Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 8
  1. #1
    Ushtar i larte Maska e Neteorm
    Anëtarësuar
    04-01-2011
    Vendndodhja
    127.0.0.1
    Postime
    2,327
    Postimet në Bllog
    7

    Aeroporti i Kukesit, nis testimin per uljes se avjoneve..

    Në Aeroportin e Ri Ndërkombëtar të Kukësit nisin testimin e uljes së avionëve, ndërsa po punohet paralelisht në disa fronte për të hapur së shpejti portat e aeroportit të ri.

    Avionët e testimeve janë 3D natyrisht, për të gjithë miqtë demokratikas këtu që shajnë e përqeshin me pasion.

    https://www.facebook.com/watch/?v=253303052926594

    Në Aeroportin e Ri Ndërkombëtar të Kukësit nisin testimet e uljes së avionëve, ndërsa po punohet paralelisht në disa fronte për të hapur së shpejti portat e aeroportit të ri

    Avionët e testimeve janë 3D natyrisht, për të gjithë miqtë demokratikas këtu që shajnë e përqeshin me pasion/ Edi Rama

  2. #2
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,348
    Postimet në Bllog
    17

    Për: Aeroporti i Kukesit, nis testimin per uljes se avjoneve..

    Historia e Shqiperise do te kujtoje qe ishte qeveria Berisha ajo qe ne 8 vjet ngriti Rrugen e Kombit dhe rindertoi gjithe akset rrugore me te medha te vendit, arriti liberalizimin e vizave me BE per shqiptaret, e solli ne Shqiperi projektin TAP te gazit natyral. Kurse Edi Rama do kujtohet si njeriu qe rregulloi sheshet e qyteteve, gjithe Shqiperine e ktheu ne Lazarat, dhe e mbushi Kuvendin e Shqiperise e politiken shqiptare me trafikante e kriminele. Pa harruar qe me leket e krimineleve dhe trafikanteve, bleu edhe votat e shqiptareve te varfer dhe ne kembim shkaterroi sistemin e drejtesise, qe kriminelet e trafikantet shqiptare ta kene parajsen e tyre Shqiperine, e te mos ndihen te kercenuar nga ligji.

    Si artist e piktor i deshtuar qe eshte, i pelqen te kujtoje shqiptaret per projekte qe nuk arriti dot ti mbaronte dot ne 8 vjet, si hekurudhat dhe aeroportet e mbaruara vetem ne leter e ne video propagandistike.

    Lart e me lart Qeveria e Rilindjes, dhe po afron dita qe socialistet do te kuptojne qe Rama nuk i solli gjemen vetem Shqiperise me politikat e tij kriminale, por u shkaterroi edhe Partine Socialiste qe sot eshte katandisur ne nje parti karikature, si vete lideri i saj qe eshte karikature-njeri.

    Albo

  3. #3
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,348
    Postimet në Bllog
    17

    Për: Aeroporti i Kukesit, nis testimin per uljes se avjoneve..


  4. #4
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,348
    Postimet në Bllog
    17

    Albanistan: Fillojnë fluturimet e para në aeroportin e Kukësit me emrin arab Zayed

    Sot ulet avioni me udhëtarë nga Zvicra, Rama përshëndet me pamje nga aeroporti i Kukësit: Porta e dytë e qiellit të Shqipërisë për fluturimet komerciale

    Emri:  Kukes.jpg

Shikime: 487

Madhësia:  47.6 KB

    TIRANË
    Kryeministri Edi Rama ka përshëndetur mëngjesin e sotëm me pamje nga aeroporti i Kukësit, “Zayed-Flatrat e Veriut” ku sot nisin fluturimet zyrtare dhe do të ulet një avion me udhëtarë nga Zvicra.

    Rama e cilëson portën e dytë të qiellit të Shqipërisë për fluturime komerciale, teksa uron një të premte të mbarë.

    “MIRËMËNGJES 😊
    dhe me aeroportin e ri ndërkombëtar “ZAYED-Flatrat e Veriut”, ku sot ulet nga Zyrihu në tokën e Kukësit avioni me udhëtarë i Helvetic Airlines dhe hapet porta e dytë e qiellit të Shqipërisë për fluturimet komerciale, ju uroj një të premte të mbarë🙏”, shkruan kryeministri.

    Emri:  Rama-fb.jpg

Shikime: 442

Madhësia:  53.7 KB

    Balkanweb

  5. #5
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,348
    Postimet në Bllog
    17

    Për: Albanistan: Fillojnë fluturimet e para në aeroportin e Kukësit me emrin arab Zayed-Flatrat e Ve

    Nisin nesër zyrtarisht fluturimet nga Aeroporti Ndërkombëtar i Kukësit, do të ulet për herë të parë avioni nga Zyrihu

    Emri:  aeroporti-i-kukesit-2.jpg

Shikime: 428

Madhësia:  34.7 KB

    KUKËS
    Më 9 korrik, kompania ajrore zvicerane Helvetic Airlines do të ulet në Aeroportin Ndërkombëtar të Kukësit (KFZ) duke filluar kështu fluturimet tregtare në aeroportin e ri të Shqipërisë. Fluturimi organizohet nga Operatori Turistik me bazë në Zürich, Illyrian Eagle.

    Fluturimi i kthimit do të kryhet atë ditë, pas një ore e gjysmë të kohës së përgatitjes për kthim për në Zürich.

    Fluturimi i parë nga Zürich për në Kukës do të pritet nga një ceremoni mirëseardhjeje në pistë dhe një konferencë shtypi për mediat dhe të ftuarit.

    Helvetic Airways është një kompani ajrore rajonale zvicerane me seli në Aeroportin e Zürich (ZRH) dhe shërben 34 destinacione në të gjithë botën, përfshirë Evropën dhe Afrikën Veriore, si dhe fluturime të planifikuara në emër të Swiss International Airlines dhe Lufthansa. Destinacionet përfshinin Bordo, Calvi, Larnaca, Gran Canaria, Lanzarote, Palma de Mallorca, Tenerife, Corfu, Heraklion, Kos, Rhodes, Shannon, Brindisi, Lamezia, Olbia, Prishtina, Shkupi, Ohri, Berni, Cyrihu, Birmingham, Manchester dhe Inverness.

    Helvetic Airways u krijua në vjeshtën e vitit 2003, si një ribrandim dhe zgjerim i linjës ajrore ekzistuese Odette Airways, për të shërbyer në destinacionet në Evropën Jug-Lindore. Linja ajrore ishte transportuesi i parë buxhetor i Zvicrës aktualisht ka një flotë prej 14 avionësh duke filluar nga të gjitha nga Embraer që në total mund të transportojë 1,552 pasagjerë në të njëjtën kohë.

    Aeroporti Ndërkombëtar i Kukësit ‘Zayed-Flatrat e Veriut’ ka një pistë prej 2.2 kilometrash dhe kullën e tij të vëzhgimit, ndërsa në pjesën e pistës, është projektuar të mbajë 3 aeroplanë njëkohësisht, ndërsa brenda një ore, 4 avionë mund të nisen nga Aeroporti i Kukësit.

    Terminali zë një vend prej 3500 m2, ka 2 porta hyrëse dhe brenda tij një zonë muzeale përkujton luftën e Kosovës, e cila ishte gjithashtu pika fillestare e këtij aeroporti, si një dhuratë nga Emiratet e Bashkuara Arabe në ndihmë për refugjatët e luftës.

    Informacionet për shitjet e biletave me dhe nga Zürich, nga Kukës International Airport mund të gjenden në faqen zyrtare të Illyrian Eagle:

    https://www.illyrianeagle.ch/

    Balkanweb

  6. #6
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,348
    Postimet në Bllog
    17

    Për: Albanistan: Fillojnë fluturimet e para në aeroportin e Kukësit me emrin arab Zayed

    Aeroporti i Kukësit dy muaj pa fluturime/ Drejtori shpjegon arsyet

    Prej dy muajsh fluturimet përmes aeroportit ndërkombëtar te Kukesit janë ndërprerë.

    Dy kompanitë ajrore Air Albania dhe Helvetica nuk kane programuar fluturime te tjera dhe sipas drejtorit te aeroportit Altin Progonati kjo ndërprerje ka te beje me rënien e fluksit te fluturimeve apo edhe udhëtareve për sezonin e dimrit.

    Fluturimet pritet te rinisin ne fund te muajit shkurt, fluturime këto qe sipas drejtorit Progonati, pritet te shtohen me dyfish apo trefish te tyre e po aq edhe shtimi i destinacioneve te tjera.

    Megjithëse nuk ka fluturime, ne aeroportin e Kukesit punohet çdo dite me kapacitet te plote te punonjësve, pasi ka pune te tjera qe akne te bejne me mirëmbajtje e meremetime ne aeroport. Progonoti thotë se aeroporti i Kukesit, është certifikuar qe ditën e pare dhe ska vend per spekulime rreth procesit te certifikimit apo operacioneve te fluturimit, duke nënvizuar se aeroporti i Kukesit është ndërtuar sipas standarteve ndërkombëtar te aeroporteve dhe i plotëson me se mire këto standarde.

    Aeroporti i Kukesit, nisi operacionet e fluturimeve ne datën 9 qershor te këtij viti me dy kompani ajrore, me destinacionet Zyrih e Stamboll. Gjate periudhes se funksionimit te tij, ne aeroportin ndërkombëtar te Kukesit vetëm ne korrik e gusht u përpunuan me shume se 8 mije pasagjere.

    Lapsi

  7. #7
    i/e regjistruar Maska e SERAFIM DILO
    Anëtarësuar
    06-01-2008
    Postime
    7,509

    Për: Albanistan: Fillojnë fluturimet e para në aeroportin e Kukësit me emrin arab Zayed

    Aeroporti i Kukesit eshte nje çmenduri elektorale. Do jete nje grope e zeze qe sa me shume te zgjasi aq me shume leke do gllaberoje.

  8. #8
    Ushtar i larte Maska e Neteorm
    Anëtarësuar
    04-01-2011
    Vendndodhja
    127.0.0.1
    Postime
    2,327
    Postimet në Bllog
    7

    Biletë për askund: Aeroporti i Kukësit në krizë, pesë muaj pas hapjes, fluturimet janë ndërprerë për

    Biletë për askund: Aeroporti i Kukësit në krizë, pesë muaj pas hapjes, fluturimet janë ndërprerë për shkak të mungesës së pasagjerëve

    Emri:  kukesi-e1639160119130-905x395.jpg

Shikime: 88

Madhësia:  22.5 KB

    Në pistën e aeroportit “Zayed-Flatrat e Veriut” në Kukës nuk dëgjohet më zhurma e avionëve prej pothuajse dy muajsh.

    Terminali i aeroportit është gjithashtu i boshatisur, ndërkohë që lëvizjet e vetme janë ato të punonjësve të sigurisë. Në katin e dytë, një grup punonjësish janë mbledhur në një sallë dhe qëndrojnë të patrazuar përballë kompjuterave.

    Është prag festash, por në aeroportin e Kukësit nuk gjen biletë për askund.

    “Aeroporti nuk është i mbyllur, ashtu siç po flitet. Aeroporti është i hapur, por fluturimet kanë rënë për shkak të sezonit,” tha drejtori operacional i aeroportit të Kukësit, Altin Progonati.

    “Në të gjithë aeroportet e botës, periudha nëntor-shkurt është e bllokuar, sidomos tani në kohë pandemie,” pretendoi ai për BIRN.

    Aeroporti i Kukësit u inaugurua me bujë në prag të zgjedhjeve parlamentare të 25 prillit dhe kryeministri Edi Rama e quajti atë një ‘fabrikë buke”, që do të krijonte vende të reja pune si dhe mundësi biznesi dhe turizmi.

    Aeroporti u hap zyrtarisht më 9 korrik, por entuziazmi u zbeh me përfundimin e sezonit turistik.

    Nga korriku në shtator, në aeroportin e Kukësit operuan dy kompanitë ajrore “Helvetic Airways” dhe Air Albania me linjat e Zyrihut dhe Stambollit. Por prej mesit të shtatorit, aktiviteti u reduktua në një fluturim të vetëm në javë.

    Sipas faqes së internetit të aeroportit të Kukësit, fluturimi i fundit kanë qenë në datën 21 tetor. Kompanitë “Helvetic Airways” dhe “Air Albania” nuk kanë planifikuar fluturime të tjera.

    Progonati e lidh ndërprerjen e fluturimeve të programuara me rënien e fluksit të pasagjerëve në sezonin e dimrit, sidomos në kushtet e pandemisë. Ai renditi gjithashtu si faktorë moshën e re të aeroportit të Kukësit si dhe faktin se udhëtarët tipikë të kësaj periudhe –biznesmenët – zgjedhin të fluturojnë nga Tirana ose Prishtina.

    “Ata nuk e kanë problem çmimin e biletës,” shtoi Progonati.

    Emri:  Aeroporti-Nderkombetar-te-Kukesit-Zayed-Flatrat-e-Veriut-513x400-1.jpg

Shikime: 63

Madhësia:  27.9 KB

    Aeroporti “Zayed -Flatrat e Veriut”

    Aeroporti i Kukësit u ndërtua në vitet 2000 përmes një donacioni prej 30 milionë USD nga princi i Emirateve të Bashkuara Arabe dhe pavarësisht premtimeve në kohë fushate, qëndroi për më shumë se një dekadë i mbyllur për shkak se kontrata koncesionare e Rinasit nuk lejonte aeroporte të tjera në vend.

    Perspektiva ndryshoi në vitin 2017, kur kryeministri Edi Rama i përfshiu aeroportet në retorikën e tij politike dhe përveç Kukësit, paralajmëroi ndërtim të aeroporteve edhe në Vlorë dhe Sarandë.

    Në fund të vitit 2018, qeveria vlerësoi se aeroporti i Kukësit kishte nevojë për investime shtesë dhe vendosi dhënien e tij me koncesion për 35 vjet te kompanitë “Global Technical Mechanichs” sh.p.k., e lidhur me grupin Kastrati dhe Bami. Prej dhjetorit 2020, kompania Kastrati operon gjithashtu edhe aeroportin e Rinasit.

    Me ndërprerjen e fluturimeve, bizneset që operojnë në aeroportin e Kukësit janë mbyllur në pritje të ditëve më të mira.

    “Për momentin e kemi mbyllur bar-kafenë se nuk ka punë, pasi nuk ka pasagjerë që po udhëtojnë permes aeroportit,” tha Muhamet Cena, pronar i një lokali në terminal.

    Jashtë terminalit të aeroportit të Kukësit janë 6 subjekte të shërbimit të makinave me qira, kryesisht me pronarë nga Kosova.

    “Për momentin nuk po punojmë se nuk ka fluturime. Sa të fillojnë fluturimet ne do vazhdojmë aktivitetin,” tha Ardi Mara, pronari i kompanisë “MARA Rent a Car” nga Prishtina.

    Drejtori operacional i aeroportit i tha BIRN se pavarësisht ndërprerjes së fluturimeve, të gjithë punonjësit janë në punë dhe prioritet në këtë periudhë është përfundimi i ndriçimit të aeroportit.

    Ai u shpreh gjithashtu optimist se fluturimet do të rikthehen në shkurt me 2-3 fishimin e linjave.

    “Presim të fillojë linja me Londrën, disa destinacione me Gjermaninë dhe Europën Veriore si dhe do jenë destinacionet e sezonit të kaluar…pikërisht “Air Albania” dhe “Helvetic Airways”, ku kjo e fundit krahas Zyrihut pritet të realizojë fluturime edhe në Gjenevë,” tha Progonati.

    “Do kemi një fluks të shtuar edhe me chartera,” përfundoi ai.

    Emri:  Subjekte-te-sherbimit-Renta-A-Car-jashte-terminalit-te-Aeroportit-te-Kukesit-464x400-1.jpg

Shikime: 66

Madhësia:  28.5 KB

    Bizneset e shërbimit të makinave me qira në aeroportin e Kukësit kanë ndërprerë gjithashtu punën
    BIRN

Tema të Ngjashme

  1. Arab me shtetesi shqiptare dhe shqiptar qe sillet si arab
    Nga Anesti_55 në forumin Toleranca fetare
    Përgjigje: 62
    Postimi i Fundit: 05-01-2011, 16:22
  2. Sheiku arab keqtrajton nje fshatar para kamerave
    Nga DYDRINAS në forumin Problemet ndërkombëtare
    Përgjigje: 18
    Postimi i Fundit: 28-04-2009, 15:35
  3. Po me aeroportin e Kukesit cfare behet?
    Nga Ujku'80 në forumin Problematika shqiptare
    Përgjigje: 7
    Postimi i Fundit: 13-12-2007, 06:48
  4. Maqedonia e emërton aeroportin e Shkupit me emrin Aleksandri i Madh.
    Nga DYDRINAS në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 34
    Postimi i Fundit: 19-01-2007, 15:56
  5. Kosove: Fillojne Kercenimet Para Zgjedhore
    Nga Arb në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 14
    Postimi i Fundit: 20-10-2004, 00:36

Fjalët Kyçe për Temën

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •