Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 8
  1. #1
    Kunja_01 Maska e Duke_Of_Arberia
    Anëtarësuar
    02-08-2003
    Vendndodhja
    overal, ne levizje.
    Postime
    2,604

    Linçimi i Gjyqtares së Elbasanit si fetishizim i kauzave te parëndësishme

    Media të djathta dhe të majta, i madh dhe i vogël, fanatikë të rrjeteve sociale dhe ata që i përdorin ato për të mos u dukur jashtë mode, kanë vendosur në turrën e druve një gjyqtare të Elbasanit për videot që ajo ka hedhur në rrjet. Enkeleda Kapedani, kryetarja e gjykatës së këtij qyteti që prej fundvitit të kaluar, po kryqëzohet për videot prej veline që ka regjistruar në zyrën e saj, për afishimin e buzëve mishtore, njësoj si modelet gjithë botoks të instagramit, për zgjedhjet e këngëve me “mafia”, ndërkohë që qyteti ku ajo duhet të bëjë drejtësi lëngon në peshën e krimit.


    Gjithandej ka plasur një fushatë për linçimin e saj, aq sa si kurrë ndonjëherë më parë, reaguan me deklarata urgjente edhe Inspektori i lartë i Drejtësisë, apo ministrja Etilda Gjoni që e etiketoi si “turp i drejtësisë”.

    Të gjithë kanë arritur konsensusin për goditjen e saj.

    Në fakt, nga videot e Tik Tokut që kemi parë deri më tani, Enkeleda Kapedani, më shumë se sa të ngjall urrjtje, të bën për të qeshur. Ajo nuk ngjan aspak me magjistratët e korruptuar që bëjnë pazare në emër të ligjit, që janë vënë në shërbim të bandave (ndonëse në arkivat e Lapsi.al emri i saj del në lirimin e dyshimtë të një të burgosuri), apo u kërkojnë rryshfet qytetarëve.

    Në rastin më të keq ajo është një kopje e atyre çupulinave mendjelehta që çajnë përpara me lajka dhe budallëk, për të cilat ekzistenca në botën e dukjes mbetet një qëllim parësor.

    Por, sado komike të duket kjo gjyqtare përmes prezantimit që iu bë nga videot që ka prodhuar vetë, edhe në garën për qesharakëzim, ajo nuk i kalon bëmat e drejtësisë së reformuar që kemi parë deri më tani. As dredhja e saj e belit teksa hyn në zyrë, as muzika tallava që zgjedh, nuk janë më komike sesa arrestimi i të vdekurve nga SPAK, sesa betimi i një kandidateje për Gjykatë Kushtetuese, tek një noter buzë Lanës apo sesa përpjekja për të folur në gjuhë të huaj e ish kryeprokurores së përkohshme.

    Po, atëherë pse lehtësia e papërballueshme e Enkeleda Kapedanit prodhoi një urrejtje konsensuale, valën e së cilës nuk e kanë ngritur dot as gafat apo krimet më mostruoze të kolegëve të saj? Pse ajo goditet me unanimitet nga të gjithë, ndërkohë që emrat e atyre që nuk hetojnë krimet zgjedhore, bëmat e të shkuarës dhe të tashmes, grabitjen e parave publike mbesin gjithmonë në errësirë?

    Pse ajo po vizatohet si delja e zezë e një drejtësie që para se të jetë qesharake është e kapur politikisht dhe e korruptuar?

    Ndoshta tek kjo pyetja e fundit duhet kërkuar edhe përgjigja e furisë së shproporcionuar që u ngrit për kryegjykatësen e Elbasanit.

    Sepse të pa vendosur dhe të pa unifikuar për të reaguar ndaj krimeve të mëdha, një shumicë nga ne janë shndërruar në ripërtypës të ushqimit që i jep Facebook, Instagram, apo Snapchat.

    Në këtë pikë, rasti i Enkeleda Kapedanit është shumë ilustrues për një deformim që po ndodh në një shoqëri që po dashurohet gjithjnjë e më shumë pas kauzave të vogla dhe gjithnjë e më pak për probleme thelbësore.

    Në kohët e fundit, në Shqipëri, janë zhvilluar protesta për keqtrajtimin e kafshëve në Tiranë, për diskriminimin e personave që kanë prirje të ndryshme seksuale nga shumica, për ndonjë keqtrajtim ndaj “seksit të dobët”, por asnjë e tillë për vdekjen e një minatori në galeri, për humbjen e jetës të një punëtori ndërtimi në kullat e ndonjë oligarku, për nxjerrjen e jashtëligjshme nga shtëpitë të dhjetra banorëve që bien viktimë e planeve rilindase.

    E gjithë kjo panoramë, shënon fatkeqësisht, zbehjen vullnetit për të ndryshuar apo korigjuar sistemin dhe kamuflimin e tij me mbajtjen ndezur të kauza të paqena. Kjo hyrje përfundimtare në shoqërinë e spektaklit, që lejon ti retushosh sipërfaqen pa i prekur thelbin, është shpjegimi më i arsyeshëm për proporcionet që morën videot skandaloze të gjykatëses së Elbasanit. Prandaj dhe Enkeleda Kapedani u ndesh me pothuajse unanimitetin e një furie armiqësore që nuk e kanë pësuar as gjykatësit apo prokurorët që kanë prodhuar bëma shumë më të rënda sesa përdredhja e të pasmeve të saj.

    Në këtë pikë, ajo nuk është thjeshtë një viktimë rastësore e popullit që përdor rrejtet sociale, ajo është shumë më tepër sesa kaq. Ajo është një provë se kemi hyrë në periudhën e dorëzimit, aq sa nuk do jetë çudi që aktet më të mëdha të disidencës, ashtu si dikur, të konsiderohen barcaletat shpesh pa humor, nga ato që prodhoheshin në kohën e diktaturës së proletariatit në Shkodër.

    ©Lapsi.al
    Trimi mirë me shokë shumë!!!!!!

  2. #2
    Orthodhoks Maska e ilia spiro
    Anëtarësuar
    02-02-2009
    Postime
    3,453
    Postimet në Bllog
    1

    Për: Linçimi i Gjyqtares së Elbasanit si fetishizim i kauzave te parëndësishme

    Kauz te parendesishme e quan ti kur katandisemi te gjykohemi nga kurvat?
    Ndryshuar për herë të fundit nga ilia spiro : 06-06-2021 më 00:50
    Duaje te afermin tend si veten

  3. #3
    Kunja_01 Maska e Duke_Of_Arberia
    Anëtarësuar
    02-08-2003
    Vendndodhja
    overal, ne levizje.
    Postime
    2,604

    Për: Linçimi i Gjyqtares së Elbasanit si fetishizim i kauzave te parëndësishme

    Kush e vuri dhe kush e komanden kete velinen? A kemi te tjera velina verdalle qe lirojne te burgosur perpara zgjedhjeve (eshte bere e modes)?
    Ndodhira/çudira qe ndodhin rregullisht nderkohe qe reforma ne drejtesi do bente namin.
    Kjo eshte çeshtja…
    Trimi mirë me shokë shumë!!!!!!

  4. #4
    Orthodhoks Maska e ilia spiro
    Anëtarësuar
    02-02-2009
    Postime
    3,453
    Postimet në Bllog
    1

    Për: Linçimi i Gjyqtares së Elbasanit si fetishizim i kauzave te parëndësishme

    Citim Postuar më parë nga Duke_Of_Arberia Lexo Postimin
    Kush e vuri dhe kush e komanden kete velinen? A kemi te tjera velina verdalle qe lirojne te burgosur perpara zgjedhjeve (eshte bere e modes)?
    Ndodhira/çudira qe ndodhin rregullisht nderkohe qe reforma ne drejtesi do bente namin.
    Kjo eshte çeshtja…
    Mesa di une nje kolegj gjyqtaresh e ka vendosur, velina qe dalin kaq hapur nuk kemi pare, reforma eshte ne fillimet e saj, perndryshe do ishim ne BE. Nje veline qe del hapur megjithate thote se s`keni cfare te me beni, kjo do duket neser vendimi i KLGJ. Nese mjaftohen me 1 "verejtje" per mendimin tim le te lejohen te gjitha femrat e reja ne gjyqesor te nxjerrin shalet...., se perndyshe do te ishte diskriminim,...te tjerat vijne me pas..., fillohet me lirimin e krimineleve///
    Ndryshuar për herë të fundit nga ilia spiro : 06-06-2021 më 05:35
    Duaje te afermin tend si veten

  5. #5
    Kunja_01 Maska e Duke_Of_Arberia
    Anëtarësuar
    02-08-2003
    Vendndodhja
    overal, ne levizje.
    Postime
    2,604

    Për: Linçimi i Gjyqtares së Elbasanit si fetishizim i kauzave te parëndësishme

    Reforma ne fillimet e saj?! Hahaha
    2021 minus 2016 i bie 5 vjet, por jemi akoma ne fillim u thote deleve kryerilindasi..
    Trimi mirë me shokë shumë!!!!!!

  6. #6
    Orthodhoks Maska e ilia spiro
    Anëtarësuar
    02-02-2009
    Postime
    3,453
    Postimet në Bllog
    1

    Për: Linçimi i Gjyqtares së Elbasanit si fetishizim i kauzave te parëndësishme

    Citim Postuar më parë nga Duke_Of_Arberia Lexo Postimin
    Reforma ne fillimet e saj?! Hahaha
    2021 minus 2016 i bie 5 vjet, por jemi akoma ne fillim u thote deleve kryerilindasi..
    Qeveria nuk ka lidhje me reformen ne drejtesi, a i njeh ndarjet e pushteteve???
    Duaje te afermin tend si veten

  7. #7
    Kunja_01 Maska e Duke_Of_Arberia
    Anëtarësuar
    02-08-2003
    Vendndodhja
    overal, ne levizje.
    Postime
    2,604

    Për: Linçimi i Gjyqtares së Elbasanit si fetishizim i kauzave te parëndësishme

    Citim Postuar më parë nga ilia spiro Lexo Postimin
    Qeveria nuk ka lidhje me reformen ne drejtesi, a i njeh ndarjet e pushteteve???
    Nje nder kushtet e anetaresimit ne BE eshte pikerisht mungesa e pavaresise ne ndarjen e pushteteve. Gjyqesori i perfaqesuar nga kunati i Mimi Kodhelit dhe motra ministres Balluku duhet te japi prova qe eshte i pavarur!!! Kete pahçavure model reforme qe u be tek ne, kur iu propozua Maqedonise, keshillat e nderkombetareve ishin te prera drejte JO-se…

    PS: Keshille miqesore, nuk merret informacioni nga Facebooku kryeministrit
    Trimi mirë me shokë shumë!!!!!!

  8. #8
    Orthodhoks Maska e ilia spiro
    Anëtarësuar
    02-02-2009
    Postime
    3,453
    Postimet në Bllog
    1

    Për: Linçimi i Gjyqtares së Elbasanit si fetishizim i kauzave te parëndësishme

    Velina sapo e ka quajtur veten koke turku. d.m.th. shembull, po fajin e ka vete se publikoi videot...., s`ka faj, kjo e konsideron veten miss albania akoma, prandaj dha doreheqjen..., KLGJ ka vendosur pezullimin, sa bukur kur nis kariera nga seksi, duket pastaj c`perfundim ka
    Ndryshuar për herë të fundit nga ilia spiro : 07-06-2021 më 09:46
    Duaje te afermin tend si veten

Tema të Ngjashme

  1. Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 13-02-2021, 11:34
  2. Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 02-09-2017, 11:41
  3. Vlorë, acid në fytyrë gjyqtares. MD: Do të zbardhim ngjarjen
    Nga Albo në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 19
    Postimi i Fundit: 06-02-2013, 10:56
  4. Ju rrëfej nga Kreta, gjyqin e një linçimi racist
    Nga lone_star në forumin Aktualitete shoqërore
    Përgjigje: 8
    Postimi i Fundit: 13-03-2007, 20:37
  5. Fergesa Elbasanit
    Nga Qerim në forumin Kuzhina shqiptare dhe e huaj
    Përgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 21-02-2005, 17:10

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •