Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 9
  1. #1
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    09-07-2020
    Postime
    221

    Kush i nxit të diplomuarit dhe profesionistët e rinj të largohen nga Shqiperia?

    3 Korrik 20210

    Shifrat dhe statisikuat për largimet e të rinjve të diplomuar dhe të profesionistëve të të gjitha profesioneve jashtë shtetit për një jetë më të mirë janë të larta.
    Largimet e tyre kanë reflektojnë sigurisht pasiguritë që hasin në vëndin tonë për të gjetur punë, për pagesë më të madhe, përnjë jetë më të mirë, për një siguri shëndetësore më të mirë, por edhe për disa një kuriozitet për të parë të panjohurën, për të krahasuar atë që kanë parë në tv, filma me realitetin e Perëndimit.
    Po të shohësh statistikat mund të vëresh se Shqipëria në Censusin e vitit 2011 kishte 3.023 milion banorë.
    Në Censusin e vitit 2001 popullsia ra nga 3.3 milion që ishte në vitin 1990 në 3,023,000 banorë.
    2011 – 2.83 milion banorë
    2017 – 2.87 milion banorë
    2018 2,866,376 milion banorë
    2019 2,854,191 milion banorë
    2020 2,837,848 milion banorë
    Nga 1991, 350,000 shqiptarë kanë emigruar në itali, 440,000 shqiptarë janë vendosur në Greqi, 50.000 në Angli, 60.000 ne SHBA dhe Kanada etj, ne Belgjike dhe Gjermani, Turqi, France, etj.
    (https://en.xn--ikipedia-s1a.org/ëiki...ics_of_Albania).
    Gjatë gjithë kohës ka patur lëvizje migruese të popullatës nga Shqipëria vajtje dhe ardhje. Asnjeherë gazetat dhe Mediat tv krejtësisht të politizuara nuk kanë thënë të vërtetën e bazuar në statistika, por për të shkaktuar indinjatë dhe konfuzion kanë informuar të dhëna jo të sakta.
    Problemet e migracionit dihen nga e gjithë popullata se përse largohen njerëzit dhe kjo nuk përbën sekret.
    Problemet qëndrojnë se si shteti qeveritë që janë aktuale dhe ato që do të vijnë të kenë mundësinë të pakësojnë largimin sidomos të të rinjve dhe profesionistëve me qëllim që Shqipëria të ketë një stabilitet demografik por dihet që pa të rinjtë nuk ka të ardhme vëndi.
    Dihet gjithashtu se nga largimi i grup-moshës së re më aktive të popullatës dëmton rëndë vëndin dhe për këtë arësye shteti dhe qeveria duhet të gjejë zgjidhjet e mjaftueshmë për të penguar këtë fenomen negativ i cili nuk ka kapur vetëm Shqipërinë por të gjitha vëndet e vogla ballkanike që janë jashtë BE.
    Profesionet që kërkohen më shumë në perëndim janë profesionet e infermjerisë, zanatçinjtë, profesione inxhinjerike, kryesisht iT, punë të rëndomta që kryhen kryesisht nga moshat e reja dhe të afta për punë.
    Dihet që problemet e migracionit janë të vështira për Shqipërinë, por krahas largimeve ka dhe ardhje prandaj po të vëresh me kujdes jo vetëm statistikat por edhe realitetin, mund të konstatosh se problemet qëndrojnë jo vetëm tek largimet të cilat në total janë rreth 185.152 banorë nga viti 2001 deri në vitin 2021.
    Problemi i dytë qëndron se largimet e të rinjve dhe të moshës aktive ndonëse më të paktë këtë 20 vjeçar kanë shkaktuar pakësimin e martesave brënda vëndit e për pasojë rënien e lindshmërisë. Ky është problem më i madh. Pavarësisht se shteti mund të justifikohet me të ardhurat që i vijnë nga emigrantët problem i largimeve të moshave të reja dhe moshave active në punë.
    Kjo shihet në pakësimin gradual të nxënësve në total çdo vit në Shqipëri, gjë që e cila shkakton gjithashtu pakësimin e prurjeve të nxënsve në Shkolla dhe Universitete.
    Po kush e shkakton në Shqipëri kemigrimin e të rinjve? Disa nga shkaqet po i përmënd këtu si:
    Pagat e ulta sidomos për profesionet e mjekëve dhe infermjerëve, por edhe të profesioneve të tjera, në raport me BE,
    Mungesa dhe pasiguria në dhënies e shërbimeve shëndetësore sidomos në spitalet publike të cilat janë mbytur nga rryshfeti dhe mitmarrja
    Mungesa e mbulimit me siguracionet shëndetësore të popullatës me qëllim dhënien e kujdesit shëndetësor cilësor gjë që do të shmangte rryshfetin masiv në mjekësi në Shqipëri
    Mungesa në zbatimin e ligjeve në drejtim të rendit publik
    Mungesa në legjislacion për pronat
    Dobësi të theksuara në Pushtetin local
    Dëmtimi dhe shkatërrimi i Hierarkisë Profesionale dhe Meritokracisë e cila shkakton edhe `brain drain`, qoftë për shkak të pagave të ulta qoftë përshak të kategorizimit të pagave
    Mungesa e dëshirës për punë e shoqëruar edhe me mungesa të vëndeve të punës sidomos në qytetet e mëdha dhe paradoksalisht prania e vëndeve të lira të punës në zonat rurale në të cilat të papunët nuk dëshërojnë të shkojnë, për shkak të pagave të ulta, të mungesës së kontratave të rregullta të punës, sepse nuk mjafton vetëm paga, por duhet edhe strehimi.
    Prania e shoqatave të huaja, të cilat bëjnë promocione dhe thirrje për të rinjtë e diplomuar dhe të profesionistëve që të emigrojnë jashtë shtetit
    Të gjitha këto detyrojnë moshën e re, profesionistët e rinj, të kërkojnë të largohen nga Shqipëria. Kjo gjë theksohet edhe nga problemi që shteti dhe qeveritë prëkatëse , duhet të rregullojnë ligje dhe kontrata të veçanta punë për ata që shkojnë jashtë shtetit të cilët janë diplomuar në Universitetet publike.
    Kjo sepse Shteti ka harxhuar jo vetem para, pajisje, ndërtesa, laboratore, profesorat akademik për ti diplomuar, por edhe sepse këta të diplomuar ishin caktuar për të punuar në zona të caktuara të vendit nga ato zona të cilat i kanë dërguar për të fituar shkollën e lartë. Kështu që shteti i huaj që i pranon në punë të diplomuarit tanë duhet të paguajë shtetin shqiptar nga i cili vijnë këta njerëz.
    Pra problemet janë komplekse dhe qeveria dhe shteti shqiptar duhet të vendosë si prioritet rregullimin e;
    Rritjes së konsiderueshme të pagave të profesionistëve me shkollë të lartë
    Promovimin e vëndeve të punës në zona të largta nëpërmjet lidhjes së kontratave që nxisin punëmarrësin të punojnë në Shqipëri, duke aktivizuar për këtë qëllim dhe pushtetin lokal
    Nxjerrjen e ligjeve për vëndet që punësojnë profesionistët shqiptarë që të paguajnë tarifa të veçanta për çdo person që ata pranojnë në punë.
    Këto ndryshime mund të përmirsojnë dhe të pakësojnë largimin e moshës së re, të diplomuarve dhe të profesionistëve nga Shqipëria.

    priftipirro2017@gmail.com

  2. #2
    Ushtar i larte Maska e Neteorm
    Anëtarësuar
    04-01-2011
    Vendndodhja
    127.0.0.1
    Postime
    2,326
    Postimet në Bllog
    7

    Për: Kush i nxit të Diplomuarit dhe Profesionistët e Rinj të Largohen nga Shqiperia?

    Kjo teme eshte disi delikate e me shume qesharakane nga pikpamja qe e shoh une, do iki thot infermier sepse nuk i del rroga minimuni 650 mije leke te vjetra, plus bashkishet qe marin gjate sherbimeve...

    Keta lloj kufome qe sjane per vendin e tyre nuk meritojne jo Gjermanine po as Bangladeshi eshte shume, cfare ti besh ndonje hallexhiu qe mundesite e punes jane shume re pakta dhe jeton ne zonat urale..

    Eshte turp te diskutosh mbi njerez pse nuk e kane rrogen mbi nje milion leke ku ka shume e me shume te tjere qe vuajne vertet per problematika me te medha.

  3. #3
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,122
    Postimet në Bllog
    17

    Për: Kush i nxit të diplomuarit dhe profesionistët e rinj të Largohen nga Shqiperia?

    Hall i madh na zuri o Pirro! Po mire qe ngelen pa martuar e pa u shumuar, por kemi edhe hallin e pensioneve. Kush do ti paguaje taksa shtetit qe shteti te na paguaje ne pensionisteve pensionet?

    Po ti mos u shqeteso hic. Do ti japi zgjidhje Edi Rama edhe ketij problemi. Nuk duan ata kopuket tane te jetojne, punojne, martohen ne Shqiperi? Ka Bangladeshi e India njerez plot. Na e beri premtimin qe ne fushate. Mos i merrni keta shqiptaret ne pune u tha bizneseve te vendit, merrni ata nga bangladeshi. Se keta shqiptaret jane shume kopuke, duan liri e merren me politike, bejne edhe protesta. Kurse ai i shkreti nga India e Bangladeshi as shqip s'di, me politike nuk merret, protesta para Kryeministrise nuk ben, keshtu qe te gjithe jemi te fituar.

    Lule prej Bangladeshi ka per ta bere Shqiperine, ja ke per te pare. Dhe me taksen qe paguan ai puntori nga Bangladeshi, do paguajme edhe pensionin e Pirros. Ti vetem vazhdo te votosh per Edi Ramen, se gjithe bota e ka marre zili Shqiperine. E mos degjo ata kopuket qe thone qe Pirro e shoket e tij me votat per Ramen e zbrazen Shqiperine nga rinia dhe inteligjenca.

    Albo
    Ndryshuar për herë të fundit nga Albo : 03-07-2021 më 23:44

  4. #4
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    09-07-2020
    Postime
    221

    Për: Kush i nxit të diplomuarit dhe profesionistët e rinj të largohen nga Shqiperia?

    Te duket qesharake nje problem kaq serioz si largimi i profesionisteve?
    Vetem nje drogaxhi ose nje i pafytyre mund tecshprehet keshtu madje pasi ka marre dozen e mjaftueshme per tu rrumbulluar.
    Po ta lexosh deri ne fund do shikosh se nuk eshte vetem rritja e mages por edhe manaxhimi ndryshe i soitaleve publike dhe vendosja e kontrolleve te rrepta ne pune.

  5. #5
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    09-07-2020
    Postime
    221

    Për: Kush i nxit të diplomuarit dhe profesionistët e rinj të largohen nga Shqiperia?

    Interesant, shume kritikues, kririkojne sikur te ishin sekretare te PPSH, por harrojne qe jetojne 30 vjet pas. Keqardhje

  6. #6
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,122
    Postimet në Bllog
    17

    Për: Kush i nxit të diplomuarit dhe profesionistët e rinj të largohen nga Shqiperia?

    Citim Postuar më parë nga pirro2020 Lexo Postimin
    Te duket qesharake nje problem kaq serioz si largimi i profesionisteve?
    Vetem nje drogaxhi ose nje i pafytyre mund tecshprehet keshtu madje pasi ka marre dozen e mjaftueshme per tu rrumbulluar.
    Po ta lexosh deri ne fund do shikosh se nuk eshte vetem rritja e mages por edhe manaxhimi ndryshe i soitaleve publike dhe vendosja e kontrolleve te rrepta ne pune.
    A ka ironi dhe tragjedi-komedi me te madhe, se sa te te lexosh ty ne forum? Nga nje ane je partizan i Edi Rames dhe qeverisjes se tij, dhe ia jep voten me deshire ne cdo zgjedhje, e nga ana tjeter ankohesh se pse po na ikin te rinjte nga vendi? A nuk e kupton qe per aq kohe sa nje psikopat klinik do te jete kryeminister i atij vendi vetem maskarenjte e fukarenjte kane per te mbetur ne ate vend? Nje dekade iku, sa dekada te tjera dhe sa qindra mijera shqiptare te tjere duhet te largohen nga ai vend qe ti e brezi yt i rritur e djegur nen komunizem ta kuptoni kete gje?

    Edi Rama jeton si pasha ne Shqiperi pasi ka njerez si puna tende qe ia japin voten. Dhe jo vetem qe ia jepni voten, por ai ju diskretiton ne ate pike sa ju thote do ta mbush Shqiperine me indiane e bangladeshiane, e ju prape ia jepni voten. Dhe mire u gjen, e meritoni qeverine qe keni. Prisni kur t'iu ngreje taskat neser akoma me shume se arken e shtetit e ka bosh, parate e i harxhoi per fushate. Dhe pastaj do t'iu vije rradhe pensionisteve qe te marrin rrugen e kurbetit, jo vetem rinia.

    Ti e brezi yt je problemi i Shqiperise Pirro, jo rinia shqiptare qe ikin nga ai vend ne kerkim te nje jete me te mire. Nuk mund te besh rinine me faj se nuk duan te katandisen si baballaret e gjysherit e tyre.

    Albo
    Ndryshuar për herë të fundit nga Albo : 04-07-2021 më 14:02

  7. #7
    Moderator Maska e benseven11
    Anëtarësuar
    10-09-2002
    Vendndodhja
    new jersey-usa
    Postime
    13,816

    Për: Kush i nxit të diplomuarit dhe profesionistët e rinj të largohen nga Shqiperia?

    Rritja e rrogave ka lidhje direkte me produktivitetin e personit qe kerkon rritje rroge.
    Nqs personi punon fort eshte eficent e ben punen shpejt ne kohe te shkurter dhe realizon servis te mire per 8 ore
    e justifikon nje rritje rroge.Rritja e rroges justifikohet edhe me eksperiencen e punes.Kur vitet e punes dhe eksperienca rritet atehere
    personi e meriton rritjen e rroges.Eksperienca eshte e pazevendesushme dhe vlera e saj duket qarte ne zgjidhjet e problemeve teper komplekse.
    Rritja e rrogave ka edhe lidhje edhe me ekonomine me shkallen e produktivitetit ne mase,gdp-se se nje vendi.
    Rritja e rrogave vjen me pasoja te tjera si rritja e cmimeve te produkteve dhe sherbimeve.
    Pas universitaret duan te largohen ne rradhe te pare sepse rrogat ne Shqiperi nuk u pelqejne.Shqiperia nuk eshte Amerike dhe nuk mund te
    gjesh rroga te larta si ne Amerike por per shkallen e zhvillimit ekonomik ato rroga jane disi te justifikuara.
    Shqiperia s'ka qene ndonjehere mire ekonomikisht.Historikisht ka qene me probleme.Ka qene me probleme historikisht edhe me rrogat.
    Problemi eshte se shqiptarit te sotem i eshte ngulur ne tru ai mentaliteti qe bari eshte me i gjate dhe me i gjelber pertej kufirit,me fjale te tjera rrogat jane me te mira,
    shtepite me te bukura,makinat shkelqejne ne vendet e Europes Perendimore Amerike Kanada etj.
    Standarti i larte i jeteses,jeta komode ne vendet e huaja vjen me para te madhe vjen me cmim te larte qe duhet paguar nqs e do ate jete.
    Si do arrish ti adaptohesh asaj jete.Adaptimi ne ate jete kerkon kohe ,gjuha duhet ditur mire ne te folur dhe shkruar.
    Universiteti ne Shqiperi ti jep mundesite te nisesh dicka por si mund ti pershtatesh ambjenteve te punes atje varet....ka shume pikpyetje sepse nuk eshte ceshtja
    se sa mire e njeh zanatin ,por sa mire e njeh kulturen urbane,kulturen e nje kombi,kulturen e komunikimit.
    Nqs nuk njeh mire kulturen e komunikimit kulturen e nje kompanie institucioni atehere eshte e veshtire te te mbajne atje te punosh.
    Pasuniversitaret kujtojne se meqenese kane diplomen e universitetit te Tiranes do gjejne pune ne Amerike ne zanatin qe te siguron diploma.
    Nuk eshte aq e thjeshte.Fati nuk funksionon ashtu,qe mbarove universitetin dhe fillo pune menjehere.Konkluzioni eshte qe te fitosh pune me diplomen e universitetit te Tiranes ne Amerike,Europe Kanada nuk eshte e lehte.E para duhet ti pershtatesh kultures lokale dhe familjarizohesh me te.Duhet te pershtatesh mire me gjuhen dhe theksin.E dyta te huajt ne shume vende te botes nuk i duan,nuk tregojne ndonje interes te bashkepunojne
    sepse bashkepunimi me te huajt eshte gjithmone i veshtire,komunikimi eshte me probleme per shkak te diferencave kulturale.
    ≈♥♠♣♦≈ovguide.com/movies

  8. 2 antarët më poshtë falenderuan benseven11 për mendimin e shprehur në këtë postim:

    brunilda_it (14-08-2021),Neteorm (19-07-2021)

  9. #8
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    27-02-2022
    Postime
    1

    Për: Kush i nxit të diplomuarit dhe profesionistët e rinj të largohen nga Shqiperia?

    what is ecommerce
    thanks for sharing

  10. #9
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    29-11-2010
    Postime
    16,202

    Për: Kush i nxit të diplomuarit dhe profesionistët e rinj të largohen nga Shqiperia?

    https://www.youtube.com/watch?v=4eMeWX5BXW4

    Pse po largohen studentet jashte,nga punesimi tek siguria ja arsyet - Vizioni i Pasdites

Tema të Ngjashme

  1. Përgjigje: 16
    Postimi i Fundit: 07-06-2017, 17:39
  2. Pytje per profesionistet ne lemine e KARDIOLOGJISE
    Nga Abdurrezak... në forumin Mentori akademik
    Përgjigje: 28
    Postimi i Fundit: 24-09-2013, 20:54
  3. Ja Kush Eshte Shqiperia Dhe Qeveria E Saj
    Nga bebushja në forumin Problematika shqiptare
    Përgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 30-08-2007, 13:22
  4. Microsoft-i hap portal për profesionistët e teknologjisë
    Nga Davius në forumin Lajme nga informatika
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 09-02-2007, 15:36
  5. Profesionistet
    Nga Dita në forumin Letërsia shqiptare
    Përgjigje: 9
    Postimi i Fundit: 13-11-2002, 10:53

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •