Gjeopolitika e SHBA pas Trumpit ka pësuar ndryshime të rëndësishme duke çvendosur vëmënedjen kryesisht Demokracia, zhvillimet demokratike, të drejtat e njeriut, dhe të LGBTQ si dhe afrimin dhe bashkëpunimin e ngushtë me BE.
Në vënd të Parrullës Trump `Make America Great again`, Biden doli me parrullën `Make America respected again`.
Në vënd të Gjeo- Politikës së jashtme të Trump ku Kina është armiku kryesor i SHBA-së, ndërsa Rusia nuk përbën problem dhe mund të merren vesh për një marëveshje për armatimin Bërthamor (sipas Trump).
Biden e riktheu edhe një herë vëmëndjen të Russia ashtu si dhe të gjithë drejtuesit demokratë të shek 20 dhe 21 të cilët që pas Revolucionit socialist të tetorit (7 Nëntori 1917) dëshëronin të vendosnin `Kordonin Sanitar` përreth Rusisë me qëllim që të mos përhapej Komunzmi, ashtu dhe sot kur përpara SHBA është një Rusi me një GDP rreth 2 trilion Dollarë me një popullatë prej 147 milionë banorë, në një kohë kur Kina Komuniste ka një GDP prej 14 trilionë dollarë dhe 1.4 miliardë njerëz, po mundohet të krijojë një tip kordoni jo sanitar, por ekonomiko-financiar nëp[ërmjet sanksioneve ekonomike.
Nëse Trump u mundua të zgjidhë problemet e brëndëshme të SHBA siç janë dhe mbeten dy më të rëndësishmet:
- Emigracioni i çfrenuar latin shumica e drejtuar nga Mafia meksikane e kolumbiane duke ngritur mure ndarëse
- Deficiti i madh i brëndëshëm buxhetor
Në të gjitha këto drejtime administrata e Biden e ka drejtuar tehun e Politikës së SHBA tek Politika e jashtme si afrimi dhe aleancat e jashtme me BE dhe me indinë dhe përpjekjet për të frenuar ekspansionin kinez në Europën lindore dhe në Azi, Afrikë, dhe Amerikën latine, por edhe për të penguar Rusinë në ekspansionin e saj gjeopolitik për tu ri-futur në ish vëndet e Europës Lindore dhe qëndrore si dhe të Azisë Qëndrore.
Mesa duket administrate Biden e sheh më të rrezikshme ngritjen nga ana e Rusisë të sistemit BRICKS që nga viti 2001 ( pesë ekonomitë e Russisë, indisë, Kinës, and Afrikës së Jugut), krijimit nga Rusia pas shpërbërjes së BRSS të CIS ( Komonuelthi i shteteve të pavarura) që nga viti 1993 me ish shtetet e BRSS : Azerbaijan, Armenia, Belarus, Georgia, Kazakhstan, Kyrgyzstan, Moldova, Russia, Tajikistan, Turkmenistan, Uzbekistan and Ukraine. Por sot janë larguar nga ky sistem Azerbajxhani, Ukraina dhe Gjeorgjia.
Një nga Problemet më të mëdha të administratës Biden janë përpjekejt e Kinës sidomos fjalimi i fundit i Presidentit kinez Xiping i cili paralajmëroi botën por mesa duket vetë SHBA ..për përgjigje të forta nga ana e Kinës komuniste nëse preken interesat e saj.
Kalimi i Kinës në një superfuqi botërore qoftë nga ana ekonomiko-financiare ashtu dhe nga ana ushtarake, mbijetesa e Komunizmit në një formë të veçantë të paparashikuar nga klasikët e Markszmit, por e para shikuar nga Lenini nëpërmjet sistemit NEP (Novaja ekonomiçeskaja Politike), në të cilën hidhej ieja e ruajtjes së formës kapitaliste të ekonomisë por me një drejtim monopartiak, ide e cila u përkrah fuqimisht nga strategu komunist kinez Ten Hsiao Ping dhe që u instalua pas vdekjes së Kryetarit Mao, bëri që komunizmi specifik kinez të mbijetojë dhe të konkurojë fuqimisht Perëndimin duke vërtetuar se sistemi kapitalist i drejtimit mund të mos jetë më i vetmi system dominues në botë.
Sfidat që ka përpara administrata e SHBA me Biden në krye, janë nga më të rëndat vitet e fundit.
Shqipëria ka mbështetur fuqimisht SHBA menjeherë pas rënies së diktaturës komuniste në Shqipëria, dhe i është shumë mirënjohëse që na ka ndihmuar vazhdimisht gjatë gjithë kohës e deri më sot, qoftë në rimëkëmbjen e konomisë, qoftë në rivendosjen dhe përsosjen e demokracisë në vëndin tonë dhe tani po na ndihmon në pastrimin e sistemit të drejtuësisë të kalbur gjatë këtyre 30 viteve nëpërmjet Vetting; po ashtu i jemi mirënjohës SHBA për ndihmën themelore për çlirimin e Kosoës dhe bërjes së saj një shtet të pavarur,; dhe së fundmi parandalimin e rënies përsëri nën ndikimin rus të vëndeve të Ballkanit perëndimor.
Në këtë rast përplasja është më e madhe sepse në këtë rajon përplasen gjeopolitikat e disa shteteve si Turqia, Rusia Kina. Të tre keto shtete kanë investuar në vënde të veçanta për arësye historike, por edhe ekonomike : Rusia në Serbi dhe Mal i Zi, Turqia në vëndet myslimane si Bosnja, dhe ato që kanë komunitet të fuqishëm musliman si Maqedonia dhe Shqipëria, madje Rusia dhe Kina, ndërhyjnë edhe në Bullgari e Hungari.
Kjo dhe për shkak se BE me 27 shtete, nuk ka politika të qarta të anëtarësimit të shteteve të reja të europës gjë që ka shkaktuar zhgënjim tek vëndet që aspirojnë si Shqipëria. Megjithatë përkrahja e SHBA së Biden në dallim nga administrta Trump, është shumë më e madhe sot për Shqipërinë sidomos në përkrahjen e luftës kundër korrupsionit luftë e cila ka arritur kulmin në Shqipëri sepse administratat e mëparshme madje dhe e sotmja ka shkaktuar një korrupsion nasiv i cili ka dëmtuar rëndë ekonominë e vëndit dhe ka pasuruar në mënyrë të padrejtë indivdë kryesisht politikanë dhe drejtues. Lufta kundër shkeljeve të ligjit ka marrë një zhvillim të fortë në Shqipëri por pa ndihmën e SHBA dhe BE kjo luftë nuk mund të fitohet.
Pjesmarrja e SHBA në shumë drejtime përsa i përket politikës së jashtme dhe ndërkombëtare, ndihma në rivendosjen dhe përsosjen e demokracive në vëndet si Shqipëria që aspirojnë të integrohen në BE, por edhe në vënde të tjera të botës, tërheqja e trupave nga Afganistani dhe iraku e Siria, ka vënë në vështirësi këto vënde arabe në stabilizimin e demokracisë dhe SHBA ka nevojë edhe për një reflektim -mendoj- për tu siguruar se kush mund të jetë përparësia në politikën e saj ndërkombëtare atëhere duhet që SHBA të verë në ballancë se kush mund ta dëmtoje atë në të ardhmen: Rusia apo Kina?
Në këtë rast vlen konkluzioni i Trump: Kina përbën rrezikshmëri në të ardhmen dhe jo Rusia me gjithë kompleksitetin e saj historic të një BRSS, por që sot është një shtet kapitalist i dëshpëruar për tu bërë një superfuqi, dhe kjo për shkak se edhe blloku perëndimor nuk i u përmbajt marëveshjes së Rejkjavikut të vitit 1989, ku një nga pikat më të rëndësishme mbeti prishja e sistemit komunist në këmbim të prishjes së koalicioneve luftarake dhe të mos përhapjes në lindje të influencës perëndimore por lënien e këtyre vëndeve të zgjidhin fatet e tyre duke prishur diktaturën komuniste dhe duke përqafuar demokracinë perëndimore ku shëmbullin e parë e dha Rumania.
Administrata Biden sigurisht mbetet një administratë shumë profesionale me një bazh të pasut në vendosjen e demokracive perëndimore dhe në ndihmën që u ka dhënë dhe u jep vëndeve të tjera në zhvillimin capitalist.
Sfida është e madhe dhe gjithmonë shpresojmë që përpalsja e sistemeve të reja dhe shteteve të reja të fuqishme si Kina, india, Brazili ka një ndikim dhe do të ketë një ndikim të fuqishëm në konkurencën ekonomiko-financiare botërore e cila mund të degjenorjë edhe në luftra lokale ndoshta dhe botërore. Kështu që ka rëndësi të madhe se me kë SHBA do të bëjë aleancë për të shmangur katastrofat. Më e mira do të ishte një marëveshje por në tregëtinë botërore marëveshjet nuk funksionojnë nëse politikat ndërtohen me kujdes dhe këtu mbetet monumentale fraza e Leninit: `Politika është shprehje e koncentruar e ekonomisë`. SHBA i ka kapacietet të bëjë zgjedhjet e duhura.