Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 5
  1. #1
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    29-11-2010
    Postime
    16,202

    Guljelm Radoja



    Sokol Balla: Guljelm Radoja, artisti qė fliste me trishtimin….

    5 Maj, 2021

    Njė nga Ikonat Legjendare tė Filmit dhe Ekranit. Kėshtu e cilėson gazetari Sokol Balla aktorin Guljelm Radoja, i cili u shua pėr shkak tė COVID-19 nė moshėn 75-vjeēare, duke lėnė pas njė dhimbje tė madhe pėr tė afėrmit, miqtė, por dhe publikun qė e donte.

    Parathėnia e emisionit “Real Story” nė News24, iu kushtuar pikėrisht artistit tė madh, pėr tė cilin Balla tha se ndėrroi jetė tragjikisht sot mė 5 Maj, si dėshmori i fundit nė luftėn me armiku ne padukshėm.

    “Arti, kultura, kinematografia dhe memoria kolektive e shqiptarėve ka humbur sot njė nga Ikonat Legjendare tė Filmit dhe Ekranit. Guljelm Radoja, Artist i Merituar dhe njeriu qė ka bėrė tė qajė miliona shqiptarė me rolet e tij, ėshtė ndarė nga jeta nė moshėn 75-vjeēare. Ky artist i madh qė mė shumė sesa me fjalėt fliste me trishtimin shekspirian tė syve tė tij nuk i rezistoi dot flamės sė keqe tė koronavirusit. Pas disa javėsh rezistencė, edhe ai si miliona tė tjerė, u pėrkeqėsua ditėt e fundit kur u duk se po e kalonte lumin e rrezikshėm qė ndan jetėn qė kur lind, nga vdekja. Ai erdhi i intubuar mbrėmė tek ‘Shefqet Ndroqi’ dhe sot, nė 5 Maj ndėrroi jetė, tragjikisht nė Ditėn e Dėshmorėve, si dėshmori i fundit nė luftėn me armikun e padukshėm”, tha Balla.


    https://liberale.al/sokol-balla-gulj...me-trishtimin/
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga sirena_adria : 12-06-2021 mė 14:45

  2. #2
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    29-11-2010
    Postime
    16,202

    Pėr: Guljelm Radoja



    In memoriam/ Guljelm Radoja, ikja e aktorit qė varfėroi jetėn dhe pasuroi vdekjen

    Nga Leonard Veizi

  3. #3
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    29-11-2010
    Postime
    16,202

    Pėr: Guljelm Radoja

    I paharrueshmi Guljelm Radoja !

    05 Maj, 2021

    Ka ndėrruar jetė nė moshėn 75 vjeēare aktori i madh, Guljelm Radoja. Patjetėr qė e meriton titullin i Madh. Pa lajka, pa kordialitetin post mortem dhe pa u zėnė ngushtė pėr fjalėt qė duhet tė thuash nė kėsi rastesh.

    Radoja nuk ishte vetėm njė ndėr aktorėt mė tė mirė tė filmit shqiptar, por ishte njė ndėr portretet mė qytetare tė galerisė sė personazheve tė prodhuara ndėr vite. Pak gjė dukej shqiptare te Radoja, duke nisur qė nga emri qė evokonte mė shumė njė Shkodėr tė para Ēlirimit, nga pamja aq europiane, pėr tė ardhur te njė karakteristikė e domosdoshme pėr njė aktor kalibri siē ėshtė zėri, nuancat e tij dhe sytė, shikimi, loja karakteriale me tė.

    Radoja ishte njė aktor qė diti tė mbushte me kuptim dhe personalitet personazhet e veta pėrmes shikimit dhe Zėrit, aq tingėlllues, aq tė shtruar dhe kaq tė pakohshėm.

    Stefan Bardhi qė flet pėr Shqipen tonė tė dashur, Petro Nini me duelin e tij tė vetmuar nė Kolonjėn e hidhur dhe cinike tė Dalan Bej Qafėzezit, ai Petro qė vdes duke ndrysur sytė e duke e gėlltitur me melankolinė e fundit pabesinė, apo Zoti Alberto te “Gjeneral Gramafoni”, ndoshta pasaporta mė e shkėlqyer e Radojės nė kujtesėn e atyre qė ndjekin filmin.

    Fitues edhe nė rolet episodike, i pazėvendėsueshėm portreti i tij i Lym Kepit tė heshtur dhe tė shtruar pranė Ismail Qemalit te “Nėntori I Dytė”, ai Lym Kepi qė e improvizon aq natyrshėm dramėn e rikthimit nė ēezmėn e fshatit, vetėm me njė uverturė: zėrin e tij. Me fjalinė pyetėse: Nuk po mė njihni moj gra?

    Tafa te “Shtigje Lufte”, qė na pėrshfaq njė Radojė tjetėr, sy tinzar, qė di tė tradhėtojė kaq mirė.

    Apo Serveti te “Gėzhoja e Vjetėr”, tė cilin Radoja e shpėton me mjeshtėri nga skematizmi i dikujt qė ka veshur kostumin e njeriut tė ri?

    Nuk mund tė mos na kujtohet edhe njė cilėsi tjetėr e aktorit tonė qė iku nga jeta nė kėtė pandemi qė po kosit pa kursyer. Stili i tij, veshja, modelimi brenda rolit ku arrihej njė sintonizim i pėrsosur. Zoti Alberto i “Gjeneral Gramafonit” me flokėt me brilantinė duke pirė limonadė me pipė ėshtė Italiani nė atė film madhėshtor ku gurgullon njė shqiptari gati jetime por kreshpėrore qė nuk po e shohim mė, Stefan Bardhi te “Mėsonjtorja” apo Petro Nini te “Kush vdes nė Kėmbė”, ku shkodrani Radoja nuk i lė gjė mangut kolonjarit tė madh e ku nė atė Pazar rromuzesh e intrigue ecėn aq natyrshėm, e skalit kaq pėrsosur portretin e mėsuesit tonė tė paharrueshėm.

    Ikėn pra nga kjo botė njė imazh, njė zė, njė kujtim I pėrbashkėt yni. Njė njeri qytetar qė patjetėr qė do tė ketė vendin e tij nė majėn e artit skenik shqiptar, pėrtej konsideratave tona si shikues apo admirues filmi. Tė shpresojmė dhe besojmė se koha do ja japė vendin qė meriton pėrtej njė brezi qė ende pėrtyp me nostalgji njė kinema tė kohės sė vet, qė flet edhe nė emėr tė admirimit, sepse Radoja ishte njė Aktor si gjendje intelekti. Dhe kjo ėshtė shumė e vėshtirė.

    S. Zaimi - ResPublica

    http://www.respublica.al/2021/05/05/...guljelm-radoja

  4. #4
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    29-11-2010
    Postime
    16,202

    Pėr: Guljelm Radoja

    IN MEMORIAM



    Pėrballė - GULJELM RADOJA, MJESHTĖR I MADH

    DigitAlb - Dhjetor 2016


    Mirėnjohje, Nderim & Respekt pėr njė Legjendė tė Kinematografisė & Aktrimit Shqiptar ! Qofshi i Parajsės Mjeshtėr !
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga sirena_adria : 12-06-2021 mė 15:17

  5. #5
    Moderator Maska e benseven11
    Anėtarėsuar
    10-09-2002
    Vendndodhja
    new jersey-usa
    Postime
    13,816

    Pėr: Guljelm Radoja

    E kam pare njehere Guljemin ne Tirane te pazari i ri.
    Kishte paraqitje shume impresive.
    Te gjithe po e shikonin aty kur kaloi.
    Syte floket, me mjeker,xhaketa me kuadrate shume e bukur dhe xhinse.
    Ne ate kohe ai ishte duke u filmuar nga kinostudio per filmin i treti.
    Ishin ca skena qe u luajten te muzeu i artit afer lokalit te Dajtit ne Tirane.
    Shume i talentuar,kur ai luante nje rol ai behej tjeter person dhe loja e tij qe shume
    natyrale,shume shume bukur.
    ≈♥♠♣♦≈ovguide.com/movies

Tema tė Ngjashme

  1. Ndėrron jetė aktori Guljem Radoja
    Nga Albo nė forumin Kinematografia dhe televizioni
    Pėrgjigje: 8
    Postimi i Fundit: 05-05-2021, 14:16

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •