Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 4
  1. #1
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,426
    Postimet në Bllog
    17

    Qeveria e Korrupsionit: Zbardhen manipulimet në tenderin 2.8 miliard lekë të uniformave të policisë

    Emri:  Tenderi.jpg

Shikime: 408

Madhësia:  46.1 KB

    Zbardhen detaje nga dosja e SPAK që çoi në pranga 9 persona të akuzuar për abuzime me tenderin e 2.8 miliardë Lekë të uniformave të Policisë së Shtetit.

    Hetuesit kanë gjetur shkelje në procedurën e shpalljes së fituesit, kompanisë “D&E shpk” si dhe skualifikimin e 2 ofertave të tjera, një turke dhe një kroate. Gara u hap në 2019-ën, dhe tenderi duhet të ishte ndarë në 3 lote të ndryshme; uniforma, këpucë dhe shpërndarje.

    Burimet nga Prokuroria e Posaçme thanë se Komisioni i Vlerësimit të Ofertave ka bërë bashkimin e 3 loteve në një të vetëm duke sjellë për pasojë edhe rritje të çmimit.

    Gjithashtu me rritjen e çmimit është ulur cilësia e materialeve që do të përdoreshin duke u pasuar edhe me reduktim të sasisë. Po i njëjti burim thekson se kjo vendimmarrje është kundërshtuar nga njëri nga anëtarët e Komisionit të Vlerësimit të Ofertave i cili ka firmosur kundër bashkimit të 3 loteve pasi sipas tij ishte në shkelje flagrante të ligjit.

    Gjithashtu edhe një tjetër anëtar i Komisionit të Prokurimit nuk ka dhënë pëlqimin për ta miratuar tenderin dhe aq më pak që t’i jepej kompanisë që u shpall fituese. Sipas të njëjtave burime, kompania “D&E” shpk që fitoi tenderin kishte mangësi në plotësimin e dokumentacionit ndërsa u skualifikuan kompani që kanë ofruar çmime më konkurruese.

    Ndryshimet në procedurat e tenderit janë bërë pa miratimin e Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit, si organi që duhet të jepte pëlqimin për këtë tender. Burimet nga SPAK thanë se hetimet vazhdojnë për të zbardhur nëse ka edhe persona të tjere të përfshirë në këtë çështje.

    Të arrestuarve pritet që ditën e hënë t’u komunikohet masa e sigurisë arrest në burg e dhënë paraprakisht nga Gjykata e Posaçme.

    Në pranga kanë rënë Edlira Naqellarin drejtore e Agjencisë së Blerjeve të Përqëndruara, Flutura Çekrezi, Ani Omuri, Klevis Hasani, Kreshnik Bejkaj, Fatmir Demneri, Mariglen Buzati dhe Gëzim Mingaj, ndërsa në “arrest shtëpie” është lënë Anisa Bogdani e cila mësohet se ka një fëmijë të mitur.

    Tv Klan

  2. #2
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,426
    Postimet në Bllog
    17

    Për: Qeveria e Korrupsionit: Zbardhen manipulimet në tenderin 2.8 miliard lekë të uniformave të poli

    350 € kapelja e policit, nën hetim edhe zyrtarë të tjerë për tenderin 28 mln $

    Emri:  acfbf662-8b0f-45b6-88cf-49e0c0952eee.jpg

Shikime: 358

Madhësia:  27.8 KB

    Zbardhen detaje te reja nga dosja e Prokurorisë së Posaçme Antikorupsion (SPAK) për tenderin e uniformave të Policisë së Shtetit.

    Pas arrestimit të 9 zyrtarëve të Ministrisë së Brendshme, mësohet se hetimi është duke u shtrirë lidhur me përfshirjen e zyrtarëve dhe ish-zyrtarëve të tjerë të kësaj Ministrie.


    Dëshmia me e fortë kundër të arrestuarve është ajo e kryetarit të Komisionit të Vlerësimit të Ofertave, i cili mësohet se ka dale kundër tenderit të uniformave dhe madje nuk ka pranuar ta firmoste atë.

    Procedurat për këtë tender me vlerë afro 28 milionë dollarë, kanë nisur që në vitin 2019. Sipas vlerës së përcaktuar dhe tenderuar nga Ministria e Brendshme, një uniformë efektivi policie kushton 2800 euro. Vetëm kapja e tij, kushton 350 euro. Çmime këto që sipas dosjes hetimore të SPAK, janë abuzive dhe se jemi në kushtet e një megaskandali.

    I gjithë procesi është shoqëruar më dritë hije, pasi është anuluar dhe rihapur si garë, ka patur ndryshime të specifikimeve teknike, të pjesëmarrësve, derisa në korrik të viti të shkuar u përmbyll duke shpallur fitues një konsorcium të udhëhequr nga kompania D&E, me administrator Ismail Kadiun. Kompania në fjalë është e specializuar për gërmime dherash.

    Shkelja e parë e kryer nga zyrtarët e Ministrisë së Brendshme është procedura e tenderit. Së dyti ata kanë bashkuar tre objekte në një, çka do të thotë se një kompani mund të kualifikohej nëse kryente shërbime për të paktën 3 zëra. Së treti, zyrtarët e Ministrisë kanë ndërhyrë në zërat e tenderit në mënyrë që të përshtateshin me ofertën e kompanisë që e ka fituar tenderin.

    Nëntë zyrtarët e arrestuar pritet të dalin të hënën përpara gjykatës për masën e sigurisë. Të gjithë akuzohen për “Shkelje të barazisë në tendera”. Sipas Prokurorisë se Posaçme, të arrestuarit në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë sjellë avantazhe dhe privilegje të padrejta në kualifikimin e operatorit fitues.

    Zyrtarët e arrestuar
    Sipas SPAK, gjatë hetimit janë konstatuar shkelje të rregullave të prokurimit publik, bërë nga anëtarë të Njësisë së Prokurimit si Flutura Çekrezi, Anisa Bogdani, Ani Omuri, Kleviz Hasani dhe anëtarët e komisionit të Vlerësimit të Ofertave, Kreshnik Bejkaj, Fatmir Femneri, Mariglen Buzali, Gëzim Mingaj, në bashkëpunim me njëri-tjetrin dhe me titullarin e Organit Qendror Blerës, Drejtor i Agjencisë së Blerjeve të Përqendruara, Edlira Naqellari.

    Si pasojë kanë sjellë avantazhe dhe privilegje të padrejta në kualifikimin e operatorit fitues në këtë procedurë prokurimi.

    Urdhër arrestet për
    Edlira Naqellari (Drejtor i Agjencisë së Blerjeve të Përqendruara)
    Kreshnik Bejkaj (Anëtar, Komisioni i Vlerësimit të Ofertave)
    Ani Omuri (Anëtar, Njësia e Prokurimit Publike)
    Klevis Hasani (Anëtar, Njësia e Prokurimit Publike)
    Anisa Bogdani (Anëtar, Njësia e Prokurimit Publike)
    Flutura Çekrezi (Anëtar, Njësia e Prokurimit Publike)
    Fatmir Demneri (Anëtar, Komisioni i Vlerësimit të Ofertave)
    Gëzim Mingaj (Anëtar, Komisioni i Vlerësimit të Ofertave)
    Mariglen Buzali (Anëtar, Komisioni i Vlerësimit të Ofertave)

    MAPO

  3. #3
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,426
    Postimet në Bllog
    17

    Për: Qeveria e Korrupsionit: Zbardhen manipulimet në tenderin 2.8 miliard lekë të uniformave të poli

    8 pas hekurave, 1 në kërkim – Akuzat për zyrtarët e Ministrisë së Brendshme

    Emri:  4130b1b9-e708-4ae6-a52e-dc4004e4c062.jpg

Shikime: 367

Madhësia:  32.6 KB

    Gazeta Mapo ka siguruar dokumentin zyrtar të SPAK në lidhje me operacionin e kryer në Ministrinë e Brendshme që çoi në pranga 8 zyrtarë dhe ish-zyrtarë.

    SPAK njofton se më 11 qershor të vitit 2020, në Agjencisë e Blerjeve të Përqendruara në Ministrinë e Brendshme është zhvilluar procedura e prokurimit për llogari të Autoritetit Kontraktor, Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit me objekt “Blerja dhe shpërndarje e uniformave dhe këpucëve të Policisë së Shtetit,” për katër vjet, me fond limit 2,8 miliardë lekë pa TVSH.

    Sipas SPAK, gjatë hetimit janë konstatuar shkelje të rregullave të prokurimit publik, bërë nga anëtarë të Njësisë së Prokurimit si Flutura Çekrezi, Anisa Bogdani, Ani Omuri, Kleviz Hasani dhe anëtarët e komisionit të Vlerësimit të Ofertave, Kreshnik Bejkaj, Fatmir Femneri, Mariglen Buzali, Gëzim Mingaj, në bashkëpunim me njëri-tjetrin dhe me titullarin e Organit Qendror Blerës, Drejtor i Agjencisë së Blerjeve të Përqendruara, Edlira Naqellari.

    Si pasojë kanë sjellë avantazhe dhe privilegje të padrejta në kualifikimin e operatorit fitues në këtë procedurë prokurimi.

    Emri:  23da4edc-59f1-400a-a6f1-7dc96ba82bda.jpg

Shikime: 363

Madhësia:  54.3 KB

    Emri:  d96665fc-f8a6-4702-a68c-66fa7147e577.jpg

Shikime: 376

Madhësia:  58.7 KB

    ****

    Tenderi i Uniformave të Policisë për të cilin autoritetet po ushtrojnë kontroll në zyrat e Ministrinë e Brendshme, ku deri më tani ka arrestuar 8 zyrtarë dhe 1 në “arrest shtëpie”, është kallëzuar penalisht në SPAK nga Grupi Parlamentar “Demokrat” një vit më parë.

    Bëhet fjalë për tenderin e Uniformave të Policisë së Shtetit, për të cilin Grupi Parlamentar “Demokrat” theksonte në atë kohë se ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj, ka kryer një sërë veprash penale, që kanë të bëjnë me shpërdorimin e detyrës apo afera korruptive. Për këtë, ata shpreheshin se Lleshaj duhej të ndiqej nga SPAK.

    Ky tender kap vlerën 27 milionë euro. Zyrtarët akuzohen për rreth 5 vepra penale. Abuzimet me këtë tender kanë shkaktuar dëm ekonomik për buxhetin por është shkelur edhe barazia në tendera.

    MAPO

  4. #4
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,426
    Postimet në Bllog
    17

    Për: Qeveria e Korrupsionit: Zbardhen manipulimet në tenderin 2.8 miliard lekë të uniformave të poli

    Zyrtarët e Ministrisë së Brendshme shpallen fajtorë për tenderin e uniformave

    Gjykata e Posaçme ka dënuar me 1 vit burg ish-drejtoreshën e Agjencisë së Blerjeve të Përqendruara, Edlira Naqellari për favorizimin e fituesit të tenderit 2.8 miliardë lekë të uniformave. Zyrtarët e tjerë morën dënime më të ulëta.

    Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë vendosi të enjten më 30 dhjetor që të deklarojë fajtorë 10 zyrtarët e Ministrisë së Brendshme të akuzuar për shkelje të barazisë në një tender me fond limit 2.8 miliardë lekë, të zhvilluar në maj të vitit 2020 lidhur me uniformat dhe këpucët e punonjësve të Policisë së Shtetit.

    Trupi gjykues i përbërë nga gjyqtarët Atalanta Zeqiraj, Flojera Davidhi dhe Erjon Çela vendosi dënimin me 1 vit e 6 muaj burgim për ish-drejtoreshën e Agjencisë së Blerjeve të Përqendruara, Edlira Naqellari për veprën penale të “shkeljes së barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike” kryer në bashkëpunim.

    Në aplikim të gjykimit të shkurtuar, Naqellari do të vuajë 1 vit burgim. Po ashtu, gjykata ka vendosur që t’i heqë Naqellarit të drejtën për të ushtruar fiunksione publike për një afat 5-vjeçar. Dënim i njëjtë është vendosur dhe për të pandehurën Flutura Çekrezi.

    Kreshnik Bejkaj, Fatmir Demneri dhe Mariglen Buzali u dënuan me nga 10 muaj burgim.

    Për të pandehurat Anisa Bogdani, Ani Omuri dhe Aurora Mulla është vendosur të pezullohet dënimi me 10 muaj burgim i caktuar ndaj tyre. Po ashtu është pezulluar dhe dënimi me 10 muaj burgim i dhënë ndaj të pandehurit Gëzim Mingaj.

    I pandehuri Kleivis Hasani është dënuar po me 10 muaj burgim, masë që dhe në këtë rast është pezulluar dhe dënimi i mbetur është konvertuar me 80 orë pune që duhet t’i kryejë brenda gjashtë muajve pasi vendimi të marrë formë të prerë.

    Më 10 korrik, Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, SPAK njoftoi se gjatë hetimit të kësaj procedure tenderimi janë konstatuar shkelje të rregullave të prokurimit publik nga anëtarët e Njësisë së Prokurimit si dhe anëtarët e Komisionit të Vlerësimit të Ofertave.

    Sipas prokurorisë, të pandehurit kanë bashkëpunuar me drejtoreshën e Agjencisë së Blerjeve të Përqendruara, Edlira Naqellari, duke sjellë avantazhe dhe privilegje të padrejta në kualifikimin e bashkimit të subjekteve juridike të shpallura fituese në kundërshtim me rregullat e prokurimit publik, duke sjellë si pasojë cënimin e lirisë së pjesëmarrësve në tendera.

    Hetimi për këtë çështje nisi pas kallëzimit të depozituar në SPAK nga deputetët Myslim Murrizi, Halit Valteri dhe Halil Jakimi në gusht të vitit 2020.

    BIRN

Tema të Ngjashme

  1. Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 24-11-2012, 10:15
  2. Përgjigje: 66
    Postimi i Fundit: 01-12-2011, 00:21
  3. [B]Fitoi tenderin nga Qeveria - ia bën fushatën PDK-së[/B]
    Nga illyrian rex në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 27-11-2010, 08:33
  4. Qeveria ne udhekryq per tenderin e helikoptereve
    Nga Jack Watson në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 10
    Postimi i Fundit: 27-04-2009, 21:02
  5. 1 miliard lekë për të vënë në vend historinë
    Nga Albo në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 12-09-2006, 10:00

Fjalët Kyçe për Temën

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •