KB

    Nga Zėri i Amerikės

    Raporti pėrfundimtar i ODIHR-it pėr zgjedhjet parlamentare tė 25 Prillit, i publikuar tė hėnėn, i pėrmbahet gjetjeve kryesore tė pėrfshira qė nė pėrfundimet paraprake, tė nesėrmen e votimit, duke u pasuruar pėr disa nga ēėshtjet me elementė shtesė.

    Ndėrsa vlerėson procesin zgjedhor, dokumenti i pėrgatitur nga misioni i vėzhguesve ndėrkombėtar, pėrmend shqetėsimet lidhur me fenomenin e shitblerjes sė votės, shfrytėzimit nga ana e Partisė socialiste tė burimeve qė i jep tė qėnurit nė pushtet, si dhe ofron njė seri rekomandimesh pėr zgjedhjet e ardhshme.

    Raporti i qėndron vlerėsimit se “nė zgjedhjet e 25 Prillit, votuesit patėn mundėsi tė zgjidhnin mes kandidatėve, tė cilėt mundėn tė bėnin fushatė nė mėnyrė tė lirė dhe nė kushtet e njė kuadri ligjor qė respekton liritė themelore” dhe se “pas njė marrėveshjeje tė re qė i dha fund njė ngėrēi politik, aktorėt kryesorė patėn besim tė mjaftueshėm pėr tė marrė pjesė nė zgjedhje”. Megjithatė raporti vėren se “ndėrsa njė numėr rekomandimesh tė ODIHR dhe Komisionit tė Venecias u morėn parasysh nė ndryshimet ligjore, rekomandime tė tjera mbeten tė patrajtuara, pėrfshirė ato qė lidhen me de-politizimin e komisioneve zgjedhore tė nivelit mė tė ulėt, tė drejtat e votimit tė personave me aftėsi tė kufizuara, pėrgjegjėsinė penale pėr shpifje dhe pėrdorimin nė lajme tė materialeve tė fushatės”

    Partia socialiste nė pushtet, e cila fitoi njė mandat tė tretė qeverisės kritikohet se “mori avantazhe tė konsiderueshme nga tė qenit nė pushtet, pėrmes kontrollit tė administratės lokale dhe nga shpėrdorimi i burimeve tė administratės publike. Kjo u amplifikua pėrmes mbulimit pozitiv tė institucioneve shtetėrore nė media” thekson raporti, i cili mė tej vėren se “pavarėsisht njė kuadri ligjor solid qė ndalon shpėrdorimin e burimeve administrative dhe minimizon avantazhin e partisė nė pushtet, ministrat vazhduan tė bėnin fushatė gjatė angazhimeve zyrtare. Publiciteti qė erdhi si rrjedhojė e kėsaj i dha partisė qeverisėse njė avantazh tė konsiderueshėm”.

    Nga ana tjetėr vihet nė dukje se presidenti Ilir Meta, “nė kapacitetin e tij zyrtar bėri fushatė kundėr partisė qeverisėse”.

    Sipas misionit ndėrkombėtar tė vėzhguesve “pretendimet pėr shitblerje votash qenė tė vazhdueshme gjatė fushatės. Praktikat gjerėsisht tė pėrhapura tė shitblerjes sė votave vazhduan tė pėrbėnin problem. Njė numėr i lartė i hetimeve u hapėn nė kėtė drejtim. Rreth 30 hetime kriminale tė blerjes sė votės dhe rreth 50 ēėshtje penale pėr parregullsi tė tjera u iniciuan nė lidhje me zgjedhjet e 2021”.

    Raporti vė nė dukje se “ofrimi i stimujve dhe presioni i pretenduar ndaj nėpunėsve civilė pėrbėnė shqetėsim”. E po ashtu dhe “rrjedhja e tė dhėnave personale sensitive, duke pėrfshirė edhe preferencat politike tė zgjedhėsve pėrbėn shqetėsim serioz dhe i bėn zgjedhėsit vulnerabėl ndaj trysnisė”, thekson raporti duke ju referuar kėshtu sistemit tė patronazhistėve tė ngritur nga Partia socialiste.

    Raporti pėrfundimtar vlerėson qartazi rolin e Komisionit Qendror tė Zgjedhjeve, dhe strukturave tė tij, pėrfshirė fazėn e ankimimeve nė tė cilėn u angazhua dhe Kolegji Zgjedhor. Sipas ODIHR-it ankimimet dhe apelimet “u morrėn nė konsideratė nė njė proces tė hapur dhe tė rregullt, me respektimin e tė drejtave procedurale tė palėve dhe vendimet tė justifikuara nė mėnyrė tė arsyeshme”.

    ODIHR ka ofruar dhe njė seri rekomandimesh “pėr tė mbėshtetur pėrpjekjet pėr tė harmonizuar zgjedhjet nė Republikėn e Shqipėrisė me angazhimet e OSBE-sė dhe detyrimet dhe standardet e tjera ndėrkombėtare pėr zgjedhjet demokratike”. Janė tė paktėn 5 rekomandime qė cilėsohen si pėrparėsore e qė lidhen “me nevojėn pėr tė rishikuar mė tej kornizėn ligjore, pėr tė garantuar tė drejtėn pėr njė zgjedhje tė lirė dhe tė fshehtė, pėr identifikimin, hetimin dhe ndjekjen penale tė rasteve tė blerjes sė votės, pėr garantimin e sigurisė sė tė dhėnave personale tė qytetarėve dhe kufizimin e pėrdorimit nė lajme tė materialeve elektorale”.

    Nė zgjedhjet e 25 Prillit Partia socialiste siguroi e vetme shumicėn me 74 deputetė. Partia Demokratike mori 59 vende nė parlamentin e ardhshėm, ndėrsa aleatja e saj kryesore LSI, e cila garoi mė vete, do tė ketė 4 deputetė. Opozita vijon tė denoncojė zgjedhjet duke i konsideruar ato njė masakėr elektorale, e duke deklaruar se nuk do t’i njohė kurrė ato, pavarėsisht se nė shtator do tė jetė pjesė e parlamentit tė dalė nga kėto zgjedhje. Edhe nė njė reagim pas publikimit tė raportit, kryetari demokrat Lulzim Basha shprehet se ky dokument “konfirmon se mė 25 prill u tjetėrsua vullneti i shqiptarėve. Raporti konfirmon atė qė tė gjithė shqiptarėt e dinė tashmė: 25 prilli nuk kishte lidhje me demokracinė dhe zgjedhjet e lira e tė ndershme”. Ndėrsa sipas sekretarit tė Pėrgjithshėm tė Partisė socialiste, Taulant Balla, Shqipėria mori “raportin mė tė mirė pėr zgjedhjet nė kėto 30 vite”

    Zėri Amerikės

  2. #2
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,346
    Postimet nė Bllog
    17

    Pėr: Raporti i OSBE/ODHIR: Problematika e zgjedhjeve si nė Afganistan e jo si shtet evropian

    Raportin e plote e gjeni me poshte:

    493687.pdf

Tema tė Ngjashme

  1. Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 29-06-2017, 18:01
  2. Raporti perfundimtar i OSBE/ODIHR per zgjedhjet vendore
    Nga shigjeta nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 6
    Postimi i Fundit: 25-08-2011, 19:26
  3. Raporti i ODHIR mbi zgjedhjet vendore, 8 maj 2011
    Nga skipetar nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 14
    Postimi i Fundit: 16-06-2011, 04:13
  4. Raporti i OSBE: Zgjedhjet e qershorit, nje permiresim i ndjeshem
    Nga juanito02 nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 16
    Postimi i Fundit: 16-09-2009, 08:08
  5. Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 13-04-2005, 10:51

Fjalėt Kyēe pėr Temėn

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •