Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 1
  1. #1
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,348
    Postimet në Bllog
    17

    Shteti policor: Policia e Rilindjes dhunon qytetarët e gazetarët

    Video/ “Barkas aty”! Momenti kur policia shtrin në tokë gazetarin Gjençaj, debat me Klodiana Lalën: Është kolegu im! Efektivi: Zhduku mos u afro!


    Emri:  WhatsApp-Image-2021-07-27-at-1.34.35-PM.jpg

Shikime: 234

Madhësia:  29.1 KB

    TIRANË

    “BalkanWeb” sjell të tjera pamje nga aksioni i policisë pranë “Shkollës së Bashkuar”, në Tiranë, ku Forcat Speciale shtrinë në tokë gazetarin e “News24”, Ergys Gjençaj, pasi filmoi operacionin.

    Në pamjet e reja që sjell “BalkanWeb”, shihet momenti kur gazetarët po filmojnë policët e maskuar dhe me armë, që i kërkojnë një mjeti luksoz të hapë derën, por shoferi shtyp gazin dhe largohet, duke rrezikuar jetën e tyre. Menjëherë pas largimit të mjetit luksoz, policia i sulet gazetarëve të “News24” dhe “BalkanWeb”, Ergys Gjençaj dhe Klodiana Lala.

    Efektivët i marrin celularin dhe shtrijnë në tokë gazetarin Gjençaj, ndërsa ndërhyn gazetarja Klodiana Lala. Në video dëgjohet kjo e fundit, teksa iu thotë policëve se Gjençaj është gazetar dhe duhet ta lënë të lirë.



    Pjesë nga debati i gazetares Lala me efektivin:

    Klodiana Lala: O zotëri, jemi gazetarë.
    Efektivi: Jo, jo s’je gazetare fare para operacionit të policisë.
    Klodiana Lala: Është kolegu im ai zotëri.
    Efektivi: Mos u afro, hera e parë dhe e fundit që afrohesh, se do quhesh bashkëpunëtore, lëre tani. Zhduku!
    Klodiana Lala: Është kolegu im o vëlla, si e shtrini në tokë. Lëre kolegun tim, ç’punë ke ti.
    Efektivi: Keni ardhur në momentin e ndërhyrjes. Vini na pengoni.

    (BalkanWeb)
    Ndryshuar për herë të fundit nga Albo : 27-07-2021 më 10:31

Tema të Ngjashme

  1. Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 18-07-2017, 10:49
  2. Përgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 21-09-2015, 13:05
  3. Shteti Policor: Policia të monitorojë prokurorinë dhe gjykatat
    Nga Albo në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 28-10-2014, 16:49
  4. Përgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 06-03-2014, 16:20
  5. Policia dhunon adoleshentin per nje flamur.
    Nga angmokio në forumin Problematika shqiptare
    Përgjigje: 113
    Postimi i Fundit: 08-12-2012, 13:38

Fjalët Kyçe për Temën

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •