Kėmbanat e Drejtėsisė bien pėr Mėkatarėt
Publikimi i Urdhrit ekzekutiv tė lėshuar nga Presidenti amerikan Joe Biden pėr t’i ndaluar hyrjen nė SHBA dhe konfiskuar pasurinė kujtdo qė shkakton destabilizim nė Ballkan. ėshtė njė kėmbanė alarmi pėr kėdo, por mbetet njė tingull kumbues pėr zyrtarėt e korruptuar, pėr penguesit e demokracisė dhe ligjit nė Shqipėri dhe Ballkanin Perėndimor qė u prit me optimizėm nė popullin shqiptar.
Sigurisht SHBA ka pasur njė qėllim. SHBA po e pėrdor ēėshtjen e nxjerrjes sė individėve apo entiteteve nė katėr aspekte: shtete qė janė armike tė Amerikės, ndaj organizatave apo individėve qė i konsideron terroristė, ose tė pėrfshirė nė trafikun e drogės dhe nė luftėn kundėr korrupsionit dhe elementėve tė korruptuar.
Nė Shqipėri shumė elementė tė korruptuar kryesisht politikanė tė lartė apo ish-drejtues tė lartė tė politikės gjithmonė kanė hedhur gurin dhe kanė fshehur dorėn doke u munduar ti shmangen pėrgjegjėsive si shkelėsa tė ligjit duke korruptuar pėr gjithė kėto 30 vjet edhe kupolėn e drejtėsisė dhe tė prokurorisė, pra kanė vepruar njėlloj si viruset tė cilat i shmangen sistemit imunitar mbrojtės pėr tė gllabėruar organizmin (nė kėtė rast shtetin). Marifetet e shkelėsve tė ligjit janė tė pafundme dhe shumė tė sofistikuara, kur kėta shkelėsa janė apo kanė qėnė nė poste tė larta drejtuese, duke i bėrė njė dėm tė madh taksapagonjėsve shqiptarė dhe shtetit.
Shumica e tyre duke marrė shkak edhe nga politikat e gabuara tė partive kryesore tė cilat predikonin `krijimin e klasės sė pasur` nė Shqipėri (meqėnėse klasa e pasur u shkatėrrua nga diktatura komuniste), nuk e nisėn pasurimin e tyre duke filluar nga njė start i njėjtė dhe i barabartė dhe duke zbatuar ligjin, por nė kėtė kohė tranzicioni, nėn maskėn e luftės kundėr komunizmit, dhe nėn drejtimin e elementėve tė pa-aftė, militantė apo ish-sigurimsa, intelektualė katundarė, dhe ish spiunė, dėmtuarn rėndė eknominė e Shqipėrisė, prishėn hierarkinė profesionale dhe meritokracinė, dhe krijuan njė kaos tė madh akonomik, njė pasiguri jetese, njė anarki politike, njė emigracion masiv tė pandalshėm tė popullsisė sė varfėr qė nga koha e komunizmit, tė cilat krijuan kushte tė pėrshtatshme pėr vjedhje masive, korrupsion masiv aktiv dhe pasiv, dhe vrasje disa nga ato politike. Lufta kundėr shkelėsve tė ligjit u bė njėlloj si aforizma `Hajduti thėrret kapeni hajdutin`, duke krijuar tymnajė dhe konfuzion nė popull, media, brėnda dhe jashtė vendit ku tė gjithė shajnė dhe akuzojnė tė gjithė, ku liria e fjalės ėshtė zėvėndėsuar me sukses me `lirinė` e gėnjeshtrės dhe mashtrimit kudo.
Kjo mė kujton njė ngjarje e kaluar kur, njė hajdut hyri pėr tė vjedhur nė njė apartament. Ai hyri vodhi dhe doli duke zbritur shkallėt me vrap pak mė pėrpara se e zonja e shtėpisė tė kuptonte qė hajduti kishte hyrė nė shtėpi dhe i kishte marrė paratė e lėna nė dollapin e bukės. Britmat e saj alarmuan fqinjėt . Ata dolėn dhe shkuan tek fqinja e cila e vetme, po qante sepse hajduti i kishte marrė rrogėn mujore tė asaj kohe e cila nė ditėt e sotme ėshtė qesharake. Pas nja gjysėm ore erdhi policia me qen kufiri dhe hyri nė apartamentin e zonjės. Pasi panė me kujdes apartamentin, qeni kufirit diēka nuhati dhe po zbriste me tė shpejtė shkallėt nga apartamenti i cili ishte nė kat tė tretė.
Aty jashtė ishin mbledhur kureshtarė, midis tė cilėve ishte dhe hajduti i cili pasi kishte dalė, ishte kthyer pėr tė parė se si do tė pėrfundonte ndjekja e policisė. Ai bėrtiste sikur tė ishte njeri i ndershėm… - Ējanė kėta hajdutė,ore.. tė poshtrit, i marrin paratė njė gruajė plakė… turp tu vijė kėtyre kusarėve tė qelbur…
Njerėzit e mbledhur miratonin me kokė dhe nė heshtje fjalėt e kėtij njeriu qė kishte dalė nė rradhė tė parė dhe po shihte sehirin. Duart e tij nė xhepa preknin paratė e vjedhura, dhe hajduti kėnaqej dhe dukej qartė se po bėnte fshehurazi hajgare e po tallte nė heshtje policinė, gruan plakė dhe sehirxhinjtė qė nuk e dinin se ai ishte hajduti i vėrtetė.
Papritur qeni i kufirit doli jashtė pallatit , vrapoi dhe i u hodh nė fyt hajdutit i cili vazhdonte tė therriste.. kapeni hajdutin. Sehirxhinjtė tė habitur por edhe tė frikėsuar, panė se si policia i vuri prangat Hajdutit i cili bėrtiste, nuk jam unė hajduti, …ē`ėshtė kjo punė kėshtu.. unė jam burrė me namuz….. Policia nuk ja vuri veshin, por ashtu tė prangosur e futėn nė furgonin e policisė.
Kėshtu po ndodh dhe sot me shkelėsit e ligjit, me tė paprekshmit ose siē quhen ndryshe- me jakat e bardha: politikanėt, administratorėt qėndrorė dhe lokalė, qė kanė qėnė apo janė tė implikuar nė afera tė ndryshme korruptive. Erdhi koha qė pas 30 vitesh tė fillojnė tė japin llogari, pasi Shqipėria po realizon vettingun, e pėrkrahur fuqimisht nga SHBA, dhe ėshtė gati pėr hapjen e negociatave pėr tu pėrfshirė nė familjen e madhe Europiane ka dhe aspiron.
Sė fundmi mund tė shihen pėrpjekjet e disa drejtuesve tė opozitės apo dhe brėnda e jashtė maxhorancės qė po pėrpiqen tė mbrohen para ligjit nėn petkun e drejtuesve tė zgjedhur, por sigurisht, SPAK, vetting, do tė japin rezultatet e tyre pėr tė shpėtuar Shqipėrinė nga shkelėsit e ligjit dhe fajtorėt e rangjeve tė larta.