Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 1
  1. #1
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,423
    Postimet nė Bllog
    17

    Kole Miri Dedvukaj

    Kole Miri Dedvukaj, simboli i beses dhe burrnisė Malesore

    Emri:  190383697_1070525730022759_3843515575560745945_n.jpeg

Shikime: 1250

Madhėsia:  53.7 KB

    Dyert e shpėrnguljeve biblike tė shqiptarėve nga Mal i Zi u hapėn nė fund tė viteve 60’ dhe qysh atėherė e sot nuk u mbyllėn kurrė. Lamtumira(goodbye) vendlindjes ėshtė akt trishtues,sidomos pėr gra e burra nė moshė tė shtyrė. Prindėrit tonė relativisht tė moshuar nuk erdhėn nė Amerikė pėr njė jetė mė tė mirė, dhe jo se jo pėr t’u pasuruar,por pėr tė mos u ndarė nga njerėzit e tyre mė tė dashur. Kjo periudhė mėrgimesh tė mėdha meriton studime dhe analiza tė shumta nga ekspertėt e shoqėrisė shqiptare. Rrugėt e shpernguljeve nuk ishtin tė shtruara me lule,por me lot e dhimbje tė mėdha. Historia e mėrgimit ishte ndonjėherė edhe tragjike. E tillė kishte qėnė pėr familjen e Kolė Mirit tė Hotit. Dy djemtė e Kolės dhe nusja e djalit tė madh kishin emigruar nga vendlindja nė vitin 1971,dhe ishin vendosur nė Itali. Gjatė pritjes pėr emigrim ata ishin vizituar shumė herė nga tė dashurit e tyre. Nėna e tyre Djellushė Lekja i kishte vizituar 9 herė brenda njė viti, ngase ajo e pėrjetonte rėndė mungesėn e tyre. Para nisjes sė tyre pėr nė Shtetet e Bashkuara,prindėrit kishin shkuar nė Romė pėr t’u thėnė udhėn e mbarė. Pasi kjo bijė fisnike e shtėpise sė pėrmendur tė Zek Nikut tė Kojės ishte pėrqafuar e pėrshėndetur me djemtė e saj aty nė vend i kishte rėnė pika nė zėmėr dhe njė ditė vonė kishte dhėnė shpirt nė spitalin e Romės,nė moshėn 43-vjecare. Ndėrsa ata kishin arritur nė New York, nėna e tyre qėndronte e vdekur nė morgun e Romės nė pritje pėr t’u kthyer nė Hot tė Malėsisė. Pėrsėri Kolė Miri “mes dy zjarresh”,do tė kishte kėnduar rapsodi shqiptar Sali Mani. Kola kishte mbetur qyqe vetėm nė rruget e Romės. Pėr vdekjen e gruas sė tij kishte njoftuar menjėherė kushririn e tij besnik Patėr Daniel Gjecaj. Ky meshtar franēeskan shqiptar shumė i nderuar i kishte qėndrua pranė deri atė ditė qė Kola dhe gruaja e tij e vdekur ishin nisur pėr nė vendlindje. Kolė Mirit kjo vdekje i kishte shkaktuar ērregullime qė nuk i kishte paramenduar kurrė. Njėra nga ato ishte vendimi pėr t’u larguar njėherė e pėrgjithėmonė nga Malėsia. Kola nuk e kishte imagjinuar asnjėherė largimin nga ajo tokė. Por pas vdekjes sė gruas kishin ndryshuar planet e tij familjare. Nuk shihte rrugė tjetėr pėrveēė bashkimit familjar. Njė vit mė vonė, sė bashku me 4 fėmijet e tij, imigroi nė Shtetet e Bashkuara.

    Ashtu siē e kishin traditė ata punuan ditė e natė dhe pas disa vjetėsh u rregulluan shumė mirė nė pikėpamje ekonomike. Kolė Miri gėzonte respekt tė madhe tek malėsorėt shqiptarė dhe emėri i tij ishte garanci pėr shumė suksese tė familjes dhe shoqėrisė. Ai bėnte fushata pėr ngritjen e qėndrave fetare dhe shoqėrore nė New York dhė nė Detroit. Merrte pjesė aktive nė mbledhje e ceremoni tė ndryshme dhe vepronte si njė misionar pėr paqė e marrėveshje midis malėsorėve kudo. Kolė Miri dhe Mark Miri kishin njė tė kaluar tė lavdishme sepse ishin kryqėzuar nė “Kalvarin e Hotit” nga bandat kriminale komuniste tė Toger Babės dhe Bajo Stankut. Marku dhe Kola kishin pėsuar mundimet e Krishtit pėr tė shpėtuar kapiten Gjelosh Luli nga mizoritė barbare staliniste. Pėr qėndresėn e tyre legjendare flitet sot e kėsaj dite. Kolė Miri ishte tepėr i sinqertė dhe modest. Ai ishte natyrisht i zgjuar,fliste nga pėrvoja dhe pėrjetimet personale. Nuk kishte prirje pėr dukje as pėr krye tė vendit.Ai ishte natyrisht i mirė dhe besnik. Per mortin e tij para 23 vjetėsh me rastin e vdekjes e kisha shkruar se besa e Kolė Mirit ishte mė e fortė se Mali i Veleēikut. Pėr ēudi, Kola i kishte mėsuar pėrmendėsh lagjet e New Yorkut ku jetonin malėsorėt. Nuk lexonte dhe nuk shkruante por nė aparatin e tij tė kujtesės ishin fotografuar pikat kryesore te orientimit.Kur i mbushej mendja Kolės pėr vizita nuk bente lutje e duva pėr ndihmė ,por merrte shkopin dhe nisej tek miqtė dhe dashamirėt e tij. Pavarėsisht se nuk ishte i shkolluar Kolė Miri ishte malėsori shqiptar mė i nderuar nė kėtė vend. Merrte pjeė nė dhimbjet e mėdha shoqėrore, sidomos nė morte qofshin ato nė Shtetet e Bashkuara ose nė Malėsi, Prej vitit 1975 e deri nė vitin 1990, Kolė Miri kishte kaluar Atlantikun, vajtje e ardhje mbase 100 herė, tė gjitha pėr morte nė vendlindjen e tij. Ai mbante titullin e kampionit pėr udhėtime tė kėsaj natyre. Asnjė shqiptar ose amerikanė, bile as ndonjė i huaj tjetėr nuk mund tė ketė bėrė aq shumė udhėtime pėr vdekje jashtė Amerikės. Shumė herė malėsorėt pyesnin pse nuk po e mbyllim kėtė ceremoni cka po presim? Dikush atje mė largė pėrgjigjej po presim Kolė Mirin nga Amerika. Gjatė kėtyre udhėtimve Kola kishte pėrjetuar episode tė ndryshme,ngase nuk fliste asnjė gjuhė tjetėr pėrveē gjuhės shqipe. Nė njė rast nė Londėr e kishte humbur lidhjen e aeroplanit pėr New York. Dhe pėr kėtė autoritetet e aeroportit kishin sjellur njė pėrkthyes nga gjuha shqipe nė sėrbisht, por Kola nuk merrte vesh sėrbisht. Pas pak ata kishin prurė njė pėrkthyes shqiptar,por as atė nuk e kuptonte sepse perkthyesi fliste dialektin tosknisht. Mosha e shtyrė dhe vėshtirėsit e komunikimit kishin qėnė pėngesė e madhe gjatė kėtyre udhėtimeve. Para Luftės sė Dytė Botėrore ,Kola kishte jetuar nė Shqipėri nė Hot tė Ri nė Shtoj tė Mbishkodrės. Kishte jetuar atje njė ēerek shekulli me vėllezėr e motra. Ai ruante kujtime tė mrekullueshme nga jeta nė Shqipėri. Kolė Miri tregonte shumė pėr Shqipėrinė e asaj kohe. Kishte parė e takuar personalitete tė larta tė shoqėrisė shqiptare. Ai e kishte pėlqyer shumė kohėn e Zogut. Pavarėsisht se nuk merrte pjesė nė mbledhje partish politike,Kola ishte zogist i vėrtetė. Nė vitin 1944 ishte kthyer pėrgjithėmonė nė vendlindjen e tij nė Traboin tė Hotit nė Mal tė Zi, ku jetoi deri nė vitin 1973. Kolė Miri vdiq me 21 Maj te vitit 1992 nė moshėn 82-vjecare. Gjatė kohės nė spital e kisha vizituar disa herė,duke i thėnė fjalė tė mira e kurajo se do tė bėnte mė mirė,por ato ditė nuk ishte aspak optimist. Nje ditė mė vonė vdiq nė Spitalin Lawrence nė Bronxville tė New Yorkut,nė qytetin ku kishin jetuar shumė familje tė njohura amerikane,midis tyre edhe Familja Kennedy. Nderimet dhe ceremonitė mortore u bėnė pėr dy ditė me radhė nė Memorial Day Weekend. Pėr Kolė Mirin si pėr asnjė shqiptar tjetėr ishin bėrė tri ceremoni mortore. Njė nė New York, njė nė Hot tė Ri nė Shtoj tė Mbishkodrės nė Shqipėri tek nipat dhe mesat e tij ku kishte jetuar 25 vjet dhe nderimet mė tė fundit dhe varrimi ishin bėrė nė Vuksanlekaj tė Hotit nė Mal tė Zi. Historianėt amerikanė thonė se pėr Abraham Lincolnin ishin bėrė ceremoni mortore nė disa qytete tė Amerikės para se tė bėhej varrimi nė vendlindjen e tij nė Illinois.Misioni i Shqipėrisė pranė OKB nė New York ia dha vizėn Kolės sė vdekur dhe 32 malėsorėve tjerė pėr varrimin e tij nė vendlindje. Ky ishte malėsori i parė i vdekur qė kaloi nėpėr tokėn e Shqipėrisė pas rėnjes sė diktaturės.Ky ishte mort i madh dhe ceremonial,qė nuk ishte parė asnjėherė mė parė dhe natyrisht kishte pasur shumė gojtarė,vajtore e gjėmtarė. Por njė tragjedi shumė herė mė e madhe se kjo u pėrsėrit edhe njė herė nė shtėpinė e Kolė Mirit nė New York mė 11 Shtator 2001, kur nipi i tij Simon Dedvukaj ra dėshmor nė Kullėn Binjake(World Trade Center) nė Manhattan. Kjo tregonte se rrugėt e tyre tė mėrgimit kishin qėnė tė shtruara me gjėmba e jo me lule. Por kjo familje fisnike i pėrballoi tė gjitha me nder e faqe tė bardhė. Prej Kolė Mirit mėsuam tė gjthė. Ai ishte mėsuesi ynė mė i mirė i jetės, sepse fliste nga pėrvoja personale. Kurrė nuk kam parė asnjė shqiptarė si Kolė Mirin qė mund t’i ketė zbatuar aq bindshėm normat e Kanunit tė Lekė Dukagjinit dhe urdhėnimet e Tėzot qė janė 10. I tillė kishte qėnė edhe vellau i tij Mark Miri. Por Markun e kam takuar vetem njė herė gjatė njė vizite nė New York. Mark Miri dhe Kolė Miri kishin njė kod tė tyre moral tė veēantė dhe pėr kėtė meritojnė monument nė tokėn shqiptare. Ata ishin nderi i kombit,dhe duhet tė respektohen si tė tillė sot e pėrgjithėmonė.

    Gjekė Gjonlekaj
    New York
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Albo : 01-06-2021 mė 23:40

Tema tė Ngjashme

  1. Kolė Xhumari, babai i abetares shqipe
    Nga Albo nė forumin Elita kombėtare
    Pėrgjigje: 5
    Postimi i Fundit: 07-03-2019, 11:01
  2. Kolė Jakova
    Nga Beqari002 nė forumin Elita kombėtare
    Pėrgjigje: 11
    Postimi i Fundit: 27-11-2015, 04:51
  3. Kole Kepi (Pordha): tregim
    Nga macia_blu nė forumin Letėrsia shqiptare
    Pėrgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 16-12-2008, 11:46
  4. Kolė Popa
    Nga Albo nė forumin Elita kombėtare
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 05-08-2008, 15:31
  5. Kole Berisha dhe Nexhat Daci
    Nga Kasap nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 16-05-2006, 16:26

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •