Nje nga zakonet e ceremonialit te dasmes ka qėnė dhe Dita e Druve.

Gjate kėsaj dite shkohej pėr pėrgatitjen e druve tė dasmės.



Ja si organizohej kjo dite nė fshatra tė Labėrisė:

Dy ditė para dasmės gra, vajza e djem nė pyll mblidhnin lule dhe gjethe te njoma dhe me to stolisnin dy drunj, njėri si dhėndėr e tjetri si nuse. Ngarkonin kafshėt me dru dhe, me dy drutė e stolisur pėrpara, nė shtėpinė e dhėndrit shkonin duke kėnduar.



Nė Pėrmėt

Ditėn e hėnė shtėpia e dhėndrit ftonte nuset dhe vajzat e fshatit pėr tė mbledhur drutė e dasmės. Zbrazja e njė pushkė ishte sinjali i nisjes pėr grumbullimin e druve ne pyll.
Gjatė kthimit, mbi portėn e shtėpisė sė dhėndrit vendosnin disa ashkla dhe nje rrobė tė kuqe qė njerėzit tė mėsonin qė ajo shtėpi bėnte dasėm.



Ndėrsa nė Zagori

Ishte zakon nė kalin e nuses vendosnin njė kukull ose nje dru lisi te zbukuruar si dhėndėr qė e hidhnin nė catinė e shtėpisė.



Nė krahinėn e Kolonjės

Drutė e dasmės i pėrgatitnin dy apo tre javė pėrpara ceremonisė. Kur djemtė e fshatit ktheheshin me kafshet ngarkuar me dru, nė shtėpinė e dhėndrit shtrohej njė gosti.



Nė fshatin Mursi tė Sarandės

Drutė e dasmės i pėrgatitnin vajzat dhe gratė e fshatit qė, kur afrohej mbremja, lidhnin barrėt me litar tė kuq e tė bardhė dhe, sa arrinin nė shtėpinė e dhėndrit, ftoheshin pėr darkė.

Pėr Ditėn e Druve kėndoheshin edhe vargje ;
Pa shih, pa shih sec sillet –o
Er` e karafiles –o,
Drutė qė po nxirren-o,
Gjithė kėto qė bėhen –o
Pėr ty e pėr nusen-o.
Vargje tė tjera :
Taramana e ububu,
Po na vjen njė kalė mė dru,
Dil, moj nuse, me i shkarku.


Burimi : http://gjirokastraonline.com/te-path...alin-e-dasmes/