Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 2
  1. #1
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,348
    Postimet në Bllog
    17

    Tepelenë: Ekzekutohet biznesmeni Çajup Selimi

    Ekzekutimi/ Ishte goditur disa herë me leva, Çajup Selimi kishte probleme me konkurencën

    Emri:  auto_selimiii11111622579707.jpg

Shikime: 395

Madhësia:  61.0 KB

    Viktima e atentatit të sotëm në Tepelenë nuk ishte një personazh i panjohur për drejtësinë.

    Çajup Selimi mësohet se ishte pronar i një biznesi në Tepelenë.

    Më herët ai ishte dhunuar disa herë dhe ishte paraqitur në Spitalin e Gjirokastrës si pasojë e plagëve të marra, kjo pasi ishte goditur me mjete të forta nga 2 persona në qendër të qytetit të Tepelenës.

    Në dëshminë e tij Selimi në atë kohë tha se e kishin sulmuar me leva hekuri dhe e kishin kërcënuar me thika duke e goditur me grushta.

    Selimi nuk dha në dëshminë e tij arsye pse ishte sulmuar.

    Çajupi dhe të afërmit e tij treguan për mediat se kjo ishte një situatë e përsëritur, pasi ishte hera e katërt që sulmohej në një mjedis publik, por në asnjë rast nuk ka pasur të ndaluar.

  2. #2
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,348
    Postimet në Bllog
    17

    Për: Tepelenë: Ekzekutohet biznesmeni Çajup Selimi

    Policia e Gjirokastrës ka dalë në një informacion paraprak lidhur mbi ngjarjen e rëndë të ndodhur këtë mbrëmje në qytetin e Tepelenës, ku mbeti i ekzekutuar shtetasi Çajup Selimi, 45 vjeç. Sipas policisë Selimi ka humbur jetën në spitalin rajonal të Gjirokastrës ndërsa është qëlluar rreth orës 21.15 në qendër të qytetit.

    Tepelenë/Informacion paraprak.

    Rreth orës 21:15 në qytetin Tepelenës, në lagjen "15 Shtatori", në rrethana ende të paqarta është plagosur me armë zjarri shtetasi Ç.S., rreth 45 vjeç, i cili ka humbur jetën në Spitalin Rajonal Gjirokastër si pasojë e plagëve të marra.

    Menjëherë shërbimet e Komisariatit të Policisë Tepelenë dhe Forcat Shqiponja të DVP Gjirokastër kanë shkuar në vendngjarje dhe po krehin zonën për kapjen e autorit.

    Ndërkohë janë ngritur disa pika kontrolli në hyrje dhe dalje të qytetit Tepelenë.

    Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë ndodhet në vendngjarje dhe po punon për identifikimin dhe kapjen e autorit/ve.

    Syri

Tema të Ngjashme

  1. Durrës: Ekzekutohet me 5 plumba biznesmeni Leonard Murataj
    Nga Albo në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 18-11-2014, 18:45
  2. Fier: Ekzekutohet me 17 plumba biznesmeni Agron Ymeraj
    Nga Albo në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 4
    Postimi i Fundit: 19-05-2014, 13:43
  3. Ekzekutohet në Tiranë Arjan Selimi
    Nga DYDRINAS në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 40
    Postimi i Fundit: 08-10-2011, 00:22
  4. Londër: Ekzekutohet biznesmeni kosovar
    Nga drifilon në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 5
    Postimi i Fundit: 12-07-2010, 14:21
  5. Ekzekutohet me silenciator biznesmeni
    Nga no name në forumin Problematika shqiptare
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 17-03-2007, 02:11

Fjalët Kyçe për Temën

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •