Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 9
  1. #1
    Ushtar i larte Maska e Neteorm
    Anėtarėsuar
    04-01-2011
    Vendndodhja
    127.0.0.1
    Postime
    2,327
    Postimet nė Bllog
    7

    SPAK: Arrestohet kryebashkiaku i Lushnjės Fatos Tushe, akuza korrupsion

    Emri:  Fatos-Tushe-768x432.jpg

Shikime: 485

Madhėsia:  34.9 KB

    Kryebashkiaku i Lushnjės, Fatos Tushe ėshtė arrestuar sot nga policia. Lajmi konfirmohet nga burime pėr ‘BalkanWeb’. Nė kuadėr tė njė aksioni masiv antikorrupsioni, tė urdhėruar nga SPAK, policia dhe FNSH kanė ‘zbarkuar’ nė Ndėrmarrjen e Pasurive Publike tė kėtij qyteti. Mėsohet se Tushe akuzohet pėr veprėn penale ‘korrupsion’.

    Gazetarja Dorjana Bezat raporton pėr ‘BalkanWeb’ se policia i ka shkuar nė zyrė Tushes dhe pas disa kontrolleve nė kėtė institucion ai ėshtė arrestuar.


    Kujtojmė se Fatos Tushe drejton kėtė bashki prej 3 mandatesh, ndėrsa pėrfaqėson Partinė Socialiste. Mė herėt ai bashkė me sekretaren e tij mbetėn tė plagosur mė 31 dhjetor tė 2020-ės, pasi nė zyrė iu hodh lėndė plasėse.


    (BalkanWeb)

  2. #2
    Ushtar i larte Maska e Neteorm
    Anėtarėsuar
    04-01-2011
    Vendndodhja
    127.0.0.1
    Postime
    2,327
    Postimet nė Bllog
    7

    Pėr: Me urdhėr tė SPAK, arrestohet krybashkiaku i Lushnjės Fatos Tushe, dyshohet pėr korrupsion me p

    Detaje nga aksioni i SPAK/ Bashkia e Lushnjes e rrethuar nga FNSH, nxirren nė pranga zyrtarėt (EMRAT)

    Mbi 20 policė po kryejnė kontrollet nė zyrat e Bashkisė sė Lushnjes, ndėrsa Fatos Tushe, kryebashkiaku po merret nė pyetje, kur zyrtarėt vartės tė tij janė nxjerr jasht nė pranga.


    Bėhet fjalė pėr drejtorin e pasurive publike. Ndėrsa detaje konkrete mbi ēfarė bazash po kryhet ky aksion, ende nuk ka, paraprakisht raportohet pėr korrupsion.


    Fatos Tushe ka zhvilluar mėngjesin e sotėm njė mbledhje me vartėsit e tij dhe sapo ka pėrfunduar ky takim, nė zyrė i zbarkoi policia.

    Emrat e personave qė janė arrestuar janė si mė poshtė:

    Flamur Peqini
    Xhemal Hasko
    Blerta Turuku
    Ani Simoni
    Andri Mushaj
    Margarita Gjermeni
    Bujar Murati
    Ibrahim Lami
    Xhemal Hasko
    Gazment Ēela

  3. #3
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,426
    Postimet nė Bllog
    17

    Pėr: SPAK: Arrestohet kryebashkiaku i Lushnjės Fatos Tushe, akuza korrupsion

    Ēfarė po "i ha kokat" e kryebashkiakėve? Kush janė kryetarėt e arrestuar, hetuar apo shpallur "tė vdekur"

    Emri:  -640-0-60e476a1d8648.jpg

Shikime: 436

Madhėsia:  66.3 KB

    Korrupsioni me tenderat, lidhjet me krimin nė tė kaluarėn apo edhe pėrplasjet politike vijojnė tė hanė “kokat” e kryebashkiakėve nė Shqipėri, ndėrsa shumė qytete qeverisen nga 'kryetarė' tė cilėt nuk i kanė votuar.

    Aktualisht, bashkia e Vorės, Durrėsit, Rrogozhinės dhe Dibrės, janė pa kryetar, ndėrsa Shkodra vijon tė qeveriset mė njė “kryetare” tė cilės i ka pėrfunduar mandati dy vite mė parė.

    Por nuk mbaron me kaq, pasi fati i 2 bashkive tė tjera ėshtė nė diskutim, ndėrsa njė kryebashkiak nga radhėt e PS-sė ėshtė shpallur “i vdekur” nga Rama, pas pėrplasjes qė pati me kėtė tė fundit.

    Kryebashkiakėt e arrestuar, hetuar, dėnuar apo shpallur "armiq"

    Sagės sė qyteteve qė mund tė mbeten pa kryebashkiakė, sė fundi iu shtua edhe Lushnja, ku tenderi pėr njė kanal “mbyti” bashkinė dhe ēoi nė pranga Fatos Tushen.

    Masa ėshtė kėrkuar nga SPAK, pas njė hetimi tė nisur nė 22 korrik tė vitit tė shkuar, nė tenderat e firmosur prej titullarit socialist qė ėshtė nė detyrė prej 11 vitesh. Me arrestimin e tij, gjasat janė qė tė marrė fund edhe karriera politike.

    Por Tushe nuk ėshtė i vetmi nė diskutim. Kryebashkiaku i Mallakastrės, Qerim Ismailaj, i cili rezulton i dėnuar me 3 vite burg nė Greqi, u fal nga KQZ, pasi u vendos tė mos i ndėrpritej mandati.

    Por duket se beteja nuk ka pėrfunduar pėr PD-nė, qė ishte edhe ajo qė bėri denoncimin, dhe zbuloi se kryebashkiaku kishte fshehur nė formularin e dekriminalizmit dėnimin qė kishte marrė nė Greqi.

    I paqartė ėshtė edhe fati i Dritan Lelit. Kryebashkiaku i Vlorės ėshtė futur nė njė kurs pėrplasjeje tė fortė me kryeministrin Edi Rama, pasi refuzoi tė kandidonte pėr deputet. Nė tė gjitha takimet qė kryeministri zhvillon nė Vlorė, Leli ėshtė shpallur “non grata”, ndėrsa gjatė njė inspektimi Rama e quajti tė “vdekur”.

    Gjithsesi, Leli do vijojė tė jetė nė krye tė bashkisė, por pėrfaqėsimi i qytetarėve tashmė ėshtė krisur ndjeshėm.

    Hetime ka patur edhe pėr kryebashkiakun e Tropojės, Rexh Byberi pėr dhėnien e njė leje ndėrtimi nė njė zonė tė mbrojtur nė komunėn Margegaj.

    Edhe kryebashkiaku i Hasit, Adem Lala ka kaluar nė sitėn e SPAK, pasi sipas prokurorėve, ai u pėrfshi nė aferėn e privatizimit nė mėnyrė tė padrejtė tė njė aseti publik nė bashkinė Has.

    Gjithsesi, kėta dy tė fundit vijojnė detyrėn.

    Ndėrkohė, pak ditė mė parė, Gjykata e Posaēme kundėr Korrupsionit, dėnoi me 1 vit burg pėr abuzim me detyrėn ish-kryetaren e bashkisė Gjirokastėr Zamira Rami, nė 2021. Zamira Rami u akuzua nė dhjetor 2020 nga SPAK se ka shkelur ligjin duke prishur dy prona tė ligjshme tė dy shtetasve, duke u sjellė atyre njė dėm prej rreth 5 milionė e 600 mijė lekėsh.

    Cilat janė bashkitė pa kryetarė?

    Shkodra, Durrėsi, Vora, Rrogozhina dhe Dibra janė 5 nga 61 bashkitė, qė aktualisht drejtohen nga kryetarė tė emėruar dhe jo tė zgjedhur nga qytetarėt.

    Voltana Ademi po mbyll mandatin e dytė nė krye tė bashkisė Shkodėr edhe pse nuk kandidoi nė zgjedhjet e fundit lokale. Ndonėse nė 2019, shkodranėt ia besuan Valdrin Pjetrit drejtimin e bashkisė, ai dha dorėheqjen nga marrja e detyrės, pėr shkak se u zbulua se ka probleme me ligjin e dekriminalizimit.

    Njė deklaratė shokuese pak ditė pas tėrmetit tė 26 nėntorit i kushtoi postin edhe kryetares sė bashkisė Durrės, Valbona Sako. Ajo dha dorėheqjen, pėr t’u zėvendėsuar nė kėtė detyrė nga Emirjana Sako.

    Vora vazhdon tė drejtohet nga njė kryetar i pazgjedhur me votė, ndėrsa Agim Kajmaku ndodhet nė arrati. Nė kėtė bashki, pas njė kalvari tė gjatė emėrimesh shkarkimesh e dorėheqjesh tė drejtuesve tė emėruar tė saj, drejtimin e ka marrė Gentian Picari.

    Ndarja e papritur nga jeta e kryetarit tė Bashkisė Rrogozhinė, Haxhi Memolla, ka bėrė qė edhe kjo bashki tė drejtohet prej disa kohėsh nga njė kryetar jo i zgjedhur me votė.

    Zgjedhjet e 25 prillit i moren kryetarin e Bashkisė edhe Dibrės. Dionis Imeraj e la kėtė detyrė pėr tė kandiduar pėr deputet nė zgjedhjet e 25 prillit. Aktualisht kryetar i bashkisė nė detyrė ėshtė Shkėlqim Murrja. I renditur nė vend tė tretė nė listėn e Partisė Socialiste pėr kandidat pėr deputet nė Dibėr, Imeraj ‘u dogj’ pasi PS arriti tė merrte vetėm 2 mandate nė kėtė qark.

    Gazeta Shqip

  4. #4
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,426
    Postimet nė Bllog
    17

    Pėr: SPAK: Arrestohet kryebashkiaku i Lushnjės Fatos Tushe, akuza korrupsion

    Pėrgjimet/ Si e ndihmoi biznesmeni fitues i tenderit qė fundosi kryebashkiakun e Lushnjes, Tushen

    Emri:  Fatos-Tushe.jpg

Shikime: 377

Madhėsia:  23.0 KB

    Zbardhet dosja e hetimeve qė ēuan nė pranga kryebashkiakun e Lushnjes, Fatos Tushe dhe Flamur Peqinin, drejtor i Ndėrmarrjes sė Pasurisė Publike nė Bashkinė Lushnjė. Nė dokument faktohet bashkėpunimi i Tushes dhe Peqinit nė tenderin korruptiv pėr rehabilitimin e njė kanali ujitės.

    Nga sa mėsohet pėr tė kryer kėto punime, nė garė janė paraqitur 3 kompani BOE Avduli shpk dhe Bahas shpk, Hastiēi shpk dhe EuroAlb shpk. Nė pėrfundim tė afatit tė paraqitjes sė ofertave, anėtarėt e Komisionit tė Vlerėsimit, Margarita Gjermeni, ekonomiste, Gazmend Ēela nėndrejtori dhe Xhemal Hasko pėrgjegjės i sektorit tė ujitje tė kullimit, kanė shpallur fituese kompaninė EuroAlb shpk qė kishte paraqitur ofertėn mė tė lartė 22.645.35. lekė pa TVSH me administrator Bujar Muratin.

    Kėtu “hyn nė lojė”, kryebashkiaku Tushe dhe drejtori i ndėrmarrjes sė pasurive publike Flamur Peqini. Nga hetimet rezultoi se edhe pse firma EuroAlb shpk kishte fituar tenderin, punimet dhe pėrfitimin real tė tė ardhurave, i kishte realizuar dhe pėrfituar paratė biznesmeni Ibrahim Lami.

    Biznesmeni qė mori tė gjitha fitimet e tenderit pėr rehabilitimin kanalit ujitės, Ibrahim Lami, kishte njohje me kryebashkiakun Fatos Tushen. Madje nė njė nga bisedat rezulton se Lami ka ndėrhyrė qė vajza e Fatos Tushes tė marrė provimin pėr mjekėsi.

    Pergjimet:

    Fatos Tushe: Si u gdhive, ēa po bėn?
    Ibrahim Lami: Hė si u gdhive ti, ēa bėn?
    Fatos Tushe: Unė nuk erdha dot se fola dhe me atė dhe e lashė javės tjetėr, por unė nesėr do jemė nė Tiranė se ka goca provimin dhe do jem atje, se mė morėn qė nė mėngjes kėta nga raportimet pėr kėtė tėrmetin se u ndje shumė kėtu.
    Ibrahim Lami: E ngjova, e ngjova, nė Lushnje ishte ajo.
    Fatos Tushe: Ti ēa bėn?
    Ibrahim Lami: Hiē o hiē, ja piva njė kafe me B.. .dhe tha bėjeni mbledhjen vetė se do flas dhe me Fatosin.
    Fatos Tushe: E mirė tė jetė mirė, a vajti nė parlament?

    Nė bisedėn 25/09/2020 njoftohet se shtetasi Ibrahim Lami ndėrhyn pėr njė provim qė ka vajza e Fatos Tushes.

    …Ibrahim Lami pėr provimin e vajzės sė Fatos Tushes: Unė do i them bėje dhe kafen do ta jap pastaj…

    Ibrahim Lami: Po ėshtė pėrgatit ajo goca re. Po a ėshtė e vėshtirė…?

    *****23: Po nėse ėshtė pėrgatit, ėshtė nė rregull mos e vrit mendjen….vetėm tė mos jetė shumė mbrapa atyre vendeve qė futen…po po qe afėr, njė shtyrje ia japim.

    Ibrahim Lami: Eeee jo se nuk do jetė shumė mbrapa.

    LAPSI

  5. #5
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,426
    Postimet nė Bllog
    17

    Pėr: SPAK: Arrestohet kryebashkiaku i Lushnjės Fatos Tushe, akuza korrupsion

    Tre “B…” e socialistėve tė Lushnjės/ Kush ėshtė deputeti qė fsheh SPAK?

    Emri:  Collages12222222222222-1024x459.jpg

Shikime: 395

Madhėsia:  30.5 KB

    Dosja e SPAK pėr aferėn e korrupsionit nė Bashkinė e Lushnjės ka ngjallur kureshtje mbi identitetin e deputetit tė shėnuar si “B” nė dosje. Bėhet fjalė pėr pėrgjime nė disa momente kyēe tė hetimit, kur tė arrestuarit kėrkonin mbylljen e aferės nė Komisionin e Prokurimit Publik.
    Lapsi.al ka marrė nė konsideratė deputetėt socialist tė Lushnjės, qė mund tė jenė tė pėrfshirė nė kėtė aferė dhe qė mund tė korrespondojnė me deputetin qė SPAK e ka fshehur pas vetėm njė shkronje, B…

    Emri:  Collages5.jpg

Shikime: 382

Madhėsia:  38.0 KB

    Deri mė tani, Partia Socialiste nuk ka bėrė asnjė sqarim se kush ėshtė deputeti qė ka kontaktuar me biznesmenin Ibrahim Lami pėr tė mbyllur ēėshtjen nė Komisionin e Prokurimit Publik.

    Emri:  erion-brace-e1550046734259-670x450.jpg

Shikime: 395

Madhėsia:  30.6 KB

    Dyshimet janė se deputeti i kontaktuar nga biznesmeni Ibrahim Lami tė jetė Erjon Braēe. Ish kryetar i Komisionit tė Ekonomisė dhe zv.kryeministėr, Erjon Braēe ėshtė njė promovues konstant i punimeve pėr kanalet vaditėse tė Lushnjės, pėrfshirė edhe atė pėr tė cilin u futėn nė burg kryebashkiaku Fatos Tushe dhe 6 persona tė tjerė. Braēe nuk e ka mohuar tė jetė ai personi qė u telefonua nga Lami pėr aferėn e kanalit vaditės.

    Emri:  640-0-60617b5c06ef8.jpg

Shikime: 359

Madhėsia:  34.8 KB

    Njė tjetėr mundėsi ėshtė qė biznesmeni Lami tė ketė kontaktuar me tė ndjerin Bashkim Fino, ish deputet pėr njė kohė tė gjatė nė Lushnjė, i kandiduar nga Partia Socialiste. Fino ka pasur njė bashkėpunim tė gjatė me Fatos Tushen, duke e promovuar si kryetar Bashkie.

    Emri:  800-0-5fd469fb8f3b9.jpg

Shikime: 393

Madhėsia:  45.5 KB

    Deputeti tjetėr i Lusnjės, qė mund tė jetė nė dosje ėshtė ai i Bujar Ēelės. Me njė peshė tė vogėl politike nė Tiranė, vėshtirė se emri i tij mund tė ketė qenė zgjidhja pėr personat e pėrfshirė nė korrupsion. Megjithatė as Bujar Ēela nuk ėshtė distancuar deri tani nga kryebashkiaku Tushe dhe zyrtarėt e tjerė tė Bashkisė qė nė 4 mandate drejtohej nga PS.

    Lapsi

  6. #6
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,426
    Postimet nė Bllog
    17

    Pėr: SPAK: Arrestohet kryebashkiaku i Lushnjės Fatos Tushe, akuza korrupsion

    Kodet e SPAK pėr Lushnjėn/ A u implikua Taulant Balla nga tė arrestuarit pėr korrupsion?

    Emri:  Desktop18-1024x576.jpg

Shikime: 391

Madhėsia:  34.5 KB

    Zbardhja e dosjes sė korrupsionit nė Bashkinė e Lushnjės ka ngritur pikėpyetje tė forta mbi integritetin e prokurorėve tė SPAK. Nė dokumenta vihet re njė standart i dyfishtė qė ėshtė ėshtė pėrdorur pėr personat e pėrfshirė nė korrupsionin e tenderit pėr kanalin vaditės.

    Kur Komisioni i Prokurorimit Publik nisi verifikimet, zyrtarėt e Bashkisė sė Lushnjės dhe biznesmenėt pranė tyre u alarmuan. Nė kėtė periudhė nisėn telefonatat dhe takimet me deputetėt socialistė, por emrat e kėtyre qė pėrmenden nė dosje janė shkruar me iniciale.

    Dyshime tė forta bien mbi deputetin Erjon Braēe, i cili mund tė jetė kontaktuar nga biznesmenėt pėr t’i ndihmuar nė kontaktet me Komisionin e Prokurimit Publik. Megjithatė nuk pėrjashtohet mundėsia qė nė dosje tė jenė shėnuar me iniciale edhe deputetė tė tjerė socialistė tė Lushnjės.

    Gjithsesi nė dosje shėnohet me iniciale edhe njė emėr tjetėr “i fuqishėm”, qė sipas tė pėrgjuarve mund ta mbyllė problemin pėr tre apo katėr ditė. Kėtė person, prokurorėt e kanė shėnuar me T… nė dosje. Dyshimet janė se personi i shėnuar me “T….”, tė jetė kreu i grupit parlamentar socialist Taulant Balla, megjithatė njė e dhėnė e tillė mbetet e pakonfirmuar.

    Nė faqen 31 tė dosjes, shkruhet:

    “Aktet njoftojnė se kompania Boe shpka “Avduli” dhe “Bahamas” ka ushtruar nė vijim ankim pranė Komisionit tė Prokurimit Publik. Pėr kėtė arsye midis shtetasit Fatos Tushe dhe Ibrahim Lami, zvillohet bisedė nė datė 5.10.2020, ku kėrkohet prej Fatosit qė Ibrahimi tė ndėrhyjė dhe tė mbyllet ky problem”.

    Biseda:

    Ibrahimi: Ai ma nisi, ky Genti ma nisi mua…., ai plehra kishte bėrė ankesė atje ai…
    Tushe: Po e di unė atė plehrėn, po shiko takoje atė njėherė ti thotė T…ta mbylli pėr punė tre katėr ditėsh.
    Ibrahimi: Ja ti thm B…, tashi, direkt tahsi sa tė shkoj…atė mirė e kam Elin…

    Emri:  t-me-logo.jpg

Shikime: 396

Madhėsia:  57.1 KB

    Ka rezultuar se Komisioneri i Prokurimit Publik pasi ka shqyrtuar dokumentacionin ka vendosur qė tė mos pranojė ankesėn e paraqitur nga BOE “Avdulli” dhe ka lejuar Autoritetin Kontraktor tė vijojė me hapat e mėtejshme. Pas kėtij vendimi Autoriteti Kontraktor ka lidhur kontratė me me Euro Alb shpk pėr kryerjen e punimeve tė kanalit dhe ka vazhduar procedurėn qė SPAK e konsideron tė korruptuar.

    Mbeten tė paqarta shkaqet se pėrse prokurorėt e SPAK, pėr disa persona shkruajnė nė dosje tė dhėnat e plota, ndėrsa pėr disa tė tjerė vetėm iniciale. Njė shpjegim mund tė jetė se personat qė kanė rėnė nė pėrgjime janė me imunitet dhe SPAK i ka kursyer hetimet pėr ta, pavarėsisht se tė arrestuarit i implikojnė me bisedat e tyre.

    Lapsi.al

  7. #7
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,426
    Postimet nė Bllog
    17

    Pėr: SPAK: Arrestohet kryebashkiaku i Lushnjės Fatos Tushe, akuza korrupsion

    Dosja e Fatos Tushes/ Dalin pėrgjimet e reja: Unė e qėndisa, kryetari mė tha do t’i q* nėnėn…

    Teksa akuzat dhe provat kundėr ish-kryetarit tė bashkisė sė Lushnjes Fatos Tushe u zbuluan dhe gjykata e la pas hekurave, ka mbetur njė pyetje pa pėrgjigje duke krijuar mister, kush ėshtė “B”-ja qė pėrmendet nė pėrgjimet e SPAK-ut qė ka 11 zyrtarė dhe biznesmenė deri tani nėn akuzė.

    Nė dosje prokuroria i referohet vetėm me inicialin “B” duke mos shkuar mė tej, por qė kuptohet qė zyrtari nė fjalė ka jo pak peshė si nė Lushnje, por edhe nė Tiranė. Biznesmeni Ibrahim Lami i cili u arrestua bashkė me Fatos Tushen thotė se e ka shoqėruar atė pėr nė parlament, abcnews.al zbardhi fragmentin nga dosja qė fliste pikėrisht pėr kėtė.

    Por nuk ishte vetėm njė episod nė dosje qė flitej pėr zyrtarin e lartė me peshė emri i tė cilit fillon me “B”. Abcnews.al publikon njė tjetėr pjesė nga dosja me pėrgjimet e SPAK-ut, ku ky personazh lakohet nė njė tjetėr bisedė por sėrish me tė njėjtėn temė, mbyllja e problemeve qė mund tė hapeshin nga tenderi i kanalit vaditės.

    Konkretisht nė datė 28 shtator tė vitit tė kaluar, SPAK ka kapur nga pėrgjimet njė bisedė tė zhvilluar mes drejtorit tė ndėrmarrjeve publike nė bashkinė Lushnje Flamur Peqini dhe biznesmenit Ibrahim Lamit nė lidhje me ankimimin e paraqitur nga firma “Avduli’ pėr tenderin e kanalit.

    Biseda e zbardhur

    Flamur Peqini: Ja ēuam pėrgjigjen qė tė premten, unė tani, ja qėndisa, ja ēova, shohim ēfarė do tė bėjė ai. Po kush e di tani, ēa tė them unė.

    Ibrahim Lami: Tashi ku ka tė drejtė tė ankohet ai…A ju vė nė dijeni juve ai?

    Flamur Peqini: Ankohet aty tani te APP dhe normal na vė nė dijeni edhe neve, ai na nis njė shkresė dhe ne ai, si rregull nuk bie dakord me pėrgjigjen ai dhe bėn njė ankesė te APP

    Ibrahim Lami: E marr vesh, e marr vesh. Po si ky ka burrė i poshtėr qenka?

    Flamur Peqini: Mė tė poshtėr nuk ke ku tė gjesh, por hajt ne e bėmė atė qė duhet bėrė

    Ibrahim Lami: A e di ti, ēfarė halli kam unė, se dikush aty nga brenda ja ka ēuar informacion atij.

    Flamur Peqini: Jo nga aty jo, por nga ata lart po.

    Ibrahim Lami: Nuk e di se njė ja ka ēuar. Kėtė mbaje pėr vete se ma tha kryetari mua. Do ta gjejė tha, do ti q* nėnėn, tha.

    Flamur Peqini: E di unė e di. Kam edhe njė aludim aty lart, ai qė ke folur gjithmonė, ai juristi, jo ky, flas pėr juristin, jo ky se nuk arrin deri nė atė fazė ky.

    Ibrahim Lami: Se di jo, mirė ėshtė tė dali se ai kėtu le tė hajė veten me dhėmbė se nuk e le, “B…..” kėtė herė kėtė punė.

    Lapsi.al

  8. #8
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    22-10-2004
    Postime
    235

    Pėr: SPAK: Arrestohet kryebashkiaku i Lushnjės Fatos Tushe, akuza korrupsion

    Tushet jane rrace turqish qe na kane ngleur ne kombin tone te mrekullueshem.

  9. #9
    Moderator Maska e benseven11
    Anėtarėsuar
    10-09-2002
    Vendndodhja
    new jersey-usa
    Postime
    13,816

    Pėr: SPAK: Arrestohet kryebashkiaku i Lushnjės Fatos Tushe, akuza korrupsion

    Aty ku eshte pushteti dhe autoriteti,aty eshte edhe korrupsioni.
    ≈♥♠♣♦≈ovguide.com/movies

Tema tė Ngjashme

  1. Arrestohen zyrtare te larte te FIFA-s.Akuza: korrupsion.
    Nga benseven11 nė forumin Problemet ndėrkombėtare
    Pėrgjigje: 17
    Postimi i Fundit: 08-06-2015, 09:16
  2. Arrestohet dhe me pas lirohet kryebashkiaku socialist i Vlorės, Shpėtim Gjika
    Nga Xhuxhumaku nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 34
    Postimi i Fundit: 31-03-2015, 22:56
  3. Korrupsion me lejet e ndėrtimit, nė pranga kryebashkiaku i Budvės
    Nga shigjeta nė forumin Problemet ndėrkombėtare
    Pėrgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 27-12-2010, 19:37
  4. Opozita: Akuza qeverise Berisha per korrupsion
    Nga RAPTILOID nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 9
    Postimi i Fundit: 21-09-2010, 05:17
  5. Pas akuza pėr korrupsion nga ndėrkombėtarėt, ndryshon qeveria e Kosovės
    Nga DYDRINAS nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 81
    Postimi i Fundit: 06-07-2010, 17:36

Fjalėt Kyēe pėr Temėn

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •