Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 14
  1. #1
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,122
    Postimet në Bllog
    17

    Skafisti i penduar: Bënim trafik droge me garancinë e policisë së Tahirit e Ramës

    Zbardhet dëshmia e skafistëve të penduar që ‘fundos’ truprojat e Tahirit: Për trafikun e hashashit merrnim garanci nga policia

    Emri:  operacioni.png

Shikime: 523

Madhësia:  277.5 KB

    Skafistët Fiqiret Seferi dhe Ferhat Ajdini, që mbajnë statusin e të penduarit të drejtësisë rrëfimet e të cilëve fundosën zyrtarë të lartë të drejtësisë dhe policisë, përfshirë dhe dy ish -pjesëtarët e grupit të shoqërimit të Ish ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri, thonë se kanë patur mbështetje të fortë në policinë e Durrësit dhe e kryenin të qetë aktivitetin e tyre të trafikut të drogës. Nga dosja hetimore e SPAK, rezulton se pasi kanë trafikuar një sasi të madhe hashashi, ata janë kthyer në Shqipëri dhe në janë ndaluar pasi kishin kaluar kufirin në mënyrë të paligjshme, por me ndërhyrjen e Sajmir Kurtit, drejtor në Bashkinë e Kavajës, janë lënë të lirë.

    “Me informuan se nga porti i Durrësit me nxori Saimir Kurti”, -shpjegon skafisti. Seferi implikon policinë, kur deklaron se zyrtarët e saj kishin dijeni për përfshirjen e tij në trafik droge.

    “Policia e Kavajës ishte në dijeni për një udhëtim me drogë të bërë nga unë për në Itali, bashkë me Ajdinin. Më lanë të lirë, pasi djali im pagoi 6 mijë euro dhe ia dorëzoi personalisht kreut të Antikrimit Kavajë, që mesa mbaj mend quhet Mandi, ndërkohë që unë duhet të isha arrestuar për atë që kisha bërë. Policia e Kavajës ishte nën këmbët e Saimir Kurtit”, -e mbyll dëshminë skafisti i penduari. Ai thotë më tej, se njëri nga zyrtarët e policisë qe e mori në pyetje, nuk i mori më para, por i kërkoi që të bënin trafik bashkë, gjë që nuk mundën të realizonin.

    Dëshmitë e tyre fundosën dhe dy ish truprojat e Tahirit, pasi ata iu dhanë hetuesve fakte sipas të cilëve Agustin Deda dhe Hekuran Marku kishin trafikuar mbi 1 mijë kg hashash nga Shqipëria drejt Italisë.

    Elton Hamzai, është një tjetër i penduar i drejtësisë që rrëfeu për Antimafian Italiane, se grupi kriminal që ku ai bënte pjesë kishte marrë garanci nga policia lokale për të kultivuar dhe trafikuar drogë drejt Barit. Rrëfimet e 4 të penduarve ndihmuan Antimafian dhe SPAK të të godasë në kuadër të operacionit ‘Shpirti’, pjesëtarët e katër grupeve që trafikuan 6 tonë hashash përgjatë viteve 2014 2017. Në mesin e 28 të dyshuarve, është prokurori i Vlorës, Maksim Sota, emri i të cilit u përmend nga një trafikant droge, me të cilin kishte jetuar në një shtëpi, si dhe zyrtarë policie e trafikantë.

    News 24
    "Babai i shtetit është Ismail "Qemali", e zbuloi Edvin shkencëtari!"

  2. #2
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,122
    Postimet në Bllog
    17

    Për: Skafisti i penduar: Bënim trafik droge me garancinë e policisë së Tahirit e Ramës

    Trafik droge me leje nga policia/ Ilirian Zaimi pagoi shefin e komisariatit

    Ilirian Zaimi është një nga drejtuesit e grupit kriminal që trafikoi tonelata me drogë nga Shqipëria drejt Italisë dhe që etiketohet nga skafistët e penduar si Daja apo Lani.

    Arrestimi i tij u bë gjatë operacionit të koduar ‘Shpirti’.

    Bashkëpunëtorët e drejtësisë, Mariglen Shusha dhe Donial Drolli rrëfejnë se si grupi i Dajës ndërveproi me mafian bavareze dhe se si shefi kultivoi platancione të tëra në zonën e Skraparit dhe nën bekimin e policisë lokale.

    Kjo ngarkesë që më pas u transportua nga të penduarit u kap dhe nga DIA italiane në dhjetor 2016. Pikërisht për këto platancione droge, i penduari tregon se Daja kultivoi drogë me lazaratas kryesisht me një person të identifikuar si Liloshi i Lazaratit, të cilit daja i jepte përqindje për fitimin e mbledhjes.

    Në një rast, dëshmitari Shusha shton se Ilirian Zaimi duke u kthyer nga platancioni i Cepanit, i shoqëruar me punëtorët e Liloshit të Lazaratit që rezulton se është Ilir Gaba kishin shkuar në komisariatin e policisë për të zgjidhur një keqkuptim me shefin e komisariatit.

    Keqkuptimi sipas dëshmitarit nuk ishte gjë tjetër përveçse pagesa që Daja kishte kryer në polici për të mos u bezdisur.

    Këtë dëshmi e konfirmon edhe i penduari Drolli që shton se gjatë qëndrimit në tokat me hashash nuk ishin kontrolluar asnjëherë nga policia.

    Ndërkohë dëshmitarët e drejtësisë rëndojnë edhe pozitën e dy ish-truprojave të Saimir Tahirit sipas të cilëve ata trafikuan mbi një ton droge drejt Italisë që ju përkiste shoqëruesve gjatë kohës që ata mbanin detyrën e rëndësishme.

    Dëshmitarët tregojnë se truprojat e kishin kultivuar drogën në Memaliaj në një platancion ku punëtorët paguheshin nga 15 deri në 20 euro.

    Syri

  3. #3
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,122
    Postimet në Bllog
    17

    Për: Skafisti i penduar: Bënim trafik droge me garancinë e policisë së Tahirit e Ramës

    VIDEO/ Dy truprojat e Tahirit u arratisën në Spanjë

    Emri:  auto_hekuran_marku_agustin_deda1625319999.jpg

Shikime: 482

Madhësia:  36.9 KB

    Dy shoqëruesit e ish ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri, disa vite më parë rezultojnë të jenë larguar për në Spanjë, ndërsa tashmë ndodhen në kërkim nga SPAK për akuzën e trafikut të drogës dhe grupit të strukturuar kriminal.

    Dy ish-efektivë policie të cilët ishin për disa vite shoqërues të ish-ministrit Saimir Tahiri, Hekuran Marku dhe Agustin Deda janë larguar disa vite më parë në Spanjë. Sipas verifikimeve ky është destinacioni i fundit i tyre, ndërsa SPAK dhe Policia e Shtetit nuk arriti të ekzekutonte dot masat e sigurisë për dy ish efektivët.

    Në 2016-ën, kohë kur kanë qenë në detyrë dhe shoqërues të Tahirit sipas dy bashkëpunëtorëve të drejtësisë Marku dhe Deda kanë qenë të implikuar në trafikun e lëndës narkotike drejt Italisë.

    Dy skafistët e kapur nga autoritet italiane në 2016 me mbi 1000 kilogramë kanabis, përballë hetuesve Italian kanë treguar se pronar të lëndës ishin pikërisht këta persona.

    Nga dëshmia e dy të penduarve duket se dy efektivët, por edhe anëtarë të tjerë të grupit përdornin detyrën e tyre si shoqërues të ministrit siç duket për të lehtësuar punën e tyre. Ndërkohë bashkëpunëtorët tregojnë lidhjet e policisë me anëtarë të grupit kriminal.

    Në një pjesë të dëshmisë ata tregojnë se gjatë përgatitjeve për transport të lëndës narkotike të kanabisit, kanë parë mjete policie si radio që lidheshin me frekuencat e Policisë, duke treguar edhe një herë rolin aktiv të policisë në kanabizimin e vendit në vitet 2016-2017.



    Syri

  4. #4
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,122
    Postimet në Bllog
    17

    Për: Skafisti i penduar: Bënim trafik droge me garancinë e policisë së Tahirit e Ramës

    Dosja/ “Ish-shoqëruesit e Saimir Tahirit, pronarë të parcelave me kanabis”, dy skafistët e penduar: Si ndikonte drejtori i Bashkisë Kavajë për lirimin e trafikantëve

    Emri:  spak-droga.jpg

Shikime: 477

Madhësia:  24.3 KB

    TIRANË
    Në dosjen e SPAK, që gazetarja Klodiana Lala siguron për “BalkanWeb”, janë edhe dëshmitë e dy skafistëve të penduar të drejtësisë për operacionin “Shpirti”, të cilët flasin për lidhjet e dy ish-shoqëruesve të ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri, dhe ish-drejtorit të Bashkisë së Kavajës, Saimir Kurti, me trafikantët e drogës.

    Dy ish-shoqëruesit e ish-ministrit Saimir Tahiri, Paul Agustin Deda dhe Hekuran Marku, akuzohen sipas SPAK për trafikimin e 1 mijë kg hashash, që rezulton të jetë kapur në Bari të Italisë, ndërsa dy skafistët, që kanë bërë trafikimin e kësaj sasie, Fiqiret Seferi dhe Ferhat Ajdini, janë ndaluar atje.

    Sipas SPAK, Eltjon Bregasi, Silvo Sidela, Rafaelo Adante, Guisepe Vispo, Alesio Ventrela, shtetasë italianë, si dhe Agustin Deda e Hekuran Marku, këta të fundit në kohën e kryerës së veprës penale si ish-shoqërues të Tahirit, kanë trafikuar sasinë e madhe të drogës. Katër shtetasit italianë, në bashkëpunim me Dedën e Markun, si dhe persona të tjerë të paidentifikuar akoma, në kuadër të grupit të strukturuar, kanë trafikuar lëndë narkotike nga Shqipëri në Itali në disa episode.



    “Ka rezultuar se shtetasit Eltjon Bregasi (Pingio), Silvio Sidella, Raffaele Addante, Giuseppe Vispo, Alessio Ventrella, Agustin Deda dhe Hekuran marku, në bashkëpunim në mes tyre kanë trafikuar me rurgë detare nga Shqipëria në Itali një sasi lënde narkotike të llojit kanabis sativa me peshë 1.016 kilogramë, e cila i është sekuestruar shtetasve Fiqiret Seferi dhe Ferhat Ajdini (arrestuar në Bari). Nga hetimi ka rezultuar se kjo lëndë narkotike, pasi ishte kultivuar e mbajtur në Shqipëri nga shtetasit Eltjon Bregasi, Agustin Deda dhe Hekuran Marku, është trafikuar në rrugë detare për në Itali, me destinacion për t’iu dorëzuar më pas shtetasve italianë, Silvio Sidella, Raffaele Addente, Giuseppe Vispo dhe Alessio Vintrella, gjë që nuk ka përfunduar, për shkak të ndërhyrjes së policisë italiane”, thuhet në dosjen e Prokurorisë së Posaçme.

    Është dëshmia e dy të penduarve dhe dhjetëra përgjime që flasin për përfshirjen e dy ish-shoqëruesve të Tahirit. Madje, prokuroria thotë se ata ishin pronarë të parcelave me drogë në jug të vendit dhe ishin të përfshirë e kishin rol aktiv në grupin e strukturuar kriminal, raporton “BalkanWeb”.

    “Hetimi i zhvilluar në kuadër të operacionit “Shefi”, i regjistruar pranë Prokurorisë së Republikës në Bari, ka bërë të mundur dokumentimin e ekzistimit të dy grupeve kriminale të ndryshme, vepruese në Itali e me lidhje të qëndrueshme në territorin shqiptar, të prira në trafikun ndërkombëtar të lëndëve narkotike. Ndër nxitësit e njërës prej tyre, rezultojnë shtetasit shqiptarë Fiqiret Seferi e Ferhat Ajdini, të cilët janë arrestuar bashkë me pjesëtarë të tjerë të grupit kriminal”, thuhet më tej në dosje.

    Roli i drejtorit të Bashkisë së Kavajës, Saimir Kurti
    Gazetarja Klodiana Lala, referuar dosjes së SPAK, thekson për “BalkanWeb” se emri i tij është përmendur nga skafisti i penduar, Fiqiret Seferi, i cili thotë se Saimir Kurti ishte pronar i sasive të ndryshme të lëndëve narkotike. Në dosje thuhet se ai kishte pajtuar dy skafistët, Seferin e Ajdinin, për të trafikuar sasi të ndryshme droge. Sipas të penduarve, droga magazinohej në një vilë dhe më pas çohej në afërsi të një kazinoje, që Kurti kishte në pronësi në Golem të Kavajës, më pas garantoheshin të gjitha mjetet, skafi afrohej në brigje, fikeshin motorët dhe anëtarët e grupit të strukturuar kriminal bënin të mundur ngarkesën, që më pas nisej drejt Italisë.

    Janë fakte tronditëse se si të penduarit flasin për drejtorin e Bashkisë së Kavajës, madje ka dhe përgjime ku Saimir Kurti bënte debate të forta dhe presion për çështjen e pagesës për paratë e përfituara nga trafiku i drogës. Rezultonte se ai ndërhynte për trafikun e drogës. Ai ndërhynte në momentin që anëtarët e grupit kapeshin nga policia, duke bërë të mundur lirimin e tyre.

    Në dëshminë e tij, Seferi thotë se ai kishte nën këmbët e tij gjithë Policinë e Kavajës. Janë detaje dhe qindra biseda telefonike të përgjuara. 4 të penduarit e drejtësisë, që ndihmuan autoritetet, kanë rrëfyer për implikimin e shumë zyrtarëve të Policisë së Shtetit nga veriu në jug, ku trafikoheshin sasi të mëdha droge.

    (BalkanWeb)

  5. #5
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,122
    Postimet në Bllog
    17

    Për: Skafisti i penduar: Bënim trafik droge me garancinë e policisë së Tahirit e Ramës

    Operacioni “Shpirti”, burg për 14 të ndaluarit, arrest shtëpie për dy zyrtarët

    Emri:  50E58978-7F92-4532-B6D5-34545F3B34D1.jpg

Shikime: 469

Madhësia:  50.5 KB

    Gjykata e Posaçme kundër Krimit dhe Korrupsionit lë në fuqi vendimin e SPAK, për të ndaluarit e operacionit “Shpirti”.

    Kjo Gjykatë ka vendosur masën arrest me burg, për 14 nga të arrestuarit.

    Ndërsa për katër të tjerë, përshirë Prokurorin Maksim Sota dhe ish-zv/drejtorin e Policisë së Vlorës, Ilir Balla, Gjykata ka lënë masën e sigurisë arrest në shtëpi.

    Trafikuan 6 ton drogë në Itali
    Kujtojmë që operacioni ndërkombëtar, i koduar “Shpirti”, u finalizua të premten. Nga rrëfimi i katër të penduarve të drejtësisë, u arrestuan 38 persona, përfshirë prokurorë, zyrtarë policie, si dhe dy shoqëruesit e ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri.

    Nga hetimet e SPAK, në bashkëpunim me autoritetet e antimafias italiane, rezulton se grupet kriminale kanë trafikuar të paktën 6 tonë drogë përgjatë viteve 2014-2017 nga Shqipëria drejt Italisë.

    Hekuran Marku dhe Agustin Deda, ish-truprorja të Tahirit sipas prokurorisë speciale kanë patur rol aktiv në trafikun e drogës. Pjesë e këtij rrjeti, është edhe ish-zëvendës drejtori i policisë së Vlorës, Ilirjan Balla (Ndaj të cilit u vendos masa arrest shtëpie), aktualisht në policinë e shtetit, si dhe Festim Lelaj, i dënuar me herët për trafik droge, si dhe Artur Krasniqi, në policinë e Durrësit.

    Me kërkesë të SPAK, gjykata ka dërguar nën masën e arrestit në shtëpi, Maksim Sotën, prokuror në Vlorë, ish kandidat për në prokurorinë e posaçme, i cili dyshohet për shpërdorim detyre.

    Në njoftimin zyrtar të SPAK në lidhje me këtë operacion thuhet se:

    ”Në tërësi, në kuadër të hetimeve të sipërpërmendura, janë sekuestruar rreth 6 (gjashtë) tonelata lëndë narkotike të tipit marijunë, kokainë e hashash, duke i hequr organizatave kriminale të ardhura të vlerësuara në mbi 55 milion euro, për një sasi totale prej rreth 14 milion dozash njëshe që dalin nga shpërndarja me pakicë.”- shkruan SPAK.

    Kërkesa e Prokurorit Maksim Sota drejtuar Gjykatës së Posaçme:

    Në rrëfimin e tyre, dy të penduarit e drejtësisë për këtë dosje, Donjol Drolli dhe Mariglen Shusha, kanë deklaruar, se qiraja e shtëpisë ku qëndronte Prokurori Maksim Sota në Vlorë, mbulohej nga kreu i grupit të tyre kriminal, i quajtur Ilirjan Ducellari.

    Këto akuza, Prokurori në kërkesën e tij drejtuar GJKKO-së, i cilëson si të pavërteta dhe me qëllime dashakeqe.

    Ai tha se ka dijeni se kush fshihet ndaj kësaj dëshmie, duke nënvizuar se arsyet nuk do i bëj të ditura për momentin.

    Në kërkesë, Prokurori kërkoi nga Gjykata revokimin e masës për sigurimin personal “arrest në shtëpi”, por siç duket, kjo kërkesë nuk është marrë parasysh nga togat e zeza të cilat lanë në fuqi vendimin e SPAK.

    MAPO

  6. #6
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,122
    Postimet në Bllog
    17

    Për: Skafisti i penduar: Bënim trafik droge me garancinë e policisë së Tahirit e Ramës

    28 të arrestuarit e operacionit “Shpirti”, Yuri Kim: Fund pandëshkueshmërisë

    Emri:  2BBF716E-ECA8-4AFC-A66D-FA7D4BE06051.jpeg

Shikime: 479

Madhësia:  52.0 KB

    Ambasadorja amerikane Yuri Kim ka reaguar në lidhje me mega-operacionin e sotëm të koduar “Shpirti” i cili çoi në 28 urdhër-arreste në Shqipëri, Irali, Mal të Zi dhe Spanjë për korrupsion, shpërdorim detyre, pastrim parash e trafik ndërkombëtar të sasive të konsiderueshme të lëndevë narkotike.

    Ambasadorja Kim thotë se këto rezultate tregojnë se pandëshkueshmëria po mbaron.


    “Disa pretendojnë / shpresojnë se reforma në drejtësi nuk ka prodhuar “asgjë”.

    E vërteta është se po prodhon gjithnjë e më shumë rezultate që tregojnë se pandëshkueshmëria po mbaron. Shikoni aksionin e madh të sotëm, i cili është vetëm goditja e fundit kundër zyrtarëve të korruptuar dhe krimit të organizuar.

    SHBA do të vazhdojë të mbështesë SPAK & NBI ndërsa hetojnë dhe ndjekin penalisht ata që abuzojnë me detyrën e tyre ose pasurohen gabimisht – ndërsa varfërojnë – përmes veprimtarisë kriminale. Reforma në drejtësi nuk ka qenë e lehtë, e shpejtë ose e përsosur, por po ecën përpara dhe po jep rezultate,” shkruan Kim në Twitter.

    MAPO

  7. #7
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,122
    Postimet në Bllog
    17

    Për: Skafisti i penduar: Bënim trafik droge me garancinë e policisë së Tahirit e Ramës

    Aktualitet6 ton drogë – Akuzat e të penduarit, prokurori: Shpifje, e di kush fshihet pas

    Emri:  53996E43-F20F-4705-AE67-62864A7543E9.jpeg

Shikime: 478

Madhësia:  78.3 KB

    Prokurori i Vlorës Maksim Sota ka reaguar mbi dëshmitë e dhënë nga i penduari i drejtësisë, Donial Drolli në kuadër të operacionit anti-drogë “Shpirti” i cili tha se “kreu i bandës kriminale të trafikut të lëndëve narkotike, Ilirjan Zaimi i kishte siguruar Sotës shtëpi me qira jashtë Shqipërisë ku ai qëndronte me bashkëshorten e fëmijët”.

    Gjatë seancës për njohjen e masës së sigurisë në GJKKO të zhvilluar këtë të dielë, prokurori i ka konsideruar deklaratat e rreme.


    Ai ka depozituar këtë të dielë kërkesën mbrojtëse.

    Ai rendit të gjitha faktet që sipas tij vërtetojnë të kundërtën. Sipas tij, Sota nuk ka lidhje me Ilirjan Zaimin dhe ndër të tjera, e cilëson këtë ngatërresë si të qëllimshme, arsyet e të cilave nuk preferon t’i bëjë të ditura momentalisht.

    Ai nënvizon se e di se çfarë ka ndodhur në të vërtetë dhe kush fshihet pas kësaj ngatërrese.

    Në përfundim të kërkesës, Sota kërkon nga Gjykata, revokimin e masës për sigurimin personal “arrest në shtëpi”, por kjo e fundit nuk e ka marrë parasysh pasi la në fuqi masën e kërkuar nga SPAK.

    KËRKESA E MBROJTJES SË PROKURORIT MAKSIM SOTA PRANË GJKKO

    Lënda: Parashtrime dhe Kërkesë për Revokimin e Masës së Sigurimit Personal;

    Drejtuar: GJYKATËS SË POSAÇME TË SHKALLËS SË PARË PËR KORRUPSIONIN DHE KRIMIN E ORGANIZUAR

    Gjyqtarit të Hetimeve Paraprake Irena GJOKA

    Kërkues: Maksim SOTA, emri i babait Sokrat, emri i nënës Llamba, data e lindjes 10.01.1980, me adresë banimi dhe njoftimi Rruga e Bregut nr. 17, Njësia Administrative Krutje, 9006 Lushnje, mbrojtur nga avokat i zgjedhur Ardian VISHA, me adresë njoftimi Rruga Panorama, 1000 Tiranë;

    Baza Ligjore: Neni 248/2 i Kodit të Proçedurës Penale; E nderuar Zonja Gjyqtare e Hetimeve Paraprake!

    Unë Maksim SOTA, ushtroj detyrën e prokurorit në Prokurorinë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë që prej datën 02.10.2006 dhe sot ndodhem para jush si person nën hetim ndaj të cilit është caktuar një masë sigurimi personal me karakter shtërngues Arrest në Shtëpi, parashikuar nga Neni 237 i Kodit të Proçedurës Penale, në kuadër të hetimeve të kryera nga Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar; Në datën 02.07.2021 jam njohur me vendimin nr. 45 data 30.06.2021, si dhe me pjesën arsyetuese të këtij vendimi, në të cilën janë arsyetuar provat në ngarkimin tim si person i marrë në hetim për kryerjen e veprës penale të Shpërdorimit të detyrës, parashikuar nga Neni 248 i Kodit Penal;

    Po në këtë datë, kam paraqitur menjëherë kërkesë në Këshillin e Lartë të Prokurorisë për pezullimin tim nga ushtrimi i detyrës së prokurorit, pasi kam konstatuar se jam subjekt i një proçedimi penal dhe këtë herë jo si prokuror, por si person nën hetim; Kam kërkuar pezullimin deri në sqarimin e plotë të kësaj çështje të krijuar ndaj meje dhe marrjen e një vendimi perfundimtar për të vërtetën e dyshimeve të ngritura ndaj meje;

    E nderuar zonja gjyqtare! Kam lexuar me vëmëndje të gjithë vendimin e arsyetuar nr. 45 datë 30.06.2021 prej 129 faqe, në të cilin është shkruar dhe arsyetuar vetëm 1,5 faqe për provat në ngarkimin tim dhe arsyetimin se kam kryer veprime dhe mosveprime të paligjshme në ushtrim të detyrës time si prokuror, në lidhje me disa persona pjesëtar të një grupi të strukturuar kriminal në fushën e trafikimit të lëndëve narkotike;

    Në këto 1,5 faqe arsyetim, më rezulton se kam shpërdoruar detyrën time si prokuror, pasi dy prej pjesëtarëve të këtij grupi të strukturuar kriminal dhe konkretisht Donial DROLLI dhe Mariglen SHUSHA, në cilësinë e bashkëpunëtorëve të drejtësisë dhe statusit të personit të penduar, ka deklaruar se shtetasi Ilirjan DUÇELLARI Zaimi, i cilësuar si kreu i këtij grupi të strukturuar kriminal ka patur “lidhje” me mua dhe gjithashtu më ka paguar qeranë e shtëpisë ku qëndroja unë në qytetin e Vlorës; Në këto kushte, sipas arsyetimit të gjykatës, unë kam luajtur një rol thelbësor që grupi i strukturuar kriminal të ushtronte i qetë dhe i vendosur trafikimin e lëndëve narkotike që prej vitin 2014 e në vazhdim; Me këto veprime dhe prova të cilësuara në faqen 121 dhe 122 të vendimin nr. 45 datë 30.06.2021, unë në cilësinë e prokurorit kam krijuar premisa më të favorshme për infiltrimin e grupit kriminal në radhët e përfaqësuesve që ushtrojnë ndjekjen penale në emër të shtetit, me pasojë të drejtëpërdrejtë vështirësi dhe pengesa shtesë në drejtim të parandalimit dhe luftimit të këtyre veprimtarive kriminale;

    Kryerja e këtyre veprimeve nga ana ime, referuar arsyetimit të gjykatës, ka sjellë si pasojë; dëmtimin e interesave të ligjshme të shtetit, të cilat mund jenë materiale ose jo materiale; mosushtrimin në kushte specifike prej meje të përgjegjësive dhe detyrave respektive ligjore në cilësinë e prokurorit; aktivitet të qëndrueshëm kriminal të personit nën hetim Ilirjan DUÇELLARI Zaimi, në cilësinë e drejtuesit të grupit kriminal;

    E nderuar zonja gjyqtare, nqs niveli i provës dhe të provuarit të një dyshimi të arsyeshëm është vendosur në këtë standard, i cili nuk mund të cilësohet as në standardin minimal të sanksionuar në Kodin e Proçedurës Penale, por shumë shumë herë më i ulët, atëherë duhen të meren në përgjegjësi penale më tepër se 2/3 e të gjithë shqiptarëve, përfshirë prokuror, gjyqtar, oficer policie apo politikanë, për njohjen që kanë me persona që më pas dalin se kanë qënë në hetim apo arrestohen në kuadër hetimesh të nisuara më parë në kohë;

    Referuar dispozitave nr. 149 dhe 150 të ligjit proçedurial penal, në të cilat është sanksionuar kuptimi i provës dhe objekti i provave është parashikuar se;

    Prova janë njoftimet mbi faktet e rrethanat që lidhen me veprën penale, që merren prej burimeve të parashikuara në ligjin proçedural penal, në përputhje me rregullat e caktuara prej tij dhe që shërbejnë për të vërtetuar kryerjen ose jo të veprës penale, pasojat e ardhura prej saj, fajësinë ose pafajësinë e të pandehurit dhe shkallën e përgjegjësisë së tij; Janë objekt prove faktet që kanë lidhje me akuzën, fajësinë e të pandehurit, caktimin e masave të sigurimit, dënimin dhe përgjegjësinë civile, si dhe faktet nga të cilat varet zbatimi i normave proçedurale;

    E nderuar zonja gjyqtare, pavarësisht këtij arsyetimi ligjor, dua të deklaroj dhe të ndalem në rrëzimin si të pavërteta të pretendimeve dhe dyshimeve lidhur me “lidhjen” time me këta persona nën hetim apo supozimit për qëndrimin tim në një banesë me qera të paguar nga ata dhe konkretisht; 1. E para ka një ndryshim të madh midis fjalëve “lidhje” dhe “njohje” midis dy apo disa personave; Në rast ekziston një lidhje, atëherë ka marrëdhënie reciproke në mënyra dhe forma të ndryshme midis këtyre personave, të cilat normalisht duhet të evidentoheshin në vendimin e gjykatës; Në rast se flasim për “njohje” midis dy apo disa personave, ka një ndryshim të rrënjësor me rastin e një lidhje midis tyre; 2. Lidhur me pretendimin e përdorimit/qëndrimit tim në një banese të paguar nga personat nën hetim deklaroj me përgjegjësi të plotë ligjore se ky fakt është tërësisht i pavartetë dhe kjo për arsyet e mëposhtme;

    – Unë kam lindur, rritur dhe jetoj/banoj në banesën time familjare të ndodhur në Fshatin Zhym të Njësisë Administrative Krutje Lushnje;
    – Në qytetin e Vlorës nuk kam marrë ndonjëherë banesë me qera, me kontratë apo pa kontratë formale dhe as kam poseduar banesë të ndonjë prej personave të tjerë të përmendur apo jo në këtë këtë vendim, apo persona të tjerë të tretë;

    – Që prej vitin 2010 kam qëndruar herë pas herë, sidomos në rastet e ditëve të gadishmërisë, por jo vetëm, në një apartament të blerë nga vëllai im Ilir SOTA dhe të përdorur edhe nga familjarët e mi (prindërit) në periudhat e verës;

    – Këtë apartament dhe qëndrimin tim në të, e kam deklaruar edhe në Inspektoriatin e Lartë të Deklarimit të Pasurive dhe Konfliktit të Interesave që në vitin 2011-2012;

    – Po kështu, këtë apartament vëllai e disponon edhe aktualisht dhe ndodhet në Hyrjen e Lagjes Plazhi i Vjetër, pranë Portit Detar Vlorë;

    – Nqs këta persona kanë paguar qera tek vëllai im, për qëndrimin tim në këtë apartament, deklaroj se nuk jam në dijeni të këtij fakti dhe do të mbaj përgjegjësi ligjore nqs ky fakt qëndron i vërtetë;

    E nderuar zonja gjyqtare, në këtë pikë kërkoj të informohem nëse është verifikuar në fashikullin e provave të dorëzuara para gjykatës se;

    – Ku ndodhet ky apartament dhe në çfarë periudhe kohore kam qëndruar unë në këtë apartament;

    – Cili ështe pronari apo poseduesi i tij dhe dëshmia nëse ka dijeni se unë kam jetuar në këtë apartament;

    – Cili është administratori i këtij pallati dhe dëshmia e tij nëse ka dijeni që unë kam jetuar në këtë apartament dhe kush e ka kryer pagesën e taksave të administrimit;

    – Kush e ka paguar qeranë dhe faturat e pagesës së këtij apartamenti, apo dëshmi të personave konkrete për pagesën me para në dorë dhe pa faturë;

    E nderuar zonja gjyqtare, cila do të ishte arsyeja që unë të shkoja të qëndroja në një apartament tjetër, kur kam patur apartamentin e vëllait tim në qytetin e Vlorës ku qëndroja dhe qëndroj sa herë e vlerësoj të nevojshme;

    Po kështu, dua të sqaroj më tej edhe faktin se; Nga muaji gusht 2012 deri në 01.01.2015 unë nuk kam qënë në ushtrim të detyrës dhe as prezent fizikisht në territorin e Republikës së Shqipërisë, vërtetuar kjo me të dhënat e sistemit TIMS apo me Lejet për shkëputje të përkohshme nga puna të miratuara ga Prokurori i Përgjithshëm; Po kështu, gjatë gjithë vitit 2015 kam qënë i komanduar në pozicionin e Këshilltarit Ligjor në Prokurorinë e Përgjithshme, provuar kjo me Urdhërat e komandimit të Prokurorit të Përgjithshëm; Referuar të dhënave të përshkruara në pjesën arsyetuese të vendimit gjyqësor, rezulton se aktiviteti i trafikimit të lëndëve narkotike të këtyre personave ka filluar që në vitin 2014, ndërkohë që unë nga muaji gusht 2012 deri në dhjetor 2015 nuk kam qënë në ushtrim të detyrës së prokurorit në Prokuroninë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë dhe as kam qëndruar fizikisht në qytetin e Vlorës; E gjithë kjo është ngatërresë e qëllishme dhe për qëllime që nuk mund t’i shpjegoj për momentin, pavarësisht se aktualisht jam shumë i qartë se çfarë ka ndodhur në realitet dhe kush janë personat që janë ngatërruar qëllimisht me personin tim; Deklaroj se për këto fakte kam dhënë shpjegime me shkrim dhe dorëzuar edhe prova shkresore para dy prokurorëve të hetimit të kësaj çështje, i pyetur si person që ka dijeni për rrethanat e hetimit disa muaj më parë, të cilat nuk rezultojnë të jenë përmendur në asnjë paragraf të vendimit gjyqësor;

    3. Përsa i përket njohjes me personat e përmendur në vendim; Deklaroj me përgjegjësi të plotë ligjore dhe morale, se nuk njoh asnjë nga shtetasit e quajtur Donial DROLLI, Mariglen SHUSHA apo Elton HAMZA, të cilët kanë bërë deklarime në ngarkim tim për njohje me shtetasin Ilirian DUÇELLARI Zaimi; Këta shtetas nuk i njoh as si emra dhe as si persona nga karakteristikat fizike, Deklaroj se nuk kam patur asnjëherë njohje, lidhje apo kontakte në çfarëdo mënyre dhe forme me këta persona; Deklaroj se nuk kam patur asnjëherë udhëtime të përbashkëta apo për qëllime të përbashkëta, brenda apo për jashtë shtetit, me këta persona; Deklaroj me përgjegjesi të plotë se unë dhe familjarët e mi nuk kemi patur asnjë marrëdhënie financiare shit-blerje, huaje, huapërdorje apo marrëdhënie bisnesi me këta shtetas, brenda apo jashtë shtetit; Deklaroj me përgjigjësi të plotë ligjore se në funksionin tim si prokuror në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë, nuk kam patur në shqyrtim proçedime penale në të cilat të ketë qënë person nën hetim apo/ose të pandehur këta shtetas; Në lidhje me shtetasin Ilirian DUÇELLARI Zaimi, ashtu siç edhe kam deklaruar para prokurorisë, i pyetur për llogari të sqarimit të hetimeve të kësaj çështje penale, deklaroj se;

    Shtetasin Ilirjan DUÇELLARI Zaimi e “njoh” vetëm si person dhe se nuk kam patur dhe as kam “lidhje”, shoqëri të ngushtë, miqësi apo krushqi të afërt me të, unë dhe familjarët e mi; Deklaroj me përgjigjesi të plotë ligjore dhe morale se njohja ime me këtë shtetas ka qënë rastësore dhe indirekte rreth viteve 2010-2011, nga një shok i imi i ngushtë që në vitet e Universitetit, i quajtur R.Xh, pasi ky i fundit dhe shtetasi Ilirjan Duçellari janë të dy me origjinë nga Skrapari dhe kishin njohje midis tyre; Deklaroj me përgjegjësi se këtë shtetas e kam takuar rrallë dhe jo vetëm për vetëm, për shkak se nuk kisha njohje të drejtëpërdrejtë me të, në një ambjent Lokal Bar Kafe e quajtur Kei Kafe në qytetin e Vlorës, të cilin e kam frekuentuar për të pirë kafe me shokët të mi, të quajtur R.Xh, K.B, M.F, R.E; Frekuentimi i këtij lokali nuk ka qënë i shpeshtë, por në ditë të caktuara kur unë qëndroja për të fjetur në qytetin e Vlorës (ditë gadishmërie) së bashku me shokët e mi që kam përmendur më sipër, të cilët edhe ata kanë qënë të punësuar në Vlorë, por me banim në qytetin e Tiranës; Deklaroj se kisha dijeni se ky lokal ishte në pronësi të shtetasit Ilirjan Duçellari Zaimi dhe dua të theksoj gjithashtu se ky lokal, ashtu si edhe unë apo shokët e mi, frekuentohej edhe nga persona të tjerë prokuror, gjyqtar apo punonjës policie, për shkak të cilësisë së ambjentit dhe kafes që shërbehej;

    Frekuentimi i këtij lokali duhet të ketë qënë rreth viteve 2016 – 2018; Deklaroj se me shtetasin Ilirjan Duçellari Zaimi nuk kam patur asnjëherë udhëtime të përbashkëta apo për qëllime të përbashkëta, brenda apo për jashtë shtetit; Deklaroj se hera e fundit që unë e kam parë apo takuar jo drejtëpërdrejt shtetasin Ilirjan Zaimi, në mos gaboj, ka qënë rreth fundit të vitit 2018 dhe ka qënë gjithmonë kur kam qënë për kafe në ambjentet e Lokalit Kei Kafe; Deklaroj me përgjegjesi të plotë se unë dhe familjarët e mi nuk kemi patur asnjë marrëdhënie financiare shit-blerje, huaje, huapërdorje apo marrëdhënie bisnesi me shtetasin Ilirjan Zaimi, brenda apo jashtë shtetit; Po kështu, deklaroj me përgjigjësi të plotë ligjore se në funksionin tim si prokuror në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë, nuk kam patur në shqyrtim proçedime penale në të cilat të ketë qënë person nën hetim apo/ose i pandehur shtetasi Ilirjan Zaimi dhe as familjarë të tij; Deklaroj me përgjegjësi të plotë ligjore se nuk kam patur ndonjëherë dijeni, se ky shtetas ka patur probleme me ligjin, përveçse kam dëgjuar dhe lexuar nga mediat se është arrestuar në vitin 2020;

    4. E nderuar zonja gjyqtare, ashtu siç referohet në pjesën arsyetuese të vendimit gjyqësor, aktiviteti kriminal i trafikimit të lëndëve narkotike të këtij grupi të strukturuar kriminal ka filluar që prej vitin 2014, e dokumentuar kjo nga hetimet e kryera nga Autoritet e Drejtësisë Shqiptare, por edhe nga Autoritetet e Drejtësisë Italiane;
    Nga volumi i arsyetimit të vendimit dhe provave të përmendura në të, rezulton se janë kryer shumë veprime hetimore për dokumentimin e aktivitetit të paligjshëm dhe personave të përfshirë në këtë aktivitet;
    Duke qënë se roli i im i pretenduar nga ana e prokurorisë në këtë aktivitet të madh kriminal, ka qënë njohja dhe lidhja/marrëdhënia me personat nën hetim, dua të sqaroj se;
    – Në të gjithë volumin e hetimeve të shtrira në kohë që prej 2014 deri në 30.06.2021, datë kur është miratuar ky vendim gjyqësor, përgjimeve telefonike dhe vëzhgimeve të realizuara, komunikimeve elektronike apo takimeve personale të përgjuara, a do të kishte një përgjim të vetëm, një komunkimin të vetëm të përgjuar, një raport vëzhgimi të vetëm të fotografuar, një thirrje telefonike të vetme në tabulatet e këtyre shtetasve me numrat e mi të telefonit;

    – Në të gjitha rastet e proçedimeve penale të hetuara që nga viti 2014, që janë përmendur në arsyetimin e vendimit të gjykatës, pushimin e hetimeve, pezullimin e hetimeve, rifillimin e hetimeve, sekuestrimin apo kthimin e mjeteve lundruese, a rezulton emri im si prokuror i ndonjërës prej tyre; Në të gjithë volumin e çështjeve penale që unë kam hetuar në Prokurorinë e Vlorës, do të ekzistonte një proçedim penal i hetuar nga ana ime ku përmenden dhe favorizuar këta shtetas; Do ishte pothuajse e pamundur të mos zbulohej një gjë e tillë, në rast se lidhja ime me këta persona paska qënë e një niveli të tillë që ka garantuar sigurinë e ushtrimit të aktivitetit të tyre kriminal, siç është arsyetuar në vendimin gjyqësor;

    5. Në lidhje me dëshmitë e dhëna nga bashkëpunëtorët e drejtësisë, me statusin e të penduarit, dua të deklaroj se; Në pjesën arsyetuese të vendimit janë përmendur dëshmitë e ketyre shtetasve se Ilirjan DUÇELLARI Zaimi kishte lidhje me prokurorin Maksim SOTA dhe se ky i fundit ka patur dijeni se Ilirjan DUÇELLARI ishte trafikant i lëndëve narkotike; Njohjen me këtë person, por jo lidhjen, për aq sa kam shpjeguar, nuk e kam mohuar ndonjëherë, por çfarë lidhje kam unë se ky person paska qënë një trafikant i fshehur i lëndëve narkotike, në vëzhgim dhe hetim që prej 2014; Si u provua apo u lidh njohja ime me këtë shtetas nga dëshmitë e personave të penduar, pasi këto dëshmi nuk kanë në bazën e tyre asnjë provë, por mbeten në kuadrin e fjalëve;

    Referuar dispozitës nr. 36/a/2 të Kodit të Proçedurës Penale, deklarimet e bashkëpunëtorit të drejtësisë vlerësohen sipas kritereve që përcakton paragrafi 3, i nenit 152, të këtij Kodi; Në referim të këtij parashikimi, në Nenin 152/2/3 është sanksionuar se ekzistenca e një fakti nuk mund të nxirret nga indicjet përveçse kur këto janë të rëndësishme, të sakta dhe në përputhje me njëra-tjetrën; Deklarimet e bëra nga i bashkëpandehuri në të njëjtën vepër penale ose nga personi i marrë si i pandehur në një procedim që lidhet me të, vlerësohen në unitet me provat e tjera që konfirmojnë vërtetësinë e tyre;
    Cilat janë provat në rastin konkret që fjalët e personave të penduar, të cilën nuk i njoh fare dhe flasim për vlerësimet e tyre personale, lidhen apo konfirmojnë vërtetësinë e thënieve? Cili ka qënë interesi i këtyre personave pjesë e këtij grupi të strukturuar kriminal të përmendin emrin tim në këtë histori dhe përfitimi i tyre për këtë gjë;
    E nderuar zonja gjyqtare!

    Nqs unë kam patur këtë rol kaq thelbësor dhe të rëndësishëm në këtë grup kriminal, ashtu siç është arsyetuar në këtë vendim, atëherë kualifikimi ligjor i prokurorisë është i gabuar dhe se kualifikimi i saktë ligjor do të ishte si pjesëtar i grupit të strukturuar kriminal dhe trafikant i lëndëve narkotike dhe jo shpërdorim i detyrës si prokuror, pasi asgjë nga ato që janë thënë dhe shkruar në këtë vendim nuk lidhen me detyrën time si prokuror, pavarësisht faktit se janë tërësisht të pavërteta; Unë nuk kërkoj të fshihem nga asgjë dhe askush, por kërkoj vetëm të zbardhet e vërteta ime në këtë histori fjalësh, e cila po përdoret për arsye që vetëm me zbatimin e ligjit nuk ka lidhje;

    Në konkluzion të këtyre parashtrimeve, si dhe në mbështetje të; – Nenit 228/1 të Kodit të Proçedurës Penale, në të cilin është sanksionuar se askush nuk mund t’u nënshtrohet masave të sigurimit personal në qoftë se në ngarkim të tij nuk ekziston një dyshim i arsyeshëm, i bazuar në prova;

    – Nenit 248/2 të Kodit të Proçedurës Penale, në të cilin është sanksionuar e drejta dhe detyrimi ligjor i gjykatës që nëpërmjet marrjes në pyetje, të verifikohen kushtet dhe kriteret e caktimit të masës dhe nevojat e sigurimit, të parashikuara nga Nenet 228, 229 dhe 230 të këtij Kodi; Kërkoj revokimin e masës së sigurimit personal Arrest në Shtëpi, parashikuar nga Neni 237 i Kodit të Proçedurës Penale, caktuar me vendimin nr. 45 data 30.06.2021; Duke ju falenderuar ! Maksim Sota

    MAPO

  8. #8
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,122
    Postimet në Bllog
    17

    Për: Skafisti i penduar: Bënim trafik droge me garancinë e policisë së Tahirit e Ramës

    Dosja e SPAK/ Si i fiknin policët radarët për 15 mijë euro që të kalonin gomonet me drogë

    Zbulohen detaje të reja nga dosja e megaoperacionit ku u arrestuan zv.drejtori i Policisë Vendore të Vlorës, Ilirjan Balla, si dhe oficeri i Policisë së Drejtorisë së Kufirit dhe të Migracionit, Festim Lelaj. Nga rrëfimet e të penduarve të drejtësisë zbulohet se si vetë uniformat blu fiknin radarët që të kalonte droga në këmbim të 15 mijë eurove.

    “Ilirjan Duçellari, i cili njihej si Lani në ushtrimin e trafikimit të lëndëve narkotike kishte edhe mbështetjen e ZV.Drejtorit të Policisë Vendore të Vlorës, Ilirjan Balla, si dhe të oficerit të Policisë së Drejtorisë së kufirit dhe të Migracionit, Festim Lelaj.

    Në këto rrethana Lani arrinte që të garantonte një kalim të qetë të lëndës narkotike nga fugoni, në të cilin transportohej droga në rrugë tokësore nga vendi ku mbahej e fshehur për t’u ngarkuar në mjetin lundrues gomone dhe transportimin e saj nga brigjet shqiptare në drejtim të Italisë, me sigurinë që policia nuk do të tentonte ta bllokonte.

    Të gjitha veprimet që lidheshin me transportimin e drogës, me ngarkimin e saj në mjetin lundrues dhe trafikimin e saj, kryheshin në praninë e punonjësve të policisë që Ilirjan Balla dhe Ferstim Lelaj.

    Falë këtyre lidhjeve Ilirjan Duçellari (Lani) bënte të mundur që kishte me policinë bënte të mundur fikjen për një orë të radarit që kontrollonte bregdetin dhe ujërat kombëtare, duke realizuar nisjen e mjetit lundrues të ngarkuar me lëndë narkotike në drejtim të Italisë dhe kthimin e tij bosh.

    Një bashkëpunëtor i drejtësisë gjatë marrjes në pyetje ka deklaruar: Nga toka Lani kishte persona të ndryshëm, por sidoqoftë kishte armik Drejtorin, ndërsa sa i përket detit kishte, drejtorin e Kufirit ishte impenjuar një person me emrin Festim që unë e di se punon me policinë. Ky ka ardhur disa herë ka folur për të garantuar pjesën e detit dhe ka ardhur bashkë me një person tjetër edhe ai punonte në polici, ishin moshatar, më dukej se quhej Gjergji, nëse nuk gaboj, e se ky Lani a Festim do t’i jepte 15000 euro për të siguruar pjesën e detit, e lekët i kam parë”.

    Syri

  9. #9
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,122
    Postimet në Bllog
    17

    Për: Skafisti i penduar: Bënim trafik droge me garancinë e policisë së Tahirit e Ramës

    Narko-policia/ Roli i truprojave të Tahirit në trafik dhe si fikeshin radarët për gomonet me drogë

    Rëfimi i skafistëve Maringlen Shusha, Donial Drolli, Fiqiret Seferi dhe Ferhat Ajdini të kapur në Itali me drogë, ka zbuluar se si kontrollohej nga nivelet më të larta të policisë trafiku i narkotikëve drejt italisë. Copëza nga dëshmia e dy skafistëve, që mund t’i lexoni më poshtë, implikojnë ish-drejtues të lartë të policisë së shtetit, që ishin bërë njësh me trafikantët e drogës në periudhën kur Ministria e Brendshme drejtohej nga Tahiri.

    Kreu i grupit të trafikut të drogës drejt Italisë, është Ilirjan Duçellari, i cili nëpërmjet njohjeve të tij kishte garantuar kalimin e sigurtë drejt Italisë të sasive të mëdha të kanabisit. Madje drejtuesit e policisë në disa raste ishin vetë prezent në nisjen e gomoneve drejt Italisë.

    Sipas dëshmive, Zëvendës Drejtori i Policisë së Vlorës, Ilirjan Balla garantonte kultivimin, përpunimin dhe më pas transportin e drogës deri sa këto ngarkoheshin në gomone.

    Emri:  1621417561_polic15125483113789461.jpg

Shikime: 484

Madhësia:  25.8 KB

    Më pas, Oficeri i Policisë të Drejtorisë së Kufirit dhe Migracionit Vlorë, Festim Lelaj (foto lart) garantonte kalimin e drogës në det, duke fikur radarët përkundrejt pagesës prej 15 mijë euro.

    Emri:  faqja-77777777.jpg

Shikime: 483

Madhësia:  63.7 KB

    “Nga toka, Lani kishte persona të ndryshëm, po sidoqofte ishte armik me Drejtorin, ndërsa përsa i përket detit, Drejtorinë e Kufirit, ishte impenjuar një person me emrin Festim, qe unë e di se punon për policinë. Është një person i shëndoshë, me flokë të shkurtra, e di që ka nje lokal në rrugën ku është lokali i Lanit, e në atë periudhën vinte ke ne me nje Klas E, me ngjyrë gri, në 2005-2006. Ky ka ardhur disa herë, ka folur në tavolinën afër për të garantuar, për të siguruar pjesën e detit, e, me sa mbaj mend, nja dy herë ka ardhur bashke me nje person tjetër, që ka thene qe edhe ai ishte një që punonte në polici, ishin moshatar, me floke te bardha, me duket se quhej Gjergji, nëse nuk gaboj, e se ky Lani a Festim do t’i jepte 15.000 Euro për të siguruar pjesën e detit, e lekët i kam parë. Momenti në të cilin ia ka dorëzuar nuk e di, sepse për ngjarjen e 2015 une isha në Itali e siç kam thëne, nese nuk gaboj, ky Festimi, pasi Ilirjani është spostuar si Zevendes Drejtor në Dibër, me duket se edhe Festimin e kane spostuar gjithmone si Shefi Policise Komisariatit ne Diber”

    Emri:  faqja-788888888888.jpg

Shikime: 478

Madhësia:  58.2 KB

    Unë di që kur gomonia arrinte nga Italia në Divjakë, apo kur gomonia shkonta nga Italia në Divjakë, ky radar fikej e për rreth 40 min, 1 orë, ky radar fikej e sipas muhabeteve të bëra ke ‘Lani’ edhe makinat e policisë tokësore edhe ato të kufirit , sipas meje, ama policia e kufirit ka tip makina Land Rover, policia e kufirit është ajo që kontrollon bregun, e Lani më thotë që policia bënte.. themi.. vërente gjatë ngarkimit. Domethënë donë të thotë që këta polica, për shembull janë ata që rrinë zakonishtë në postën e kufirit, unë nuk e di sa janë në vendin që fikin radarin, e mendje se janë një person a dy, rrinin aty kur gomonia ngarkohej. Pjesa tjetër e punonjësve të policisë ishte në zonën ku ishte radari..edhe nga ana tjetër e detit, edhe nga ana e tokës kanë marrë 30 000 euro për punën që është kapur në 2015, sepse kur është bërë sekuestrimi afër Delta Forcë, asnjëri prej djemve si ka kërkuar lekë Lanit, sepse unë mund ti thoja shumë mirë: ‘Unë e bëra, kam shkuar e kam mbaruar , ose djemtë që kanë angazhuar vetëm shtetit dhe e di që 15 000 janë paguar për tokën e 15 000 për ujin, domethënë detin … e për pjesën detare, themi për ujin, ka folur me Festimin, ndërsa për pjesën tokësore, ai , Ilrijanin e kishte aty, e kishte 24 orë mbi 24 të pranishëm… Ilirjani ka marrë pjesë kur gomonia është nisur e ka marrë pjesë normalisht, sepse e thashe edhe dje, që është marrë hard disku nga hoteli… sepse ishte parë Ilirjani… sepse është kontaktuar , kontaktonte me numra të tjerë, jo vetëm numrat që unë sillja këtu me vetë, por edhe numrat e tjerë, që ishin atje, që ishin numrat për Geni, për pjesën e detit, për atë të tokës…”, ka rrëfyer i penduari i drejtësisë, Maringlen Shusha.

    Emri:  1200-630-60debfe259849.jpg

Shikime: 459

Madhësia:  18.9 KB

    Nga dëshmia e Maringlen Shushës, në këtë çështje është përfshirë edhe prokurori i Vlorës, Maksim Sota. Sipas dëshmitarit, Maksim Sota kishte shoqëri me trafikantin e drogës dhe i kishte premtuar t’i zgjidhte problemet me drejtësinë. Në dëshminë e tij, i penduari ka rrëfyer se Maksim Sota kishte jetuar në të njëjtën shtëpi me të, qiranë të cilës e paguante Ilirjan Duçellari.

    Emri:  faqja-7333333333.jpg

Shikime: 475

Madhësia:  61.9 KB

    Emri:  Desktop17.jpg

Shikime: 474

Madhësia:  26.9 KB
    Truprojat e Saimir Tahirit

    Dy truprojat e Tahirit dalin në dëshminë e Ferhat Ajdinit në momentin kur ky do të ngarkonte një sasi kanabisi në gomone. Ai ka shpjeguar se si u njoh me dy italianë me emrin Silvio dhe Mimo dhe se mes datave 8 dhe 10 dhjetor i pajisën me një GPS dhe se si u nisën në Shqipëri nga një port i vogël.

    “Pasi mbërritëm në Shqipëri, lamë gomonen afër Shkumbinit. Në Shqipëri u takuam me një mik të Malton Lleshit që quhet Pingio dhe me një tjetër të quajtur Gusti e tjetri me emrin Hekuran, që erdhën të flisnin për punën e bombës e të lekëve që donte Malton Lleshi. Hekurani dhe Gusti thanë që ishin truprojat e ministrit të brendshëm shqiptar me emrin Saimir Tahiri . Të tre thanë që kishin drogë për të dërguar në Itali dhe që për transportin e të cilës ne do të paguanim borxhin që kishim me Lleshin”

    Kjo sipas dëshmitarit të drejtësisë e bindën atë dhe Seferin që të nisej drejt Shqipërisë në datën 19 dhjetor. Ai përshkruan se si personat, mes tyre, truprojat e Tahirit dhe të tjerë persona të pranishëm ishin pjesë e policisë.

    Emri:  truprojat-e-tahirittttttttttttttttttttttt.jpg

Shikime: 469

Madhësia:  31.4 KB

    “Pingio, Gusti dhe Hekurani dhe tre katër djem erdhën nga Tirana ku kishim lënë gomonen. Erdhën me furgonat e ngarkuar me drogë. Ishin tre me targat e Tiranës. Ata na ngarkuan gomonen me marijuanë. Gjatë ngarkimit të gomones , Gusti dhe Hekurani kishin radiot e pistoleta, ata janë policë, por nuk ishin me veshje policie”– tregon i penduari në dosjen hetimore.

    Emri:  truprojat-e-tahirit-2-001.jpg

Shikime: 466

Madhësia:  23.3 KB

    “Unë kam parë dhe radiot dhe pistoletat e sintonizuara në kanalin e policisë shqiptare. Me radio folën me kolegët e tyre policë duke i thënë që po shkonte çdo gjë mirë. Rreth orës dy apo tre të natës, jemi nisur nga Shqipëria dhe mbasi mbërritëm në Itali në datën 21 dhjetor u bllokuam nga Guardia Costiero, provova të merrja Shpëtim Shehin kur po arrija afër bregut, por ai nuk u përgjigj”– thotë në dëshmi i penduari.

    Ish-truprojat e ish ministrit të Brendshëm rezultojnë protagonistë edhe në një moment tjetër të dëshmisë, kur droga sigurohet në Tepelenë.

    “Bashkë me Pingion, e Hekuranin shkuam në Memaliaj ku kishin kultivuar drogën në një platancion në hapësirë që ishte e shpërndarë në dy tre zona në mes të pyllit. Jam në gjendje ta gjej atë vend, ne i kemi parë bimët nga larg duke na i treguar ata, nga dy- tre kilometyra larg. Kemi hyrë në një magazinë ku ishin 20 apo 30 punëtorë që po pastronin gjethet e marijuanës që ndodheshin në thasë të mëdhenj. Nuk ishte Agustini në këtë rast, Pingio ishte specialist I kultivimit dhe I rritjes siç na tha ai . Platancioni ishte I Hekuranit e Pingio komandonte punëtorët që merrnin 10 deri në 15 euro dita.Pingio ka marrë në telefon Agustinin dhe Hekuranin duke i thënë që kishim parë policinë lokale, ndërkohë që ishim me dy sasi të lëndës marijuanë. Pingio më tha se duhet të prisnim Agustinin dhe Hekuranin deri kur të mbaronin shërbimin se ishin bashkë me ministrin e do ta shoqëronin tek shtëpia. Kur e pamë policinë nuk ndaluam. Ndërkohë që prisnim të vinte Agustini dhe Hekurani , ata kanë marrë Pingion dhe I kanë thënë të rrinte i qetë sepse nuk kishte asnjë sinjalizim për transportin tonë”.

    Emri:  e-funditttttttttttttttt.jpg

Shikime: 467

Madhësia:  67.7 KB

    Sipas të penduarit pritja ka zgjatur deri në mesnatë. Derisa aty kanë mbërritur truprojat. “Agustini dhe Hekurani kanë mbërritur tek ne, kanë ngarkuar drogën e kemi shkuar në Vilboshtovë afër lumit Shkumbin. Në ngarkim ishim pesë, unë, Ajdini e tre persona të tjerë. Të tjerët udhëtonin me mercedezin e Vitos e një makinë e përdorur për vdekjet. Dy bodigardët nuk ishin të pranishëm në ngarkim dhe në nisje” ka treguar i penduari.

    Ish truproja e Saimir Tahirit, Agustin Deda i ka mohuar akuzat. Në një intervistë për Top Channel, ai u shpreh: Janë akuza të pabaza. Jam i pastër dhe nuk kam bashkëpunuar kurrë me askënd për të trafikuar drogë. Na bënë neve më të fortë se Edi Rama dhe këto janë sulmet për të rënduar pozitën e Saimir Tahirit. Duke përmendur emrat tonë, po shmangin vëmendjen nga zyrtarë policie apo persona të tjerë të përfshirë në veprimtari kriminale”

    Lapsi.al

  10. #10
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,122
    Postimet në Bllog
    17

    Për: Skafisti i penduar: Bënim trafik droge me garancinë e policisë së Tahirit e Ramës

    Në përgjime del si ‘Festim kokë-lopa’/ Skafistët e penduar: Ish-nënkomisari i Policisë merrte 15 mijë euro për…

    Emri:  te-arrestuarit-operacioni-shpirti.jpg

Shikime: 466

Madhësia:  50.8 KB

    Ish-nënkomisari i Policisë së Fierit, Festim Lelaj, ishte mes të dyshuarve që u arrestua në operacionin “Shpirti” dhe sot do të njihet në GJKKO me masën e sigurisë.

    Madje Lelaj në kohën që forcat operacionale i kanë rrethuar shtëpinë për ta arrestuar, është hedhur nga kati i dytë i banesës.

    Për pasojë, ai pësoi fraktura në këmbë, por pasi mori ndihmën mjekësore në spital, u dërgua drejt Tiranës.



    Në kohën që ka ndodhur trafiku i drogës nga Shqipëria drejt Italisë, prej vitit 2014 deri në vitin 2017, Lelaj ishte ne drejtorinë e Kufirit dhe sipas dëshmive të të penduarve të drejtësisë, ai merrte 15 mijë euro për të garantuar pjesën detare të trafikut të drogës.

    Madje sipas dosjes hetimore, në përgjimet e dëshmitë e tyre, skafistët e penduar e konsiderojnë “Festim kokë-lopa”, ish-nënkomisarin e Policisë së Fierit, tha gazetarja Klodiana Lala.

    Bashkëpunëtorët e drejtësisë italiane, skafistët shqiptarë të arrestuar në Itali, kanë dëshmuar gjithashtu se Lelaj merrte para hapur nga trafikantët e drogës dhe nga kreu i bandës, Ilirian Zaimi alias Duçollari, apo ‘Lani’, për të garantuar këtë trafik.

    Panorama

  11. #11
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,122
    Postimet në Bllog
    17

    Për: Skafisti i penduar: Bënim trafik droge me garancinë e policisë së Tahirit e Ramës

    Ish-nënkomisari i Policisë hidhet nga dritarja sa sheh efektivët/ Përgjimet dhe të penduarit “zbërthyen” grupet e trafikut të drogës. “Kam përgatitur furgonin”

    Operacioni i SPAK në bashkëpunim me Antimafian italiane, që u shtri në 4 shtete (Shqipëri, Itali, Spanjë dhe Mal të Zi) zbuloi 4 grupet kriminale dhe zyrtarë të lartë të drejtësisë të përfshirë në krimin e organizuar.

    Nga hetimet e Prokurorisë së Posaçme, ka rezultuar se shefi Sektorit Kundër Trafiqeve në Policinë e Shtetit, Ilirjan Balla, është i përfshirë drejtpërdrejt në trafikun e drogës dhe për të është dhënë masa “Arrest në shtëpi”.

    Por Balla nuk ishte i vetmi zyrtar Policie i përfshirë në trafik, edhe ish-nënkomisari i Policisë së Fierit, Festim Lelaj, ishte mes të dyshuarve që u arrestua. Madje Lelaj në kohën që forcat operacionale i kanë rrethuar shtëpinë për ta arrestuar, është hedhur nga kati i dytë i banesës.

    Për pasojë, ai ka pësuar fraktura në këmbë, por pasi ka marrë ndihmën mjekësore në spital, është dërguar drejt Tiranës.

    Një nga personat, Dhimitraq Janku, i njohur si “Daja”, i arrestuar në vitin 2019 si i përfshirë në trafik droge, ka një telefonatë me Giussepe Viscon, pretendon se mund të merrte një ngarkesë droge: “Mendova se ishte në duart e tyre, gjynah për ne, kam përgatitur furgonin dhe për të ardhur poshtë te ti. Mendova se po bëje shaka, o Zot, do të doja të bëjë Krishtlindje si të gjithë”.

    Nga ana tjetër, Artur Krasniqi është një oficer Policie në Durrës që rezulton se me ndërmjetësimin e një zyrtari në Bashkinë e Kavajës ka ndërhyrë për të liruar disa të arrestuar.

    Ai thotë se kjo është një hakmarrje, ai akuzohet dhe është në arrest shtëpiak. Të tjerët janë trafikantë, nga kultivimi, magazinimi.

    HETIMI

    Gjatë hetimit të këtij procedimi penal janë evidentuar episode të shumta të trafikimit të lëndëve narkotike, nga Shqipëria drejt brigjeve italiane dhe më pas shtrirja në disa qytete të Italisë dhe vendeve të tjera të Europës, kryesisht kanabis sativa, heroinë, kokainë dhe lëndë të tjera të përpunuara.

    Gjatë hetimit të këtij procedimi penal janë sekuestruar mbi 6 tonë lëndë narkotike në Shqipëri dhe Itali dhe janë nxjerrë masa sigurimi për 80 persona të dyshuar. Në ditën e sotme (dje) ne kemi përfunduar një operacion, që në fakt ishte në vijim, për ekzekutimin e 28 masave të sigurimit. Operacioni u shtri në Shqipëri, Mal të Zi, Itali dhe Spanjë.

    “Një element shumë i rëndësishëm që ka ndihmuar në këtë hetim kanë qenë 4 bashkëpunëtorët e drejtësisë, të cilët kanë ndihmuar duke na dhënë të dhëna mjaft të rëndësishme. Këta 4 bashkëpunëtorë nuk kanë qenë thjesht pjesë e grupeve kriminale, por kanë pasur role të rëndësishme në këto grupe”, u shpreh gjatë videokonferencës një nga prokurorët e çështjes, Vladimir Mara.

    Ditën e sotme janë sekuestruar një numër i madh pasurish, kryesisht në qytetin e Vlorës, Kavajës, në Tiranë dhe në vende të tjera. Janë 11 pasuri të paluajtshme, që janë restorante, hotele, supermarkete, troje, janë sekuestruar 4 shoqëri tregtare, bashkë me asetet e tyre.

    ARRESTIMET

    Rreth 200 forca policore morën pjesë në operacionin “Shpirti” me qëllim goditjen e trafikut ndërkombëtar të lëndëve narkotike, korrupsionit dhe pastrimit të parave. Pamjet e operacionit që u shpërndanë dje nga Policia e Shtetit tregojnë disa prej të arrestuarve dhe sendet e sekuestruara, mes tyre para dhe armë.

    Në operacionin në vendin tonë janë përfshirë Renea, FNSH Tiranë e Fier, Drejtoria e Forcës së Posaçme Operacionale në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit, Drejtoria Hetimore në Departamentin e Policisë Kriminale, si dhe Drejtoritë Vendore të Policisë Tiranë, Vlorë, Gjirokastër e Durrës.

    Panorama

  12. #12
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,122
    Postimet në Bllog
    17

    Për: Skafisti i penduar: Bënim trafik droge me garancinë e policisë së Tahirit e Ramës

    “Shpirti” mban në burg 18 të proceduar për trafik droge

    Gjykata e Posaçme la në fuqi masat e sigurisë për 18 të ndaluarit në kuadër të një oeprackioni itali-shqiptar kundër trafikut të drogës, edhe pasi u njoh me pretendimet e të dyshuarave.

    Gjykata e Posaçme për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar vendosi të dielën të lërë të pandryshuar masat e sigurive për 18 të ndaluarit nga policia, prej 28 të procedurarve për trafik droge në kuadër të një hetimi antidrogë italo-shqiptar disavjeçar, rezultatet e të cilit u komunikuan nga SPAK gjatë një konference të përbashkët për shtyp me autoritetet e prokurorisë italiane të premten më 2 korrik.

    Gjyqtarja Irena Gjoka tha se, pas shqyrtimit të provave dhe pretendimeve të avokatëve të të pandehurve gjatë seancës së komunimimit të masave të sigurisë, mbetet në fuqi “arresti në burg” për 14 prej të ndaluarve, konkretisht për Aleks Memaj, Aleksandër Neço, Mareglen Çaçi, Shkëlzen Kamberi, Klajdi Ademi, Erind Hysomenaj, Elton Kushi, Saimir Kurti, Malton Lleshi, Çezar Gjomeno, Ilir Gaba, Geri Zylyftari, Artan Zylyftari dhe Erlind Zylyftari. Për katër prej të ndaluarve, prokurorin e Vlorës Maksim Sota, shefin e antitrafiqeve Ilirjan Balla dhe Artur Krasniqin e Luan Zylyftarin, u la në fuqi masa e sigurisë “arrest shtëpie”.

    SPAK njoftoi të premten arrestimin e disa zyrtarëve aktualë dhe ish-zyrtarë të policisë, si dhe një prokuror të Vlorës e dhjetëra të dyshuar të tjerë në përfundim të një hetimi shumëvjeçar të autoriteteve shqiptare dhe italiane, të koduar me emrin “Operacioni Shpirti”. Gjithashtu, u njoftua se u ndaluan edhe dy oficerë policie, të cilët, në kohën kur është kryer trafikimi i lëndës narkotike në vitin 2016, bënin pjesë në grupin e shoqërimit të ish-Ministrit të Brendshëm, që në atë kohë ishte Saimir Tahiri, edhe pse ky i fundit nuk u përmend me emër nga SPAK. Tahiri u gjykua për trafik ndërkombëtar droge por u gjet i pafajshëm në shkallë të parë për këtë vepër penale dhe u dënua për “shpërdorim detyre”. Çështja e tij është në proces rigjykimi. Tahiri është deklaruar i pafajshëm ndaj akuzave.

    Ky operacion lidhet me valën e kultivimit dhe trafikimit masiv të kanabisit në Shqipëri para zgjedhjeve të vitit 2017 dhe hedh dritë për kriminalizimin e përgjithshëm të Policisë së Shtetit deri në nivelet e saj më të larta në atë kohë.

    Gjatë konferencës për shtyp prokurorët thanë se katër grupet kriminale të goditura merreshin jo vetëm me trafik marihuane por edhe me trafik heroine e kokaine.

    Sipas prokurorit Vladimir Mara të SPAK, operacioni shumëvjeçar ka identifikuar shumë episode të trafikut të drogës ndërsa të premten u kryen sekuestrime preventive të katër kompanive dhe 11 pronave të paluajtshme në Vlorë, Kavajë e Tiranë. Mes pronave të paluajtshme, tha Mara, përfshihen restorante, hotele dhe troje ndërtimi.

    Në vitet 2016 dhe 2017, Shqipëria njohu një lulëzim masiv të prodhimit të kanabisit në të gjithë territorin e vendit, një fenomen që u shoqërua nga akuzat e opozitës kundër qeverisë për kriminalizim të përgjithshëm si pjesë e strategjisë për fitoren elektorale të vitit 2017.

    Prokurori italian Federico Cafiero de Raho, deklaroi se hetimi u mundësua nga një grup hetimor i përbashkët shqiptaro-italian dhe falënderoi për bashkëpunimin.

    Mes të procedurarve është edhe prokurori i Vlorës Maksim Sota, ish-kandidat për prokuror në SPAK, i cili akuzohet për shpërdorim detyre.

    Edmond Hoxhaj,
    BIRN

  13. #13
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,122
    Postimet në Bllog
    17

    Për: Skafisti i penduar: Bënim trafik droge me garancinë e policisë së Tahirit e Ramës

    Oficerë policie,një prokuror dhe ish-shoqërues të Ministrit të Brendshëm arrestohen në operacion antidrogë

    Autoritetet shqiptare dhe prokuroria e Barit kryen një operacion masiv antidrogë gjatë orëve të para të së premtes duke arrestuar disa dhjetëra të dyshuar, përfshirë persona të përshkruar si “pjesëtarë të grupit të shoqërimit të ish – Ministrit të Brendshëm”.

    Policia Shqiptare arrestoi disa zyrtarë aktualë dhe ish-zyrtarë të vetët, si dhe një prokuror të Vlorës e dhjetëra të dyshuar të tjerë në përfundim të një hetimi shumëvjeçar të autoriteteve shqiptare dhe italiane, përfshirë dy oficerë policie, të cilët u përshkruan nga SPAK si zyrtarë të cilët, “në kohën e kryerjes së veprave penale – në vitin 2016 – me detyrën e pjestarëve të grupit të shoqërimit të ish – Ministrit të Brendshëm.”

    SPAK nuk e përmendi me emër, por ish-ministri i Brendshëm në vitin 2016 është Saimir Tahiri, i cili u gjykua për trafik ndërkombëtar droge por u gjet i pafajshëm në shkallë të parë për këtë vepër penale. Çështja e tij është në proces rigjykimi. Ai u shpall fajtor në shkallë të parë për abuzim me detyrën. Tahiri është deklaruar i pafajshëm ndaj akuzave.

    Operacioni i sotëm duket se lidhet me valën e kultivimit masiv të kanabisit në Shqipëri para zgjedhjeve të vitit 2017 si dhe hedh dritë për kriminalizimin e përgjithshëm të Policisë së Shtetit deri në nivelet e saj më të larta në atë kohë, por prokurorët thanë në një konferencë për shtyp se katër grupet kriminale të goditura merreshin jo vetëm me trafik marihuane por edhe me trafik heroine e kokaine.

    Sipas prokurorit Vladimir Mara të SPAK, operacioni shumëvjeçar ka identifikuar shumë episode të trafikut të drogës ndërsa të premten u kryen sekuestrime preventive të katër kompanive dhe 11 pronave të paluajtëshme në Vlorë, Kavajë e Tiranë. Mes pronave të paluajtëshme, tha Mara, përfshihen restorante, hotele dhe troje ndërtimi.

    Mara bëri të ditur se hetimi është mundësuar nga bashkëpunimi me drejtësinë i katër anëtarëve të grupeve kriminale, gjë që ka mundësuar dokumentimin në tërësi të aktivitetit kriminal.

    “Në tërësi, në kuadër të hetimeve të sipërpërmendura, janë sekuestruar rreth 6 (gjashtë) tonelata lëndë narkotike të tipit marijunë, kokainë e hashish, duke i hequr organizatave kriminale të ardhura të vlerësuara në mbi 55 milion euro, për një sasi totale prej rreth 14 milion dozash njëshe që dalin nga shpërndarja me pakicë,” bëri të ditur SPAK.

    Në vitet 2016 dhe 2017, Shqipëria njohu një lulëzim masiv të prodhimit të kanabisit në të gjithë territorin e vendit, një fenomen që u shoqërua nga akuzat e opozitës kundër qeverisë për kriminalizim të përgjithshëm si pjesë e strategjisë për fitoren elektorale të vitit 2017.

    Sipas prokurorit italian Federico Cafiero de Raho, deklaroi se hetimi u mundësua nga një grup hetimor i përbashkët shqiptaro-italian dhe falënderoi për bashkëpunimin.

    Mes të arrestuarve është Maksim Sota, prokuror në Vlorë dhe ish-kandidat për prokuror në SPAK. Ai akuzohet për shpërdorim detyre.

    Personat e akuzuar

    Maksim Sota, prokuror i Vlorës në “arrest shtëpie”

    Ilirjan Balla, drejtues policie në “arrest shtëpie”

    Festim Lelaj, ish-punonjës policie në “arrest me burg”

    Artur Krasniqi në “arrest shtëpie”

    Aleks Memaj në “arrest me burg”

    Jovan Memaj në “arrest me burg”

    Aleksandër Neço në “arrest me burg”

    Shkëlzen Kamberi në “arrest me burg”

    Erion Hoxhara në “arrest me burg”

    Çezar Gjomemo në “arrest me burg”

    Saimir Kurti në “arrest me burg”

    Malton Lleshi në “arrest me burg”

    Shkëlzen Daci në “arrest me burg”

    Benard Tahiraj në “arrest me burg”

    Marenglen Çaçi në “arrest me burg”

    Erind Hysomemaj në “arrest me burg”

    Klajdi Ademi (Hysomemaj) në “arrest me burg”

    Toni (Elton) Kushi në “arrest me burg”

    Ilir Gaba në “arrest me burg”

    Luan Zylyftari në “arrest me burg”

    Geri Zylyftari në “arrest me burg”

    Erlind Zylyftari në “arrest me burg”

    Artan Zylyftari në “arrest me burg”

    Eltjon Bregasi në “arrest me burg”

    Paul (Agustin Deda) në “arrest me burg”

    Hekuran Marku në “arrest me burg”

    Hamid Seferi nga Kavaja në “arrest me burg”

    Leonidha Sejdiaj në “arrest me burg”



    Gjergj Erebara
    BIRN

  14. #14
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,122
    Postimet në Bllog
    17

    Për: Skafisti i penduar: Bënim trafik droge me garancinë e policisë së Tahirit e Ramës

    VIDEO/ Shpallja në kërkim e shoqëruesve të Tahirit, Interpol merr në dorë mandatet e arrestit

    Dy shoqëruesit e ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri, ndaj të cilëve SPAK, ka ngritur akuzën e kultivimit dhe shitjes së lëndëve narkotike në kuadër të grupit të strukturuar kriminal, janë shpallur në kërkim ndërkombëtar.

    Burime nga SPAK, bëjnë me dije se Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar i ka dorëzuar Interpolit 2 mandatet e arrestit për Paul (Agustin) Dedën dhe Hekuran Markun, për dy ish-shoqëruesit të ministrit Tahiri, të cilët tashmë në sajë të operacionit “Shpirti”, u zbuluan për kultivimin dhe trafikimin e tonelatave drogë nga Shqipëria drejt Italisë.

    Ndërkohë që mësohet se dy ish-efektivët Marku dhe Deda, janë larguar disa kohë më parë në Spanjë. Sipas verifikimeve nga sistemi TIMS ky është destinacioni i fundit i tyre.
    Sipas burimeve ata janë larguar nga Shqipëria rreth 2 vite e gjysmë më parë, e për këtë SPAK dhe Policia Shtetit nuk arritën dot të ekzekutonin masat e sigurisë për ta.
    Aktiviteti i tyre kriminal u zbulua nga 4 dëshmitarë të drejtësisë të arrestuar për drogë në Itali. Nga dëshmia e dy të penduarve duket se dy efektivët, përdornin detyrën e tyre si shoqërues të ministrit për të lehtësuar punën e tyre.

    Në një pjesë të dëshmisë ata tregojnë se gjatë përgatitjeve për transport të lëndës narkotike të kanabisit, kanë parë mjete policie si radio që lidheshin me frekuencat e Policisë, duke treguar edhe një herë rolin aktiv të policisë në kanabizimin e vendit nëbvitet 2016-2017.

    Syri

Tema të Ngjashme

  1. Përgjigje: 9
    Postimi i Fundit: 18-10-2016, 03:55
  2. Përgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 12-11-2015, 12:35
  3. Përgjigje: 5
    Postimi i Fundit: 05-11-2015, 02:04
  4. Itali, 11 shqiptarë në pranga për trafik droge
    Nga Flori në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 18-04-2005, 15:49
  5. Dy miqtë e Rugovës akuzohen për trafik droge
    Nga Arb në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 24-01-2003, 21:12

Fjalët Kyçe për Temën

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •