Nuk ka ndodhur ndonjëherë (të paktën në Shqipëri), që një humbës për të disatën here, të vazhdojë të pompojë me të madhe një budallallëk të madh: atë të fitores kur humbet…, madje i u bën thirrje, dhe del pa pikën e turpit të reklamojë humbjen si.. një yner të madh tek populli i ndershën opozitar. Ky person ose do të ketë detyrime të rënda të prapambetura ndaj të `kaluarës non gratta`, ose mbetet të jetë një papagall që nuk kupton çfarë i thotë goja mëndjes.
Vetëm në historinë e humorit dhe të Sarkazmës gjen një pinjoll të budallallëkut politik të këtij kalibri dhe ky mbetet kadeti i dhj..rë Bigler I romanit Ushtari i mirë Shvejk.
Ky kadet që lexonte betejat e lavdishme të së kaluarës dikur i u dha grada për të komanduar. Kadeti pësoi një transformim të rëndësishëm; u fry si gjel, e mbante kokën lart pa e ulur ndonjëherë poshtë, fjalët i kopsiste e i shqiptontë ashtu si perandori austriak duke i vënë theksin pjesëzës `por`, madje duke ngritur dhe zërin dhe gishtin e mesit. Dëgjuesit habiteshin nga ky transformim i çuditshëm, kur shihnin kadetin e tyre të fryrë si gjel deti, i pispillosur me uniformën ushtarake të asaj kohe dhe duke u hequr si strateg i madh. Me një fjalë ngritja në detyrë na i bëri keq Kadetit të dhj..rë Bigler, dhe kush e shihte e kuptonte se ngritja në detyrrë i kishte bërë aq keq sa ishte ishte sëmurë nga trutë e kokës. Në një moment fjalimi për shkak të ngrënies si i babëzitur e zuri një diarre aq e fortë sa Kadeti Bigler na e bëri në br..kë përmajtjen e ushqimit të transformuar në zorrët e sëmura. Kjo i dha dhe nofkën e mësipërme.
Aq të sikletëshme ishin budallallëqet e tij si strateg ushtarak, sa që kur dështoi në drejtimin e trupave duke patur humbje të mëdha në ushtarë në front, mareshalli e çgradoi dhe e ja hoqi gradat. Kjo mjaftoi që Kadeti ynë i ndëruar por i dhj..rë Bigler , të çfryhej e të vintë në masën që ishte përpara gradimit, por .. nofka i mbeti.
Në Shqipëri paska dhe kadetë të tillë që drejtojnë partira, nganjëherë edhe opozitare, por me disa dallime nga kadeti ynë i nderuar, sepse 107 vjet pas luftës së parë botërorë, kadetët tanë kanë suflerë, kujdestarë, që e orientojnë, madje dhe kur humbin i thonë ; s`ka gjë, fajin e ka ai që ka fituar, ai ka bërë me hile, ai ka bërë masakër duplex …një parazgjedhore dhe një zgjedhore, madje madje, ka bërë e po bën edhe masakër post zgjedhore, sepse po….. reklamon fitoren..
Kështu na erdhi rradha që kadetit tonë të përkahur pa rezervva nga e `kaluara non gratta`, që e ndjek pas partinë, të detyrohet që të justifikojë humbjen, dhe të mos pranojë dorëheqjen.
Është qytetare të dorëhiqesh nëse dështon, dhe është humane që të pranosh humbjen, por… të bërtasësh e të thuash se humbja na qënka një fitore për humbësit (!?)- në vënd që tu thuash popullit opozitar të vërtetën e hidhur se, … humbën për shkak se ne nuk paraqitëm një program alternativë më të mirë, që humbëm sepse u mbështetëm vetëm tek objekti që na ka piketuar e `kaluara non gratta` për ta hequr me çdo kusht, që humbën sepse gënjyem aq shumë sa askush nuk na besoi, që humbëm sepse mashtruam dhe publikuam aq shumë fake news nëpërmjet `Syri tv`, `koha jonë` e `telegraf`, që humbëm sepse paraqitëm analistë aq të paskrupullt sa ata nuk e kishin për gjë të kopjonin Shekspirin kur ai shprehej tek Makbethi `ç`është ajo gjë e zezë që zbardh në fund të pusit`, dhe që humbëm sepse populli nuk ishte aq leshko sa të na besonte, dhe së fundi që humbëm sepse partinë tonë të nderuar opozitare nuk arritëm ta pastronim nga njerëz-demonë, nga njerëz të korruptuar, nga njerëz vrasës, dhe nuk afruam njerëzit e ndershëm e qytetarë, të shkolluar e punëtorë.
Këto ishin shkaqet.
Madje edhe kandidatët e paraqitur për drejtues të partisë më të madhe opozitare në fakt janë kandidatë që nuk duan të mohojnë të kaluarën, janë kandidatë të ushqyer nga e `kaluara non gratta` me urrejtje, me inate, me qejfmbejtje, dhe me idenë e luftës së klasave, duke i quajtur kundërshtarët në kohën e demokracisë jo si opozitarë por si armiq, duke vazhduar politikat Enveriste se shoqëria na qënka bardh e zi, pra ai që është armiku i kryetarit është dhe armiku i partisë, duke e justifikuar veten sipas parimit të së `kaluarës non gratta` se, kur humbet nuk e ke fajin ti- por kundërshtari që fitoi me hile, dhe vazhdojnë mashtrimin me aforizmën bajate por të rrezikshme -`përpiqu të justifikosh me çdo marifet humbjen me qëllim që të rrish komandant përsëri`... Dhe e kundërta, kur fiton, meritat i ka gjithmonë kryetari të tjerëve u mbetet vetëm të duartrokasin sa herë që komandanti ngre dhe trash zërin para masave.
Këto janë partitë tona opozitare, të voglat kanë 30 vjet pa ndrruar Kryetar, e madhja kryetari pseudo-dorëhiqet por drejton në hije nëpërmjet kadetit të dhj..rë Bigler, i cili porsi ato kukullat siciljane, performojnë si në fillimet e shekullit të XX para Don Demonëve, dhe para popullit të thjeshtë, që nuk ka mundësi të qahet, por vetëm të qeshë nga veprimet kukullore të realizuara me mjeshtëri nga artistët e fshehur poshtë perdes, të paguar sa për të ngrënë një pjatë pilaf.
Në kohën që fituesit punojnë por sigurisht kush punon edhe gabon, humbësit tanë `fitimtarë` të drejtuar nga Kadeti i dhj..rë Bigler, vazhdojnë rrugën e tyre të hipokritit histerik, duke justifikuar veten e duke i rënë gjoksit me grusht, duke folur para turmave që qeshin me vete, e duke mallkuar kombëtarë dhe ndërkombëtarë, duke sharë Shqipërinë e cila na qënka në krizë por duke harruar se në krizë janë vetë ata opozita.

priftipirro2017@gmail.com