Nė Kuvendin e PD tė organizuar njė ditė mė parė u pa se Partia Demokratike do tė vazhdojė rrugėn e saj tė ngjashme me rrugėn qė ka bėrė nė tė kaluarėn nėn drejtimin e Berishės, rrugė e cila i shkaktoi Shqipėrisė shumė pasoja negative midis tė cilave edhe shkatėrrimin e shtetit shqiptar nė `97. Partia Demokratike e krijuar me ngut nga Ramiz Alia ashtu sikundr edhe tre Partitė e tjera (pra dy tė majta e dy tė djathta), me qėllim qė ti tregonin botės dhe Europės se nė Shqipėri po vendosej Demokracia perėndimore, u drejtua nga njė ish sekretar Partie i spitalit, njėlloj si dhe tre partitė e tjera drejtues tė tė cilave u vendosėn besnikė tė PPSH.
Qėllimi i drejtuesve tė PPSH nė ato momente kur sistemi komunsit u shkatėrrua, muri i Berlinit, ra (dhe mė e frikshmja pėr ta ishte pushkatimi i Ēausheskut), qėndronte nė kalimin nė njė sistem tjetėr, atė demokracisė perėndimore nė aparencė, por nė fakt kėrkonte njė ndalim tė hakmarrjes nga klasat e persekutuara, dhe njė zbatim tė propozimeve tė Katovicės qė kėrkonin mbajtjen nė pushtetin e ri, tė ish-komunistėve dhe tė drejtuesve tė tjerė, duke shpėrndarė pasurinė e popullit tė grumbulluar tek ky kontigjent njerėzish tė besuar. Dhe kėshtu ndodhi mė pas, e gjatė gjithė kėtyre viteve.
Pavarėsisht se PD dhe drejtuesi i saj u pėrkrah nė fillim fuqimisht nga SHBA, pavarėsisht se u bėnė ligje tė reja, pavarėsisht se PD pėrkrahu kėrkesėn e rinisė dhe tė shumicės sė popullatės pėr tu integruar nė Europė me parrullėn sinjifikative -`E duam Shqipėrinė si gjithė Europa`, njė nga ligjet, ai i pronės 7501 (I miratuar nga tė dy partitė mė tė mėdha tė asaj kohe PS dhe PD), shkaktoi e po shkakton probleme dhe pakėnaqėsi tė thella nė pronarėt e vėrtetė tė tokave. Madje Camdesy Drejtuesi i BB nė 1993, insistoi nė njė takim me presidentin Berisha tė asaj kohe qė `tė mos krijohen probleme tė reja me pronat, por tė zgjidhen problemet e vjetra`. Ndodhi e kundėrta, ndoshta nga pa-aftėsia qeverisėse ose ndoshta edhe qėllimisht.
E parė nė retrospective, drejtimi i shtetit nga PD nė tė gjitha periudhat, pati njė ngjashmėri tė thellė me shtetin utopik tė Bakunin-it, pra tė njė shteti anarkik , ku ligjet nuk zbatoheshin, ku turma njerėzish tė ardhur nga veriu e jugu zaptuan tokat nė bregdet dhe nė qytetet e mėdha, ku u bėnė ndėrtime pa leje, ku zonat qė pėrfituan nga lehtėsirat qė u krijoi PD pėr tė marrė toka dhe pėr tė mos paguar taksa e tatime tė votonin politikisht PD, ku korrupsioni dhe mitmarrja gėluan nė tė gjitha sektorėt drejtues qėndrorė dhe lokale, ku pėr shkak tė mungesės sė kontrollit dhe zbatimit tė ligjit ndodhėn firmat piramidale dhe filloi tė kultivohej droga, ku u vendosėn nė drejtimin e pushtetit local e qėndron drejtues militant e tė pa-aftė; pra e gjithė kjo anarki konstitucionale dhe ligjore shkaktoi kolapsin e tmerrshėm tė shtetit, kolaps i padėgjuar dhe i ngjashėm me njė revolucion anarkist, i cili nuk ėshtė dėnuar ligjėrisht dhe ėshtė harruar qėllimisht edhe nė ditėt e sote.
Me faj tė madh janė dhe qeveritė socialiste tė cilat nuk arritėn tė stabilizojnė vėndin, dhe vetėm nė ditėt e sotme sigurisht me ndihmėn e SHBA dhe mė pak tė BE, qeveria shqiptare po pėrpiqet tė vendosė nė binarė shtetin shqiptar tė dėmtuar rėndė nga shteti anarkik i iniciuar nga Berisha dhe i pa rregulluar nga PS.
Sot nė Kuvendin e PD, kjo parti pėrsėri nuk analizoi fajet dhe gabimet e bėra, nuk paraqiti asnjė Projekt apo Program real mė tė mirė se Maxhoranca me tė cilin do tė mund tė fitojė qoftė nė zgjedhjet locale qoftė nė zgjedhjet e ardhėshme, pra nuk u reformua. PD nuk reagoi ndaj nxjerrjes non-gratta nga SHBA tė `Usta tė Paudhit`. E gjithė struktura politike e PD u mbėshtet tek filosofia politike e Berishės e tipit nazist, filosofi e vazhduar me kėmbėngulje gjatė gjithė kohės nė drejtim tė PD por edhe nė aparencė, gjatė gjithė kohės edhe jashtė funksioneve drejtuese tė PD.
Kjo filosofi bazohet tek Main Kampf i Hitlerit: `` "Kurrė mos e lejo popullin tė qetėsohet; kurrė mos e prano njė humbje apo gabim; kurrė mos prano se mund tė ketė diēka tė mirė te armiku yt; kurrė mos e lerė dhomėn pėr njė alternativė; kurrė mos e prano fajėsinė; koncentroju nė njė armik, nė njė kohė, dhe fajėsoje atė pėr ēdo gjė qė shkon keq; njerėzit besojnė njė gėnjeshtėr tė madhe mė shpejt sesa njė gėnjeshtėr tė vogėl``. James Murphy, Pėrkthyesi i librit tė Hitlerit, Mein Kampf nė anglisht-komenton se esenca e filosofisė politike tė Hitlerit ishte `Gėnjeshtra e madhe` apo `Big Lie` qė u pėrdor gjatė luftės sė 2 botėrore nga media naziste, por dhe mė vonė nga politikanė e shtete tė tjera.
E bazuar nė kėtė filosofi, edhe pinjolli i Berishės, Basha, pėrdor `Big Lie`, dhe vazhdon tė fajėsojė kundėrshtarin pėr gabimet dhe pa-aftėsitė e veta duke u munduar tu mbushė mėndjen popullit opozitar dhe pėrkrahėsve nė Kuvendin Kombėtar se …zgjedhjet ishin tė manipuluara, se.. u bė massakėr zgjedhore, se…qeveria e maxhorancės ėshtė bandė….. se vetting ėshtė i manipuluar, etj, etj. Pra filosofi politike tipike naziste e vitit 2021 e cila mohon ēdo gabim tė sajin dhe mohon ēdo sukses tė kundėrshtarit.
Por a mund tė fitohet me kėtė filosofi sot, kur SHBA dhe BE po pėrkrahin fuqimisht Maxhorancėn, po shkruajnė se zgjedhjet ishin normale, se populli e pranoi rezultatain, se vetting po jep rezultate, se vėndi ėshtė i stabilizuar dhe i qetė megjithė dy katastrofat e mėdha natyrore-Tėrmeti dhe Pandemia, se po punohet nė tė gjithė sektorėt?
Atėhere Usta i Paudhi (ose Avokati i Djallit), tha nė Kuvėndin Kombėtar tė Opozitės se ka korrupsion masiv dhe vjedhje, se ka narkoshtet apo partishtet. Sigurisht problemet po egzistojnė, por kryesosrja ėshtė se Ligji po funksionon, se ēdo person drejtues i kapur apo i dyshuar do dalė para ligjit.
Vettingu e ka filluar dhe po e vazhdon me gjykatės e prokurorė, kurse SPAK po e fillon dhe vazhdon me procedimet penale tė drejtuesve lokalė dhe qėndrorė tė Maxhorancės. Pėrse e filloi SPAK me goditjen ndaj disa drejtuesve tė korruptuar tė Maxhorancės? A nuk ka patur Opozita nė tė kaluarėn korrupsion dhe hajdutllėk e shkelje ligjesh nga ish drejtuesit? Sigurisht madje ka qėnė massive dhe alarmante. Ėshtė normale qė duhet filluar nga e majta, sepse po filloi nga e djathta do te dukej SPAK-u si sigurimi i shtetit. SHBA po e mbėshtet fort luftėn anti-korruspion dhe Vettingun.
Sidoqoftė nė Kuvendin Kombėtar tė PD u pėrdor gjithashtu `Big Lie` nazist nė njė formė mė tė sofistikuar: me duartrokitje frenetike pėr udhėheqėsin e dėshtuar, pėr fitorjet e mėdha, pėr Projektin e madh `Rama ik` - nė vėnd tė njė Projekti dhe Programi real pėr tė fituar zgjedhjet.
Aq sfaēiato ishte kuvėndi sa qė nuk u lejua njė nga kandidatėt pėr Kryetar Partie, aq sa dhe `radikalisti` Mark Marku, hodhi dyshime pėr vlerat e Kuvendit, aq sa dhe M. Rexhvelaj u largua nga Partin Demokratike sepse nuk mund tė rrijė me njerės jo normal nė atė Parti (Shpėrthen keq zyrtarja, njofton largimin nga Partia Demokratike: Nuk eci me njerėz pa moral, rrugėt tona ndahen kėtu - Politike (sot.com.al)).
Nė pėrfundim mund tė shohim se PD mbetet e pareformuar dhe me veprimet apo me idetė anarkiste-berishiane qė ka ndėrment vazhdon pėr momentin tė mbetet njė Parti e sė Keqes nė Shqipėri e cila po pengon Shqipėrinė tė integrohet.