Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 3
  1. #1
    Ushtar i larte Maska e Neteorm
    Anëtarësuar
    04-01-2011
    Vendndodhja
    127.0.0.1
    Postime
    2,327
    Postimet në Bllog
    7

    Kërkohet heqja e fjalëve “nënë” e “baba”: Të përdoret “Prindi 1” e “Prindi 2”

    Organizatat e komunitetit LGBT kërkojnë që fjala “nënë” të zëvendësohet me “prindi që lind”, apo në aplikimet për pasaporta fjala “nënë” dhe “baba” të zëvendësohet me “prindi 1” dhe “prindi 2”. Marsela Lekli, Blerta Tafani dhe Xheni Karaj debatuan sa i takon përdorimit të tërmave të sipërmendura, por dhe qasjes ligjore dhe në bisedatat e përditshme të tyre.

    Psikologia Marsela Lekli nënvizoi mundësinë e një rrisku social duke pasur familje me prindër dy nëna apo dy baballarë sepse janë modele me të cilat rriten.


    “Mendoj që fëmija do rritet me atë frymë duke pasur dy nëna ose dy baballarë, qoftë ato edhe të seksit të kundërt. Po flasim për fëmijë që janë të vegjël, fëmijë dhe do rriten me atë frymën e personave që do kujdesen dhe do ta rrisin. Dhe do jetë edhe ai si ata në të ardhmen”.

    Në këtë moment ndërhyn Xheni Karaj e cila u shpreh se është rritur në një familje heteroseksuale dhe nuk ndodhi që të ishte hetero por të ketë orientim seksual gay. Blerta Tafaj theksoi se në ecurinë e familjes dhe të shoqërisë e sheh me spekticizëm martesën dhe familjen gay.

    “Unë personalisht jam shumë pro dhe e gatshme të mbështes komunitetin lgbt që të kenë një martese, por jam kundër që të kenë një familje sepse më duket sikur merr fund familja, merr fund shoqeria. Dy burra s’bëjnë fëmijë, merr fund jeta pikë”.
    / ABCNews

  2. #2
    Ushtar i larte Maska e Neteorm
    Anëtarësuar
    04-01-2011
    Vendndodhja
    127.0.0.1
    Postime
    2,327
    Postimet në Bllog
    7

    Për: Kërkohet heqja e fjalëve “nënë” e “baba”: Të përdoret “Prindi 1” e “Prindi 2”

    NËNË - emër i dashur për mua, më je e shtrenjtë të dua, sa jetë e tërë, për ty unë thur melodi.

    Këto vargje mu kujtuan, kur mora vesh se duan të heqin fjalën nënë nga përdorimi.

    Ps. Cmenduri në cfarë lloj epoke po jetojmë dhe ku ka arritur të drejtat themelore të njeriut sipas deologjisë që përkufizojnë disa njërëz me të drejta të tjera preferenca seksuale.

  3. #3
    Orthodhoks Maska e ilia spiro
    Anëtarësuar
    02-02-2009
    Postime
    3,456
    Postimet në Bllog
    1

    Për: Kërkohet heqja e fjalëve “nënë” e “baba”: Të përdoret “Prindi 1” e “Prindi 2”

    Kjo teme eshte e parakohshme, sepse kodi i familjes nuk njeh martesa vec atyre mashkull-femer. Nese do njihen keto martesa, atehere kemi 2 formate, ky i sotshmi per martesat mashkull-femer dhe prindi 1, 2 per martesat e se njejtit seks. Fjala "nene" ose "baba" le te hiqet ne dokumentat e cifteve homoseksuale, jo teresisht, sepse keshtu cenohen interesat e shumices, qe duam te cilesohemi ne dokumente me "nene" dhe "baba". Mendoj se duhet te kete 2 lloj dokumentesh per kete qellim, meqenese kemi edhe 2 lloje familjesh (nese do aprovohen), megjithese sicu tha jane fakt tashme. Diskutimin tek ABC e ndoqa, me shume kishte rremuje mendimesh dhe s`merrej vesh linja e bisedes. Dy burra ne lidhje mund te marrin p.sh. nje femije per te adoptuar dhe s`ka lidhje ato qe thoshte zonja. Por, deri me sot problemi eshte jashteligjor.
    Ndryshuar për herë të fundit nga ilia spiro : 11-06-2021 më 14:35
    Duaje te afermin tend si veten

Tema të Ngjashme

  1. Stafeta e dashurise nga prindi te femija
    Nga EuroStar1 në forumin Të jesh prind
    Përgjigje: 6
    Postimi i Fundit: 20-02-2013, 20:41
  2. Prindi sharron të birin 3 vjeçar!
    Nga Ermedin në forumin Aktualitete shoqërore
    Përgjigje: 12
    Postimi i Fundit: 28-03-2011, 06:06
  3. Prindi dhe fëmija inatçi
    Nga forum126 në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 05-02-2007, 10:19
  4. A të ka vdekur prindi?
    Nga forum126 në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 05-12-2006, 16:00
  5. Prindi posesiv.
    Nga Mina në forumin Pyetni psikologun
    Përgjigje: 5
    Postimi i Fundit: 30-04-2003, 06:56

Fjalët Kyçe për Temën

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •