Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 2
  1. #1
    Ushtar i larte Maska e Neteorm
    Anëtarësuar
    04-01-2011
    Vendndodhja
    127.0.0.1
    Postime
    2,327
    Postimet në Bllog
    7

    Holanda “po” për integrimin/ Rama: Zgjedhjet mbaruan, Shqipëria u zhbllokua

    Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas lajmit se parlamenti holandez do të mbështesë tashmë thirrjen e Konferencës së Parë Ndërqeveritare Shqipëri – BE. Nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale , kreu i qeverisë sjell në vëmendje se ai e ka thënë edhe më herët se pa u bërë zgjedhjet në Holandë, Shqipëria nuk kishte çfarë të presë.

    Parlamenti holandëz e ka vlerësuar si progressive punën e bërë nga Shqipëria dhe i ka dhënë asaj një dritë jeshile për nisjen e negociatave dhe thirrjen e Konferencës së Parë Ndërqeveritare e cila pritet të mbahet këtë vit.

    “Ju’a kisha thënë, pa u bërë zgjedhjet atje nuk kemi çfarë presim dhe ja, zgjedhjet mbaruan Shqipëria u zhbllokua. Sidoqoftë faleminderit me mirënjohje se #SkaKohëPërPushim”- shkruan Rama.

  2. #2
    Ushtar i larte Maska e Neteorm
    Anëtarësuar
    04-01-2011
    Vendndodhja
    127.0.0.1
    Postime
    2,327
    Postimet në Bllog
    7

    Për: Holanda “po” për integrimin/ Rama: Zgjedhjet mbaruan, Shqipëria u zhbllokua

    Mbështetja e Holandës për bisedimet me BE, Meta s’heq dorë: Kujdes, duhen plotësuar të gjitha kushtet

    Presidenti Ilir Meta ka përshëndetur vendimin e parlamentit holandez që mbështeti mbajtjen e Konferecës së Parë Ndërqeveritare me Shqipërinë, në kuadër të procesit të negociatave me Bashkimin Evropian.

    Sipas kreut të shtetit, përcaktues për kohën kur do të finalizohet anëtarësimi i vendit tonë në BE do të jetë plotësimi i të gjitha kushteve të vendosura.

    Duke e vendosur theksin tek plotësimi i kushteve, kreu i shtetit e mbyll reagimin e tij me urimin që më 22 qershor Këshilli të vendosë pozitivisht për nisjen reale të negociatave të Shqipërisë me BE-në.

    POSTIMI I PLOTE

    E përshëndes vendimin e Parlamentit holandez për miratimin e kuadrit negociator, e më pas, mbajtjen e Konferencës së parë Ndërqeveritare edhe me Shqipërinë.

    Plotësimi i të gjitha kushteve do të jetë kërkesa konstante, që do të na shoqërojë këtë proces, nga nisja deri në fund, dhe do të jetë përcaktues për kohën kur do të finalizohet anëtarësimi.

    Duke uruar, që më 22 qershor Këshilli të vendosë pozitivisht për nisjen reale të negociatave, të ruajmë fokusin tek plotësimi sa më parë i të gjitha kushteve. ��������/m.j

Tema të Ngjashme

  1. Zgjedhjet mbaruan, ekzekutimet mafioze sapo filluan
    Nga Albo në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 10-05-2021, 21:55
  2. Përgjigje: 13
    Postimi i Fundit: 10-11-2011, 09:25
  3. S'u mbaruan batutat?
    Nga MI CORAZON në forumin Kinematografia dhe televizioni
    Përgjigje: 199
    Postimi i Fundit: 19-08-2010, 08:15
  4. Përgjigje: 172
    Postimi i Fundit: 05-05-2010, 05:18
  5. Projekti Papandreu per integrimin ne Europe dhe Shqiperia
    Nga javan në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 30-01-2010, 09:07

Fjalët Kyçe për Temën

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •