Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 2
  1. #1
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,415
    Postimet në Bllog
    17

    Shteti policor: Qeveria lejon SPAK, SHISH dhe BKH të kontrollojnë llogaritë bankare të shqiptarëve

    S’ka më sekrete/ SPAK mund të shohë llogaritë bankare të të gjithëve

    Emri:  Screenshot_15-16.jpg

Shikime: 3290

Madhësia:  40.7 KB

    Qeveria ka miratuar vendimin për “rregullat e aksesit të subjekteve të interesuara në bazën e të dhënave të Regjistrit Qendror të llogarive bankare”, ku i lejon SPAK-ut, BKH-së, SHISH-it dhe disa institucioneve të tjera që të kenë akses të plotë në llogaritë e qytetarëve.

    Sipas këtij vendimi, Drejtoria e Përgjithshme e Parandalimit të Pastrimit të Parave; Prokuroria e Juridiksionit të Përgjithshëm; Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar; Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit; Byroja Kombëtare e Hetimit dhe Shërbimi Informativ i Shtetit kanë akses të plotë, të menjëhershëm dhe të pafiltruar në të dhënat e regjistrit, nëpërmjet përdoruesve të autorizuar prej tyre.

    Gjithashtu të drejtë të plotë për t’u futur në Regjistrin Qendror të llogarive bankare kanë edhe Inspektorati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive dhe Konfliktit të Interesave, Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve, Drejtoritë e taksave dhe të tarifave pranë njësive të vetëqeverisjes vendore dhe Drejtoria e Përgjithshme të Doganave, që nëpërmjet përdoruesve të aurorizuar prej tyre kanë akses të plotë, të menjëhershëm dhe të pafiltruar në të dhënat e regjistrit.

    Lapsi

  2. #2
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,415
    Postimet në Bllog
    17

    Për: Shteti policor: Qeveria lejon SPAK, SHISH dhe BKH të kontrollojnë llogaritë bankare të shqiptar

    Në çdo vend të botës së qytetëruar, që një agjenci policore apo hetimi te marri të dhënat e llogarive private bankare të qytetarit, duhet që te paraqitet në gjykatë dhe të bindi gjykatësin, se ka prova të mjaftueshme se personi privat X është duke shkelur ligjet e atij vendi. Dhe vetëm pasi gjykatësi i jep lejen agjensisë përkatëse, ata e marrin vendimin e gjykatës e shkojnë e trokasin ne derën e bankës private që të tërheqin informacionin bankar të llogarisë së qytetarit në fjalë.

    Kurse në Shqipërinë e Edi Ramës, me një të rënë të lapsit, kryeministri piktor, i hap të gjitha llogaritë bankare të gjithë qytetarëve të atij vendi, për agjensitë hetuese e sekrete te vendit. Shqiptarët që nga ky moment nuk janë më qytetarë, janë bujkrobër të Edi Ramës. Qytetari ka të drejta te lindura që i mbron me ligj. Bujkrobi nuk ka asnjë të drejtë, bën vetëm ashtu sic i thotë "pronari".

    Albo

Tema të Ngjashme

  1. Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 18-07-2017, 10:49
  2. Përgjigje: 11
    Postimi i Fundit: 09-12-2015, 16:26
  3. Shteti Policor: Policia të monitorojë prokurorinë dhe gjykatat
    Nga Albo në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 28-10-2014, 16:49
  4. Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 05-04-2010, 11:01
  5. Hysenbelliu: Shteti policor në armiqësi me shtetin e së drejtës
    Nga Albo në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 20-04-2004, 11:59

Fjalët Kyçe për Temën

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •