Njėherė e njė kohė ,nė njė stan ,banonte njė bari. Ai kishte njė kope mė dele,njė lėndinė ku i kulloste,njė shtėpi tė vogėl prej druri ,dy djem dhe njė vajzė tė vogėl. Bariu punonte gjithė ditėn ,dhe lodhej shumė ,sepse nuk kishte askėnd qė ta ndihmonte. Gruaja i kishte vdekur shumė vite mė parė ,kurse djemtė ishin shumė dembela dhe ja linin tė gjitha punėt motrės sė tyre tė vogėl. Bariu nisej ēdo mėngjes tė kulloste delet,dhe kthehej nė mbrėmje vonė i uritur ,ulej nė sofėr dhe thėrriste djalin e madh.

"O bir ,mė shtro sofrėn", i thoshte bariu djalit tė madh .

"Unė jam shumė i lodhur o im atė" ,thoshte djali i madh ,"gjithė ditėn kam vrapuar fushave me shokėt ,dhe nuk kam mė fuqi".

Atėherė bariu thėrriste djalin e mesėm.

"O bir ,mė shtro sofrėn" ,i thoshte bariu.

"Unė jam shumė i lodhur o im atė",thoshte djali i mesėm,"Gjithė ditėn ditėn kam kapėrcyer gardhet me shokėt ,dhe tani nuk kam mė fuqi".

Atėherė bariu thėrriste tė bijėn .

"O bijė,mė shtro sofrėn", thoshte bariu .

Bija e vogėl ēohej menjėherė ,dhe i shtronte sofrėn tė atit.Bariu i lodhur hante gjysmėn e ushqimit ,dhe binte tė flinte. Sapo e zinte gjumi ,afroheshin tinėz dy djemtė e tij, dhe hanin ushqimin qė kish mbetur mbi tryezė. Kur vėllezėrit shkonin tė flinin me barkun plot,motra e vogėl ulej nė sofėr dhe hante thėrrimet qė kishin mbetur. Kėshtu ,pėr shkak se ushqehej me thėrrime,tė gjithė nisėn ta thėrrisnin "Thrrimoshja e vogėl".

Vitet kalonin njėri pas tjetrit,dhe dukej sikur asgjė nuk do tė ndryshonte.Por njė ditė ,bariu plak u sėmur,dhe zuri shtratin. Pasi e pa qė nuk po shėrohej,ai thirri djalin e madh,dhe i dha njė fuēi me djathė.

"Biri im,unė po vdes",tha bariu,"ti je shumė dembel,dhe pasi unė tė kem vdekur,me siguri do tė vdesėsh nga uria. Pra,merr kėtė fuēi me djathė ,edhe nisu pėr udhė. Tri male prej kėtej ,nė njė kullė tė mermertė,do tė takosh njė zonjė tė fisme. Ajo ka tri karroca. Karroca e parė ėshtė e mbushur me ar,karroca e dytė ėshtė e mbushur me argjend,karroca e tretė ėshtė e mbushur me gurė. Kur ta takosh zonjėn i thuaj se unė i bėj tė fala,dhe i ēoj kėtė fuēi me djathė. Zonja do tė gėzohet shumė ,dhe do tė ofroj njėrėn prej tri karrocave. Por ti mos lakmo as arin dhe as argjendin,por merr karrocėn e mbushur me gurė,dhe ajo do tė na bėjė ta pasur".

Djali i madh,sapo dėgjoi fjalėt e tė atit ,rrėmbeu fuēinė me djathė ,e hodhi mbi kurriz dhe vrapoi tek kulla e zonjės. Kulla ishte e mbuluar me myshk,dhe trėndafilat skuqnin ngado. Aty pranė ishte njė burim me ujė tė freskėt. Zonja sillej rreth trėndafilave dhe i ujiste me njė ibrik prej ari. Nė njė cep tė oborrit ,ndodheshin edhe tri karrocat pėr tė cilat i kish folur i ati. Karroca e mbushur me ar, karroca e mbushur me argjend, dhe karroca e mbushur me gurė.

"Mirėdita, o zonjė e fisme" ,tha djali".

"Mirėdita, or djalė" ,tha zonja e fisme,"pa mė thuaj nga vjen dhe ku shkon"?

"Vij nga stanet",tha djali i madh,"im atė ju bėn tė fala dhe ju ēon kėtė fuēi me djathė si dhuratė".

"Tė fala paste yt atė",tha zonja e fisme,"Dhe tani zgjidh njėrėn prej tri karrocave".

Djalit ju kujtua porosia e tė atit,qė tė zgjidhte karrocėn me gurė , dhe tha me vete "Im atė ėshtė i marrė. Pėrse na duhet karroca me gurė? Mos vallė gurėt do tė na bėjnė tė pasur? Jo,unė do tė marr karrocėn me ar,por nuk do tė kthehem tek im atė ,sepse nuk dua ta ndaj arin me familjen time".

Kėshtu djali i madh mori karrocėn me ar,dhe zgjodhi rrugėn e kundėrt me shtėpinė. Ec e ec,na i dolėn pėrpara 12 hajdutė ,me 12 mjekra dhe 12 shpata tė gjata.Djali vrapoi me sa i hanin kėmbėt, derisa arriti buzė njė lumi. Lumi ishte i rrėmbyer ,dhe ai nuk e kapėrcente dot. Hajdutėt e arritėn, e pėrlanė me gjithė karrocė ,dhe e ēuan nė shpellėn e tyre.

"Tani or djalė do tė rrish kėtu nė shpellė dhe do tė lash rrobat tona ditė natė" ,i thanė hajdutėt. "Do tė kesh shumė punė ,sepse ne bredhim gjithė ditėn rrugėve dhe rrobat na bėhen gjithė pluhur dhe baltė".

Kėshtu djali i madh ndenji nė shpellė me hajdutėt ,dhe lante rrobat e tyre. Kaluan disa ditė. Djali i madh nuk po kthehej ,dhe bariu e kuptoi ēfarė kish ndodhur . Atėherė thirri djalin e mesėm, i dha njė fuēi me gjalpė,i tregoi pėr tri karrocat dhe e porositi qė tė zgjidhte karrocėn mė gurė.
Djali i mesėm hodhi mbi shpinė fuēinė me gjalpė ,dhe vrapoi tek kulla e zonjės .Zonja po ujiste trėndafilat me ibrikun prej ari.Aty pranė ishin dy karroca,njėra me argjend,dhe tjetra me gurė .

"Mirėdita o zonjė e fisme",tha djali

"Mirėdita or djalė",tha zonja ,"nga vjen dhe ku shkon"?

"Vij nga stanet",tha djali,"im atė ju bėn tė fala,dhe ju ēon kėtė fuēi me gjalpė".

"Tė fala pastė yt atė" ,tha zonja,"ja, kėtu kanė mbetur dy karroca,njėra me argjend dhe tjetra mė gurė Zgjidhe njėrėn prej tyre".

Djalit ju kujtua porosia e tė atit,qė tė zgjidhte karrocėn me gurė ,dhe qeshi.

"Im atė ėshtė i marrė",tha djali me vete,"e pėrse na duhet karroca me gurė? A mos vallė gurėt do tė na bėjnė tė pasur? Jo,unė do tė marr karrocėn me argjend. Por nuk do tė kthehem nė shtėpi ,sepse nuk dua ta ndaj argjendin me familjen time".

Kėshtu djali i mesėm zgjodhi karrocėn me argjend,dhe pasi e falėnderoi zonjėn,mori rrugėn e kundėrt me shtėpinė. Ec e ec, na i dolėn pėrpara 12 hajdutėt. Djali vrapoi me sa i hanin kėmbėt derisa mbėrriti nė breg tė lumit. Aty ndaloi,sepse lumi ishte shumė i rrėmbyer,dhe ai nuk e kapėrcente dot. Hajdutėt e arritėn ,e pėrlanė me gjithė karrocė ,dhe e ēuan nė shpellėn e tyre.

"Tani or djalė do tė rrish kėtu nė shpellė ,dhe do tė gatuash gjellėn pėr ne", i thanė hajdutėt",Do tė kesh shumė punė ,sepse ne bredhim gjithė ditėn rrugėve ,dhe kthehemi nė shpellė shumė tė uritur".

Kėshtu djali i mesėm ndenji nė shpellė me hajdutėt ,dhe ēdo ditė gatuante ushqimin pėr ta.

Kaluan disa ditė. Bariu plak po priste tė kthehej i biri,por ai nuk po dukej,dhe bariu nisi tė qante nga dėshpėrimi.Thrrimoshes,vajzės sė tij tė vogėl, i erdhi shumė keq pėr tė atin.

"Mos qaj,o im atė" ,tha Thrrimoshja,"sepse unė do tė nisem qė tani, dhe do t'i gjej vėllezėrit e mij kudo qė tė jenė. Tė premtoj se ata do tė kthehen nė shtėpi,pėrpara se tė perėndoj dielli".

Pastaj Thrrimoshja mori njė qengj,e hodhi mbi shpinė ,dhe u nis tek kulla e zonjės. Kur arriti aty e gjeti zonjėn duke ujitur trėndafilat e saj me ibrikun prej ari.

"Nga vjen dhe ku shkon ,o vajzė e vogėl" ,tha zonja e fisme.

"Vij nga stanet",tha Thrrimoshja," Im atė ju bėn tė fala,dhe ju ēon kėtė qengj qė ta hani pėr darkė".

"Tė fala paste yt atė" ,tha zonja, "ja, kėtu ka mbetur vetėm njė karrocė me gurė"

"O, sa mirė",tha Thrrimoshja e vogėl ,"unė pėr atė karrocė kam ardhur".

Zonja buzėqeshi,dhe u gėzua qė vajza nuk i pėrēmoi gurėt,ashtu siē bėnė vėllezėrit e saj.

"Dėgjo o vajzė e vogėl ",tha zonja," meqenėse ti zgjodhe karrocėn me gurė ,unė po tė rrėfej sekretin e saj. Kjo karrocė ėshtė njė karrocė magjike,qė e gjen vetė rrugėn. Mjafton qė ti thuash ku dėshiron tė shkosh ,dhe karroca niset menjėherė pėr aty. Edhe gurėt e saj janė magjike. Sa herė qė tė jesh nė vėshtirėsi ,hap derėn e karrocės ,thuaj fjalėt "gur-gur",dhe gurėt do tė vijnė nė ndihmė.

Vajza e vogėl e mori karrocėn me gurė ,dhe pasi e falėnderoi zonjėn e fisme,i tha karrocės qė ta ēonte tek vėllezėrit e saj. Karroca u rrotullua dhe mori rrugėn e kundėrt me shtėpinė. Thrrimoshja e ndiqte pas. Sa herė qė vajza e vogėl lodhej ,dhe ndalej tė pushonte,ndalonte dhe karroca. Kur vajza ēohej dhe niste udhėn ,nisej dhe karroca.Pasi kishin arritur nė gjysmė tė rrugės ,u dolėn pėrpara 12 hajdutėt. Vajza vrapoi me sa i hanin kėmbėt ,derisa mbėrriti nė breg tė lumit. Lumi ishte shumė i rrėmbyer ,dhe ajo nuk e kapėrcente dot. Befas,ju kujtua porosia e zonjės sė fisme,dhe pasi hapi derėn e karrocės,tha fjalėt magjike "gur-gur,bėhu urė".

Menjėherė gjysma e gurėve kėrcyen nga karroca,dhe formuan njė urė mbi lumė. Vajza hypi mbi urė, dhe kaloi matanė. Hajdutėt qė po e ndiqnin,erdhėn mė vrap, dhe hypen dhe ata mbi urė ,por ura u shemb dhe hajdutėt ranė nė lumė dhe u mbytėn. Thrrimoshja u trishtua ,sepse ajo nuk donte qė hajdutėt tė vdisnin,por nuk pati ēfarė tė bėnte,ndaj vazhdoi rrugėn. Ec e ec,na mbėrriti tek njė shtėpi e rrumbullakėt. Njė gjigant banonte aty. Shpatullat e gjigantit dilnin mbi muret,dhe ēatia varej mbi kokėn e tij si kapele. Gjiganti po qante.

"Pėrse po qan, or gjigant?" ,tha vajza e vogėl .

"Qaj,sepse sa herė qė ngre ēatinė ,harroj qė e kam ngritur",tha gjiganti,"Atėherė i bie me kokė ,dhe ēatia shkulet dhe varet mbi kokėn time si kapele. Njerėzit mė shohin ,dhe qeshin me mua".

"Mos qaj ,or gjigant" ,tha vajza,"unė do tė ndihmoj".

Pastaj hapi derėn e karrocės, dhe tha fjalėt magjike "gur - gur ,hyp mbi mur",dhe gjysma e gurėve hipėn mbi mur dhe formuan njė ēati tė fortė. Kur gjiganti i ra me kokė ,ēatia nuk luajti vendit. Gjiganti i gėzuar,nxori kokėn nga dritarja.

"Faleminderit o vajzė e vogėl" ,tha gjiganti ,"dhe tani mė thuaj si tė quajnė"?.

"Mua mė quajnė Thrrimoshe",tha vajza e vogėl.

"Sa emėr i bukur,"tha gjiganti ,"pa mė thuaj Thrrimoshe ,pėr ku je nisur kėshtu"?

"Jam nisur tė kėrkoj vėllezėrit e mij",tha Thrrimoshja,"ata shkuan tek kulla e zonjės sė fisme,qė tė merrnin karrocat magjike ,por nuk u kthyen mė. Im atė nisi tė qante,dhe mua mė erdhi shumė keq pėr tė,dhe i premtova se do t'i sillja vėllezėrit nė shtėpi pėrpara se tė perėndonte dielli. Kėshtu u nisa vetė pėr tek kulla e zonjės ,dhe ajo mė dha kėtė karrocė magjike qė e gjen vetė rrugėn,tė mbushur me gurė magjike. Rrugės mė ndoqėn hajdutėt ,dhe unė ika me sa mė hanin kėmbėt ,dhe mbėrrita nė breg tė lumit. Aty i thirra gurėve magjike pėr ndihmė ,dhe ata formuan njė urė mbi lumė. Unė u hodha mbi urėn, dhe kalova matanė. Hajdutėt erdhėn pas meje,dhe kėrcyen mbi urė ,por ura u shemb ,dhe hajdutėt u mbytėn nė lumė".

"Dėgjo, Thrrimoshe",tha gjiganti ," vėllezėrit e tu janė mbyllur nė shpellėn e 12 hajdutėve qė u mbytėn nė lumė. Shpella ka njė portė tė lartė prej guri,me njė vrimė ēelėsi nė majė. Njėri prej hajdutėve e mbante gjithmonė me vete ēelėsin e portės. Sa herė qė hajdutėt ktheheshin nė shpellė ,ata hypnin mbi njėri - tjetrin dhe njėri prej tyre fuste ēelėsin tek vrima,dhe porta hapej".

Kur dėgjoi kėto fjalė ,Thrrimoshja u ul pėrtokė dhe nisi tė qante.

"E shkreta unė ",tha ajo,"hajdutėt u mbytėn ,ēelėsin e mori lumi,dhe unė tani nuk kam si ti shpėtoj vėllezėrit e mij".

"Mos qaj ,Thrrimoshe ",tha gjigandi,"unė do tė ndihmoj",dhe nxorri nga xhepi njė ēelės ,dhe ja hodhi vajzės sė vogėl.

Thrrimoshja e mori ēelėsin ,dhe nisi ta vėshtronte. Ēelėsi ishte shumė i bukur ,i punuar prej floriri dhe i stolisur me dy diamante.

"Ky ėshtė ēelėsi i erės ,qė mund tė hapi tė gjitha portat e kėsaj bote",tha gjiganti," mbreti i katėr erėrave ja dhuroi stėrgjyshit tim,dhe unė po ta dhuroj ty. Kur tė arrish tek shpella ,thuaj fjalėt magjike "ēelės ,o ēelės i erės ,hape portėn e shpellės".Ēelėsi do tė fluturojė dhe do tė hyj tek vrima,dhe porta do tė hapet. Por, kij kujdes sepse porta e shpellės do tė rrijė e hapur vetėm pėr tri orė. Nėse pas tri orėve nuk do tė kesh dalė prej andej ,porta do tė mbyllet ,ēelėsi do tė zhduket,dhe do ti do tė mbetesh e mbyllur nė shpellė pėrgjithmonė.Udhė tė mbarė, Thrrimoshe ,dhe mos i harro fjalėt e mija".

Thrrimoshja,pasi e falėnderoi gjigantin ,e futi ēelėsin nė xhep,dhe vrapoi tek shpella. Kur mbėrriti aty,pa se porta e shpellės ishte prej guri tė lėmuar,dhe nė majė tė portės ndodhej vrima e celesit.Thrrimoshja nxori nga xhepi ēelėsin e erės ,dhe tha fjalėt "ēelės ,o ēelės i erės ,hape portėn e shpellės".

Menjėherė fryu njė erė e fortė ,dhe e ngriti ēelėsin nė ajėr. Thrrimoshja u tremb,sepse kujtoi se ēelėsi do tė zhdukej,por ēelėsi pasi bėri dy tri rrotullime,shkoi e u fut nė vrimė dhe porta u hap menjėherė. Thrrimoshja hyri brenda shpellės ,dhe pa vėllezėrit e saj tė cilėt po lanin rrobat dhe po gatuanin ushqimin pėr hajdutėt. Vajza u gėzua shumė ,dhe vėllezėrit e pėrqafuan ,dhe i shtruan sofrėn. Thrrimoshja ,pasi hėngri sa u ngop,u shtri tė flinte nė njė shtrat prej ari qė hajdutėt ja kishin vjedhur mbretit. Vėllezėrit,si e panė qė motrėn e tyre e zuri gjumi , u afruan dhe nisėn ta vėshtronin.

"Motra jonė e vogėl paska fjetur",tha vėllai i madh,"ajo ėshtė shumė e lodhur ,ndaj mė mirė tė mos e zgjojmė ,por ta ngremė me gjithė krevat dhe ta ēojmė nė shtėpi tek ati ynė".

Vėllai i mesėm nuk foli.

"Mirė",tha pas pak," le ta ngremė krevatin mbi shpatullat tona,dhe ta ēojmė motrėn e vogėl tek ati ynė. Veē, mos harro se kur tė kthehemi tek babai ynė ,motra jonė e vogėl do t'i tregojė atij gjithshka,dhe ne do tė dukemi si frikacakė. Njerėzit nuk do tė na flasin mė me gojė ,dhe kur tė vijė ora pėr tu martuar ,askush nuk do tė na japi nuse. Ndaj ,le tė rrijė motra jonė kėtu nė shpellė pėrgjithmonė ,kurse ne do tė marrim arin dhe argjendin,dhe do tė kthehemi nė shtėpi. Ati ynė do tė mėrzitet pak kur tė mos e shohi tė bijėn ,por kur tė shohi arin dhe argjendin,do tė gėzohet shumė dhe do ta harrojė bijėn e tij".

Kėshtu folėn vėllezėrit e Thrrimoshes,dhe pasi morėn karrocat me ar dhe me argjend ,dolėn vrap nga shpella dhe porta u mbyll pas tyre.Pastaj vrapuan pėr nė shtėpi ,tek i ati. Ati i tyre u gėzua kur pa karrocat me ar dhe argjend,dhe e harroi tė bijėn e tij. Dy vėllezėrit blenė njė pallat tė madh,dhe pastaj u martuan dhe bėnė shumė fėmijė,duke e gėzuar shumė bariun plak.

Por....ēfarė ndodhi me Thrrimoshen? Pak kohė pasi tė vėllezėrit ishin larguar , ajo u zgjua nga gjumi. U thirri vėllezėrve ,por askush nuk u pėrgjigj ,dhe ajo e kuptoi se ata kishin ikur dhe e kishin braktisur. Porta e shpellės ishte mbyllur.Vajzės ju kujtuan fjalėt e gjigantit ,por tashmė ishte tepėr vonė. E dėshpėruar ,ajo ju afrua portės sė shpellės dhe nisi ti binte me grushta,por mė kot ,sepse porta nuk hapej. Kėshtu Thrrimoshja e vogėl mbeti brenda nė shpellė pėrgjithmonė. Thonė se edhe sot e kėsaj dite ajo ndodhet ende brenda nė shpellė ,dhe vazhdon t'i bjeri portės me grushta. Shumė njerėz kalojnė afėr portės sė shpellės, dėgjojnė trokitjet e grushteve nė shkėmb ,qeshin ,bėjnė fotografi, dhe pastaj largohen tė gėzuar. Thonė gjithashtu se njė ditė dikush do ta gjej sėrish ēelėsin e erės ,do ta hapi portėn e shpellės dhe do ta shpėtojė Thrrimoshen e vogėl....por kjo,ėshtė njė pėrrallė tjetėr.