Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 4
  1. #1
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,122
    Postimet në Bllog
    17

    Kosovë: Memli Krasniqi zgjidhet kryetar i ri i PDK-së

    Emri:  mem-750x375.jpg

Shikime: 467

Madhësia:  26.3 KB

    Kryetari i ri i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi është zotuar para delegatëve se do të punojë pandalshëm dhe se do të bashkëpunojë me secilin nga anëtarët. Ai ka pohuar se do të ketë shumë sfida dhe pengesa, por siç tha ai, me energjinë që kanë do t’ia dalin që t’i tejkalojnë të gjitha.

    Krasniqi pas votimit ka thënë se nga sot do të vazhdohet rrugëtimi i përbashkët në hapat e Hashim Thaçit e Kadri Veselit.

    “Ju sot sapo më m’veshët me besimin që ua kërkova për të vazhduar rrugëtimin e përbashkët e për të çuar tutje rrugën në hapat e dy liderëve tonë Hashim Thaçit dhe Kadri Veselit, por edhe të Enver Hoxhaj… Përtej vetëm një mandati kërkova besimin tuaj dhe do t’ua shpërblejë me punë e përkushtim të pandalshëm, me bashkëpunim me secilin anëtar të PDK-së, pro edhe me gjithë ata qytetarë të vendit tonë që duan t’i bashkohen PDK-së për një të ardhme më të mirë por edhe për shtetin tonë”, ka deklaruar Krasniqi.

    Ai tha se e njeh mirë shpirtin e partisë por edhe vullnetin që buron nga secili anëtar i PDK-së, kështu sipas tij do t’ia dalin në vazhdim e rrugëtimit.

    469 delegatë të Konventës së dhjetë zgjedhore të PDK-së e zgjodhën Krasniqin të parin e partisë. Ndërsa shtatë delegatë ishin kundër zgjedhjes se tij për kryetar.

    Kush është Memli Krasniqi?

    Krasniqi rrugëton tash e 17 vjet me PDK-në. Në karrierën e tij politike, ka mbajtur pozita si në parti ashtu edhe në institucionet shtetërore.

    Ai ka qenë dy herë ministër, duke drejtuar Ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit nga vitit 2011 deri në vitin 2014 dhe nga 2014 deri në vitin 2017 atë të Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural.

    Në të gjitha zgjedhjet nacionale në Kosovë, që nga vitit 2007, Memli Krasniqi është zgjedhur 6 herë deputet.

    Në legjislaturën 2017-2019, të Kuvendit të Kosovës, Krasniqi ka qenë Shef i Grupit Parlamentar të PDK-së. Ndërkaq në legjislaturën 2020-2021 ndërkaq, ka qenë nënkryetar i Kuvendit të Kosovës.

    Memli Krasniqi ka lindur dhe jeton në Prishtinë. Shkollën fillore e ka kryer në “Hasan Prishtina”, e atë të mesme në Gjimnazin “Xhevdet Doda”. Ai ka përfunduar studimet për Shkenca Politike dhe Administratë Publike në Fakultetin Filozofik të Universitetit të Prishtinës, ndërsa studimet Master i ka përfunduar për Marrëdhënie Ndërkombëtare në Shkollën Londineze për Ekonomi dhe Shkenca Politike.

    Në vitet 1999 – 2000 ka punuar si gazetar për Agjencinë amerikane të lajmeve “Associated Press”, ndërsa në vitin 2002 ka qenë drejtor për Marrëdhënie me Publikun në Qendrën e Telemjekësisë së Kosovës.

    Nga viti 2004 është angazhuar aktivisht në Partisë Demokratike të Kosovës, fillimisht duke drejtuar Qendrën për Studime Politike që ka funksionuar në kuadër të kabinetit të kryetarit të partisë atëherë, Hashim Thaçi.

    Me krijimin e Kabinetit për Qeverisje të Mirë të PDK-së, Krasniqi është emëruar udhëheqës i Departamentit të Risinë, ndërsa në tetor të vitit 2006 është zgjedhur Kryetar i Rinisë Demokratike të Kosovës. Për disa vjet, ka qenë anëtar i Kryesisë së PDK-së, e së fundi edhe nënkryetar.

    Koha Jone

  2. #2
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,122
    Postimet në Bllog
    17

    Për: Kosovë: Memli Krasniqi zgjidhet kryetar i ri i PDK-së

    Pas zgedhjes së kryetarit të ri, PDK nxjerr deklaratën me 23 pika

    Emri:  cxbxb-1536x1024.jpg

Shikime: 419

Madhësia:  27.1 KB

    Partia më e madhe opozitare në Kosovë, PDK pas zgjedhjes së kryetarit të saj të ri, Memli Krasniqi ka nxjerrë një deklaratë me 23 pika që duket se do të jenë udhërrëfyesi i të ardhmes së saj.

    Ndër pika theksohet krenaria për origjinën, mbrojtjen e vlerave si dhe mbështetjen ndaj drejtësisë edhe për rastin e ish-kryetarit të saj, Kadri Veselit.

    Po ashtu siç e theksoi dhe Krasniqi, PDK është e hapur tashmë për rimëkëmbje nëpërmjet reformimin në disa drejtime.

    Pas Hashim Thaçit, Kadri Veselit dhe Enver Hoxhajt, Memli Krasniqit do të jetë kryetar i PDK. Ai është me një profil krejt ndryshe nga tre të parët, 41 vjeç. Si fillim e ka nisur si gazetar, më pas u anëtarësua në 2004 në PDK teksa i famshëm u bë si reper dhe shkrues i teksteve të këngëve.



    DEKLARATA E PDK

    1. Partia Demokratike e Kosovës është krenare për origjinën e saj politike që burgon nga kauza për çlirimin e vendit dhe lufta e drejtë dhe e pastër e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

    2. Partia Demokratike e Kosovës është e vendosur për të promovuar dhe mbrojtur vlerat sublime të kauzës kombëtare për liri dhe pavarësi, që janë manifestuar në rrugëtimin historik të Kosovës dhe popullit të saj.

    3. Partia Demokratike e Kosovës, beson në drejtësi të paanshme dhe është e përkushtuar për të respektuar në plotni të gjitha instancat e drejtësisë që synojnë të vënë në pah të vërtetën e luftës së drejtë dhe të pastër të UҪK-së.

    4. Në kuadër të këtij përkushtimi, PDK-ja, megjithëse e lënduar politikisht nga aktakuza ndaj Kryetarit Kadri Veseli, akt që ka goditur organizimin politik, e mirëpret një proces të pavarur, të pandikuar dhe të drejtë për lirimin sa më të shpejtë nga pretendimet e pabaza!

    5. Në rrethanat e tilla të krijuara dhe të imponuara, PDK-ja është e vendosur që të rimëkëmbet dhe të vazhdojë rrugëtimin e saj drejt rikthimit të plotë politik dhe identitar.

    6. PDK-ja është e vendosur që të vazhdojë rrugën e reformës në rrafshin strukturor, në rrafshin politik dhe në rrafshin ideacional, në mënyrë që të rikthehet sa më parë si forcë kryesore drejtuese politike në krye të institucioneve të Republikës së Kosovës.

    7. Mbi këtë qëllim, PDK-ja me lidershipin e ri, do të reformohet për të avancuar agjendën politike në drejtim të ballafaqimit me pushtetin e papërgjegjshëm dhe keqqeverisjen aktuale dhe në drejtim të mobilizimit politik që së bashku me qytetarët, të kufizojë qeverisjen e dëmshme dhe ta rikthejë qeverisjen e zhvillimit, emancipimit, dinjitetit dhe integrimit.

    8. Për të përmbushur këtë nevojë të domosdoshme, Konventa Zgjedhore e PDK-së, ka për qëllim të nxjerrë formatin e ri të lidershipit, të prodhojë qasjen e re konceptuale dhe të përcaktojë ritmin e ri të angazhimit deri në rikthimin e plotë e të pa lëkundur të mbështetjes qytetare.

    9. PDK-ja ka traditë, është e përkushtuar, aspiron dhe rrugëton në konsolidimin e strukturave të veta përmes procesit të lirë zgjedhor, demokratik dhe të bazuar mbi parime dhe norma.

    10. Partia Demokratike e Kosovës respekton zgjedhjen e lirë, të drejtën e kandidimit dhe konkurrencën politike për lidershipin e saj, si dhe është e përkushtuar për të respektuar rezultatet e procesit legjitim zgjedhor që del nga rregullat e përcaktuara për zgjedhjet e brendshme për strukturat e partisë.

    11. Partia Demokratike e Kosovës i kushton rendësi ndryshimit strukturor përmes kultivimit të një kulture të përgjegjshme politike, e cila e njeh procesin legjitim të transformimit në strukturat e saj, dhe e cila kultivon respektin për drejtuesit dhe strukturat e saj pas përfundimit të mandatit të tyre drejtues.

    12. Partia Demokratike e Kosovës është shtëpi e hapur për të gjithë qytetarët e Kosovës që kanë vullnet, kompetencë dhe përkushtim, për t’i dhënë Kosovës, shoqërisë dhe institucioneve publike, një format të ri të vlerave politike civile, si dhe angazhim dhe veprim politik në funksion të ngritjes së Republikës së Kosovës në rangun e shteteve të zhvilluara dhe me të ardhme prosperuese.

    13. Partia Demokratike e Kosovës, është adresë politike unike, e bashkuar, e hapur për të gjithë burrat dhe gratë, për të rinjtë dhe të rejat, për profesionistë dhe aktivistë që aspirojnë një rrugëtim të ri politik dhe një tregim të ri për të ardhmen që i duhet vendit tonë.

    14. Partia Demokratike e Kosovës do të angazhohet për t’iu ofruar qytetarëve një projekt të ri politik qytetar, në qendër të së cilit graviton zhvillimi ekonomik, barazia e shanceve si kusht themelor, sundimi efikas i rendit dhe ligjit, lufta kundër privilegjit, integriteti i institucioneve, zhvillimi i agjendës njerëzore dhe të drejtat e njeriut dhe qytetarit, konsolidimi dhe zbatimi i kushtetutshmërisë së Republikës, mirëqenia e qëndrueshme e individëve, familjeve, komunitetit dhe shoqërisë, si dhe për sigurinë dhe të ardhmen e brezave të rinj të saj.

    15. Partia Demokratike e Kosovës është e vendosur që rrugëtimin e mëtejmë politik të rimëkëmbjes, ta realizojë së bashku me qytetarin e Kosovës, duke e marrë në referencë përditshmërinë e tij, aspiratat dhe mundësitë që i duhen për të gjetur materializim individual në çdo dimension të jetës së tij.

    16. Partia Demokratike e Kosovës, priret nga toleranca politike dhe është e hapur për bashkëpunim pavarësisht relacionit që ka me pushtetin në kohë dhe kontekste të caktuara, me qëllim që të japë kontribut për zhvillimin e mëtejme të sferës publike, për zhvillimin ekonomik të vendit në bazë të parimeve të tregut të lirë, për avancimin e agjendës njerëzore dhe qytetare në Republikën e Kosovës.

    17. Partia Demokratike e Kosovës angazhohet fuqimisht për të vendosur një lidhje më të qëndrueshme në mes qendrave dhe periferive, me qëllim që asnjë qytetar, familje, vendbanim, rajon apo komunë, të mos lihet në disavantazh nga mundësitë zhvillimore që krijon shoqëria jonë.

    18. Partia Demokratike e Kosovës është e përkushtuar që në zgjedhjet lokale para nesh, t’iu ofrojë qytetarëve, bizneseve dhe komuniteteve, zgjidhjet më të mira për të cilat ata kanë nevojë, profilet më të denja për qeverisje dhe një zotim të hapur për çlirimin e potencialit zhvillimor në çdo komunë të Republikës së Kosovës.

    19. Partia Demokratike e Kosovës është e përcaktuar për aleancë të përhershme me partnerët strategjik dhe është e përkushtuar për të zgjeruar bashkëpunimin në kuadër të këtij partneriteti, me theks të veçantë me SHBA-të, Bashkimin Evropian dhe NATO-n, me qëllim të realizimit të synimeve të përbashkëta në të mirë të vendit, rajonit dhe rritjes së paqes dhe sigurisë globale.

    20. Partia Demokratike e Kosovës angazhohet për një lidhje të fortë socio-ekonomike, kulturore dhe edukative me Diasporën tonë.

    21. Partia Demokratike e Kosovës inkurajon, fton dhe është e hapur për të gjithë qytetarët që kanë moshën e përcaktuar me ligj, për t’iu bashkangjitur rrugës së re dhe projektit të ri politik që i adresohet të rinjve dhe të rejave duke njohur rolin e tyre vital e të pazëvendësueshëm në projektimin dhe ndërtimin e të ardhmes së Kosovës që e duam të gjithë.

    22. Partia Demokratike e Kosovës, është mirënjohëse dhe shprehë konsideratë të lartë për angazhimin dhe punën e të gjitha organeve, strukturave dhe mbështetësve të saj, për trashëgiminë e përbashkët politike mbi atë çfarë i kemi dhënë Kosovës deri më sot, si dhe rrugën e re që do ta ndërtojmë së bashku.

    23. Partia Demokratike e Kosovës, është e bashkuar, e fortë, unike, e aftë dhe e gatshme që së bashku me qytetarët, ta materializojë vizionin e saj për Kosovën dhe të ardhmen prosperuese të shoqërisë tonë.

    (BalkanWeb)

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979

    Për: Kosovë: Memli Krasniqi zgjidhet kryetar i ri i PDK-së



    Betim Gjoshi nga Drenasi bëhet sekretar i PDK-së

    Kryesia e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) të hënën ka emëruar katër sekretarë.

    Bëhet fjalë për Betim Gjoshin, Bernard Nikaj, Adri Nurellari dhe Bekim Çollaku.





    “Në këtë mbledhje të Kryesisë janë emëruar katër sekretarë. Betim Gjoshi do të jetë Sekretar për Organizim dhe Zgjedhje, Bernard Nikaj do të jetë Sekretar për Marrëdhënie Ndërkombëtare, Adri Nurellari do të jetë Sekretar për Politika Programore dhe Bekim Çollaku do të jetë Sekretar për Çështje të Integrimeve Euro – Atlantike”, ka njoftuar PDK.
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979

    Për: Kosovë: Memli Krasniqi zgjidhet kryetar i ri i PDK-së



    Kryetari i PDK-së i shkruan Kurtit: Reagim urgjent dhe front i përbashkët për ta ndalur hovin e pandemisë
    31 gusht16:50
    Kryetari i partisë më të madhe opozitare, Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi, i ka dërguar të martën një letër kryeministrit të Kosovës, Albin Kurtit, përmes së cilës ai ka shprehur shqetësimin për gjendjen e rëndë të pandemisë dhe mungesën e një menaxhimi efikas.

    Në letrën e tij, lideri i opozitës ka shprehur kërkesën dhe gatishmërinë e PDK-së që deputetët e Kuvendit të Kosovës të ndërprejnë pushimin dhe t’i kthehen mënjëherë punës për të gjetur mundësi të mbështetjes për qytetarët në këto kohë të vështira.


    “Duke parë që nuk janë bërë planifikimet e duhura gjatë rishikimit të Ligjit për buxhetin për ta trajtuar pandeminë, PDK-ja e konsideron të domosdosëm ndryshimin dhe plotësimin e këtij ligji për t’u dalë në ndihmë qytetarëve. Rrjedhimisht, PDK-ja e konsideron të domosdoshme ndërprerjen e pushimeve dhe kthimin e menjëhershëm të deputetëve në Kuvendin e Kosovës dhe është e gatshme që të përshpejtojë marrjen e vendimeve për tejkalimin e kësaj tragjedie”, ka shkruar Krasniqi ndër të tjera.

    Ai ka bërë me dije, se për këtë do të bisedojë edhe me kryetarin e LDK-së, Lumir Abdixhiku dhe kreun e AAK-së, Ramush Haradinaj.

    “Na duhet një front i përbashkët, e jo një luftë e brendshme politike, për t’i dalë në ballë pandemisë dhe krah nevojave të qytetarëve”, ka thënë Krasniqi.
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

Tema të Ngjashme

  1. Memli Krasniqi, nga "Ritmi i Rrugës" - ministër për Kulturë, Rini dhe Sport
    Nga Davius në forumin Bashkëpatriotët e mi në botë
    Përgjigje: 47
    Postimi i Fundit: 14-07-2011, 13:17
  2. Prof. Dr. Isa Mustafa zgjidhet kryetar i LDK-së
    Nga fattlumi në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 222
    Postimi i Fundit: 30-11-2010, 09:42
  3. Aldo Bumci zgjidhet kryetar i PD se Tiranes
    Nga Brari në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 9
    Postimi i Fundit: 19-05-2009, 07:34
  4. Letër e hapur drejtuar zëdhënësit të Qeverisë, z. Memli Krasniqi
    Nga ARIANI_TB në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 12-02-2009, 17:26
  5. Si zgjidhet nje kryetar
    Nga Klevis2000 në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 08-04-2005, 09:40

Fjalët Kyçe për Temën

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •