Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 2
  1. #1
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,348
    Postimet në Bllog
    17

    Media në Shqipëri po ‘ndihmon’ që vajzat dhe gratë të jenë viktima

    Në Shqipëri, mediat, me apo pa ndërgjegje, luajnë një rol të rëndësishëm në përforcimin e një kulture, ku vajzat dhe gratë shihen si objekte seksuale.

    Emri:  Protesta-kunder-dhunes-seksuale-ne-tirane.jpg

Shikime: 388

Madhësia:  41.5 KB

    Përdhunimi i një minoreje në grup, nga djem dhe burra, rihapi edhe një herë një seri raportimesh mediatike për protesta, emisione ndërgjegjësuese si dhe debate të nxehta në mediat tradicionale, online dhe sociale. Gjithë ky revansh, nuk la hapësirë për një vetëreflektim të mediave, për mënyrën se si ato vetë i portretizojnë vajzat dhe gratë në raportimet dhe transmetimet e tyre.

    Në Shqipëri, mediat, me apo pa ndërgjegje, luajnë një rol të rëndësishëm në përforcimin e një kulture ku vajzat dhe gratë shihen si objekte seksuale.

    Pati disa raportime mbi pankartat që protesueset dhe protesuesit, të cilët morën pjesë në marshime ndërgjegjësuese kundër abuzimit të vajzave, mbanin në duar. Disa prej tyre, e vinin theksin tek nevoja për të mos i parë vajzat dhe gratë si objekte me të cilat djemtë dhe burrat mund të bëjnë çfarë të duan. Ironikisht, disa media online i publikuan këto pankarta dhe fotografi, krah për krah me artikuj ku foto vajzash gjysmë të zhveshura shoqëroheshin me tituj të llojit: ‘A.A më e nxehtë se kurrë në plazh’; ‘Me barkun e rrumbullakosur dhe gjysmë e zhveshur B.R cmend rrjetin’; ‘Sa e ke natën? Këngëtarja nuk ia përton përgjigjen ndjekësit’.

    Edhe pse është folur disa herë për hiper-seksualizmin e përmbajtjes mediatike shqiptare, sidomos të asaj online, ky ndoshta është një moment që të shohim edhe një herë, më me vëmendje se cili është roli i medias në përforcimin e një kulture ku vajzat dhe gratë, janë shpesh viktima të abuzimit.

    Një studim mbi gjuhën e urrejtjes/diskriminuese dhe seksiste në median online në Shqipëri, që zhvilluam së bashku me Historia Ime, bazuar në një monitorim 6 mujor të tre mediave online dhe tre programeve televizive përgjatë muajve mars-gusht 2020, gjeti që në median online, 293 artikuj kishin përmbajtje seksiste dhe diskriminuese për vajzat dhe gratë.

    Për më tepër, shumica e këtyre artikujve shoqërohej me fotografi ku vajzat dhe gratë shfaqeshin në poza me konotacion të theksuar seksual. Shumica e titujve të këtyre artikujve edhe pse të publikuar në rubrika me emërtimet: Jetë/Stil, Kulturë apo Kuriozitete, përmbante, në shumicën e herës, një nga këto fjalë në titull: seksi, gjoks, këmbët, seks- bombë, të pasmet etj. Këto gjetje, mbi mënyrën e portretizimit të vajzave dhe grave në median online, nuk morën vëmendjen e duhur dhe nuk pati një reflektim serioz mbi fenomenin.

    Por, fenomeni i objektifikimit të vajzave dhe grave nuk është atribut i vetëm medias online. Shtoji kësaj edhe ato dhjetëra emisione televizive ku vajzat janë caktuar në role si velina, balerina, bashkë-drejtuese, bashkë-moderatore, e ku në të gjitha këto role, funksioni parësor i tyre është të prezantohen në mënyrë sa më tërheqëse, për një audiencë mashkullore. Shtoji kësaj dhjetëra emisione televizive, ku vajzat dhe gratë duhet të jenë të bukura, seksi, tërheqëse, për të gjetur një partner. Shtoji kësaj dhjetëra emisione televizive ku vajzat dhe gratë ftohen për të folur ‘si të mbajmë trupin në formë’, ‘si të vishemi trendy’, ‘si të bëjmë për vete një mashkull’, ‘si të gatuajmë’ etj. Shtoji kësaj dhjetëra telenovela ku vajzat dhe gratë- edhe në vende të tjera të botës, mbajnë dhe përforcojnë të njëjtat role në shoqëri, të ‘gruas së mirë, puna e së cilës është që të kujdeset për burrin dhe familjen’, ‘sekretares që flirton me shefin’, ‘bukuroshes që lufton për një dashuri të pamundur’ etj.

    Shtoji kësaj qindra videoklipe ku vajzat shfaqen me pamje eksplicite seksuale si balerina apo shoqëruese të një këngëtari, që transmetohen në çdo orë, të ditës dhe natës. Shtoji kësaj qindra tekste këngësh, kënduar nga djem dhe burra, ku vajzat ‘nuk ia japin’, ‘ia lënë ngrehur’, ftyrën e kanë llom, byth*n e kanë ok’ apo ku ai i thotë ‘ka me të rreh moj qikë me grushta mos m’i vesh pantollat t’ngushta…’ e qindra si këto.

    Shtoji kësaj mungesën e vajzave dhe grave në dhjetëra programe ‘serioze’ ku flitet për politikë dhe ekonomi, si pjesëmarrëse, drejtuese apo kontribuese. Ndërkohë që po të njëjtat programe, sa herë ka tema që perceptohen si më të buta dhe të lidhura me dukjen, popullohen nga të ftuara vajza dhe gra.

    Cfarë duhet bërë?

    Gjithë kjo përmbajtje mediatike që përmenda më sipër dhe që lista mund të jetë shumë më e gjatë, është subjekt për t’u adresuar sipas ligjit Nr. 9970/2008 “Për Barazinë Gjinore në Shoqëri”, i cili, në nenin 26- Barazia Gjinore në Media, thotë:

    Media ndihmon në rritjen e vetëdijes së përgjithshme për barazinë e femrave dhe të meshkujve:

    a) përmes raportimit jodiskriminues mbi baza gjinore

    b) përmes përdorimit të terminologjisë neutrale në aspektin gjinor

    c) përmes shmangies së stereotipave gjinorë në veprimtarinë e vet.

    2) Ndalohet transmetimi, botimi dhe publikimi i materialeve dhe i informacioneve, që përmbajnë apo nënkuptojnë dallime poshtëruese apo fyese, përjashtime apo kufizime të njërës prej gjinive, në bazë të diskriminimit për shkak të gjinisë.

    Institucionet përgjegjëse duhet të marrin masat që mekanizmat e referimit dhe ky legjislacion që vetë kanë hartuar- me gjithë mangësitë që mund të ketë- të vihet në zbatim.

    Mediat kanë për detyrë që përmbajtja e tyre të jetë jodiskriminuese dhe të shmangë stereotipet. Nëse kjo duket shumë e paarritshme, pasi termi “media” nuk bën përgjegjës askënd dhe shumica e tyre, kanë interesa biznesi dhe përfitimi që arrihen edhe në sajë të publikimit të këtyre lloj artikujve, atëherë ngelet që çdo gazetar, kameraman, teknik pulti, punonjës që publikon lajmet online, etj, të paktën për detyrimin moral që kanë ndaj audiencës, të mos nxitojnë në publikimin e këtyre ‘lajmeve’ dhe të jenë më kritikë ndaj punës së tyre.

    Audienca, ne që i shohim dhe i klikojmë, ndajmë apo pëlqejmë këto artikuj, kemi përgjegjësi morale dhe shoqërore për të mos i inkurajuar këto publikime dhe për të injoruar çdo produkt mediatik që stereotipizon, viktimizon apo objektifikon anëtarë të caktuar të shoqërisë.

    Siç thotë edhe Catharine MacKinnon, studiuese e çështjeve gjinore dhe autore e disa librave, ‘kur njerëzorja kthehet në mall, objektifikimi zëvendëson feminilitetin, dhe dhuna zëvendëson lejimin, ndërkohë që fjalët dhe fotot kthehen në forma të përvetësimit’.

    Për sa kohë vajzat dhe gratë do të portretizohen si objekte, në mënyrë të vazhdueshme, gjatë gjithë kohës e në çdo formë në media, kjo do t’i inkurajojë djemtë dhe burrat, t’i konsiderojnë ato si objekte në jetën reale dhe të bëjnë me trupat e tyre, gjithçka duan.

    Këtë bëjnë edhe (disa) media, përditë.

    Emiljano Kaziaj
    BIRN

  2. #2
    Orthodhoks Maska e ilia spiro
    Anëtarësuar
    02-02-2009
    Postime
    3,456
    Postimet në Bllog
    1

    Për: Media në Shqipëri po ‘ndihmon’ që vajzat dhe gratë të jenë viktima

    Nuk me duket i vertete ky konstatim, i nderuar. Dhe nese ka sot pushtet qe po lufton me thonj e dhembe per mbrojtjen e te drejtave te femres kjo eshte media (pa perjashtuar te tjeret).
    Mediat kryesore jane ne mbrojtje te vazhdueshme te barazise gjinore. Vajzat bien viktima te kultures se tyre familjare.
    Albo, vere mire gishtin ne plage....
    Ndryshuar për herë të fundit nga ilia spiro : 02-06-2021 më 02:32
    Duaje te afermin tend si veten

Tema të Ngjashme

  1. Përgjigje: 5
    Postimi i Fundit: 05-10-2009, 17:43
  2. Gratë "moderne"- viktima të premtimeve feministe
    Nga dallendyshi në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 08-09-2009, 21:36
  3. Ja emrat se kush do jenë ministrat e qeverisë së re në Shqipëri..
    Nga Nice_Boy në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 5
    Postimi i Fundit: 14-07-2009, 13:48
  4. Çfarë paraqesin për juve gratë - vajzat ?
    Nga Gostivari_usa në forumin Tema shoqërore
    Përgjigje: 4
    Postimi i Fundit: 20-07-2008, 17:18
  5. Tre viktima nga të ftohtit edhe në Shqipëri
    Nga Davius në forumin Aktualitete shoqërore
    Përgjigje: 5
    Postimi i Fundit: 27-01-2006, 14:33

Fjalët Kyçe për Temën

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •